Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Arti Dhe Kultura «« » Kėngetaret & Muzika Shqiptare » VIP-at qe shpenzojne me shume kohe dhe para ne salle

VIP-at qe shpenzojne me shume kohe dhe para ne salle

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

LuNa


Moderator/e
Moderator/e
Tė jesh nė formė, me njė luk dhe tualet perfekt, tė duhet kohė dhe njė dorė e mirė parash… Por kur bėhet fjalė pėr personat publikė qė shfaqen shpesh nė skenat tona, nuk i mungon as koha, as “verdhushkat”… Aromė e re stili dhe tendence duket se ka pushtuar botėkuptimin e kėngėtarėve mė tė njohur tė skenės shqiptare. Paraqitja ėshtė njė nga mėnyrat mė tė rėndėsishme pėr tė prezantuar vetveten.
Por disa syresh parapėlqejnė tė jenė gjithnjė nė formė. Shumė prej tyre shpenzojnė pa limit, vetėm e vetėm pėr tė pasur njė performancė brilante gjatė gjithė kohės. Mjafton tė shkosh nė sallonin e Turit, i cili duket se ėshtė i preferuari i VIP-ave, pėr tė zbuluar se njė numėr i madh kėngėtarėsh janė klientė tė rregullt. “Klientėt e mi janė vėrtet tė shumtė nė numėr. Duke qenė se pjesa dėrrmuese e tyre janė VIPa, me ata duhet tė jem edhe mė i kujdesshėm, sepse janė persona publikė. Mes tyre ka tekanjozė qė ndonjėherė e ekzagjerojnė, por kjo ėshtė pjesė e punės sime, sepse krahas lodhjes, unė marr jo vetėm kėnaqėsinė profesionale, por edhe atė fi nanciare”, shprehet Turi.
Pėrgjithėsisht janė emrat mė tė njohur tė muzikės shqiptare, por jo vetėm. Femrat e njohura nė botėn e muzikės dhe mė gjerė preferojnė sallonin e tij, por ato qė i gjen thuajse pėrditė janė: Ingrid Gjoni, Besa Kokėdhima,Valbona Halili, Ermira Kola, Ēiljeta, Irma Libohova, Soni Malaj, Greta Koēi, Babeta Shahini, Kozeta. Por nuk mungojnė dhe kėngėtare qė jetojnė jashtė e sa herė qė vijnė nė Tiranė, bėjnė ndalesėn e tyre tė radhės tek “Hair Studio Ates”. Njė kontingjent tjetėr janė edhe kėngėtaret kosovare: Vesa Luma, Gili, Tuna etj.
Ndėrkaq, jo vetėm femrat harxhojnė lekė dhe kohė nė sallonin e Turit. Aty gjen dhe shumė kėngėtarė apo artistė tė ndryshėm qė kurojnė lukun gjer nė detaje. Nė krye tė listės qėndron Sinan Hoxha, i cili duket se ėshtė njė nga klientėt mė tė rregullt tė sallonit. Edhe kur nuk ka koncerte apo videoklipe, Sinanin mund ta gjesh tek Turi duke u kuruar pėr lukun e tij. Njė tjetėr kėngėtar “i fi ksuar” pas lukut ėshtė edhe Ervin Bushati, pėr tė vijuar mė tej me Florjan Mumajesin apo aktorin e mirėnjohur Timo Flloko.
Por nuk mungojnė edhe kėngėtarė kosovarė, si Ermal Fejzullahu dhe Adrian Gaxha sa herė qė vijnė nė Shqipėri. Disa prej tyre janė tė kėndshėm, tė tjerė edhe tekanjozė, por nė fund dorėzohen nė dorė lartpėrmendur, ka edhe tė tillė qė Turi preferon t’i quajė “tė pėrkėdhelurit”, jo mė shumė prej famės, sesa prej harxhimeve pa kufi . Siparin e mban Ledina Ēelo, e cila sa herė kthehet nė Tiranė, kthesa e parė ėshtė salloni i bukurisė.
Inva Mula ėshtė njė tjetėr kliente e preferuar. Duket se formula efi kase pėr tė thithur sa mė tepėr VIP-a, funksionon nė mėnyrė tė shkėlqyer. Kjo falė talentit dhe imagjinatės qė mund tė ketė njė mashkull nė kėtė profesion, duke i parė me syrin bukurisė femėrore. Sado qė tė themi se njerėzit nuk do tė gjykohen nga paraqitja e jashtme, e vėrteta ėshtė ndryshe… Krijojmė njė imazh nė mendjen tonė, sesi mund tė jetė ai njeri pa e njohur dhe pa e ditur, dhe na ndodh shpesh tė zhgėnjehemi apo edhe tė ndihemi nė faj pėr paragjykimet tona tė heshtura.
Shprehja “Njė femėr tė hijshme nė radhė tė parė e bėn besimi qė ka nė vetvete, pastaj vjen luku i jashtėm dhe tualeti”, duket se ėshtė njė klishe qė nuk mund tė ketė tė njėjtėn vlerė si dikur. E vėrteta ėshtė se imazhi, qoftė edhe i pėrditshėm, shet mė shumė sesa vetė talenti.
Burimi: Gazeta Korrieri


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anėtarit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi