Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Shkenca Dhe Jeta «« » Filozofi-Psikologji&Sociologji » Depresioni dhe Ankthi

Depresioni dhe Ankthi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Depresioni dhe Ankthi prej Fri Jun 13 2008, 21:53

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Njė nga shqetėsimet psikologjike mė tė pėrhapura dhe mė tė mėdha nė botė. Tė prekurit nga kjo sėmundje janė tė shumtė nė numėr dhe sipas tė dhėnave, shanset pėr t‘u pakėsuar janė tė vogla. Mė poshtėė ne do ju njohim me tė gjitha gjėrat qė ju duhet tė dini pėr depresionin, nė mėnyrė qė ta parandaloni nė kohėn e duhur

Ēfarė ėshtė depresioni?

Depresion ėshtė term mjekėsor, qė mbulon nė gjerėsi shqetėsimet psikologjike. Depresioni mund tė jetė nė mėnyrė tė lehtė, gjė qė shkakton mėrzitje pėr sa i pėrket gjendjes shpirtėrore dhe nė mėnyrė tė pėrkeqėsuar, qė nė disa raste mund tė kėrcėnojė jetėn tuaj.

Ankthi

Njerėzit tė cilėt janė nė gjendje depresive pėrjetojnė ankth nė mėnyrė tė vazhdueshme. Ankthi vjen kur ju ndiheni tė kėrcėnuar, pa marrė parasysh nėse ėshtė e imagjinuar apo e vėrtetė. Ankthi mund tė paraqitet nė simptoma fizike si dhimbje kokė, dhimbje muskujsh, djersitje dhe marrje mendsh. Personi qė ka kėtė gjendje ankthi tė vazhdueshme e ka tė vėshtirė tė pėrqendrohet, tė qetėsohet ose tė flejė. Nė kohė afatgjatė, ankthi mund tė shkaktojė rraskapitje fizike dhe gjendje jo tė mirė shėndetėsore.

Simptomat e depresionit

Depresioni ndikon nė mėnyra tė ndryshėm te njerėz tė ndryshėm. Mund tė shkaktojė njė numėr tė madh simptomash, tė cilat mund tė jenė emocionale dhe fizike. Personat qė vuajnė nga depresioni mund tė:

ndihen gjatė gjithė kohės keq shpirtėrisht
ndihen tė pavlerė dhe tė pasigurt
gjatė gjithė kohės mendojnė pėr gjėra negative
ndihen tė dėshpėruar dhe ndiejnė zbrazėti shpirtėrore
fajėsojnė veten dhe ndihen fajtorė pėr gjėra tė paqena
kanė vėshtirėsi tė pėrqendrohen dhe tė marrin vendime
janė nė shumicėn e kohės tė zemėruar dhe tė padurueshėm pėr personat e tretė
zgjohen herėt dhe kanė probleme tė mėdha me pagjumėsinė
ka dy raste: ose hanė shumė dhe shtojnė nė peshė, ose nuk hanė dhe bėhen anoreksikė
nuk kėnaqen me asgjė
humbasin dėshirėn pėr marrėdhėniet seksuale
pinė mė shumė se zakonisht duhan, alkool dhe droga tė tjera
konsiderojnė ose kryejnė vetėvrasje
duan tė rrinė tė mbyllur nė shtėpi
shkėputen nga tė tjerėt
bėhen pesimistė
u humbasin energjitė pėr punė dhe aktivitete tė ndryshme

Ēfarė e shkakton depresionin?

Shkaqet e depresionit ndryshojnė nga njė person nė tjetrin, nuk ekziston vetėm njė shkak. Pėrvojat traumatike, si pėr shembull sulmet fizike dhe dhunimi, mund tė shkaktojnė depresionin. Rėnien nė depresion mund ta shkaktojė edhe humbja e njė personi tė dashur. Por nuk janė vetėm pėrvojat negative qė shkaktojnė depresionin. Pėrvojat negative ndikojnė nė depresion nėse ndjenjat tuaja pėrreth pėrvojave nuk shprehen ose shqyrtohen.

Depresioni po ashtu mund tė ketė lidhje me shkaqe fizike. Ushqimi jo i mirė, mungesa e aktiviteteve dhe sėmundje tė ndryshme mund t‘ju lėnė me shenja depresive.

Pėrdorimi i shpeshtė i alkoolit ose drogės mund t‘ju shpjerė nė depresion.

Karakteristikė e rėndėsishme e depresionit ėshtė qė ushqehet vetvetiu, kėshtu qė gjithēka varet nga personi. Me fjalė tė tjera, nėse ju jeni nė depresion, bini mė tepėr nė depresion kur e kuptoni gjendjen tuaj.

Mendimet negative bėhen automatike dhe janė tė vėshtira tė pėrballohen.

Njė gjė me rėndėsi qė nuk duhet ta harroni ėshtė qė nuk ka zgjedhje tė menjėhershme pėr problemet nė jetė. Qė problemet tė zgjidhen duhet kohė, punė dhe energji. Kur jeni nė gjendje depresive ju ndoshta nuk ndiheni shumė energjikė dhe tė motivuar pėr punė. Por gjėja mė me rėndėsi ėshtė qė tė ndihmoni veten me trajtime tė ndryshme.

Duhet tė pėrpiqeni qė me forcėn tuaj tė brendshme tė thyeni fuqinė e depresionit qė ėshtė te ju. Ju duhet tė mposhtni mendimet negative dhe tė merreni me sa mė shumė aktivitete tė ndryshme konstruktive, tė cilat do tė shėrbejnė si terapia vetėshėruese mė e mirė. Mundohuni tė bėni gjėra qė ja u largojnė mendjen nga kėto mendime. Merrni pjesė nėpėr sporte tė ndryshme, kurse vallėzimi, bėni vrap dhe jepini biēikletės. Tė tilla aktivitete stimulojnė njė pjesė tė trurit qė lėshon endofrinė, lėndė e cila ju ndihmon tė ndiheni mė mirė.

Mundohuni qė ta trajtoni veten sa mė mirė tė jetė e mundur. Jeni ju personi qė duhet tė keni kontroll tė plotė mbi veten: ushqehuni sa mė mirė dhe merruni me sa mė shumė aktivitete sportive. Kini kujdes me konsumimin e duhanit ose alkoolit, kujdesuni pėr pamjen tuaj dhe njė herė nė muaj bėjini vetes njė dhuratė.

Forcė, shokė dhe ushtrime

Ju nuk do t‘i gjeni nė asnjė farmaci. Kėto tetė trajtime mund t‘ju ndihmojnė pėr tė luftuar depresionin

Nuk mund tė mbėshteteni tek antidepresivėt pėr tė larguar depresionin. Mund tė jenė 70 pėr qind efektivė, por nėse kombinohen me terapi, japin efektet e shumėpritura. Studimet e fundit tregojnė se rrugėt plotėsuese si ushtrimet, meditimi dhe terapia e vazhdueshme mund tė ndihmojnė nė ngritjen e gjendjes shpirtėrore. "Shėrimi nga depresioni ėshtė si shėrimi nga njė sėmundje e madhe dhe e rėndė", shpjegon Dr. Arun Ravindran, drejtues i programit nė "Centre for Addiction and Mental Health" nė Universitetin e Torontos. Mė poshtėė janė tetė nga kėshillat qė ju japin ekspertėt duke mėnjanuar trajtimet mjekėsore.

Piqni mish nė zgarė

Sipas studimit tė fundit tė "Finnish", pacientėt tė cilėt janė trajtuar pėr ērregullime mendore - mė shumė se gjysma e tė cilėve po marrin antidepresantė - u pėrgjigjeshin se do tė ishin mė mirė nėse do tė kishin nivel tė lartė tė vitaminės B12 nė gjak. Mishi i kuq, molusqet, salmoni dhe trofta e kanė kėtė ushqyes. Rekomandohet ngrėnia e peshkut tė paktėn njė herė nė javė.


Ecni mė kėmbė
Nėse nuk ndiheni mirė, bėni njė ecje tė gjatė nė kėmbė ose shkoni nė palestėr. Njė studim nga "Duke University" nė Durham zbulon se depresioni rikthehet te vetėm 8 pėr qind e njerėzve qė nuk kanė marrė antidepresantė, por qė kanė bėrė ushtrime pėr 90 minuta nė javė, krahasuar me 38 pėr qindėshin e atyre qė merrnin antidepresantė, por qė nuk bėnin ushtrime. "Ndėrkohė qė aktiviteti i rregullt fizik ndihmon nė luftimin e depresionit", thotė Dr. Murray Enns, njė profesor i psikiatrisė nė Universitetin e Manitobės nė Winnipeg.

Planifikoni njė drekė me njė mik

Marrėdhėniet e mira shpirtėrore janė antidepresioni mė i kėshillueshėm, thotė psikologu Bob Murray dhe psikoterapistja Alicia Fortinberry nė librin e tyre "Creating Optimism". Tė zgjidhni marrėdhėniet dhe tė rilidheni me njerėzit mund tė jenė hapa tė rėndėsishėm drejt shėrimit nga depresioni.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anėtarit

2Normal Re: Depresioni dhe Ankthi prej Fri Jun 13 2008, 21:53

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
4. Meditoni

Fuqia e lutjes nuk ėshtė provuar shkencėrisht, por shpirtėrisht. Ajo mund tė pėrmirėsojė depresionin. Tė besosh nė natyrėn shpirtėrore sjell shumė pėrfitime. Lutja dhe meditimi mund tė ndikojnė shumė mirė nė jetėn e ēdokujt.

Diskutoni

Sipas Ravindranit, terapia e diskutimit ėshtė njė nga trajtimet mė eficente. Tė diskutosh me doktorin tėnd pėr problemet qė tė shqetėsojnė, pėr streset, ėshtė njė ēlirim i madh.

Merrni frymė thellė
Metoda e meditimit konsiston nė frymėmarrje tė thella dhe tė thjeshta, ushtrime tė jogės, tė cilat ndihmojnė nė kapėrcimin e mendimeve negative.

Ndani problemet tuaja me njė mik
Pacientėt qė marrin antidepresantė kanė mundėsi tė pėrmirėsohen nėse ata pėrdorin njė bisedė telefonike me njė mik, sipas njė raporti tė publikuar vitin e kaluar nė Journal of the American Medical Association. Njė studim australian i kohėve tė fundit ėshtė bėrė me 525 njerėz, tė cilėt vizituan njė faqe interneti pėr tė pakėsuar ankthin dhe pėr tė pasuruar informacionet mbi depresionin. Funksionon terapia virtuale? Pjesėrisht. "Njerėzit duan tė mėsojnė pėr sėmundjen e tyre pėr t‘i bėrė ballė asaj".

"Filozofia e vėshtirė"
Nėse jeni tė mėrzitur dhe kjo buron nga ndjenja qė jeta ėshtė e pakuptimtė dhe e paplotėsuar, njė kėshillim filozofik do t‘ju bėnte mirė. Kėto janė mendimet kryesore qė ēon ndėrmend ēdo person i cili preket nga depresioni. Jeta i duket e pakuptimtė, gri dhe pa asnjė zgjidhje.

G.Shqip


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anėtarit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi