Portali aLbdigital.net
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Diskutime Të Ndryshme «« » Tema të Lira » Keshilla per Dashuri

Keshilla per Dashuri

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Keshilla per Dashuri prej Wed Apr 09 2008, 03:36

ilirjana

avatar
Administratore
Administratore
Ja disa këshilla që e forcojnë marrëdhënien tuaj
Romantizmi është një mënyrë për të shprehur dashurinë tuaj, ndjenjë e cila bën t’u rrahë zemra fort sa herë që jeni pranë partnerit. Mos prisni asnjëherë raste të veçanta për të shprehur dashurinë tuaj. Sigurohuni të ushqeni lidhjen dashurore që keni krijuar duke vënë në zbatim disa këshilla praktike me të cilat specialistët sigurojnë se kanë një efekt mjaft pozitiv në jetën e një çifti. Shpesh duket e pabesueshme dhe e paarritshme krijimi i një lidhjeje e cila karakterizohet nga harmonia dhe dashuria mes partnerëve, aq sa kur e sheh tek të tjerët të duket diçka ireale, por që sipas studiuesve është krejt e kundërta.
10 këshillat që ata japin janë:
1- Thuaji partneres ose partnerit “të dua”, të paktën një herë në ditë. Edhe pse mund të jetë i sigurt, personi që keni në krah ka nevojë t’u dëgjojë ta thoni këtë fjalë.
2- Përshëndetjen e mëngjesit apo të rikthimit pas punës në shtëpi shoqërojeni gjithmonë me puthje dhe nëse atë ditë po mendoni edhe për të kryer marrëdhënie seksuale shtojini edhe një përqafim.
3- Bëni “takime dashurie” me partnerin për gjithë jetën tuaj. Trajtojeni partnerin edhe më mirë nga sa e keni trajtuar kur jeni njohur në fillim. Mos harroni, jini të përzemërt, buzëqeshini partnerit sa herë që rikthehet në shtëpi, mbajini duart njëri-tjetrit gjatë një shëtitjeje që bëni të dy, etj.
4- Lërini pas defektet e tij. Nëse jeni të lidhur me një djalë apo vajzë që nuk është shumë e rregullt, atëherë keni dy alternativa t’i përsërisni ato që bëni dhe të mërziteni të dy, ose ta këshilloni butësisht që ai të mos i përsërisë më.
5- Përqendrohuni tek pozitivja. Në vend që të mendoni vetëm për një fjalë apo veprim të gabuar të tij, e cili u ka mërzitur shumë, mendoni pozitivisht, mendoni të gjitha gjërat e bukura që bën për ju, fjalët e ëmbla që u pëshpërit në vesh etj.
6- Mendohuni dy herë para se të flisni nëse jeni me nerva. Mos u përpiqni të flisni nëse jeni të mërzitur, thjesht heshtni ose qëndroni larg njëri-tjetrit. Dilni për pak çaste të merrni ajër dhe të qetësoheni, dhe kur të riktheheni sërish tek partneri do të shihni se mërzia ka mbetur pas dhe do të jeni gati të përkëdhelni dhe puthni njëri-tjetrin.
7- Mos përdorni sekretet e partnerit apo dobësitë e tij gjatë një zënke për të lënduar, apo edhe në një situatë të zakonshme. Ajo çfarë juve u duket e parëndësishme, idiote, mund të jetë diçka shumë serioze për partnerin tuaj. Merrni në konsideratë atë çfarë është e rëndësishme për njeriun e zemrës dhe mos e diskutoni atë me miqtë apo familjen tuaj.
8- Mendoni së pari për partnerin tuaj. Nëse të dy e bëni këtë, atëherë të dy i keni dhënë një ndihmë të madhe lidhjes suaj. Thuaji “po” partnerit sa më shumë të jetë e mundur, plotësojini atij edhe dëshirat më të vogla dhe mos e pengoni të shijojë aktivitete apo të tjera gjëra që i kanë dhuruar kënaqësi para se të lidheshit.
9- Respektoni partnerin tuaj. Mos e përgojoni atë me asnjëri. Kur flisni për të dashurin tuaj përdorni gjithmonë fjalë që tregojnë dashuri dhe respekt në radhë të parë.
10- Gjeni një mënyrë për t’u bashkuar të dy çdo ditë. Zbuloni çfarë u përshtatet dhe ndihmon me të vërtetë marrëdhënien tuaj. Hani jashtë bashkë, takohuni për të pirë çajin e pasdites, shtrihuni në krevat për të përkëdhelur njëri-tjetrin, bëni një shëtitje etj.

Dëshira për ngrohtësi dhe siguri
Mundësia për të pasur një martesë të mirë e të qëndrueshme e bën pothuajse këdo të gatshëm për ta provuar njëherë. E pra, pse është martesa kaq tërheqëse? E vërteta është se asnjë nuk dëshiron të jetë i vetëm. Edhe pse e bëjmë të madhe çështjen e “bërjes së gjërave si të duam” dhe këmbëngulim për të drejtat individuale, të gjithë dëshirojmë sigurinë dhe ngrohtësinë e një marrëdhënieje intime me dikë që çmendet pas nesh. Ne mund të themi se “duam të jemi vetëm” dhe dëshirojmë “pak hapësirë”, por dëshira jonë më e fortë është ta ndajmë këtë hapësirë me dikë që na do. Edhe pse tërheqja seksuale është një pjesë e rëndësishme e dëshirës tonë për intimitet, këto dëshira për t’u lidhur fort me një person tjetër nuk janë vetëm për seks. Kjo dëshirë e zjarrtë për t’u njohur dhe vlerësuar nga dikush tjetër vjen nga mënyra si jemi projektuar që në fillim.

Dashuria dhe marrëdhënia

Shumica e praktikave seksuale, qofshin midis njerëzve me seks të kundërt ose të njëjtë, zakonisht përfshijnë prekjen, eksitimin dhe afeksionin. Përvojat seksuale mund të kenë të bëjnë sa me emocionet aq edhe me aktet fizike. Marrëdhëniet pozitive midis dy partnerëve mund të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë në marrëdhëniet e tyre seksuale dhe në ndjenjat intime mes tyre. Disa njerëz besojnë se nuk ka kuptim të ketë marrëdhënie seksuale, po të mos të ekzistojë dashuria midis dy partnerëve. Por ka të tjerë që nuk kanë një partner të rregullt dhe vazhdojnë të kenë marrëdhënie seksuale aktive. Marrëdhëniet seksuale dhe dashuria nuk janë saktësisht e njëjta gjë. Megjithatë, për shumë njerëz dashuria dhe marrëdhëniet seksuale shkojnë së bashku. Mjetet e informimit shpesh i portretizojnë marrëdhëniet seksuale ose si një aktivitet i natyrshëm që është eksitues dhe pa rreziqe, ose si një aktivitet i dëmshëm, anormal dhe i rrezikshëm.

Tipat e marrëdhënieve

Asnjë prej nesh nuk mund ta thotë me saktësi se sa të kënaqshme do të jenë kontaktet e ndryshme seksuale që do të kemi ose se çfarë rezultati do të kenë ato. Kjo është e vërtetë edhe kur është fjala për partnerët tanë, marrëdhëniet seksuale që kryejmë dhe kënaqësinë që marrim. Këto përvoja kërkojnë një eksplorim dhe njohje të thellë të trupit tuaj ose të trupit të të tjerëve. Një mënyrë e mirë për ta bërë këtë është eksplorimi i trupit tuaj. Kjo mund të zhvillojë njohuritë tuaja në të kuptuarit e trupit, të ndjesive dhe të mënyrës se si reagon ai. Gjuha e trupit të të mëson se çfarë partneri je. Marrëdhëniet seksuale midis meshkujve dhe femrave quhen marrëdhënie heteroseksuale ose të drejtpërdrejta. Ndërsa marrëdhëniet midis partnerëve të të njëjtit seks quhen marrëdhënie homoseksuale. Meshkujt homoseksualë kanë tërheqje seksuale ndaj meshkujve të tjerë. Ndërsa femrat lesbike kanë tërheqje seksuale ndaj femrave të tjera.

Shiko profilin e anëtarit http://www.albdigital.realbb.net/

2Normal Re: Keshilla per Dashuri prej Wed Apr 09 2008, 03:37

ilirjana

avatar
Administratore
Administratore
SHIKIMI
Stimulimi me anë të vështrimit erotik eksiton të dyja gjinitë, por burrat janë më të prirur që të varen prej mënyrës se si e sheh partnerja. Eksitimi i tyre vjen duke u rritur nga shikimi erotik, në të kundërt femra preferon përfytyrim mendor të seksit që ndizet

TINGULLI
Të gjithëve u pëlqen të dëgjojnë një rënkim kënaqësie që vjen nga buzët e të dashurës. Shumë çifte harrojnë kuptimin dhe rëndësinë e rënkimit, sidomos nëse është e përbashkët dhe bëjnë seks në qetësi absolute. Nëse shihni një film ku aktorja gjatë eksitimit fillon të rënkojë më aq fuqi sa ka sigurisht që pjesa më e madhe juaja do të ndjejë ndryshim në organin gjenital, por nëse ky rënkim vjen gjatë një akti seksual i jep marrëdhënies një dimension dhe kënaqësi tjetër.

AROMA
Aroma e trupit të partnerit është ajo që na lidh me të. Shpesh nuk është e nevojshme të harxhoni kaq shumë me parfume dhe aroma të tjera për trupin, pasi aroma që mban trupi juaj është padyshim më e mira dhe më nxitësja.

SHIJA
Pastrimi i tepërt ka tendencën të largojë sekrecionet e seksit dhe shijen të cilën partneret e pëlqejnë ta shijojnë. Ngacmimi dhe përkëdhelja me gjuhë e partnerit sidomos gjatë seksit oral është vërtet seksual, kështu që përpiquni të mos largoni këtë ndjesi dukë përdorur produkte të tepërta pastrimi.

SURPRIZA
Dhurojini syve të tij habi dhe vishni diçka seksi, apo tërhiqeni partnerin duke përdorur shenja delikate dhe seksi si për shembull duke lëpirë buzët apo duke hequr çorapet. Mos u shqetësoni nëse u duket vetja budallaqe, kur vjen puna për seks sa më shumë dramacitet aq më mirë është. Ndizni disa qirinj, para se të bëni banjë përdorni vajra aromatikë, gatuani pjatën e preferuar të bashkëshortit dhe ushqejani atë në krevat.

EKSPERIMENTI
Është koha që të lini dritat ndezur sepse imazhet e forta erotike i dhurojnë trurit tronditje kënaqësie. Nëse jeni duke bërë seks oral kujdesuni që ai të shohë gojën dhe gjuhën tuaj teksa e përkëdhelni. Kontakti i fortë i syve e bën atë të arrijë kulmin e eksitimit dhe e nxit për një seks më të fuqishëm.

ÇDO GJË KALON
Performoni një striptizë për partnerin tuaj kur ai të jetë kthyer nga puna. Tregohuni të kujdesshme që të hiqni veshjet tuaj në mënyrë të ngadalë dhe joshëse. Mos u ngutni dhe sigurohuni që të ruani kontaktin e syve. Nëse ndiheni në siklet të jeni të sigurta që ai do të mendojë se në atë moment të dy keni shkuar në parajsën e seksit.

Shiko profilin e anëtarit http://www.albdigital.realbb.net/

3Normal Re: Keshilla per Dashuri prej Wed Apr 09 2008, 03:40

ilirjana

avatar
Administratore
Administratore

Shiko profilin e anëtarit http://www.albdigital.realbb.net/

4Normal Re: Keshilla per Dashuri prej Wed Apr 09 2008, 04:01

ilirjana

avatar
Administratore
Administratore
Si te besh seks pa frike? Ja sekretet e fundit




Bej seks pa patur frike. Menyrat e mbrojtjes tani jane te shumta. Pa bezdisur partnerin dhe duke u ndiere te clirshem ne shtrat, kjo eshte motoja e kontracepcionit. Ne jeten seksuale te cifteve te reja edhe seksi duket monoton. Perdorimi i prezervativit ne te shumten e rasteve sjell pakenaqesi ne marredheniet midis dy te rinjve. Ata mund te ndihen ne siklet! Ajo qe ke enderruar, bie viktime e frikes, se mund te ngelesh shtatzane. Sipas mjekeve gjinekologe, gjate dhjete viteve te fundit, ciftet e reja nuk parapelqejne qe te lindin femije. Shkaku: liria edhe frika se mund te kesh nje femije qe asnjehere s'te ka shkuar nder mend. Thjesht, nje shtatzani e padeshiruar. Per kete flasin edhe shifrat e larta te numrit te aborteve ne keto vite. Pra, sic duket, te ciftet e reja, ajo qe ka me shume rendesi eshte seksi, por ka vend edhe per pasiguri! Kontraceptivet sollen njeherazi mbrojtjen me te mire dhe rritjen e kenaqesise ne jeten seksuale te cifteve te reja.

Injeksioni
Ne te gjitha qendrat e keshillimit te grave mund te gjesh shume menyra per t'u mbrojtur nga nje shtatzani e padeshiruar. Mjekja gjinekolge Aleksandra Shkurti tregon: "Nje nga menyrat per te parandaluar shtatezanine eshte injeksioni. Eshte me efektivi dhe me i sigurti. Te gjitha grate dhe vajzat e reja, mund ta marrin kete injeksion prane keshillimoreve te grave, nje here ne tre muaj. Kjo duke respektuar datat e fillimit te injeksionit". Ky injeksion behet ne pjesen intravenoze te trupit dhe ndryshe quhet me emrin gjilpere. Emri i saj i vertete eshte Depo Provera dhe permban hormonin e progesteronit, i cili gjendet ne te njeten kohe edhe ne trupin e gruas. Ky hormon leshohet ngadale ne rrjedhen e gjakut dhe pengon daljen e vezes nga vezorja. Ai ndikon duke trashur sekrecionet vaginale te qafes se mitres, duke veshtiresuar depertimin e spermes dhe mundesine e nje shtatzanie. "Ky kontraceptiv eshte shume i sigurte dhe efekti i saj fillon qe ne momentin e berjes se injeksionit"- shprehet specialistja. Eshte mjaft i lehte per t'u perdorur edhe nga vete grate dhe nuk ndikon gjate marredheniet seksuale ne cift, parandalon shtatzanine dhe nuk ndikon aspak te nenat me femije.

Pilula
Pilula eshte nje tjeter menyre e parandalimit te barres. Edhe pilula permban hormonin femeror dhe pengon depertimin e hormonit mashkullor ne vezore. Sipas mjekes gjinekologe, "pilula merret cdo dite ne nje ore te caktuar". Asnjehere mos harro se cili eshte orari, ne te cilin pi gjithmone kete pilule, pasi, nese e ngaterron, le shkak per prodhimin e hormonit femeror dhe shperndarjen e tij ne kanalin seksual, nje mundesi per shtatzani aksidentale. Ne rast se ne harrojme te marrim pilulen, atehere mund ta pijme ate menjehere. Edhe mbas pirjes, keshillohet qe asnjehere te mos bejme marredhenie seksuale te pambrojtura. Ne keto raste keshillohet shoqerimi me kontraceptive te tjere si: spermicidet dhe prezervativ per dy dite me rradhe, derisa te fitosh rregullsine e humbu. Ky kontraceptiv eshte i keshillueshem per moshat e reja dhe per vajzat adoleshente, qe kane nje jete seksuale te dendur. Ne rast se kjo pilule perdoret jashte normave te parashikuara si, per shembull, mbi doze, mund te lejoje edhe nxitjen e efekteve dytesore.

Kontraceptivi i urgjences
Eshte nje kontraceptiv, i cili perdoret ne rastet kur abuzohet seksualisht ose bejme marredhenie seksuale te pakujdesshme dhe te pambrojtura. Vajzave te perdhunuara dhe te keqtrajtuara seksualisht, ne momentet kur paraqiten prane qendrave te policise, u rekomandohet nga mjeku pirja e ketij kontraceptivi, per te mos lejuar shtatzanine. "Ne shume raste, te rinjte bien pre e pasioneve seksuale dhe harrojne qe te mbrohen. Ata perfundojne aktin seksual dhe atehere kujtohen se duhet te ishin mbrojtur. Per raste te tilla sherben kontraceptivi i urgjences. Mbas aktit seksual, vajza perdor kete kontraceptiv kokerr dhe keshtu parandalon shtatzanine. Por mund te perdoret edhe ne rastet, kur eshte perdorur nje tjeter kontraceptiv, por vajza ka dyshime per pirjen ne oren e duhur ose vendosjen e kontraceptivit ne forme sterileje"- perfundon mjekja gjinekologe Aleksandra Shkurti. Kontraceptivi i urgjences duhet te merret brenda 72 oreve, kur eshte kryer akti, duke kombinuar 2 pilulat me nje doze standarte ose kater kokrra, kur doza eshte me e ulet. Edhe pse mund te perdoresh kontraceptive, ne asnje menyre nuk duhet menduar se eleminohet marrja e virusit vdekjeprures te AIDS-it. Pra, kontraceptivet nuk te mbrojne nga semundjet seksualisht te transmetueshme. Sipas mjekeve, efektet e perdorimit te ketyre kontraceptiveve jane te dukshem vetem kur gruaja ka dhembje, te vjella dhe te marra mendsh. Ndersa ne lidhje me efektet anesore, perdorimi i ketyre kontraceptiveve nuk sjell asnje defekt per shtatzanite e ardhshme. Kjo mund te rifitohet brenda nje kohe te shkurter, qe ne momentin kur gruaja nderpret kontraceptivet per te patur nje shtatzani te deshiruar.

Shiko profilin e anëtarit http://www.albdigital.realbb.net/

Sponsored content


Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi