Portali aLbdigital
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

Keshilla per te qen te suksesshem551

You are not connected. Please login or register

Keshilla per te qen te suksesshem

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Keshilla per te qen te suksesshem prej Wed Apr 09 2008, 23:53

ilirjana


Administratore
Administratore
Shumėkush mund tė ketė pėrjetuar ndjenjėn e pakėnaqėsisė dhe tė ndjerė i dėshtuar nė jetė. Tė gjithė dėshirojmė tė jemi tė suksesshėm por nuk ėshtė e lehtė tė ndjekėsh gjithnjė shtigjet qė tė ēojnė nė kėtė udhė. Ti do qė “tė arrish”. Por pėr tė arritur duhet “tė nisesh”. E pėr tė nisur na duhet kurajo: veēanėrisht kur nisesh pėr njė qėllim tė guximshėm e tė largėt. Tek ēdo njėri ekzostojnė antipodet e ambicies qė e shtyjnė tė provojė fatin: njė lloj frike e brendshme, njė lloj dembelizmi i qetė moral qė e pėrmbajnė, e largojnė nga ėndrrat e tij tė fuqishme e madhėshtore duke i pikturuar me bojra magjepėse kuadrin idilik tė njė ekzistence tė qetė, tė sigurtė nga tė gjitha shtrėngatat e pėshtjellimet… Kjo formė frike e dembelizmi moral quhet nė mėnyrė mistike, kėnaqėsi me gjendjen aktuale: dhe kjo pėrbėn aspektin mė tė zakonshėm, mė tė ulėt dhe mė tė qortueshėm tė mediokritetit njerėzor.

Mos lėr tė sigurtėn pėr tė pasigurtėn

“Mė mirė njė vezė sot se njė pulė mot; kush kėnaqet gėzon”: mjaftojnė kėto proverba mediokre pėr tė treguar gjithė shtrirjen e budallallėkut tė atyre qė ndjekin filozofinė e meskinitetit e tė nėnshtrimit. Nė realitet, megjithatė “tė kėnaqurit me gjendjen e tyre” nuk janė kurrė plotėsisht tė kėnaqur siē duan tė hiqen, sepse kushtet e tyre tė jetės nuk janė kurrė kaq tė shkėlqyera sa t’i tregojnė nė thellėsi tė shpirtit ata qė kanė diēka mė shumė. Ėshtė nė natyrėn e njeriut qė tė ndodhė kėshtu. Ai fenomen i miopisė morale qė konsiston nė mosparjen e asgjėje jashtė apartamentit tėnd ėshtė mjaft mė i rrallė sesa besohet. “I kėnaquri me gjendjen e vet” nuk mund tė mos vėrė re tė paktėn se fqinji i tij ka njė shtėpi tė bukur ndėrsa ai s’e ka; se pėrgjegjėsi i tij merr 800 euro nė muaj e udhėton me makinė, ndėrsa ai vetėm 80 dhe ecėn me kėmbė; se njė i njohuri i tij vesh njė peliēe luksoze, ndėrsa ai nuk ka veē njė pallto tė vjetėr. E kėto konstatime, pėr inat tė tė gjitha proverbave tė botės nuk janė bėrė pėr tė favorizuar kėnaqėsinė e gjendjes vetjake.

Merrni iniciativa

Iniciativa ėshtė, zakoni, metoda, mėyra pėr tė vepruar pėrpara, spontanisht, sipas tė dhėnave tė eksperiencės personale dhe aftėsisė mbartėse e njohurive vetjake. Tė dalėsh nga shtigjet e rrahura tepėr, tė pėrēmosh traditat dhe rutinėn, tė pėrpiqesh tė krijosh, tė vėsh diēka personale nė tėrė atė qė bėhet, tė influencosh nė mentalitetin e publikut, tė restaurosh sisteme e mėnyra tė harruara e tė braktisura prej vitesh, tė vėsh nė plan tė parė atė qė tė tjerėt kanė pėrcaktuar tė padobishme, tė vihesh nė krye tė njė lėvizjeje, tė drejtosh inteligjencėn dhe vetėdijen, tė grumbullosh e tė bashkosh nė koalicion vetėm prirje divergjente, t’i japėsh turmės atė qė dėshiron nė formė tė mjegullt dhe tė pasaktė, tė kryesh xhestin qė presin tė gjithė e qė askush nuk ka kurajon ta kryejė. Ky ėshtė kuptimi i fjalės “iniciativė”. Nėse ti do tė kesh nė shoqėri rėndėsinė tėnde e pjesėn tėnde dominuese, pėrpiqu tė formosh e tė zhvillosh aktivisht nė veten tėnde shpirtin e iniciativės.

Vetėm mediokrit janė tė kėnaqur

Kam qenė 20 vjet njė i pakėnaqur. Si tė gjithė tė pakėnaqurit e kėsaj bote, kam ndėrruar zanat dhjetėra herė, kam pėrshkuar botėn gjėrė e gjatė nė kėrkim tė diēkaje qė nuk e gjeja kurrė, jam endur si gjilpėra e njė busulle e turbulluar nga tėrheqje tė shumėfishta, nga njė ekstrem nė tjetrin. E megjithatė e arrita suksesin. Ja, ajo qė ka rėndėsi. Prandaj disponoj njė farė kompetence e njė farė ekperience personale, pėr t’iu drejtuar me autoritet tė pakėnaqurve dhe tė zhgėnjyerve tė tė gjitha zanateve dhe tė tė gjitha aktivitetetve. Edhe kėtyre mund t’u mėsoj diēka. Gjėja e parė qė dua t’u them ėshtė kjo: se e vlerėsoj pakėnaqėsinė e tyre e qė shoh tek ata shenjėn me tė qartė e mė tė dukshme tė epėrsisė sė tyre morale e tė parashikimit tė suksesit tė tyre. Vetėm mediokrit janė tė kėnaqur me gjendjen e tyre, e kam thėnė tashmė diku, e pėr pasojė, tė privuar nė mėnyrė tė pandreqshme nga suksesi.

Si tė jesh njeri i veprimit

Bota ėshtė e njerėzve tė veprimit. Nė qoftė se ti nuk je i tillė, nevoja mė urgjente, pėr ty, ėshtė qė tė bėhesh deomos i tillė. Nėse je, duhet tė preokupohesh qė tė bėhesh mė tepėr. Ja disa metoda:
1. Tė duash punėn, energjinė, lėvizjen: Tė urresh dembelizmin, rehatllėkun, mėnyrat e panumėrta tė humbjes sė kohės (kafe, diskutime tė padobishme, spektaklet banale, miqtė mendjelehtė, klubet, zbavitjet e kota, gjumin e drekės).
2. Tė jesh i pasionuar me aktivitetin tėnd professional: t’i kushtosh tėrė kohėn tėnde, tėrė mendimet e tua, tėrė forcat e tua. Kur tė kesh rrojtur shumė e tė kesh njohur kotėsinė e trishtuar tė tėrė atyre gjėrave e tėrė atyre preokupimeve tė cilave u kemi dhėnė gabimisht aq shumė rėndėsi do ta ēmosh mė shumė punėn tėnde e do tė pendohesh qė je preokupuar kaq pak e kaq keq. Koha kushtuar punės ėshtė e vetmja e harxhuar mirė, sespe ėshtė e vetmja qė pjell diēka.
3. Tė mos mėrzitesh kurrė: Ose mos e lėr veten tė mposhtet nga mėrzia. Mėrzia na zė nė momente kur truri ynė ėshtė i plogėt. Tė mbash vazhdimisht trurin nė aktivitet, mos e lejo nė asnjė moment tė ndalojė, mos i krijo as pretekste, as mėnyra tė hutohet. Njerėzit qė mėrziten, janė pėr t’u mėshiruar dhe pėrēmuar nė tė njėjtėn kohė.
4. Mos i lėr kurrė asgjė rastit: Parashiko gjithēka. Mos merr vesin e shėmtuar tė varėsh shpresat tek fati, tek rrethanat, tek e papritura: ėshtė njė mėnyrė shkatrrimtare qė tė ēon nė pasojat mė tė dėmshme.
5. Mėsohu tė gjykosh dhe tė vendosėsh me shpejtėsi: Nė jetėn kontemporane, gjithēka zhvillohet nė kohė rekord. Mekanizmi dhe ritmi i punėve kėrkojnė sot qė njė njeri tė dijė tė pėrcaktojė qėndrimin e tij e tė formulojė masat paraprake nė njė tė dhjetėn e sekondės.

Tė veprosh dhe tė pėrtėrihesh

Tė veprosh: Ja fjala e ditės nė epokėn nė tė cilėn jeton. Njeriu qė arrin sukses ėshtė njeri i veprimit. Njė shekull mė parė mund tė arrinte sukses edhe njė idnivid qė “dinte tė fliste”. Sot, tė dish tė flasėsh nuk ėshtė mė mjaftueshėm; bile mė tepėr tė bėn dėm. Duhet tė dish tė veprosh. O tė veprosh, o tė pranosh humbjen. Nuk ėshtė mė e mundur t’i shmangesh kėsaj alternative tė hekurt. Tė krijosh, tė provosh, tė shesėsh, tė blesh, tė lėvizėsh, tė sajosh idera e t’i kthesh nė fakte, pa pushim, pa asnjė ēast plogėshtie dhe shkujdesjeje: tėrė jeta aktuale kalon nėpėr furrėn e kėsaj nevoje, zhvillohet nė kėtė atmosferė tė ethshme e tėrė ankth. Njeriu i epokės tonė ėshtė njė idnivid qė e ka kuptuar me kohė kėtė aspekt tė realitetit dhe e ka pranuar. Punon me zell, mendon papushim tė ngjallė interesa tė reja rreth vetes, lufton me kėmbėngulje pėr tė mposhtur njė rival apo konkurrent. Punėt pėrfaqėsojnė pėr tė, tėrė jetėn e tij: nė kėtė fjalė ai sintetizon universin.

Vlerėsojeni veten

Nėse do tė dallosh nė jetė, tė kapėrcesh nivelin e ambjentit shoqėror nė tė cilin je burgosur aktualisht, tė dominosh tė tjerėt nė vend qė tė jesh shėrbėtor i pėrjetshėm, mbi tė gjitha vendose veten mbi tjetrin. Vlerėsoje veten mė shumė se tė gjithė, syno tė bėhesh njė nga njerėzit mė tė mėdhenj tė kohės tėnde, pėrfytyro veten vazhdimisht nė njė post komandues. Pozicioni qė ti do tė arrish tė fitosh nė shoqėri ėshtė ai qė ti ndjen, deri nė kohėn qė do mundesh e do duash ta arrish. Duke menduar shumė e nė mėnyrė tė pandėrprerė pėr energjinė, ka mundėsi tė bėhesh energjik; duke menduar nė mėnyrė tė palodhur pėr bukurinė, ti brumos njė mentalitet dhe njė temperament prej artisti; duke menduar me bindje tė thellė dhe me entuziazėm tė papėrmbajtur pėr ambicien, ti bėhesh i aftė tė pėrfaqėsosh nė rrethin e hiearkive mė tė larta shoqėrore njė pjesė nė planin e parė. Nėse mendimi yt dominues ėshtė “tė arrish sukses”, tė gjithė pėrbėrėsit e personalitetit tėnd, tė inteligjencės tėnde, tė instiktit tėnd do tė ndikojnė drejt kėtij mendimi, do t’i nėnshtrohen me ėmbėlsi, do ta forcojnė me ndihmėn e energjive tė tyre tė shumėfishuara e do tė marrin nga ai njė gjurmė tė vetme. Ti do tė bėhesh nė kėtė mnyrė tipi ideal i njeriut tė prirur pėr sukses: i vendosur, agresiv, e i pathyeshėm.

Shiko profilin e anėtarit http://www.albdigital.realbb.net/

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi