Portali aLbdigital.net
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Teknologjia Dhe Interneti «« » Informatikë & Internet » Historiku i shkurtë i kompjuterizmit

Historiku i shkurtë i kompjuterizmit

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Historiku i shkurtë i kompjuterizmit prej Sat May 24 2008, 06:46

Tini

avatar
Webmaster & Admin
Webmaster & Admin
Historiku i shkurtë i kompjuterizmit

Për të mos humbur trenin e kohës, mbi tavolinen tuaj të punës qëndron një makinë çudibërese. Ndoshta ajo e zëvendeson vetëm makinen mekanike të shkrimit, apo ndoshta ju bëni edhe më shumë punë me të. Apo ndoshta është ajo makinë vetëm një vendshkarkues apo edhe mbledhës i pluhurit.


Nese deshironi të mësoni pak histori të kompjuterizmit, mund të lexoni këtu në vazhdim. Të definoj sëpari vetë termin »Kompjuter«, do të shkruaja disa rreshta dhe nuk jam i sigurtë se do të ishte ashtu siç duhet prandaj po e marrë një definicion të dhënë nga teoricient të Informatikës, marrë nga Computer Desktop Encyclopedia ku thuhet: "Kompjuteri është makinë elektronike e cila mundëson përpunimin e të dhënave të cilat janë të memorizuara qoftë përkohësisht qoftë në mênyrë permanente në vetë makinën."


Pak rreshta nga koha e "gurit" në Kompjuterizëm
Qysh në kohërat e lashta, llogaritjet e ndryshme kanë qënë ankth për njerëzimin e sidomos për njerëzit që ështëdashtë të bejnë këtëpunë. Aty ku paraqitëshin mbledhje shifrash të mëdha, njerëzit nuk deshironin asgjë më shumë se një makinë e cila do të ishte në gjendje të bëjë bashkë kolona shifrash. I vetmi ndihmues kohë te gjatë ishte »Abakus«, llogaritësi kinez me shumë gogla.


Kah mesi i shekullit XVII, jetonte në Rouen, Francë, një nënpunës i quajtur Etienne Pascal. I biri i tij merrej që nga rinia e tij me probleme të nderlikuara matematikore, dhe kështu ndodhi që Blaise Pascal në moshë prej 17 vjetësh të konstruktoi një makinë llogaritëse për t’i lehtësuar babait të vetë përditshmërin. Dymbëdhjetë vjet më vonë, pikërishtë me 1652, bashkëkohësit e tij mund të admironin një makinë perfekte për mbledhje dhe zbritje numrash që punonte me rrotëza të dhëmbëzuara sikur numëratori i kilometrave në veturë. (Pascal International 2/87 dhe 3/87) Blaise Pascal me kurreshtje priste të mblidhte lavdin për shpikjen e tij, por kjo nuk ndodhi ngase qysh në vitin e lindjes së tij, Profesori Wilhelm Schickard nga Tüpingen, Gjermani, veç kishte konstruktuar një makinë gjithëfunksionale llogaritëse. shpresonte të arrinte më shumë, një makinë llogaritëse digjitale. Fatkeqësishte realizimi i këtij projekti dështoi për shkak të vështirësive të shumta teknike. (Happy Computer, 5/1986)

Nga koha e gurit ne kompjuterizëm

Pascal Blaise Pascal me kurreshtje priste të mblidhte lavdin për shpikjen e tij, por kjo nuk ndodhi ngase qysh në vitin e lindjes së tij, Profesori Wilhelm Schickard nga Tüpingen, Gjermani, veç kishte konstruktuar një makinë gjithëfunksionale llogaritëse.


Edhe një herë kaluan mëse 100 vjet gjërsa u paraqitën llogaritësit elekromekanikë. Kështu në vitin 1943 Konrad Zuse e paraqiti projektin e tij, të ashtuquajturin »Z3«, i cili zotëronte 4 operacionet elementare matematikore si dhe fuqizimin e rrënjën katrore. Në SHBA në vitin 1944 u konstruktua »Mark l«, një gjigant i vertetë me peshë prej 35 t. dhe gjatësi prej 16 m. nga Howard H. Aiken e International Business Machines Corp. (IBM).


Si kompjuter të parë të konstruktuar në bazë të gypave elektronikë, llogaritet ai i konstruktuar nga Alan Turing, i ashtuquajturi »Colossus«, i cili në vitin 1943 startoi punen e tij në Angli. Ai do të duhet të dekodonte »Enigma«, një makinë koduese e përdorur nga gjermanet në Luftën e dytë botërore. Kështu ky zbulim i Turing-ut llogaritet si një ndë faktor vendimtar për epilogun e Luftës së dytë botërore.


»Colossus« -in e pasoj në vitin 1945 në SHBA një llogaritës që u pagëzua »ENIAC« që është shkurtëse nga »Electronic Numerical Integrator and Computer«. (gjenerata e parë e kompjuterve). Ai u konstruktua nga W. Mauchly dhe startoi në Pennsylvania. Masa e tij ka qenë afro 30 ton, ka zënë një siprfaqe prej 150 metra katrore dhe ka pasur më se 19000 gypa elektronikë.


Por edhe Turing e Mauchly e patën fatin e kollegut të tyre të para 3 shekujsh Blaise Pascal, edhe para tyre veç kishte një makinë të ngjashme. Kështu Dr. john Vincent Atanasoff dhe bashkëpunëtori i tij C. E. Berry kishin filluar në dimrin e vitit 1937 në lowa State University të punon në një llogaritës automatik, i bazuar me teknologjinë e gypave elektronikë. Pas dy vitesh pune, u presentua prototypi »ABC« (= Atanasoff-Berry-Computer), i cili mund të kryente mbledhje dhe zbritje, por me rendësi ishte principi i punës me gypa elektronikë. Ky llogaritës është prodhur në numër të madhë ngase ai ishte në gjendje p.sh. të llogariste 29 ekuacione me 29 të panjohura. Për një llogaritje manuele të një ekuacioni te tille në atë kohë duheshin 10 javë të tëra. Por hyrja e SHBA-ve në Luften e dytë botërore e nderpreu prodhimin e mëtejmë të këtij llogaritësi.



Gjenerata e parë e kompjutërve (1946-1953)
Karakteristikë themelore e kompjutërve të gjeneratës së parë është aplikimi gypave elektronikë që kanë shkaktuar ngrohje të mëdha të sistemit dhe kanë harxhuar energji të madhe. Siç e ceka me lartë, ENIAC edhe pse i konstruktur në vitin 1945 i takon kësaj gjenerate dhe praktikishtë nga ky kompjuter flitet për gjenarata te kompjuterve në Informatikë. ENIAC ka qenë në nivel më të ulët teknologjik se sa MARK I, por ka qëne njëmijë herë më i shpejtë se ai.


Numri i madhë i gypave dhe releve bënte që nga nxehja e tyre të kishte probleme në mirëmbajtje të këtij kompjuteri kështu që prodhimi i transistorit të parë në firmën e njohur Bell Telephone Corporation në vitin 1948 ishte tani mundësi për konstruktorët e ENIAC, që të rikonstruktohet ky kompjuter. Me rastin e rikonstruktimit, ky kompjuter ndërroi edhe emrin, tani quhej MARK III. Karakteristikë e këtij kompjuteri është, se këtu për hërë të parë u bë ruajtja e të dhënave në një shirit magnetik.




Gjenerata e dytë e kompjutërve (1953-1964)


Karakteristikë themelore e kompjutërve të kësaj gjenerate është aplikimi i tranzistorëve në ta. Pasi që tani nuk duheshin më me mijëra gypa elektronikë, bie edhe çmimi i tyre, si dhe hapsira fizike që zënin këta kompjuter nuk ishte më aq e madhe sa me parë.


Janë për tu cekur edhe dy gjëra karakteristike për këtë kohë, gjuhët programuese algol e cobol si dhe printeri i parë. Ndër prodhuesit e mëdhej të kompjuterve dhe dhe komponenteve tjera të kompjutërizmit ishin: IBM, Sperry Univac, Burrougs, Control Data dhe Honeywell.


Eshtë edhe një detal interesant nga kjo kohë. Supozohet se në vitin 1960 në botë kanë qenë të instaluar afro 16.000 kompjutër.




Gjenerata e tretë e kompjutërve (1964-1970)


Karakteristikë e kësaj gjenerate është përdorimi i qarqeve të integruara-çipave. Në vitin 1964 firma IBM e ka ndërtuar sistemin 360 me teknologjinë e mikrokristaleve dhe në këtë mënyrë kan filluar kompjutër me dimensione shumë më të vogla se të kompjutërve të prodhuar deri atëherë. Me këtë teknologji janë ndërtuar edhe kompjutërt e parë për hulumtime kozmike. Më 1965 firma DEC nxjerr në treg kompjutërin e parë komercial me procesor të quajtur PDP. Ky kompjutër është përhapur me të shpejtë në shumë vende të botës. Në vitin 1966 firma IBM nxjerr në treg modelin 1800 si prodhim serik. Po atë vit, firma Spery Univac, prodhon modelin 1900, i cili për herë të parë zbaton lexuesin optik për vënien e të dhënave në kujtesën e kompjutërit. Po në atë vit, arrihet që një pllakë të siciliumit të ndërtohen qarqet me nga 60 tranzistorë. Në vitin 1960, një inxhinjer, themelon firmën INTEL, e cila merret me prodhimin e qarqave të integruara. Në këtë firmë janë prodhuar procesorët katërbitësh dhe tetëbitësh. Praktikisht me këtë ka lindur mikroelektronika. Në këtë peridhë llogaritësit ndërtohen me lehtësi të madhe në dimenzione të vogëla.




Gjenerata e katërt e kompjutërve (1971-1993)


Karakteristikë e kësaj gjenerate të kompjutërve është se komponentët e tyre janë ndërtuar me një teknologji të re, të ashtuquajtur integrim i densitetit të lartë (LSI). Kjo teknologji mundëson një densitet fantastik të elementeve, ashtu që hapësira e vendosjës së elementeve të kompjutërit bashkëkohorë është shumë e vogërl. Sot përdoret një teknologji edhe më e përsosur, e quajtur VSLI, ku të gjithë mikroelementet janë të vendosur në një pllakzë të vetme prej siliciumit që quhen çip apo procesor. Në vitin 1981 firma IBM paraqet në treg kompjutërin IBM-PC të quajtur kompjutër personal që njihen me shkurtesën PC (Personal Compjuter).


Procesorët e sotëm janë gjithnjë e më të fuqishëm, më të shpejtë dhe më të sigurtë në punë.




Gjenerata e pestë e kompjutërit (1993-?)


Gjenerata e jonë e kompjutërve, gjenerata e pestë, cilësohet me atë se kompjutëri përpos llogaritjeve, është i aftë që të përpunoj edhe bazat e të dhënave, njef shikrimin dhe zërin e shfytëzuesit, mund t'i përpunojë figurat apo vizatimet e ndyshme.




Gjenerata e gjashtë e kompjutërve


Gjenerata e gjashtë e kompjutërve mund të shihet fshehurazi dhe cilësi e saj do të jenë të e këtë gjeneratë do ta presim vitin 2000!


Huazuar!


Forumi aLbdigital
Shiko profilin e anëtarit http://www.albdigital.net.ms

2Normal Re: Historiku i shkurtë i kompjuterizmit prej Sat May 24 2008, 06:47

Tini

avatar
Webmaster & Admin
Webmaster & Admin
Interneti, nga një rrjetë ushtarake deri te një super-rrjetë

Nga 4 tetori 2000, Inteneti hyri në vjetorin e 32-të. Cilët ishin hapat e parë në Internet dhe si arriti ajo rrjetë nga një labator i ushtrisë amerikane të këtë sot (tetor 2000) rreth 60 milion shfrytëzues. Cilat janë sot mundësit e Internetit dhe si duket ardhmëria e tij? pluhurit.


Për ta nënvizuar daten kur ka filluar historia e Internetit ('inter'-lat. në mes dhe 'net'-ang. rrjetë), nuk është një detyrë e lehtë. Edhe në civilizimet e lashta (kinezët, romakët, persianet, mongolet etj.) janë të njohura forma të thjeshta të komunikimit në disncë, si p.sh. te indianët e vjetër me figura të krijuara me tim, të cilat sebashku me rrjetat telegrafike e telefonike (të parat nga v. 1836) ishin paraardhës të Internetit të cilin e njohim sot. Mirëpo nder paraardhësit më të rendësishem të forrnës së sotme të Internetit, qe një rrjetë që u lind në SHBA e ashtuquajtura 'ARPANET'.


Hapat e para
Rrënjët e Ineternetit janë në luften e ftohtë që mbretëronte në vitet e 50-ta në mes të dy superfuqive. Në vitin 1957 Ruset e lansuan Sputnik-un në Gjithësi. Kjo ngjarje është nga dy aspekte e rëndësishme për historin e Internetit: Sputnik-u ka qenë sateliti i parat i lansuar në Gjithësi, i cili do të ndihmonte në transmetimin e të dhënave p.sh. lidhjet telefonike ndermjet kontinenteve dhe se dyti Rusët e demonstruan me Sputnik-un një përparësi jetëshkurtër në teknikë që kishin në atë kohë përkundër SHBA-ve. Amerikanët e quajten këtë ngjarje 'Sputnik-shok' ngase egzistonte frika që Rusët këtë përparësi që kishin ta perdornin edhe për qëllime ushtarake. Për këtë arsye Amerikanët u munduan ta kthejnë rolin prioritar që kishin si superfuqi kështu qe Ministria e mbrojtjes e SHBA-ve e formoi ne vitin 1958 'ARPA' (Advaticed Research Frojects Ageticy), një agjensi që kishte për detyrë të studionte rrugët e komunikimit pas një lufte eventuale atomike që ishte në prag në atë kohë. Si fshehtësi e lartë ushtarake, besohet që nga viti 1962, u punua në këtë projekt dhe qysh në vitin 1964 u prezentua një zgiidhje nga Faul Baran, zgjidhje që bazohej në një rrjetë ku mungonte Kornpjuteri komandues, pra ku secili Kompjuter pjesëmarrës në rrjetë i kishte të gjitha funkcionet. Më vonë u punua edhe më tepë në përsosjen e këtij projekti dhe sëpari në pranverë të v. 1969 u instalua një Kompjuter-rrjetë e tillë e më vonë, pikërishtë me 4 tetor të vitit 1969 u instaluan edhe 4 nyje tjera në rrjeten qe i parapriu Internetit qe e njohim sot. Kjo rrjetë u zgjerua shumë shpejtë dhe qysh në vitin 1972 kishte 37 nyje. Për ta demostruar këtë risi edhe jashtë institucioneve ushtarake, u vendos që 'ARPA' të ripagëzohej 'DARPA' ku 'D' do te thoshtë Defense (ang. mbrojte). Nepërmjet të 'DARPA' qe i mundshëm komunikimi i parë me E-Mail. Po në këtë vit Ray Tomlinson e shkroi Software-in e parë për përdorimin e E-Mail-it. Rëndësia e 'ARPANET'-it ishte se nepërmjet të saj që e mundur për herë të parë komunikimi i Kompjuterve të arteve të ndryshme.


Aplikimet e para të 'ARPANET'-it ishin 'ftp' (file transfer program) dhe 'telnet' (terminal emulation). Me Software-in e R. Tomlinson për E-Mail u shumëfishua përdorimi i kësaj rrjete ngase ky Software e thjeshtësoi përdorimin e tij, sidomos për E-Mail që në krahahasim me posten konvencionale ishte shumë e shpejtë, shumë më e lirë dhe diskrete.


Ngiarja e dytë që e rriti rëndësinë e 'ARPANET'-it ishte një konferencë kah mesi i v. 1972, ku gjatë 3 ditëve u demonstrua një rrjetë me 40 Kompjuter. Kjo ngjarje e shumëfishoj nurnrin e shfrytëzuesve. Kësaj i ndihrnoj edhe vetë 'ARPA' që e hapi tërë dokumentacionin e të arriturave gjërë në atë kohë për Universitete, për NASA, për National Science Foundation dhe Air Force.




TCP/IP e mundësoj Internetin


Perveç 'ARPANET'-it në SHBA edhe në vendet tjera punohej në këtë drejtim. Kështu në Havai lindi edhe një rrjetë tjetër, e ashtuquajtura 'ALOHANE' e cila mundësonte ndërrimin e të dhënave ndërmjet ishujve të Havait, sëpari nepër lidhje telefonike, por pasi ato ishin shumë të ngadalshme dhe të shtrejta, më vonë u kalua në radio valë e transmetim satelitor (prej v. 1973). Në këtë kohë mundohej 'ARPA' të lidhte rrjeta të ndryshme, por kishte një problem: se Kompjuterët duhej të komunikonin në mes vehte pa e njohur teknologjinë e rrjetës së tjetritë. Për të qenë kjo e mundshme nevoitej një format unik i file-ve dhe një metodë e kërkimit të lidhjes në mes të rrjetave. Për këtë qëllim Vinton Cerf dhe Bob Kahn në v. 1974 e krijuan 'Transmission Control Protocol / Internet Protocol' apo i ashtuquajturi TCP/IP që egziston gjërë sot në të njejtën formë. Ky protokol u futë në pcrdorim në v. 1975 kur u lidhen në një rrjetë Stansford University dhe University College Londër. Në v. 1977 u demonstrua edhe vozitja e një veture pa shofer, nepërmjetë të një Kompjuteri i cill përcillte të dhënat nepërmjetë të një rrjetë me radio valë në një centrale kompjuterike. Kjo kishte rëndësi sidomos për Ministrinë amarikane të mbrojtjes, të cilët mendonin të përdornin këtë teknikë në rast të një lufte eventuale, pra të bëhej dirigjimi nga largësia i automjeteve luftarake.





Interneti si rrjetë globale


Ne v. 1976 Mike Last në laboratorin e AT&T e inovoi UUCP: unix-to-unix-copy-protocol. Nga v. 1978 sistemi operativ Unix, mori kuroren si sistem standard operativ nepër Universitete. Në v. 1979 Tom Truscot, Jim Ellis dhe Steve Bellovin nga Duke University dhe University of North Carolina komunikuan për herë të parë me UUCP. Në ndërkohë USENET-i u rritë aq shumë sa që u bë një dërrasë e zezë me grupe të ndryshme diskutuese nga të githa temat e ndryshme. Egzistonin edhe rrjeta tjera të cilat në përgiithësi ju dedikoheshin grupeve shumë specifike të njerëzve. Këtë kohë, pra (mesi i viteve të 80-ta) e karakterizon numër i madhë i rrjetave lokale, jo vetëm në SHBA por edhe në kontinente tjera, sidomos në Evropë. Mirpo kjo nuk mjaftonte, ngase caku ishte të krijohet një rrjetë globale.


Tek në vitet e 90-ta u arritë një hapë shumë i madhë drejtë një rrjete globale. Në v. 1991 Berners-Lee e inovoi në Inscitutin Cern në Gjenevë Sistemin e Hyperlinkut, me të cilin u mundësua që përmbajtja e një dokumenti, e cila mund të ishte interesant për grupe të ndryshme shkencore-kërkimore, të ishte i arritshem në të njejten kohë për të gjithë të interesuarit. Tani u arrit që nepërmjetë të një kliku të bëhej transferimi i dokumeneteve e fileve tjerë si dhe “lundrimi” nga faqja në faqe të lnternetit pa marrë parasysh distancen fizike në mes të faqeve. Kështu lindi WWW-ja (World Wide Web).


Revulucioni i vërtetë në Internet filloi në v. 1993 kur u zbulua Browser-i Netscape. Deri te paraqitja e Netscape-it duhej pasur shumë njohuri në kompjuterizëm për ta përdorur Internetin. Paraqitja e Browserit-ve në kompjuterizëm e thjeshtësoi shumë aplikimin e Internetit.


Komercializmi i Internetit që nga fundi i viteve të 80-ta e ndihmoi poashtu shumë zhvillimin e tij drejtë përmasave, në të cilat e njohim ne sot. Askush që nuk deshiron të mbetet jashtë rrjedhave të kohës, nuk do të mund të përballoj këtë, hurigan, të cilit nuk i shihet fundi.




Ardhmëria e Internetit


Lidhjet për telekomunikim po zgjërohen e privatizohen gjithnjë e më shumë. Mirpo protokoli TCP/IP që është përgjegjës për transferin e paketave të informatave duhet shumë shpejtë të zëvendësohet nga ndonjë protokol i ri ngase kapaciteti i tij nuk mjafton më për të gjitha aplikimet që rrjedhin në kohën tonë nepër Internet. TCP/IP nuk mund tu bëjë balle më luftërave të ashpëra për egzistencë në mes të gjigante-ve të kohës sonë. Vetëm si shembull të përmendi këtu luftën që zhvillohet qe sa vite me radhë në mes të Browserve Netscape e Microsoft.


Është shumë interesant fakti që Interneti nuk përdoret tani vëtëm nv kompjuterizëm por ai nga dita në ditë po arrin në të gjitha poret e jetës bashkëkohore. Nga shtëpitë virtuale të rnallrave ku mund të blehet çdo gjë nga banesa, vizita nepër Muze e Bibloteka anë e kënd botës e deri te video konferencat (komunikimi në largësi me ton dhe fotografi) si dhe shumë e shumë aplikime tjera të mundshme e bëjnë Internetin një pjesë të pamdashme të përditshmerisë së një njeriu bashkohorë. Këtë e dëshmon edhe shifra e cekur me lartë prej rreth 60 milion shfytësuesve.


Forumi aLbdigital
Shiko profilin e anëtarit http://www.albdigital.net.ms

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi