Portali aLbdigital.net
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Shkenca Dhe Jeta «« » Gjeografia, Biologjia & Kimia » Ngrohja e pakontrolluar globale.Oqeani kthehet ne shkretetir

Ngrohja e pakontrolluar globale.Oqeani kthehet ne shkretetir

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Edhe në oqeane ekzistojnë shkretëtirat dhe shkak për këtë është padyshim ngrohja e pakontrolluar globale, që po lodh çdo ditë Tokën e sëmurë. Tani, bluja konsiderohet si ngjyra e shkretëtirës, ku as algat, as peshqit nuk gjejnë asgjë për t‘u ushqyer, ku uji është gjithmonë e më i ngrohtë dhe organizmat e gjallë preferojnë të mos i afrohen për asnjë çast. Edhe këtë herë, ashtu si për shumë ndryshime të tjera që po ndodhin mbi Tokë, pasoja është ngrohja globale. Sateliti i NASA-s "SeaWifs", ka llogaritur se që nga viti 1996 deri më sot sipërfaqet ujore pa jetë janë rritur me një shihër prej 15 për qind, e barabartë kjo me 6.6 kilometër katrorë më shumë. Mes deteve dhe Tokës sot, shkretëtirat mbulojnë rreth 40 për qind të sipërfaqes së planetit. "E kemi parë këtë fenomen në të gjithë oqeanet e mëdha", shpjegon Jeffrey Polovina, i "National marine Fishers", autor i një studimi mbi oqeanet. I parë nga hapësira, deti pa jetë merr një ngjyrë blu të errët, ndryshe nga ato zona ku zinxhiri ushqimor vazhdon normalitetin e tij. Kontrastit, me shkretëtirën në mes të ujit, i shtohet ai i planetit të bërë shumë bojëqielli, i privuar nga ngjyra jeshile, ku ushqehen peshqit dhe organizmat e tjerë të detit. Fenomeni i ngrohjes globale i ujërave sipërfaqësore që bllokon qarkullimin e rrymave dhe shkëmbimin e substancave ushqyese mes shtresave të oqeanit nuk është zbulim i kohëve të fundit. "Por asnjë nga llogaritjet tona nuk e kishte parashikuar një progres kaq të shpejtë", shkruan Polovina. "Në 9 vitet e fundit, shkretëtirat janë përhapur me një shpejtësi dhjetë herë më të madhe se sa ishte parashikuar". Edhe në Evropë situata nuk është më mirë: "Shtrirja e zonave të shkretëtirës në Tirren dhe Adriatik llogaritet të jetë rreth 20 për qind". Mungesa e dimrave të ftohtë pengon ujin e sipërfaqes që të ftohet për të kaluar më pas në shtresat më të ulëta të oqeaneve. Normalisht, nga thellësitë është uji i ngrohtë që ngjitet drejt sipërfaqes, duke nxjerrë në sipërfaqe dhe substanca ushqyese, me të cilat është shumë i pasur. Dekompozimi i organizmave detarë e mbush thellësinë e detit me kripëra si nitrate dhe fosfate: substanca që në thellësi janë të destinuara të mbeten të tilla dhe të papërdorshme, ndërsa në sipërfaqe të bashkuara me nxehtësinë dhe dritën e diellit, lejojnë fotosintezën që të zhvillohet brenda disa algave të vogla njëqelizore. Pikërisht me shndërrimin e substancave inorganike si kripërat, në elemente organike që ka nisur jeta. Ajo që ndodh në tokë me zinxhirin ushqimor, kafshë bimëngrënëse dhe mishngrënëse, duhet të ndodhë edhe në thellësitë e oqeanit. Në zonat që përmes satelitit duket me ngjyrë jeshile, algat njëqelizore ushqejnë qenie të gjalla, gjithmonë më të mëdha dhe komplekse si balenat. Por në qendër të oqeaneve të mëdha, sateliti i NASA-s nga viti në vit ka gjetur zona jeshile gjithmonë e më të varfra. Mungesa e klorofilit ka prishur zinxhirin ushqimor, duke larguar njëra pas tjetrës të gjitha speciet e gjallë në zonën blu. "Shkrirja e shkretëtirave brenda oqeaneve është e lidhur me rritjen e temperaturës sipërfaqësore. Ky fenomen po shtrihet me një shpejtësi marramendëse, sidomos në veri të Atlantikut", shpjegojnë ekspertët. Çdo vit, mesatarisht zona e shkretëtirave blu shtohet me 800 mijë kilometër katrorë. Dhe të mendosh se një nga strategjitë e krijuara për të luftuar efektin serrë bazohet pikërisht në rritjen e popullsisë së algave njëqelizore, duke hedhur hekur dhe kripëra të tjera ushqyese në oqeane. Duke përshpejtuar procesin e fotosintezës, shkencëtarët shpresojnë të rrisin thithjen e dioksidit të karbonit nga algat, duke pastruar atmosferën nga gazi serrë, i dyshuari kryesor për fenomenin e ngrohjes së klimës. Gjithmonë e më të bindur se këto ndryshime janë vepër e njeriut dhe aktiviteteve të tij industriale, janë edhe shkencëtarët e "Geological Society of Amerika". Në dy shekujt e fundit, ndryshimet jashtëzakonisht të mëdha që po ndodhin mbi Tokë e kanë bërë shkencëtarët që ta quajnë këtë mosha e njeriut. E karakterizuar nga përqendrimi i lartë i plumbit në Tokë dhe në ujë, shtimi i dioksidit të karbonit dhe gazrave të tjerë në atmosferë, po sjellin gjithmonë e më shumë oqeane më të varfër me specie dhe një blu gjithmonë e më shumë më të theksuar.

Shumë pak kohë për të shpëtuar

Rreth vitit 2025, në Polin e Veriut do të jetë aq nxehtë saqë do të mund të dalësh shëtitje me varkë; pylli i Amazonës do të jetë kthyer në shkretëtirë dhe rreth 12 mijë specie të gjalla rrezikojnë të ngordhin. Ndryshimi klimaterik i Tokës, tejnxehja, e quajtur ndryshe "efekti serrë", do të arrijë në një pikë të pariparueshme brenda 20 vjetësh dhe ata që jetojmë në Tokë kanë shumë pak kohë për ta parandaluar gjithë këtë, para se të jetë vonë. Nga analizat e shumta është zbuluar se niveli i CO2 dhe metanit në atmosferë nuk kanë qenë kurrë në nivele kaq të larta që prej 800 mijë vjetësh dhe këto nivele tani po rriten me një shpejtësi marramendëse. Me pak fjalë kemi arritur në pragun e ndryshimeve klimaterike katastrofike, ku brenda një dhjetëvjeçari ose maksimumi dy, Toka do të jetë më e nxehtë nga sa ka qenë në 5 milionë vitet e fundit.

G.Shqip


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi