Portali aLbdigital.net
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Diskutime Të Ndryshme «« » Çështja Kombëtare » Interviste me Kryetarin e BDI-se Ali Ahmetin

Interviste me Kryetarin e BDI-se Ali Ahmetin

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Interviste me Kryetarin e BDI-se Ali Ahmetin prej Sun Jun 01 2008, 08:36

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Interviste me Kryetarin e BDI-se Ali Ahmetin dhënë gazetesexpress

Do të ketë krizë nëse ne fitojmë zgjedhjet dhe nuk hyjmë në Qeveri. Unë jam njeri i arsyes dhe s’kam dashur të bëj politikë bandash. PDSH e Menduh Thaçit ka kontrolluar kontrabandën dhe fshihet pas atentatit tim. Kosova e pavarur do të njihet kur të thotë Menduh Thaçi. Kryetari i BDI’së, Ali Ahmeti, flet ekskluzivisht për Express

Berat Buzhala / Artan Mustafa Tetovë maj
Një student filozofie kah fillimi i ‘80tave në Kosovë, Ali Ahmeti, ngjan në një lider romantik duke folur për çështjen e shqiptarëve në Maqedoni. Fushata elektorale e liderit ndoshta më të popullarizuar atje, është e mbushur me premtimet për zyrtarizimin e gjuhës shqipe, të simboleve kombëtare dhe rregullimit të statusit të luftëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Por, nuk janë këto tema të rëndësishme ato që kanë kthyer kokën e të gjithë shqiptarëve kah Maqedonia, përpara zgjedhjeve të 1 qershorit. Është fushata e zhurmshme dhe e dhunshme.
49 vjeçari ka qenë vetë cak i një atentati, javën e kaluar. Ai akuzon Menduh Thaçin se mban përgjegjësi për aksidentin, se kontrollon kontrabandën dhe ushtron dhunë. Ali Ahmeti kërkon që të bëhet një dallim mes kriminelit dhe viktimës. Të tjerët e përshkruajnë Ali Ahmetin si një Ibrahim Rugovë të shqiptarëve të Maqedonisë, i cili flet butë në publik, por është i rrethuar
me njerëz që kryejnë punë “të operativës”. PDSH e akuzon për 500 njerëz të vrarë, prej vitit 2001. Beteja mes tij dhe Menduh Thaçit duket e ashpër. Por, ajo mund të ketë shumë më shumë pasoja. Njeriun të cilin lideri i PDSH’së e akuzon për “revolucion të kuq”, Ali Ahmeti, paralajmëron krizë nëse fiton zgjedhjet dhe nuk futet edhe kësaj radhe në Qeveri.

Express: Skena politike kosovare priste njohje nga Maqedonia, si shteti i parë fqinjë, nëse nuk përmendim Shqipërinë
Ali Ahmeti: Sa i takon pavarësisë së Kosovës, ajo ende nuk do të njihet sepse nuk ka thënë Menduh Thaçi. Në momentin kur ai të thotë, ajo do të njihet (Qeshet)

Express: Nëse do të futeni në Qeverinë e ardhshme,a do të jetë një prej kushteve njohja e pavarësisë së Kosovës ?
Ali Ahmeti : Unë nuk kam vënë kushte asnjëherë. Jam përpjekur të dominojë arsyeja dhe logjika. Në vitin 2002 kur ndërtuam koalicionin
me LSDM’në jam ulur kam biseduar me Kryeministrin e atëhershëm nga radhët e LSDM’së, me Presidentin e atëhershëm nga radhët e VMRO’së. Shumë njerëzisht. U kam thënë, ju e dini se unë jam shqiptar, ju e dini që në Maqedoni ka mbi 25 për qind zyrtarisht shqiptarë, ju e dini se këta njerëz e duan Kosovën sepse edhe atje jetojnë shqiptarë. U thash, ju jeni edhe President edhe Kryeministër, a bën të ndërtojmë një qëndrim, sepse ju e dini edhe atë që nuk është fshehtësi - unë edhe kam luftuar për Kosovën, kam dhënë edhe unë një kontribut të vogël
për Kosovën. Nuk është e ndershme që në Maqedoni Kosova të quhet ‘pokrajina Srpska’, sepse këtu më 2002 pas përfundimit të luftës në ditarët e lajmeve
Kosova paraqitej krahinë serbe, krahina autonome, e kështu me radhë. Dhe në atë kohë jo që unë kam ushtruar diktat, por kam ushtruar arsye.

Express: Dhe cilat ishin rezultatet ?
Ali Ahmeti : Maqedonia është vend fqinj i Kosovës dhe duhet të ketë një qëndrim të arsyeshëm dhe nxorëm qëndrim se Maqedonia do të përkrahë çdo zgjidhje
dhe marrëveshje që do arrihet mes Prishtinës dhe Beogradit, me ndërmjetësim ndërkombëtar, por nuk na pengon edhe pavarësia e Kosovës. Për mua kjo ishte një e arritur dhe një hap përpara. Dhe ky qëndrim ende nuk ka ndryshuar as pas pavarësisë së Kosovë, gjë që nuk është mirë. Unë mendoj se z.Menduh Thaçi gabon dhe gaboi rëndë kur tha se Kosova do të njihet atëherë kur të thotë ai.
Që d.m.th.. se mosnjohja e deritashme e Kosovës është pengesë e z.Menduh Thaçi. Realisht unë nuk mendoj se është kështu, por është mungesë e vullnetit dhe menaxhimit të mirë dhe të arsyeshëm se ka mundësi që ka ndikuar
negativisht edhe deklarata e z.Thaçi sepse ai na qenka kërthiza e politikës vendosëse në Maqedoni. Ne jemi shtet shumetnik dhe ne duhet të ndërtojmë raporte të mira mes komuniteteve dhe ato duhet t’i ndërtojnë krerët politikë
në Maqedoni, si BDI, VMRO, LSDM e kështu me radhë, e jo të imponojmë situata të pavolitshme që palët të irritohen. Fundi i fundit gjërat duhet t’i zgjidhim me
konsensus. Unë nuk them se pas 2 qershorit, dëgjoni burra, Ali Ahmeti do t’i bie tavolinës. Unë do të përdorë arsyen sepse është shumë më e fuqishme që të pranohet pavarësia e Kosovës. Për këtë jam shumë i sigurt sepse ne
jemi vende fqinje dhe Maqedonia fiton shumë me njohjen e pavarësisë së Kosovës.Çka e eviton krizën?

Express: Ne dëgjuam në qytet se Menduh Thaçi ka deklaruar njëherë se atij më shumë i intereson çfarë bën në zgjedhje VMRO,partneri i tashëm, sesa PDSH?
Ali Ahmeti : Unë kam dëgjuar një deklaratë nga goja e z.Thaçi, në Parlamentin e Maqedonisë, që atij nuk i intereson rejtingu i partisë së vet, por i intereson rejtingu i VMRO’së. Me këtë vërtet më ka irrituar.

Express: Z.Ahmeti, a do ishte mirë që në Kushtetutën e Maqedonisë të përfshihej ndonjë dispozitë e cila do ta çonte në Qeveri atë parti shqiptare që fiton më së
shumti vota?
Ali Ahmeti : Shumë nga politikanët në rajon janë hamendur me poshtëërimin që në 2006’tën iu bë shqiptarëve. Kishte arsyetime se ç’të keqe ka që mandatari të zgjedhë partnerin e tij në Qeveri? Por në Maqedoni është një realitet krejtësisht tjetër. Këtu jemi të organizuar në baza etnike. Shqiptarët votojnë për shqiptarët, maqedonasit votojnë për vete. Kjo e drejtë është e garantuar në Kushtetutë
dhe në marrëveshjen e Ohrit, që ta respektojmë shumicën sepse kemi parimin e dyfishtë. Dhe për këtë arsye erdhi deri te shpërndarja e Parlamentit të Maqedonisë, sepse ai nuk funksiononte ngase ne vumë mbi 10 mijë amendamente të cilat kërkonin zgjidhje siç ishte ligji për polici, ndryshimi i kodit
zgjedhor, që ishin në kundërshtim me interesat e shqiptarëve në Maqedoni. Ne ishim të gatshëm të bisedonim jo katër, por edhe dhjetë vjet...Në Maqedoni mungoi konsensusi etnik dhe politik dhe për atë arsye kriza politike gjithmonë
po thellohej. Dhe nëse nuk respektohet vullneti
i shumicës së shqiptarëve, në Maqedoni, në këtë mandat, Maqedonia automatikisht futet sërish edhe në një krizë më të thellë politike, sepse nëse ne fitojmë shumicën dhe nuk ka dyshim se do ta fitojmë, të jeni të sigurt se nëse nuk përfaqësohemi atëherë do të ketë krizë.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anëtarit

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Express: Jeni ndër shtyrësit më të mëdhenj të zgjedhjeve. A ka ndonjë marrëveshje paraprake mes jush dhe VMRO’s për të krijuar Qeverinë?
Ali Ahmeti : Unë nuk jam nga ata që bëjë marrëveshje kuluareve, bodrumeve. Unë jam shumë i hapur dhe transparent. Në vitin 2006 paralajmërova se në vend po instalohet një krizë e thellë politike me mosrespektimin dhe poshtëërimin e vullnetit të shumicës së shqiptarëve. Ajo u vërteta edhe në praktikë. Por njëherësh unë i falënderohem shumë edhe SHBA’së dhe BE’së që e kuptuan drejt realitetin. Nga SHBA u angazhuan drejtpërdrejt zonja Rosemary DiCarlo dhe Daniel Fried me çka, me ndihmën e tyre, ne arritëm të bëjmë marrëveshjen e 29 majit. Ajo është mjaftë
e rëndësishme pasi e forcon Marrëveshjen e Ohrit të vitit 2001. Tek zyrtarizimi i gjuhës shqipe, zgjidhja e statusit legal të UÇK’së dhe një ligj për komitetin për marrëdhënie ndëretnike si kategori kushtetuese. Tash të gjithë kandidatët që
garojnë duhet të deklarojë paraprakisht identitetin e tyre etnik.

Express : Pra nuk keni marrëveshje as me VMRO’në as me LSDM’në?
Ali Ahmeti: Marrëveshje paraprake nuk kemi.

Express : Dhe do të respektoni PDSH’në të shkojë në Qeveri nëse ajo fiton më shumë vota,siç ka parashikuar një sondash i “Gani Bobit”?
Ali Ahmeti : Unë kam thënë me shumë përgjegjësi morale dhe kombëtare se një parti shqiptare që fiton më shumë se një deputet sesa unë, ia zgjas dorën dhe më ka në dhembur të këmbës në të gjitha proceset. Kjo nuk ka ndodhur me z.Thaçi për katër vjet. Gjatë tërë mandatit në pushtet, nuk kam pasur asnjë përkrahje dhe mbështetje prej tij. Për të gjitha ligjet i kam thënë urdhëroni, jepni mendimin tuaj, ngriheni zërin, ju jeni në opozitë dhe më ndihmoni që sa më
shpejt të përmbyllim çështjen shqiptare. Ata më kanë thënë se edhe të mirat po të zbresin nga qielli nuk ndihmojnë. Drejtësinë e bën Menduh Thaçi

Express : Përse u krijua ky rivalitet kaq i ashpër me PDSH’në?
Ali Ahmeti : Kjo është një pyetje që duhet bërë edhe Menduh Thaçit. Unë nuk e di...por sigurisht se u kam rrezikuar ndoshta karrierën.

Express : Gjë që nuk duket aq e qëndrueshme,pasi të gjitha shenjat thonë se ai nuk është keq financiarisht ?
Ali Ahmeti : Unë mendoj se aty është pikërisht edhe problemi. Ka mundësi që t’i pakësohet buxheti. Përmes politikës kanë mbushur arkat e tyre me para të pandershme.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anëtarit

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Express : Si është e mundur kjo, keni ndonjë shpjegim?
Ali Ahmeti : Unë nuk jam njohës i mirë i periudhës ’90-2000, pasi nuk jam aktor i ndërtimit të politikave në Maqedoni gjatë asaj kohe. Por flitet dhe kam dëgjuar edhe nga njerëz të cilëve u besoj se këta kanë bënë padrejtësi të mëdha tek privatizimet, kanë bërë privatizime të pasurive të mëdha dhe i kanë përvetësuar për shuma të vogla. Objekte me vlerë prej milionash i kanë marrë për 200 ose
300 mijë marka. Kanë kontrolluar në mënyrë të paligjshme kontrabandën nëpër kufi të naftës, të cigareve, kafeve. Këto fliten hapur tek njerëzit të cilët i kanë përcjellë këto situata. Mirëpo nuk guxojnë të dalin hapur sepse frikohen.

Express : Përse nuk bëhet drejtësia prej gjyqësorit?
Ali Ahmeti : Ende nuk jemi në atë nivel që unë të them besoj në drejtësi, besoj në hetuesi të paanshme. Ende shqiptarët nuk janë të përfaqësuar drejt në këto organe.

Express : Besoni se përfshirja e kuadrove shqiptare në këto institucione
mund të përmirësojë situatën?
Ali Ahmeti : Unë mendoj se nëse angazhojmë kuadro të reja, të pakomprometuara, që nuk kanë pirë ujë tek çashmja e mbretit, siç thotë populli, po.

Express : Na është thënë se pikërisht kryetari i gjykatës komunale në Tetovë është njeri i dyshuar për korrupsion dhe ka një ndërtesë të madhe në qendër të
qytetit.
Ali Ahmeti : Jo vetëm në Maqedoni, por edhe në shtetet në rajon Bullgari, Serbi, gjykatat janë të korruptuara dhe në gjykata duhet të bëhet reformë e thellë. Unë
kam biseduar edhe me shumë miq nga komuniteti ndërkombëtar kot e kemi të bëjmë reforma nëse ne nuk ndryshojmë fizikisht njerëzit të cilët duhet të vendosin
për drejtësinë. Unë e kam përjetuar edhe vet sa kam qenë në pushtet kur krimineli burgosej, ndërsa gjykatësi e lironte.

Express : A shihni ndonjë tendencë të autoriteteve të Maqedonisë për t’iu lënë kështu si jeni, të merreni me vetveten?
Ali Ahmeti : Nuk duhet të fusim shqiptarët në një thes me organizatorët e krimit. Gjërat duhet të thuhen me emër dhe mbiemër. Unë kam pyetur: ç’të keqe ka bërë
Ali Ahmeti në Maqedoni? Le të thuhet hapur. A përse u angazhova shpirtërisht për formimin e këshillit koordinues në vitin 2002 dhe shqiptarët u bënë bashkë? Për dy muaj krerët e partive politike e shkatërruan atë, sepse u rrezikoheshin interesat e tyre personale. Pas këtij akti, përsëri, në vitin 2005 bëra marrëveshja për zgjedhjet lokale. Sërish krerët e partive politike nuk e respektuan atë. Ore, ne na duhet të jemi bashkë deri në implementimin e plotë të marrëveshjes së Ohrit. Por shihet qartë se krerëve të partive politike shqiptarëve po u rrezikohen
projektet e tyre në planin personal.

Express : Z.Ahmeti,njësia policore “Alfa” a sjell ndjenjë sigurie apo frikë tek ju?
Ali Ahmeti : Njësia “Alfa” si duket nuk është nën kontroll të plotë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe për fat të keq të gjithë policinë nuk e kontrollon kjo ministri. Një pjesë e kriminalizuar kontrollohet nga vet Refet Elmazi, zëvendësministri i punëve të brendshme, me çka ushtron dhunë dhe kriminalitet tek shqiptarët. Kjo është për të të ardhur keq. Kanë ndodhur akte të turpshme publike. Zëvendësministri i punëve të brendshme në Parlamentin e Maqedonisë ka rrahur deputetin shqiptar Aziz Pollozhani. Unë nuk e di çfarë të arsyetojë, çfarë argumentesh të japë. Z.Menduh Thaçi në Parlamentin e Maqedonisë, përpara
Kryetarit të Parlamentit, ka rrahur Teuta Arifin deputete e BDI’së. Shqiptari me Kanun e me zakon kurrë nuk ka ngritur dorë mbi gruan. As nuk ka shkrepur plumbin. Çfarë arsyetimesh të japë? Shihni, mor vëlla, i keni publike, në televizione, janë formuar komisione...për mua këto janë akte të turpshme. Dhe unë nuk dua të bëhem pjesë e këtyre akteve të turpshme.

Express : Z. Ahmeti, po juve në anën tjetër,a keni mbështetje çfarëdo qoftë nga njerëz të dhunës, siç ju akuzojnë?
Ali Ahmeti : Më lehtë sesa unë Ali Ahmeti askush nuk e ka pasur të bëjë grupe të tilla, sepse unë kam pasur 10 mijë ushtarë. Prej tyre, sigurisht se të gjithë engjëj nuk kanë qenë. Por, ne nuk kemi luftuar që të bëjmë grupe e banda. Kemi luftuar
që të jemi të barabartë në këtë vend dhe të vendosim e të punojmë për vlera e për standarde. Boll i kanë rrahur, vrarë e sakatuar shqiptarët qoftë me shtet dhe qoftë me banda. Kjo as nuk ka qenë projekt i imi dhe as nuk do të jetë. E tërë puna ime 20 e sa vjeçare të vihet në pikëpyetje? Nuk është dhe as ka qenë projekt i imi që unë me banda të imponojë idetë dhe konceptet. Në vitin 2001 unë dola hapur bre vëlla - jam Ali Ahmeti, jam komandant i Përgjithshëm i UÇK’së, jam përfaqësues politik i kësaj ushtrie. Nuk jam fshehur. Krimineli dhe viktima,

Express : Ju keni qenë komandant i përgjithshëm e tash është krijuar imazhi i një viktime.Është paksa paradoksale.
Ali Ahmeti : Dëgjoni. Unë nuk kam hyrë në politikë që përmes dhunës të materializojë konceptet politike. Në politikë kam hyrë që t’u jepen qytetarëve programe, ide, oferta...dhe u takon qytetarëve të zgjedhin. Zgjedhjet janë si
treg ku ka shumë mallra, por njeriu shkon e blenë atë që i pëlqen. Dua që këto standarde të përparojnë, jo përmes dhunës. Ju duhet të informoni publikun. Dilni
dhe shihni sa rafalë janë gjuajtur mbi shtabet e BDI’së. Mos më pyesni mua. Shihni Tetovën, bëni fotografi, a ka ndonjë flamur të BDI’së...a thua aq i vobektë jam unë? Të gjithë flamujt që ne i vinim ditën, ata i hiqnin natën. Njerëzit
janë rrahur përse i kanë dhënë objekte me qira për fushatë BDI’së nga njerëzit e natës. Këto gjëra, këto fenomene, duhet t’i luftojmë të gjithë bashkë dhe jo t’i fusim në një thes edhe kriminelin edhe viktimën. Kjo mua më irriton.

Express : Edhe tjetër e shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovë e bën atë barazi?
Ali Ahmeti : Unë i jam mirënjohës vlerësimeve që bëjnë autoritet në Shqipëri e Kosovë lidhur me gjendjen në Maqedoni. Mirëpo jam i irrituar nga shumë njerëz, autoritete publike, analistë e publicistë, që vërtet kriminelin dhe viktimën i barazojnë, i vejnë në një rrafsh. Unë kam përgjegjësi, unëjam njeri që marr edhe vendime të vështira, por edhe në momente të caktuara dhe të guximshme. Nëse unë doja që në Maqedoni të shkaktohen turbullira, me rastin e organizimit e tentimit për atentat ndaj meje, ishte kulmi i revoltës tek shqiptarët kudo. Për gjashtë vjet sa punoj unë, telefoni im përkunder që e mban shumë baterinë,
ka përfunduar brenda dy orësh sepse nga të katër anët me qindra njerëz kanë thirrur. Unë kam marrë guximin që të kërkojë me urtësi qetësinë dhe nuk kemi
plumba.

Express : A është goditur vetura juaj?
Ali Ahmeti : Është goditur e imja dhe gjashtë vetura tjera. Dhe në atë rast, të mos harrojnë njerëzit se nuk janë shpërndarë rafalë karamelesh, por rafalë plumbash prej armëve të zjarrit dhe ka një njeri të plagosur.

Express : Atentatori ka emër?
Ali Ahmeti : Emër dhe mbiemër. Atentatori bashkë me ndihmesat.

Express : A është e vërtetë se ka qenë pjesë e sigurimit të Menduh Thaçit?
Ali Ahmeti : Po, sigurisht. Është e dokumentuar, e filmuar....

Express : Z. hmeti, a do të jetë e mundur që nëse fitoni të festoni pa armë? Dhe pas mandatit,të hiqet ky posteri juaj i cili kërkon heqjen e armëve?
Ali Ahmeti : Ne nuk kemi nevojë nga gryka të qesim plumba. Ajo do të zëvendësohet me dije, me kulturë, me realizim të programeve, me mirëqenie, begati, jo vetëm ekonomike, por edhe pasuri shpirtërore dhe mendore. Na presin
shumë punë të rëndësishme si gjuha shqipe që duhet të zyrtarizohet në nivel shtetëror, siç është statusi legal i UÇK’së dhe ligji për përdorimin e simboleve kombëtare. Për 18 muaj të pjesëmarrjes së PDSH’së në Qeveri, ata e ndryshuan
ligjin, e degraduan ligjin për përdorimin e simboleve kombëtare dhe ligjin për polici i cili është antishqiptar në kundërshtim me standardet europiane dhe marrëveshjen e Ohrit. Gjithashtu kërkojmë edhe ligj për Gjykatën Kushtetuese
që të mos ketë të drejtë te interpretojë dhe abrogojë ligje që sillen me shumicë të dyfishtë. Këto janë qëllimet tona në rrafshin kombëtar. Ne duam edhe hisen tonë, në rrafshin ekonomik. Ne nuk duam vetëm Ministrinë e Kulturës, të
Ambientit dhe të Decentralizimit. Pse shqiptarët të mos e kenë Ministrinë e Ekonomisë, të Transportit, të Bujqësisë, Pushtetit vendor. Pse unë nesër të mos jem President i Maqedonisë, të mos jem Kryeministër i Maqedonisë?
Kështu që për këto të drejta, ne edhe luftojmë. Këtu është dallimi, sepse unë kërkoj të mos jem qiraxhi në shtëpinë time. Të tjerët, bre vëlla, janë mësuar të jenë qiraxhi sepse i mbushin arkat e tyre personale dhe nuk mendojnë për pasurinë e përgjithshme të shqiptarëve në Maqedoni. Ky është dallimi.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anëtarit

Sponsored content


Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi