Portali aLbdigital.net
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Diskutime Të Ndryshme «« » Tema të Lira » MISS SHQIPERIA 2007

MISS SHQIPERIA 2007

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal MISS SHQIPERIA 2007 prej Wed Jun 11 2008, 08:31

ilirjana

avatar
Administratore
Administratore
Kalaja 2000-vjeçare kurorëzon më të bukurën e Shqipërisë
MISS SHQIPERIA 2007 U MBAJT ME 30 QERSHOR SI NJE PROV PARA NATES FINALE DHE ME 31 QERSHOR NATA FINALE E MISS SHQIPERIA 2007 KU U KURORZUA IRSA DEMNERI.

Nuk mjaftonte një kurorë e “Miss Tirana”, as ajo e “Rin Fest”. Pretendimet e 17-vjeçares nga Tirana ishin më të mëdha se kaq. Një konkurrim shtetëror do e plotësonte më shumë CV e modeles, apo vajzës që është mësuar tashmë me pasarelat, por edhe do ta lumturonte. Në fakt, tanimë është më shumë se e lumtur. Nga një konkurrim rrëmbeu tre çmime. Irsa Demneri, e shpallur mbrëmjen e së shtunës në kalanë e Elbasanit "Miss Shqipëria 2007", është njëkohësisht edhe fituese e "Miss Buzeqeshja" dhe "Miss Publiku".

Studion në vitin e tretë të shkollës "Sami Frashëri", dhe ëndrra e saj është ekonomiku. Një ekonomiste e zonja dhe një miss, nuk mund të kenë ndonjë tjetër lidhje për Demnerin, përveç një vajzë të kompletuar siç është ajo vetë. "Prirja ime më e madhe është matematika dhe për këtë shpresoj të bëhem ekonomiste e zonja këtu në Shqipëri, shprehet Demneri, ndonëse hobi ka pasarelat, ku dhe ka marrë pjesë si modele në shumë sfilata të realizuara këto kohë nga stilistët e njohur shqiptarë. Por Irsa nuk e sheh veten larg Shqipërisë. "Dua të studioj në Tiranë, më pëlqen të rri pranë njerëzve të mi, këtu ndjej më shumë ngrohtësi, më shumë vlerësim, të cilin nuk mund ta kem jashtë saj, dhe nuk mund të ma japë dikush tjetër", shton ajo.

Por si u bë pjesë e këtij evenimenti dhe si i priti tre çmimet? "Nga "Miss Tirana" kisha qejf të merrja pjesë në një garë më të rëndësishme se sa ai. Konkurrova, u përzgjodha mes 31 konkurrenteve dhe sot ndihem më e emocionuar se asnjëherë tjetër. Por e shtuna ka qenë një natë e paharrueshme dhe e bukur e jetës sime, ato emocione s’i kam ndjerë kurrë më parë. Nuk e prisja atë çmim dhe jo më tre çmime", tregon për gazetën 17-vjeçarja, e cila do të përfaqësojë kësisoj vitin e ardhshëm Shqipërinë në "Miss Globe". Ndërsa tani mban mbi krye kurorën e më të bukurës, nga e ardhmja shpreson shkollën. Eshtë qëllimi i saj kryesor. "Pas missit, pres shkollën dhe kjo është gjëja e parë me më shumë vlerë për mua. Më pas gjërat në botin e spektaklit ia lë në dorë Zotit, çfarë të ketë rezervuar për mua le të më japë", shton bukuroshja, e cila më shumë se kaq e konsideron veten me fat. "Pasiguria ime për fitore ishte e barabartë me atë të vajzave të tjera. Edhe vetë regjisori Petri Bozo e ka thënë gjithmonë që nga dita e parë deri në ditën e fundit, nga 01-31 vajzat kanë qenë të barabarta. Dhe unë nuk e ndjeja veten fituese", thotë 17-vjeçarja Demneri, për të cilën brenda një nate kanë ndryshuar shumë gjëra. "Dje isha një pjesëmarrëse në "Miss Shqipëria", tani mbaj kurorën dhe dy çmime të rëndësishme. Eshtë shumë ngritje përgjegjësie për mua", thotë ajo, teksa kujton urimin e parë që familja i ka dhënë, mbrëmjen e së shtunës në kalanë e Elbasanit."Urimin e parë e mora nga familja ime, nga stafi i gjithë i organizatorëve të këtij spektakli, nga kushërinjtë e mi që ndodheshin në spektakël, shoqëria dhe nga publiku. Ndërsa sot ka qenë një ditë me shumë telefonata, urime dhe gjithashtu më e veçantë ka qenë se kam marrë telefonata nga gazetarë për të dalë në kopertinat e revistave", tregon Irsa, vajza e vogël e familjes Demneri, e cila ka një baba inxhinier, një nënë mësuese dhe një motër katër vjet më të madhe. Eshtë lindur në 21 janar 1990.


E pare te “Miss Shqiperia”

“Miss Shqiperia 2007” eshte shpallur 17-vjecarja Irsa Demneri, e cila mban edhe kuroren e “Miss Tirana”. Spektakli qe mblodhi vajza nga e gjithe Shqiperia u organizua ne kalane “Real Skampis”, ne Elbasan.

I zhdukur nga qarkullimi prej kohesh, ish-misteri i pare shqiptar, Olti Xhezo, rishfaqet ne spektaklin konkurrent te “Miss dhe Mr. Albania”, ku ai ka fituar kurore si mashkulli me i bukur i Shqiperise. Por, duket se bukurine e Xhezos kohet e fundit kane fatin ta shijojne vetem te huajat, si nje italiane me te cilen ai kishte ardhur i shoqeruar per te pare “Miss Shqiperia”.

Vajza e deputetit te LSI-se, Nikollaq Neranxi, ka fituar cmimin “Miss Turizmi”. Tani, kur te dale te promovoje turizmin shqiptar ne bote, ka mundesi qe Kristina Neranxi te hedhe edhe nja dy fjale per frutat e thata qe tregton i ati.

Spektakli është shfaqur drejtpërdrejt në valët e Televizionit “Vizion Plus”

Atmosfera e konkursit të bukurisë “Miss Shqipëria 2007” zhvilluar në Elbasan

Elis Memelli
Siç ndodh çdo vit në të njëjtën kohë, në muajin qershor është bërë dhe sivjet kurorëzimi i më të bukurës së vendit, “Miss Shqipëria 2007”. Dhe kjo nuk ndodh rastësisht, pasi gjithçka mbi organizimin dhe kohën e këtij organizimi është e përcaktuar me kujdes nga “Deliart Association”. Kjo për të treguar korrektësi dhe seriozitet në kurorëzimin e më të bukurës së vendit. Dje në mbrëmje është zgjedhur “Miss Shqipëria” në një spektakël të mirorganizuar nga “Deliart Association”, në bashkëpunim me Televizionin “Vizion Plus”. Këtë radhë stacioni që do të përzgjedhë më të bukurën e Shqipërisë ka qenë qyteti i Elbasanit, me kalanë 2000-vjeçare. Një kala me një ndërtim romak, ngritur në fillim të shek. III Para Krishtit, si një kështjellë ushtarake për të siguruar kontrollin e rrugës “Egnatia”, në atë kohë një arterie e rëndësishme e Perandorisë Romake. Skenografia e mrekullueshme ishte ideuar nga studio arkitekturore “Rebus”, së cilës pa dyshim nuk kishte si t’i mungonte një ndriçim perfekt i siguruar nga Fest Servis e mjeshtrit Lul Tusha. Prezantimi i spektaklit të bukurisë është bërë nga Alert Celoaliaj. Veshjet e vajzave ishin stiluar nga stilistja Ema Savahl (Koja), ndërsa koreografia u përgatit nga Kozeta Bakiu. Natyrisht që në gjithçka nuk mund të mos fshihej nga pas dora e mjeshtrit Petri Bozo, i cili asistohet nga Klara Bici dhe Egi, vajza e tij e vogël. Përzgjedhja e 30 bukurosheve nuk ka qenë aspak e lehtë, pasi ashtu siç tregon vetë regjisori Bozo, pjesëmarrja në seleksionimet ishte shumë e madhe.
Jo pak, por 260 vajza janë përpjekur të hyjnë në konkurrim për t’u shpallur “Miss Shqipëria”. Përveç prezantimit të bukurisë, vajzat i janë nënshtruar edhe testit të inteligjencës përgatitur nga organizatorët. Fillimisht ishin përzgjedhur 31 vajza, por njëra prej tyre u përjashtua nga spektakli dy ditë para zhvillimit të tij, sepse kishte thyer rregullat e vendosura nga organizatorët.
Gjeografia e vendeve nga kanë ardhur vajzat shtrihej që nga Tropoja, Kukësi, Laçi, Kruja, Gramshi, Përmeti deri te diaspora e Greqisë, Itali, SHBA, Gjakova, Prishtina dhe Mali i Zi. Spektakli live ka nisur mbrëmjen e djeshme në orën 21:00 dhe është transmetuar drejtpërdrejt ekskluzivisht nga Televizioni “Vizion Plus”. Vajzat fillimisht kanë dalë në tri sfilata të ndryshme dhe më pas juria ka përzgjedhur 10 konkurrentet, të cilat vazhduan garën më tej për kurorëzimin e më të bukurës.
Juria përbëhej nga 12 anëtarë, ndërsa çmimet që janë dhënë krahas “Miss Shqipërisë” ishin shoqëruesja e parë dhe e dytë e missit, Miss Kinemaja, Miss Buzëqeshja, Miss Fotozhenia etj. Bukuroshet shqiptare që kanë fituar këto çmime do të marrin pjesë në një të ardhme jo të largët në konkurset ndërkombëtare të bukurisë që zhvillohen në Greqi, Çeki, Kinë etj. Po kështu, për fitueset janë edhe dy bursa studimi në Universitetin Europian të Tiranës. Publiku, nga shtëpia, nëpërmjet televotimit ka zgjedhur një tjetër miss në këtë konkurs. Atmosferën e spektaklit e kanë ngrohur më tepër edhe performancat e këngëtarëve Aleksandër Gjoka, Arbërie Hadërgjonaj, Mira Bregu e Redon Makashi. Gjithashtu, baleti ka qenë një tjetër element që nuk mund t’i mungonte shfaqjes të zhvilluar në kalanë antike të Elbasanit.

Shiko profilin e anëtarit http://www.albdigital.realbb.net/

2Normal Re: MISS SHQIPERIA 2007 prej Wed Jun 11 2008, 08:38

ilirjana

avatar
Administratore
Administratore









Adelina Mirakaj (Kosove) Konkurente ne Miss Shqiperia 2007 nga Gjakova



Shpresa Vitia nga Prishtina me banim ne Uk u zgjodh ne Miss Shqiptarja 2007 ne UK dhe Pjesmarrese ne MISS SHQIPERIA 2007

Shiko profilin e anëtarit http://www.albdigital.realbb.net/

3Normal Re: MISS SHQIPERIA 2007 prej Wed Jun 11 2008, 08:40

ilirjana

avatar
Administratore
Administratore
Kalaja e Elbasanit pret "Miss Shqipëria"

Miss Shqipëria 2007 organizohet këtë edicion në Kalanë mijëravjeçare të qytetit të Elbasanit. Regjizori dhe organizatori Petri Bozo së bashku me koreografen Kozeta Bakiu kanë sjellë në një konferencë shtypi detajet e këtij spektakli që do të zhvillohet në 29 dhe 30 qershor brenda mureve romake të kalasë. 31 vajza të përzgjedhura nga e gjithë Shqipëria do të konkurojnë me bukurinë e tyre për të fituar çmimet e vendosura për këtë edicion do të jenë dhurata dhe bursa studimi.

Vendi I pare do të jetë një bursë studimi 4 vjeçare në një nga universitetet e huaja private në Shqipëri. Amfiteatri I ndërtuar brenda mureve të kalasë, pasarela dhe një organizim për një mbrëmje gala kanë si qëllim promovimin e këtij objekti historic mijëra vjeçar që konservon qytetin e vjetër Skampini. Bozo ka paraprirë me disa detaje spektaklin që do të zhvillohet në fund të muajit. “veç sfilatave të miseve spektaklin do ta gjallërojnë grupi I baletit me koreografinë e Kozeta Bakiut dhe këngëtarë të ftuar me hitet shqiptare të momentit si Besa Kukëdhima, Stine, Karolina nga Maqedonia dhe këngëtarja boshnjake Maria Sesich. Po kështu nuk do të mungojnë edhe miqtë e përhershëm të spektaklit si Aleksandër Gjoka, Redon Makashi etj” lidhur me përzgjedhjen e vajzave deri në finale regjizori Bozo ka ndryshuar format e skualifikimit. “ këtë vit do të jetë në garë vetëm numri 31 për vajzat pjesmarrëse ndërsa ka ndryshuar forma e seleksionimit të konkurentëve deri në sfilatën e fundit. vajzat do të kenë mundësi të rrinë më gjatë në skenë dhe të sfilojnë deri në fund. Në sfilatën e fundit do të mbeten 10 vajza. Nga kjo dhjetëshe do të përcaktohen edhe fitueset. Juria do të përbehet nga emra të zgjedhur të artit, televizonit, kinemasë, psikologjisë e pedagogjisë.

Do të jenë 10 çmime nga këto ai I Publikut që do të përzgjidhet nëpërmjet votimit. Ndryshe nga vitet e tjera këtë herë nuk do të ketë çmime në para dhe çmimi I parë do të ketë mundësinë të fitojë një bursë studimi ndërsa çmimet e tjera do të jenë të ndryshme por jo vlerë monetare duke I dhënë mundësi fituesve të zhvillojnë aftësitë e tyre. Këtë vit do të ketë konkurente nga Përmeti, Burreli, Gramshi dhe qytete të tjera të vogla.

Një moment I rëndësishëm është koreografia dhe Kozeta Bakiu është kujdesur që vajzat të mësojnë të ecin bukur, të jenë pjesë e spektaklit dhe në të njëjtën mënyrë të argëtohen. Kozeta Bakiu I ka përcaktuar vajzat shumë inteligjente duke theksuar faktin se ky spektakël është rritur në cilësi vit pas viti.

Regjizori I këtij spektakli ka folur edhe për financimin e miss Shqipëria që edhe këtë herë nuk ka mbështetjen e Ministrisë së Kulturës. “ne kemi zgjedhur objektet historike jo vetëm për zhvillimin e spektaklit por edhe për të promovuar historinë dhe tërheqjen e turisteve për të parë këto objekte. Këtë vit zgjodhëm Elbasanin pë ringjalljen e vlerave dhe zgjimin e interesit për ekzistencën e tyre. Por edhe pse qëllimi ynë mund të jetë I njëjtë me atë të institucioneve si ministria e kulturës, kjo e fundit nuk ka mbështetur dhe nuk e mbështet një spektakël të tillë. Ndryshe nga Ministria, Bashkia Elbasan është munduar që me anë të një kërkese komunitetit të biznesit të mbështes këtë spektakël bukurie që zhvillojet për herë të parë në këtë qytet. Kryebashkiaku Qazim Sejdini I ka kërkuar biznesmenëve të sponsorizojnë këtë aktivitet pasi në këtë mënyrë I shërbejnë qytetit dhe promovimit të vlerave historike të tij.

Vendin e Pare ne "Miss Shqiperia 2007" e muer Irsa Demneri
Vendi i Dyte i Takoj Aferdites Dreshaj
Kurse Vendin e Trete e muer Diena Nuzi

Shiko profilin e anëtarit http://www.albdigital.realbb.net/

4Normal Re: MISS SHQIPERIA 2007 prej Wed Jun 11 2008, 08:46

ilirjana

avatar
Administratore
Administratore
Adela Zeza Tirane 24.88%
Adelina Miakaj Gjakove 12.44%
Aferdita Dreshaj SHBA 1639.02%
Alba Gjanaj Kukes 00%
Alba Xhixha Fushkruje 12.44%
Argjirulla Shkembi Tirane 12.44%
Arta Fejzullia Norvegji 00%
Arsona Vasili Permet 00%
Bora Panajoti Tirane 00%
Diana Ndreu Tirane 00%
Derisa Osmanaj Elbasan 12.44%
Diana Nuzi Tirane 00%
Diola Aliaj Fier 12.44%
Efi Tatou Greqi 00%
Elona Molgeci Tropoje 512.20%
Eerisa Mancellari Tirane 12.44%
Ermelinda Neziri Tirane 00%
Viola Mezini Vlore 00%
Igena Qypi Permet 00%
Irisa Demneri Tirane 37.32%
Johana Bici Korce Gramsh 00%
Klodiana Dervishi Greqi 00%
Kristina Neranxi Berat 00%
Lorela Dervishi Durres 24.88%
Olta Sulejmani Itali 12.44%
Oriada Xhuxhi Tirane 00%
Oriola Musa Berat 00%
Reina Steva Tirane 00%
Shpresa Vitia Angli 00%
Viola Gaxhenji Tirane 12.44%
Xhulia Elezi Permet

Shiko profilin e anëtarit http://www.albdigital.realbb.net/

5Normal Re: MISS SHQIPERIA 2007 prej Fri Jun 13 2008, 07:21

ilirjana

avatar
Administratore
Administratore
Kalaja e Elbasanit pret "Miss Shqipëria"

Miss Shqipëria 2007 organizohet këtë edicion në Kalanë mijëravjeçare të qytetit të Elbasanit. Regjizori dhe organizatori Petri Bozo së bashku me koreografen Kozeta Bakiu kanë sjellë në një konferencë shtypi detajet e këtij spektakli që do të zhvillohet në 29 dhe 30 qershor brenda mureve romake të kalasë. 31 vajza të përzgjedhura nga e gjithë Shqipëria do të konkurojnë me bukurinë e tyre për të fituar çmimet e vendosura për këtë edicion do të jenë dhurata dhe bursa studimi.

Vendi I pare do të jetë një bursë studimi 4 vjeçare në një nga universitetet e huaja private në Shqipëri. Amfiteatri I ndërtuar brenda mureve të kalasë, pasarela dhe një organizim për një mbrëmje gala kanë si qëllim promovimin e këtij objekti historic mijëra vjeçar që konservon qytetin e vjetër Skampini. Bozo ka paraprirë me disa detaje spektaklin që do të zhvillohet në fund të muajit. “veç sfilatave të miseve spektaklin do ta gjallërojnë grupi I baletit me koreografinë e Kozeta Bakiut dhe këngëtarë të ftuar me hitet shqiptare të momentit si Besa Kukëdhima, Stine, Karolina nga Maqedonia dhe këngëtarja boshnjake Maria Sesich. Po kështu nuk do të mungojnë edhe miqtë e përhershëm të spektaklit si Aleksandër Gjoka, Redon Makashi etj” lidhur me përzgjedhjen e vajzave deri në finale regjizori Bozo ka ndryshuar format e skualifikimit. “ këtë vit do të jetë në garë vetëm numri 31 për vajzat pjesmarrëse ndërsa ka ndryshuar forma e seleksionimit të konkurentëve deri në sfilatën e fundit. vajzat do të kenë mundësi të rrinë më gjatë në skenë dhe të sfilojnë deri në fund. Në sfilatën e fundit do të mbeten 10 vajza. Nga kjo dhjetëshe do të përcaktohen edhe fitueset. Juria do të përbehet nga emra të zgjedhur të artit, televizonit, kinemasë, psikologjisë e pedagogjisë.

Do të jenë 10 çmime nga këto ai I Publikut që do të përzgjidhet nëpërmjet votimit. Ndryshe nga vitet e tjera këtë herë nuk do të ketë çmime në para dhe çmimi I parë do të ketë mundësinë të fitojë një bursë studimi ndërsa çmimet e tjera do të jenë të ndryshme por jo vlerë monetare duke I dhënë mundësi fituesve të zhvillojnë aftësitë e tyre. Këtë vit do të ketë konkurente nga Përmeti, Burreli, Gramshi dhe qytete të tjera të vogla.

Një moment I rëndësishëm është koreografia dhe Kozeta Bakiu është kujdesur që vajzat të mësojnë të ecin bukur, të jenë pjesë e spektaklit dhe në të njëjtën mënyrë të argëtohen. Kozeta Bakiu I ka përcaktuar vajzat shumë inteligjente duke theksuar faktin se ky spektakël është rritur në cilësi vit pas viti.

Regjizori I këtij spektakli ka folur edhe për financimin e miss Shqipëria që edhe këtë herë nuk ka mbështetjen e Ministrisë së Kulturës. “ne kemi zgjedhur objektet historike jo vetëm për zhvillimin e spektaklit por edhe për të promovuar historinë dhe tërheqjen e turisteve për të parë këto objekte. Këtë vit zgjodhëm Elbasanin pë ringjalljen e vlerave dhe zgjimin e interesit për ekzistencën e tyre. Por edhe pse qëllimi ynë mund të jetë I njëjtë me atë të institucioneve si ministria e kulturës, kjo e fundit nuk ka mbështetur dhe nuk e mbështet një spektakël të tillë. Ndryshe nga Ministria, Bashkia Elbasan është munduar që me anë të një kërkese komunitetit të biznesit të mbështes këtë spektakël bukurie që zhvillojet për herë të parë në këtë qytet. Kryebashkiaku Qazim Sejdini I ka kërkuar biznesmenëve të sponsorizojnë këtë aktivitet pasi në këtë mënyrë I shërbejnë qytetit dhe promovimit të vlerave historike të tij.

Pjesa e përzgjedhur për zhvillimin e spektaklit brenda Kalasë nxjerr në pah muret mijerë vjeçare dhe objektet e zbuluara nga gërrmimet. Sipas regjizorit spektakli është menduar si një ballo ku rreth 500 personat që do të jenë në natën finale do të kenë mundësi të shijojnë bukurinë e vajzave dhe gjallërinë e spektaklit para një gote verë në klasicitetin e një nate që I kushtohet bukurisë. Kostoja e një bilete për natën finale do të jetë 5 mijë lekë të reja ndërsa natën e parë të spektaklit I është dhënë mundësi elbasanasve që me 1500 lekë të shijojnë spektaklin e parë të këtij lloji me përmasa kombëtare që po zhvillohet në qytetin e tyre.

Shiko profilin e anëtarit http://www.albdigital.realbb.net/

6Normal Re: MISS SHQIPERIA 2007 prej Fri Jun 13 2008, 07:21

ilirjana

avatar
Administratore
Administratore

Shiko profilin e anëtarit http://www.albdigital.realbb.net/

Sponsored content


Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi