Portali aLbdigital.net
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Shkenca Dhe Jeta «« » Gjeografia, Biologjia & Kimia » Pjesa Mesdhetare e rrezikuar nga Tsunami

Pjesa Mesdhetare e rrezikuar nga Tsunami

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Pjesa Mesdhetare e rrezikuar nga Tsunami prej Thu May 15 2008, 08:12

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Gjeofizikani i Universitetit të Bolonjës, Stefano Tinti, vë alarmin për katastrofat që mund të ndodhin

"Mungon rrjeti mbrojtës i vendeve tona, që preken nga tërmetet detare"

"Vendet e Mesdheut janë të papërgatitura ndaj një rreziku Tsunami". Stefano Tinti, një gjeofizikan i Universitetit të Bolonjës, ka lëshuar alarmin. "Nuk duhet harruar që Mesina u shndërrua në një gërmadhë vetëm nga një tërmet detar e gjithashtu në brigjet romane niveli i rrezikut është shumë më i lartë se sa kohë më parë".

Pas Tsunamit të 26 dhjetorit 2004, që shkatërroi brigjet e ishullit indonezian të Sumatrës, e gjithë bota zbuloi një rrezik alarmant natyror. Një rrezik që nuk duhet nënvleftësuar dhe nuk duhet konsideruar edhe aq larg nga brigjet tona. Tërmetet detare në Itali nuk janë të panjohura dhe veçanërisht njëri goditi në mënyrë katastrofike qytetin e Mesinës, në Rajonin Kalabrez, që më 28 dhjetor të 1908-ës pothuajse e pa veten njësh me tokën (Mesina pësoi shembjen e rreth 90 për qind të ndërtesave). E megjithatë nuk duket se kombet, të cilat përballen me këtë fenomen në Mesdhe, kanë ndonjë urgjencë për t‘u organizuar e për të krijuar një rrjet të efektshëm parandalimi. Ai që lëshon një paralajmërim serioz, derisa problemi të përballet në mënyrë të kujdesshme dhe në kohë të shpejtë, është profesor Stefano Tinti, gjeofizikant në Universitetin e Bolonjës, i cili që prej 30 vjetësh studion tërmetet dhe efektet e tyre, e veçanërisht tërmetet detare. "Brigjet më të ekspozuara, pohon ai, janë ato më afër burimeve sizmike, duke parë që fenomeni, i cili shkakton tërmetet detare është tërmeti nënujor. Duke vështruar Mesdheun nga përëndimi në lindje, vendet më në rrezik janë Algjeria, që ka një zonë sizmike pikërisht pranë brigjeve të saj. Italia mesdhetare, veçanërisht Pulia, Sicilia dhe Kalabria, si dhe zona e Adriatikut mesdhetar dhe Jonit, praktikisht nën Kanalin e Otrantos. Pra, Shqipëria dhe Greqia". Por problemi i vërtetë është se tërmetet e mëdha detare, ndryshe nga ato që krijojnë probleme kryesisht në zonën pranë epiqendrës, "lindin" në një zonë, por prekin një hapësirë shumë më të gjerë detare. Kështu, një tërmet detar mund të shkaktojë dëme të mëdha edhe në distanca shumë të largëta, për shembull siç ndodhi në 2004. "Personalisht më ka ndodhur të shoh efektet e një tërmeti detar në ishullin e Javës në 1994-ën, vazhdon tregimin e tij profesor Tinti. Fshatra të vegjël, tërësisht të shkatërruar, me shtëpi, nga të cilat kishin mbetur vetëm themelet nga një tërmet detar, produkt i një tërmeti praktikisht i papërfillshëm, i ardhur nga më shumë se 200 km nga bregu".

Pra, a janë larg epiqendrave të tilla brigjet emiliano-romane?

Tërmete detare historike në zonën tonë ka pasur, por ishin fenomene tejet modeste. Ka pasur për shembull lajme mbi një tërmet detar në 1875 në Rimini dhe Riçone, me dallgë maksimumi një metër e gjysmë dhe në atë kohë nuk u shënuan viktima, sepse vendi ishte i boshatisur. Por tani situata është krejt ndryshe. Brigjet janë mbushur me shtëpi dhe ka momente kur plazhet janë të mbipopulluara. Pra, niveli i rrezikut është shumë më i lartë se sa një herë e një kohë. Rrezikshmëria, pra mundësia e ripërsëritjes së një ngjarjeje natyrore me energji të madhe, është e lartë. Por vulnerabiliteti i zonës është në rritje të vazhdueshme. Ekspozimi ndaj rrezikut rritet për çdo shtëpi të ndërtuar pranë bregdetit.

Deri ku mund të shtyhet uji? Cilat janë rreziqet reale për brigjet tona?

Në zonat bregdetare të rajonit maksimumi uji mund të mbulojë plazhet. Aksioni i një tërmeti detar varet në fakt nga një seri e gjatë faktorësh, që e bëjnë parashikimin të komplikuar, nga pikëvështrimi hidrodinamik. Për shembull, mund të ndodhë që korrenti që krijohet të ngrihet përgjatë kanaleve dhe lumenjve. Por, një gjë thelbësore është që të rritet siguria për të mos i lënë vend alarmit, që nuk i shërben asgjëje përveçse konfuzionit.

A janë azhornuar vendet e Mesdheut për të parandaluar këtë problem? Çfarë tip marrëveshjesh ndërkombëtare duhet të krijohen për të evituar rrezikun e Tsunamit?

Vendet që përballen me këtë problem në Mesdhe po organizohen, por nuk janë akoma në atë fazë që të garantojnë një shërbim të vlefshëm dhe efiçent. Pra e thënë ndershmërisht nuk jemi akoma gati për dy motive kryesore: Rrjeti detaro-grafik aktual është një organizim i vështirë për t‘u krijuar. Nga pikëpamja e monitorimit sizmik jemi në rregull. Vetëm për pak minuta jemi në gjendje të nxjerrim çdo lloj informacioni apo të dhënash. Por mungon një rrjet detaro-grafik që lidh territore të ndryshme në kohë reale. Kështu, nëse verifikohet një tërmet detar në ndonjë zonë, nuk e mësojmë në kohë të vlefshme sepse detaro-grafitë e ndryshme nuk janë të lidhura në kohë reale. Nuk ekziston një qendër e mbledhjes së të dhënave, për shkak se informacionet e nivelit të marinës një herë e një kohë konsideroheshin të ndjeshme nga pikëpamja ushtarake dhe regjistroheshin nga rrjete që menaxhoheshin nga marina ushtarake të vendeve të ndryshme, që i nxjerrin me vështirësi.

Edhe nëse dërgimi i këtyre informacioneve mund të shpëtonte shumë jetë njerëzore?

Është një problem shumë i madh, sidomos nga pikëpamja politike. Aktualisht nuk duket se kjo gjë mund të zgjidhet lehtësisht. Kjo edhe pse objektivi që kanë vendosur vendet e Mesdheut është të krijojnë një sistem alarmi efikas për tërmetet detare brenda 2011, dhe për këtë qëllim është ngritur që në 2005 një grup koordinimi ndërqeveritar që përfshin vendet e zonës euromesdhetare me iniciativën e UNESCO-s. Është e qartë se pas tërmetit detar të Strombolit në 2002, që u ndoq më pas nga ai i Sumatrës, është evidentuar urgjenca për t‘u mbrojtur nga këto ngjarje, pasi atëherë kur arrijnë, shkaktojnë katastrofa të pamasa.

Çfarë masash mund të merren për të evituar dëme eventuale të shkaktuara nga një tërmet detar?

Mbi të gjitha duhet sqaruar se nuk jemi në gjendje që të parashikojmë një tërmet detar në mënyrë të sigurt. Por dimë se shkaku më i shpeshtë i këtyre tërmeteve detare janë tërmetet dhe vetë këto të fundit janë të paparashikueshme. Por njohja e shkakut na lejon që t‘i paraprijmë një Tsunami të mundshëm. Pra mund të themi se nëse regjistrohet një tërmet në det, ka një probabilitet të lartë për një tërmet detar. Nga kjo pikë e më pas mund të ndizet sinjali i alarmit që shpëton personat që gjenden në zonat e rrezikut. Pra duhet një rrjet sizmik efiçent që mund të regjistrojë fenomenin në det dhe që të dërgojë të dhënat në një sistem llogaritjesh. Hapat janë të thjeshtë dhe konsekuentë: lokalizohet tërmeti në det, vlerësohet lëkundja (veprime që kryhen në pak minuta) dhe llogaritet më pas probabiliteti për një tërmet detar. Vihet re pra që nuk ekziston siguria për gjenerimin e një tërmeti detar, por vetëm nëse është ose jo e mundshme. Siguria do të vijë vetëm nëse këto të dhëna do të regjistrohen nga një rrjet sensorësh të nivelit marin dhe për këtë duhet më shumë kohë. Një tërmeti në Greqi për shembull i duhet 40 deri në 45 minuta për të mbërritur në Pulia. Aktiviteti i njoftimit ose paralajmërimi nga Tsunami janë tejet konsekuent pas bërjes së ditur të fenomenit. Në zonat pranë epiqendrës së tërmetit potencialisht tërmeti detar godet menjëherë dhe përgjithësisht nuk ka kohë për të pritur të dhënat e nivelit marin. Lëshohet një paralajmërim vetëm mbi bazën e të dhënave sizmike, edhe pse dihet që mund të bëhet fjalë për një alarm të rremë, me njoftimin që popullsia të jetë e vetëdijshme. Për rajonet larg epiqendrës së tërmetit detar ka kohë për njoftimin, pasi tërmeti është regjistruar nga detaro-grafitë. Mundësia e një alarmi fals është shumë e ulët dhe evitohet krijimi i panikut të kotë.

Në Japoni e kanë edukuar popullsinë në mënyrë shumë preçize. Njerëzit paralajmërohen duke ndërprerë transmetimet televizive dhe kanë krijuar një gjuhë të vërtetë vizive kundër Tsunamit me harta të ndara në zona. Popullsia është e miredukuar dhe është mësuar me këto lloj paralajmërimesh. Nuk ankohet në rast se alarmi do të rezultojë si i kotë. Dhe në çdo rast alarmi mund të lëshohet vetëm nga një ent i autorizuar si Mbrojtja Civile, që garanton në këtë mënyrë vlefshmërinë e këtij paralajmërimi.

G.Shqip


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anëtarit

2Normal Re: Pjesa Mesdhetare e rrezikuar nga Tsunami prej Thu May 15 2008, 08:13

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Alarm Tsunami edhe për Shqipërinë

Zona e rrezikut nën Kanalin e Otrantos

Edhe vendi ynë gjendet në hartën e rrezikut të paraqitur nga gjeofizikani i Universitetit të Bolonjës, Stefano Tinti. Sipas profesorit italian, ndër brigjet më të ekspozuara ndaj tërmeteve detare është edhe Shqipëria. Në studimet e profesor Tintit, si zona më problematike që rrezikon të preket nga tërmetet detare përcaktohet ajo nën Kanalin e Otrantos, një emër ky që mbart me vete shumë fatkeqësi dhe njerëz të humbur në tentativat e tyre për të krijuar një jetë më të mirë përtej detit.

"Brigjet më të ekspozuara janë ato më afër burimeve sizmike, duke parë që fenomeni, i cili shkakton tërmetet detare është tërmeti nënujor. Duke vështruar Mesdheun nga përëndimi në lindje, vendet më në rrezik janë Algjeria, që ka një zonë sizmike pikërisht pranë brigjeve të saj. Italia mesdhetare, veçanërisht Pulia, Sicilia dhe Kalabria, si dhe zona e Adriatikut mesdhetar dhe Jonit, praktikisht nën Kanalin e Otrantos. Pra, Shqipëria dhe Greqia". Është kjo deklarata e gjeofizikanit italian, i cili që prej 30 vitesh studion në mënyrë të veçantë tërmetet nënujore.

Ndërkohë që është po ai që ngre një tjetër alarm, atë të mungesës së plotë të një sistemi alarmi për fenomene të tilla natyrore si tsunamet detare. Sisteme këto jetike për të shpëtuar popullsinë në rast se ndodhin. Dhe Shqipëria bën pjesë në radhën e vendeve indiferente ndaj një kërcënimi të tillë. Madje, nëse do të merret parasysh fakti se në zonën bregdetare, si të Adriatikut ashtu edhe të Jonit, numri i ndërtimeve dhe ai i popullsisë, sidomos gjatë sezoneve turistike, është mjaft i lartë, një tërmet i tillë detar i paralajmëruar mund të shndërrohet në një tragjedi të pamatshme.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi