Portali aLbdigital.net
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Diskutime Të Ndryshme «« » Tema të Lira » 16-vjecarja,lind trinjeke per here te dyte

16-vjecarja,lind trinjeke per here te dyte

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal 16-vjecarja,lind trinjeke per here te dyte prej Fri Mar 14 2008, 08:08

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Një gjashtëmbëdhjetëvjeçare argjentinase me emrin Pamela edhe pse ende nuk është as e rritur ka hiq më pak se shtatë fëmijë. Djalin e madh e ka lindur kur ishte 14-vjeçare, trinjakët e parë kur ishte 15, derisa trinjakët tjerë një vit më vonë, kanë njoftuar mediat e atjeshme.
Pamela për herë të parë ka lindur një djalë kur ishte vetëm 14 vjeçare, e më pas kur ishte pesëmbëdhjetëvjeçare ka lindur trinjakët e saj të parë. Gjasat që gruaja të lind një herë në jetë trinjakë janë 1:8000, prandaj Pamela në të vërtetë paraqet një fenomen.
Të shtatë fëmijët e Pamelas kanë lindur para kohe. Doktorët të cilët kanë asistuar në lindjen e trinjakëve kanë lajmëruar se nëna ndjehet mirë dhe se trinjakët, të cilët edhe për një kohë do të janë në inkubator, po përparojnë mirë.
Mirëpo rasti i Pamelas ka nisur debate të shumta në mbarë Argjentinën – në kafene, restorante, por edhe në media. Për fat të keq, debate të cilat kryesisht bëhen për “imoralitetin” e Pamelas. Për fat të mirë, ka edhe prej atyre që konsiderojnë se Pamela do të do të duhej të këshillohet për ekzistimin dhe përdorimin e kontracepsionit.
Familja e Pamelas tashmë pranon ndihmë nga autoritetet rajonale. Pas lindjes së trinjakëve të parë autoritetet i kanë dhuruar asaj tokë dhe i kanë ofruar mjete për ndërtimin e shtëpisë në të cilën në atë kohë është vendosur së bashku me një numër të madh i familjes së gjerë që ka. E ëma e Pamelas fiton për të jetuar dhe mbajtur familjen duke pastruar nëpër shtëpi. Mirëpo, me ardhjen në jetë të trinjakëve të fundit të ardhurat e saja nuk do të janë të mjaftueshme. Autoritetet do të duhet t’i ndihmojnë me mjete shtesë.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi