Portali aLbdigital.net
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Teknologjia Dhe Interneti «« » Informatikë & Internet » WAMP = Windows Apache MySQL Php

WAMP = Windows Apache MySQL Php

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal WAMP = Windows Apache MySQL Php prej Sat May 24 2008, 06:49

Tini

avatar
Webmaster & Admin
Webmaster & Admin
WAMP = Windows Apache MySQL Php

Instalimi i këtyre komponenteve në Windows është mjaftë i thjeshtë. Perpos këtij kombinimi (WAMP) është i mundshem edhe WIMP (pra IIS, Webserveri i Microsoftit, në vend të Apache).

Përmbajtja




1. Pregaditjet e nevojshme para fillimit te instalimit 1

2. Webserveri APACHE. 1

3. PHP4. 2

4. Instalimi dhe konfigurimi i MySQL 3

5. Testimi 3



1. Pregaditjet e nevojshme para fillimit tË instalimit



Të tri këto komponente duhet të shkarkohen (download) nga faqet përkatëse:

1. www.apache.org

2. www.php.net

3. www.mysql.org


2. Webserveri APACHE



Para të gjitha komponenteve tjera, duhet të instalohet Webserveri (në rastin e WAMP pra Apache). Siç u cek edhe më lart, nga www.apache.org mund të mirret versioni përkatës dhe të instalohet (preferohet që të instalohet në »c:\Apache«).

Pas instalimit, janë disa parametra të cilët duhet të konfigurohen. Si edhe në çdo Linux produkt tjetër (Webserveri Apache është programu sëpari për nevoja të Linux, pra si Open source e më vonë është përshtat edhe për nevoja të Windows-it) konfigurimi i nevojshem bëhet në file-in "conf", në rastin e Apache për këtë qëllim hape "APACHE\CONF\HTTP.CONF" dhe aty gjëje këtë rresht

DirectoryIndex

dhe shtoja atij

Index.php3

Index.php
KUJDES:
Index.php3 është versioni PHP3 ndersa versioni standard tani për tani (PHP4) funksionon pa ndonjë plotësim tjetër.

Në mënyrë që Apache të "ekzekutoj" PHP3, është e nevojshme që të hiqet shenja e komentit (//) para këtij rreshti:

AddType applikacion/x-httpd-php3 .php3

dhe shto menjiherë pas këtij rreshti edhe këtë rresht të ri në mënyrë që Apache të ekzekutoj edhe PHP

AddType applikacion/x-httpd-php .php

Është i nevojshem edhe ky rresht të shtohet në mënyrë që Apache të "kupton" se me çka t'i ekzekuton PHP-file-at, pra

AddType applikacion/x-httpd-php /cgi-bin/php.exe

Parakusht për këtë rresht është qe PHP të instalohet (hapi i ardhshem) në Folderin virtuel cgi-bin dhe si CGI-Version (PHP mund të instalohet si CGI dhe ISAPI-Version).

Para se te testohet Apache, ai duhet të startohet te "Services" e Windowsit (Start | Control Panel | Computer Menagement | Services). Posa të jetë bërë kjo, mjafton të hapni Browserin tuaj dhe të shkruani »http://localhost« dhe nese ju hapet një faqe ne stilin "Welcome ..." atëherë instalimi përkatësisht konfigurimi ka qenë i suksesshem.


3. Webserveri APACHE PHP4





File-at e nevojshem merren direkt nga www.php.org dhe aty ka dy versione (CGI dhe ISAPI), pra të shkarkohet CGI-Version-i, i cili mund të instalohet si për Apache (WAMP) e poashtu edhe për IIS (WIMP). Pas instalimit, në folderin kryesore ku keni instaluar (preferohet që gjatë instalimit të zgjidhet "c:\php") do të gjeni "php.ini-dist" të cilën duhet ta riemroni në "php.ini" si dhe një kopje e saj duhet të kopjohet në "c:\windows".

Pas kësaj, për të testuar instalimin, mund të ekzekutohet phpinfo.php nga Webserveri (pra nese keni instaluar në »localhost«, në Browser shkruhet http://localhost/phpinfo.php) dhe në rast të instalimit korrekt do të shihen të gjitha paramentrat e PHP-s se posainstaluar në sistemin tuaj.


Forumi aLbdigital
Shiko profilin e anëtarit http://www.albdigital.net.ms

2Normal Re: WAMP = Windows Apache MySQL Php prej Sat May 24 2008, 06:51

Tini

avatar
Webmaster & Admin
Webmaster & Admin




4. Instalimi dhe konfigurimi i MySQL



Instalimi i MySQL rrjedhë në tri faza:

1. instalimi

2. konfigurimi i MySQL si "service" ne Windows dhe

3. konfigurimi i parametrave të nevojshem në file-in konfigurues (ky hap nuk është i nevojshem nese instalohet në "c:\mysql")

Instalimi i fileve të marra nga www.mysql.org preferohet të bëhet në "c:\mysql". Pas instalimit, për të konfiguruar MySQl si "service" në Windows, në një DOS dritare (»Start | Run | CMD«) zgjidhe c:\mysql\bin dhe aty shkruaj si vijon:

C:\mysql\bin\mysqld -install

Për të testuar instalimin, hape edhe nje herë një DOS-dritareStart | Run | CMD«) dhe shko në folderin ku është instaluar MySQL dhe aty do të gjesh folderin "bin" (në DOS me urdhërin »cd ..« kthehesh një hap prapa, ndërsa me »cd emri_i_folderin« futesh në folder) dhe shkruaj si vijon:




Pra siç po shihet nga dritarja e mësiperme, instalimi ka qenë korrekt dhe nga këtu mund të bëhet krijimi i tabelave në bazen e të dheneva (create table ...)



Mirëpo siç keni mund ta vereni edhe vetë besoj, mënyra e lartëpërmendur për punë e MySQL-Serverin nuk është e lehtë dhe për këtë arsye është bërë një zgjidhje për punë më të lehtë me MySQL nëpërmjet të një "frontend" (interface i implementuar në PHP) i cli poashtu është Open Source, pra mund të downlodohet nga www.phpmyadmin.org dhe i cili kursen mbajtjne mend të gjithë atyre urdhërave:


Forumi aLbdigital
Shiko profilin e anëtarit http://www.albdigital.net.ms

3Normal Re: WAMP = Windows Apache MySQL Php prej Sat May 24 2008, 06:52

Tini

avatar
Webmaster & Admin
Webmaster & Admin


5. Testimi





Pasi të keni instaluar të gjitha komponentet ka ardhur koha për të shkruar programin e parë në PHP (si edhe në çdo gjuhë tjetër programuese, është rregull e pa shkruar që programi i parë të jetë një output në stilin "Hello World!"). Në mënyrë që Serveri të njeh PHP-kodin, ai shkruhet në mes të Tag-ut (Tag = një urdhër) fillestar ».

Për të shkruar programin e parë tuajin në PHP hapeni një text editor (si p.sh. Notepad) dhe shkruani si vijon:


Forumi aLbdigital
Shiko profilin e anëtarit http://www.albdigital.net.ms

Sponsored content


Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi