Portali aLbdigital.net
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Teknologjia Dhe Interneti «« » Informatikë & Internet » Fjalor I Integruar 5 Gjuhesh

Fjalor I Integruar 5 Gjuhesh

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Fjalor I Integruar 5 Gjuhesh prej Mon Feb 19 2007, 14:46

aLbdigital

avatar
Webmaster & Admin
Webmaster & Admin
Programi kompjuterik që integron gjuhën Shqipe - gjuhën më të vjetër në Europë - me 4 ndër gjuhët më të rëndësishme në Botë - Anglisht, Frëngjisht, Gjermanisht dhe Italisht






Si një ndër softwerët më të sofistikuar në Botë në fushën e fjalorëve, ky produkt ofron:

Përkthimin në mënyrën më të shpejtë dhe komode që është realizuar ndonjëherë! Mjafton vetëm një dopio-klik, mbi një fjalë çfarëdo, në një program çfarëdo, për të patur në çast përkthimin në Shqip.

Anglishten me zë! - Jo vetëm që fjalorët e Anglishtes janë me zë (femre/mashkulli), por programi mund t'ju lexojë me zë faqe të tëra në Anglisht, në ç'do program (Notepad, Word, Internet, etj.)

Përkthim i faqeve apo dokumentave të tërë! - Fjalori integrohet me 2 nga programet më të përdorshëm nga ju - MS Word dhe Internet Explorer - për t'jua ofruar përkthimin në Shqip pikërisht aty ku del nevoja për të!

Tetë fjalorë 50,000 fjalësh të gjuhës Shqipe që kushtojnë sa një!

Me këtë produkt, jo vetëm ka për tu zbutur impakti i përballjes me gjuhët e huaja, por në mënyrë spontane keni për të përmirësuar Anglishten tuaj, mbasi në çast realizohet lidhja midis mënyrës se si shkruhet një fjalë, mënyrës se si lexohet ajo dhe përkthimin e saj në Shqip.


Ju mund ta provoni këtë produkt edhe pa e blerë atë. Në vijim shpjegohen hapat që duhet të ndiqni për të instaluar në kompjuterin tuaj një kopje që është krijuar enkas për demostrim (i vetmi ndryshim midis kësaj kopje dhe kopjeve "normale" është se ju s'mund ta regjistroni dot atë, pra mund ta përdorni programin vetëm për një periudhë të kufizuar kohe). Gjithashtu, programi punon pa kodin e regjistrimit vetëm në kompjuterat e pajisur me Windows 2000 dhe Windows XP Profesional (si dhe Windows-et që do vijnë më pas). Pra nëse nuk dispononi një kompjuter në të cilin të jetë instaluar një nga këto sisteme operimi, ju s'mund ta provoni dot programin pa e blerë më parë atë.


Për të instaluar programin në kompjuterin tuaj duhet të:

Klikoni për të download-uar programin e instalimit në kompjuterin tuaj. Dritarja dialoguese që do shfaqet ju lejon ta ekzekutoni programin e instalimit pa e ruajtur më parë në kompjuterin tuaj atë (opsioni "Run"), por ne ju sugjerojmë që më parë ta ruani programin në kompjuterin tuaj (duke zgjedhur opsionin "Save"). Në këtë mënyrë, nëse më pas do ju duhet ta ekzekutoni programin e instalimit përsëri (psh. për të ndryshuar konfigurimin apo për ta çinstaluar) nuk do ju duhet ta download-oni atë nga e para (megjithëse ne e kemi kompresuar fort, paketa e instalimit është gjithësesi 15 Mb).

Bëni një dopio-klik mbi paketën e instalimit "Install_Fjalor2005.msi" që download-uat në kompjuterin tuaj dhe ndiqni udhëzimet që do ju shfaqen në ekran. Paketa e instalimit është e gjitha në Shqip.

Nëse gjykoni se koha juaj, që e shpenzoni duke shfletuar fjalorin (libër) apo duke shkruar fjalë në ndonjë program tjetër (në të dyja rastet ju duhet të shkëputeni nga teksti që po lexonit), kushton më shumë se 3500 Lekë (le të themi në dy vjet), me këtë produkt ju mund të zgjidhni ta kurseni kohën tuaj në këmbim të kësaj shume.

Mund ta gjeni në Tiranë në disa librari, dyqane kompjuterash si dhe tek "Shtëpia e Ofertave" pranë shkollës "Petronini".

Gjithashtu, nëse doni të blini më shumë se një kopje dhe doni të përfitoni ulje çmimi mund të kontaktoni me ne duke na dërguar e-mail: "Intein_Programe@yahoo.com" apo duke kontaktuar në +355 69 255 99 49.

Copyright © Intein™ 1999 - 2006.



Linku:

Shkarkoni Ketu Fjalorin


Forumi aLbdigital
Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi