Portali aLbdigital.net
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Shkenca Dhe Jeta «« » Filozofi-Psikologji&Sociologji » Si t'i mbijetojme stresit ne pune

Si t'i mbijetojme stresit ne pune

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Si t'i mbijetojme stresit ne pune prej Sun May 25 2008, 08:22

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Sipas studimit të “Forbes”, nga Van Dusen

T’u mbijetosh ritmeve të punës mund të duket e pamundur, pasi një pushim mund të ngjajë me një mirazh sesa me një projekt konkret, fundjava mund të transformohet në një maratonë për të barazuar me punën e lodhshme…. Rezultati i të gjithë kësaj është një lodhje mendore e rrezikshme. Megjithatë fatmirësisht ekzistojnë truke të vogla për të shkarkuar stresin dhe t’i japësh jetës sërish gjallëri dhe oksigjen.

-“Fikni”, kur ndiheni nën presion, dhe kushtojuni vetes duke u marrë me ndonjë hobi tuajën si muzika, piktura, futbolli ose noti, por edhe një masazh dhe një gjumë të mirë është i vlefshëm.

- Reduktoni ushqimet e sofitikuara si kafeja dhe alkooli, mesoni të hani fruta dhe perime, ushqime integrale, fibra, sepse aparati tretës do të pakësojë efektin e peshës.

- Bëni ushtrime të frymëmarrjes, nëse është e mundur në ajër të pastër. Duke marrë frymë cdo 6 sekonda dhe duke e nxjerrë frymën po në 6 sekonda. Këtë ushtrim përsëriteni 3 herë sepse ju lejon që t’i jepni trurit oksigjendhe pakëson tensionin.

- Hani në qetësi: të lejon që t’i kushtosh ushqimit kohën e duhur, të shijosh atë që po ha, të përqëndrohesh te aroma dhe shija.

- Bëni ushtrime fizike duke eleminuar toksikat nga trupi duke djersitur pasi të bën të ndjehesh mirë si mendërisht edhe fizikisht, aktiviteti fizik, të favorizon qarkullimin e gjakut dhe ndihmon mendjen të shpërqëndrohet.

Sapo të jetë e mundur lejojini vetes pushime ose një fundjavë ku të bëni ato që doni, të çoheni vonë të shëtisni, të hani të bëni diçka që keni projektuar nga kohë. Kënaqësia që do të ndjeni janë antistresi më i mirë për ditët e ardhshme të superpunës.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi