Portali aLbdigital.net
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Teknologjia Dhe Interneti «« » Informatikë & Internet » Informatika dhe përditshmëria

Informatika dhe përditshmëria

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Informatika dhe përditshmëria prej Sat May 24 2008, 06:48

Tini

avatar
Webmaster & Admin
Webmaster & Admin
Është shumë vshtirë të parashikohet kah udhëton "Online-treni" në vitet e ardhshme por një gjë është e sigurtë, ai është duke udhëtuar furishëm drejtë një kohe kur shumëçka mund të kryhet online. Për shembullë qysh tash duket çartë se koha "Orari i punës: prej x deri xx" nëpër dyert e shitoreve të ndryshme nuk është më relavant për kohën ngase shumë çka mund të blehet "online". Ofertat elektronike prej shtëpiave të mallrave, sigurimeve, agjensive të udhëtimeve e shumë të tjera janë "non-stop" në dispozicion të konsumatorve.

1.


Në kohën e "gurit" të Kompjuterizmit (vitet e 50-ta dhe 60-ta) Kompjuteret perdoreshin kryesishtë nga shkenctar të ndryshëm. Aplikacionet (programet) që perdoreshin në ate kohë ishin kryesishtë të shkruara nga vetë aplikuesit dhe kryesishtë kishin të bëjnë me zgjedhjen e problemeve matematikore. Hardwer-i ishte shumë i shtrejtë, Software-i në anen tjetër ishte shumë lirë ose në të shumten e rasteve shkruhej nga vetë aplikuesit. Mirpo me kohen çmimet e Hardwer-it u zvogluan e kompjuteret u bënë interesant edhe për shtresat tjera të njerëzimit. Nga shumë-llojshmëria e aplikuesve u rriten edhe kërkesat për lloje të ndryshme të Softwer-it. U rritë pa masë si quantiteti poashtu edhe kompleksiteti pertej mase i një i një Software-i (Softwer-i i parë ishte vetem disa Byte i madhe, sot nuk mund te flitet me as per Kilo-Byte-Software).


Njerëzia është e varur nga informacionet, te cilat duhet përpunuar. Mirpo sasia e informatave po rritet aq shpejtë sa që duhet gjetur zgjidhje të shpejtë për tu ballafaqur me to. Si pasoj e kësaj del ne treg Softwer i pa testur mirë. Si rezultat i kësaj u rrite edhe numri i gabimeve në Software e nga ana tjetër u perfeksionua Hardwer-i. Kështu që sot mund të flasim për Hardwer tepër cilësor por Softwer-i, në radhë të parë i kushtëzuar nga llojllojshmëria dhe kompleksiteti është gjithnjë e më i pa sigurtë dhe i paparashikushëm.


Sistemet softwerike janë një ndër zgjidhjet më komplexe që ka shpikur mendja njerëzore! Por nuk është kurrëfar mburoje "komplexiteti" për të mos bërë më shumë në Softwer sa më cilësor dhe me sa më pak gabime (është iluzion mendohet se mund të shkruhet një Softwer pa gabime!). Një ndër "arsyetimet" më të shpeshta për mangësit në Softwer janë p.sh. mungesa e njerëzve të kualifikuar (vetëm 4% e programerve anë e kënd botës janë të kualifikuar për këtë profesion, burimi: »Computer-Technik« 10/00) si dhe mungesa e programeve përkatëse për të shkruar një Softwer.



2.


Nuk është shumë i madhë numri i zbulimeve teknologjike të cilat e kanë influencuar aq shumë jeten e njeriut në një shekull të furishëm siç ishte ai i kaluari, sa vet Interneti. Në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit të kaluar, ishim dëshmitar të një revulucioni në kompjuterizem, revulucion ky që kishte ndikim të madhë pothuaj në të gjitha poret e jetës. Duke filluar nga aplikimi i Kompjuterëve të vogël (Mini Computer) si p.sh. nëpër Videorecorder e Mikrovalë (Microwelle), pastaj Home PC-të për të zëvendësuar makinen mekanike për shkrim e deri te Kompjuter kompanish për llogaritje të ndryshme, të gjitha këto ishin vetëm si "parapregaditje" për atë që na solli gjysma e dytë e viteve të nëntëdhjeta e cila ja shumëfishoi rolin një llogaritësi i cili "zinte shumë vend" mbi tavolinen e punës: Internetin.


Sherbimet online (Online Services) dhe Interneti depertuan mbrenda një kohe shumë të shkurtë në pothuaj të gjitha sferat e jetës. Duke filluar nga komunikimi, puna e përditshme, shopingu, studimi por edhe dashuria (sipas një ankete të publikuar ditë më parë nga një institut këtu në Gjermani, chat-i është vendi më i preferuar për tu dashuruar!?!), të gjitha këto fusha përvetësuan me të madhe nga Interenti. Është shumë vështirë të parashikohet kah udhëton "Online-treni" në vitet e ardhshme por një gjë është e sigurtë, ai është duke udhëtuar pa ndërprerje. Disa miliona Kompjuter janë sot të lidhur ndërmjet veti në një rrjetë globale nëpërmjet të një rrjete telefoni apo funkt-rrjete apo-apo. Çdo ditë kësaj rrjete globale i shtohen me mijëra rrjeta të reja (si rrjedhojë e këtij shtimi janë "harxhuar" IP-Adresat dhe jane në përfundim e sipër punimet për futjen në perdorim te IPv6 i cili do të mundësoj me biliona adresa në Internet). Koha e "Orari i punës: prej x deri xx" nëpër dyert e shitoreve të ndryshme nuk është më relavant për kohën ngase shumë çka mund të blehet "online". Ofertat elektronike prej shtëpiave të mallrave, sigurimeve, agjensive të udhëtimeve e shumë të tjera janë "non-stop" në dispozicion të konsumatorve.



3.


Në 3-4 vitet e fundit këtu në Gjermani është në rrjedhje e sipër një aksion shumë i rëndësishëm, te cilin shpresojme se do ta përvetësojnë edhe vendet e tjera. Është fjala për akcionin "Schulen ans Netz" (Shkollat ne rrjete) i cili synon "të sjellë" të gjitha shkollat në Internet. Nxenës dhe profesorë mund të komunikojnë në largësi dhe përfitojnë nga informacionet e shumta që sillen nëpër Internet. Për dallim nga shkollat, Universitetet janë që nga fillimi nëpër rrjeta, kështu që sot p.sh. puna nëpër Bibloteka nuk mund të paramendohet pa Internet. Videoclipatë e muzikëse nga më të ndryshmet presin për një download (shkarkim). E me E-mail, posta elektronike, bëhet ndërrimi i postës aq shpejtë e komfort, as që është ëndërruar bile se njerëzit do t'i kthehen prapë shkruarjes se letrave. Nëpërmjetë Internetit bota është bërë një fshat global: distancat nuk luajnë më ndonjë rol!


4.


Kompjuteret janë për kohën tonë të pazëvendësushem. Ata e kanë lehtësuar përditshmërinë, e kanë bërë atë shumë më interesante. Pa Kompjuter jeta jonë do të ishte tepër monotone.


Forumi aLbdigital
Shiko profilin e anëtarit http://www.albdigital.net.ms

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi