Portali aLbdigital.net
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Diskutime Të Ndryshme «« » Tema të Lira » MISS SHQIPERIA 2008

MISS SHQIPERIA 2008

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal MISS SHQIPERIA 2008 prej Wed Jun 11 2008, 08:10

ilirjana

avatar
Administratore
Administratore
Miss Shqipëria 2008, prezantohen 30 vajzat që synojnë kurorën

Vizion Plus dhe Deliart Association, në të tretin vit radhazi, vijnë në bashkëprodhimin e edicionit të 10-të të një ndër evenimenteve më të rëndësishme të bukurisë, “Miss Shqipëria 2008”. Një superproduksion si për nga rëndësia, ashtu edhe për nga kontributi i veçantë që ka dhënë dhe vazhdon të japë në promovimin e vlerave më të mira të bukurisë femërore shqiptare, që vijnë jo vetëm përmes hijeshisë fizike, por dhe intelektit të saj. Ajo çka e dallon këtë shfaqje nga të tjerat është fakti se promovimi i artit dhe kulturës vjen përmes një këndvështrimi shumëdimensional; konkursit të bukurisë, muzikës, kërcimit dhe të ftuarve. I kthyer tashmë në një traditë, mënyra e konceptimit dhe organizimit të këtij evenimenti ka pasur si qëllim gërshetimin mes vlerave historike dhe turistike të vendit tonë, pasi në edicionet e mëparshme bukuria shqiptare ka prekur me hijeshinë e saj disa prej simboleve të historisë dhe kulturës shqiptare si Memorandumi i Skënderbeut në Lezhë, Kalaja e Elbasanit dhe këtë vit Kalaja e Prezës. Spektakli do të zhvillohet në dy linja kryesore; garë bukurie dhe konkurs inteligjence. Kurora e bukurisë shqiptare i jep të drejtën vajzës së kurorëzuar të përfaqësojë Shqipërinë në një nga kompeticionet më të rëndësishme të globit, siç është “Miss Globe International 2008”. Ashtu si dhe vitet e tjera, edhe këtë vit do të promovohet një tjetër vlerë nga tradita e pasur shqiptare, Kalaja e Prezës. E gjendur vetëm pak kilometra nga kryeqyteti i Shqipërisë, shumë e pasur për nga vlerat që mbart, Kalaja e Prezës do të jetë vendi që do të bekojë mbretëreshën e bukurisë shqiptare për vitin 2008. Vizion Plus, në cilësinë e bashkëprodhuesit të këtij evenimenti do të mundësojë transmetimin e tij jo vetëm brenda kufijve, por edhe për të gjithë bashkatdhetarët tanë në mbarë globin, përmes transmetimit satelitor.

30 finalistet e “Miss Shqipëria 2008”

Doloresa Xhipo, Korçë
Besiana Sallata, Tiranë
Ina Spaho, Tiranë
Marjeta Lleshi, Laç
Holta Shyti, Vlorë
Griselda Lloha, Tiranë
Vanesa Osmani, Gramsh
Julinda Morina, Kosovë
Aguliqe Zeqiri, Prizren
Mariola Gjini, Elbasan
Doriana Saliaj, Elbasan
Eranda Hazizaj, Gramsh
Shanila Ademi, Elbasan
Anisa Kryeziu, Tiranë
Alteida Koshena, Tiranë
Gjerovica Njezaj, Tropojë
Kristina Hila, Shkodër
Irida Kalani, Gjirokastër
Eda Backa, Korçë
Revinsa Neziri, Tiranë (ITALI)
Xhokonda Dule, Tiranë
Eni Zylyftari, Berat
Florinda Marashi, Shkodër
Shenda Kruja, Tiranë
Eni Peqini, Tiranë
Krist Ziçishti, Tiranë
Almeda Abazi, Tiranë
Arta Kamberi, Norvegji
Arita Fejzullahu, Maqedoni
Elza Marku, Gjakovë
Arba Dade, Tiranë



VJET ISHTE PJESMARRESE NE MISS SHQIPERIA 2007 E VETMJA NGA KOSOVA 19 VJEQARJA ADELINA MIRAKAJ NGA GJAKOVA.
SIVJET JAN PJESMARRESE 3 VAJZA NGA KOSOVA:Elza Marku nga rrethi i Gjakoves,Aguliqe Zeqiri nga Prizereni dhe Julinda Morina nga Kosova,te shohim se a do te kthehen me ndoni qmim.

Shiko profilin e anëtarit http://www.albdigital.realbb.net/

2Normal Re: MISS SHQIPERIA 2008 prej Wed Jun 11 2008, 08:11

ilirjana

avatar
Administratore
Administratore

Shiko profilin e anëtarit http://www.albdigital.realbb.net/

3Normal Re: MISS SHQIPERIA 2008 prej Wed Jun 11 2008, 08:17

ilirjana

avatar
Administratore
Administratore
31 finalistet e "Miss Shqiperia 2008" kane nisur turin tradicional. Kete vit, organizatoret e "Miss Shqiperise" kane menduar te vizitojne jugun e vendin ne pikat me turistike te tij. Vlora, Llogaraja dhe Dhermiu do te jene pikat e para te ketij turi ku edhe do te realizohen per here te pare xhirime nenujore. Por si ndihen bukuroshet e perzgjedhura per kete tur xhirimesh vetem disa dite larg finales se madhe? Kalaja e Prezes do te jete kete vit vendi i perzgjedhur si monument kulture per te vazhduar traditen e "Miss Shqiperise". Por para dates 23 dhe 24 qershor, bukuroshet do realizojne klipet e tyre te cilat nisin me turin e jugut.

Shiko profilin e anëtarit http://www.albdigital.realbb.net/

4Normal Re: MISS SHQIPERIA 2008 prej Wed Jun 11 2008, 08:17

ilirjana

avatar
Administratore
Administratore
Shpallen 31 vajzat finaliste qe do te konkurojne, per me te bukuren e vendit. Te gjitha jane ne gare per kuroren e Miss Shqiperise. Te gjitha shqiptare, por te ardhura nga vende te ndryshme, jo vetem nga Shqiperia, bukuroshet perfaqesojne Kosoven, Maqedonine por dhe vendet skandinave. Vajzat konkurrente te Miss Shqiperise do te zhvillojne nje tur ne pjesen jugore te bregdetit shqiptar dhe ne Mavrovo, ne piken turistike te Maqedonise.

Shiko profilin e anëtarit http://www.albdigital.realbb.net/

5Normal Re: MISS SHQIPERIA 2008 prej Wed Jun 11 2008, 08:18

ilirjana

avatar
Administratore
Administratore
Ne diten e dyte te gares per "Miss Shqiperia 2008", kane mberritur edhe bukuroshet nga Kosova. Ne ambientet e kinemase "Imperial", aty ku stafi i "Deliart Association po ben perzgjedhjen e vajzave kane qene 4 konkurrente nga Kosova, te cilat edhe kete vit kane vendosur te marrin pjese ne nje gare shqiptare. Mes tyre edhe 18 vjeçarja, e cila eshte shpallur Miss Kosova nje vit me pare. Edhe sot, nga keto ambiente, bukuroshet jane vene para proves me te veshtire. Gjatesia, levizjet dhe eleganca jane vetem disa parametrat qe koreografja Kozeta Bakiu vlereson. Sipas organizatoreve perzgjedhjet ne kinema "Imperial" do te vazhdojne deri ne 8 qershor, dite ku edhe do te shpallen emrat e 31 finalisteve.

Shiko profilin e anëtarit http://www.albdigital.realbb.net/

6Normal Re: MISS SHQIPERIA 2008 prej Wed Jun 11 2008, 08:18

ilirjana

avatar
Administratore
Administratore
Plot 10 kurora bukurie te dhena! Ne edicionin e tij te 10-te, konkursi i bukurise shqiptare, ka rikthyer emocionet. Organizatoret kane nisur sot perzgjedhjen e vajzave pjesemarrese, te cilat edhe kete vit mberrijne jo vetem nga Shqiperia, por edhe diaspora. E nese nje vit me pare, ishte kalaja e Elbasanit vendi qe kurorezoi Irsa Demnerin, kjo vere, pret te shpalle bukurine shqipare nga kalaja e Prezes. Sipas ideatorit Petri Bozo, eshte zgjedhur kjo zone, pasi eshte shume afer zones se Gerdecit, per te dhene nje simbolike qe do te zbulohet ne ditet ne vijim. Data 8 qershor do te shpalle emrat e 31 vazjave te cilat do te shkojne ne finale. Por pse ka kaq rendesi kurora e "Miss-it"? Pergjigjen e di me mire se kushdo, bukuroshja qe do te dorezoje keto dite kuroren. Edhe kete vit, Deliart Association, ne bashkepunim me Vizion Plus do te percjelle te gjithe turin turistik te vajzave per t'u finalizuar me dhenien e kurores ne 23 dhe 24 qershor.

Shiko profilin e anëtarit http://www.albdigital.realbb.net/

7Normal Re: MISS SHQIPERIA 2008 prej Thu Jun 12 2008, 02:36

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
rastesova,qe t'i shikoj te gjitha vajzat konkuruese per "Miss 2008" ,por asnjera nuk me terhoq Smile


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anëtarit

8Normal Re: MISS SHQIPERIA 2008 prej Tue Jun 24 2008, 21:43

ilirjana

avatar
Administratore
Administratore

Shiko profilin e anëtarit http://www.albdigital.realbb.net/

Sponsored content


Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi