Portali aLbdigital.net
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Diskutime Të Ndryshme «« » Çështja Kombëtare » RRIHEN DHE BURGOSEN AKTIVISTE TE BDI-se

RRIHEN DHE BURGOSEN AKTIVISTE TE BDI-se

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal RRIHEN DHE BURGOSEN AKTIVISTE TE BDI-se prej Sun Jun 01 2008, 08:33

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
RRIHEN DHE BURGOSEN AKTIVISTE TE BDI-se

Situata në Tetovë është qetësuar pas një sërë inicidentesh që kanë ndodhur para dhe pas tubimit elektoral të Bashkimit demokratik në Tetovë. Vetëm 24 orë para heshtjes zgjedhore, mbrëmë në Tetovë, situata sa nuk doli nga kontrolli. Incidentet nisën nga aktivistët e PDSH-së, dhe më vonë u involvuan edhe pjesëtarët e njësitit policorë ALFA.

Burime të BDI-së kanë njoftuar se aktivistë të PDSH-së, kanë penguar banorët e fshatit Novosellë të marrin pjesë në tubimin e tyre. Sipas BDI, një grup aktivistësh të PDSH-së, në krye me Elvir Isenin, djalin e kryetarit të Këshillit Gjyqësor Republikan, me armë kishin kërcënuar fshatarët duke shtënë me armë në ajër dhe më pas me kondakun e pushkës kishin rrahur dy prej tyre. Policia e konfirmoi incidentin, por nuk ka përmendur sulmuesit.

Kryetari i shtabit zgjedhor të BDI, Izet Mexhiti, deklaroi se është për të ardhur keq si PDSH involvon strukurat e shtetit, siç është rasti me MPB, për të shkaktuar incidente. "Për herë të fundit ftoj Grevskin dhe ministren Jankullovska, që ta kryejnë detyrën ashtu si duhet", tha Mexhiti.

Një incident tjetër tensionoi jashtë masë situatën dhe ekzistonte rreziku që të shpërthente në dhunë. Menjëher pas mbarimit të tubimit, pjesëtarët e njësitit policorë ALFA, kishin burgosur disa aktivistë të BDI-së. Në shenjë proteste pjesëmarrësit e tubimit u mblodhën para Monopolit të Tetovës, duke kërkuar lirimin e të arestuarve.

Ish deputeti i BDI-së Safet Neziri akozoi ALFA-t se pa kurrëfarë shkaku kidnapoi aktivistët e tyre.
Pretestuesit për një orë bllokuan të gjitha rrugët e qytetit deri sa policia nuk e liroi të arestuarin. Ai akuzohej për pjesëmarrje në një rrahje me disa të rinjë maqedonas.

Zëdhënësja e BDI-së Ermira Mehmeti, thotë se burgosja e aktivistëve të BDI është bërë më qëllim për të provokuar incidente. "Ky ishte një nga ato ", tha Mehmeti.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi