Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Arti Dhe Kultura «« » Arti Dhe Letersia Shqiptare » Mitrush Kuteli

Mitrush Kuteli

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Mitrush Kuteli prej Sun Jun 29 2008, 22:30

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Ndėrsa po rilexoja “Testamentin”, tekstin e fundit tė shkruar prej Kutelit, kuptova edhe njėherė pse mjeshtri i rrėfimit dhe tregim
tarisė i letrave shqipe mbetet i [pa] zbuluem pėrjetėsisht. I pazbuluem sepse humbja, nėse do ta kundronim jetėn dhe veprėn e tij, ėshtė gati e pėrputhur me triumfin dhe prurjen letrare. Pėrveē ndarjes nga jeta, njė humbje e parakohshme, janė humbjet e tjera, sidomos ato letrare qė ta tėrheqin vėmendjen pėr ta kundruar vemendshėm si dukuri. Dhe nuk janė dosido, po tė shumta dhe tė mėdha, e njė pjesė e tyre pothuajse tė pariparueshme. Nė gjallje Kuteli nuk mori asnjė lėvdatė si shkrimtar, jo se kishte nevojė, por se ai me veprėn e larmishme letrare, veēmas me lėvrimin e prozės pati krijuar shkollėn e rrėfimit dhe tė tregimtarisė shqipe. Nė fillimet e jetės letrare, fal pėrkujdesjes sė tij, realizohet botimi i poezive tė Poradecit, Emineskut dhe F. Nolit.
Madje librat e kėtyre poetėve janė shoqėruar edhe me hyrje tė gjata, nė nivel tė shqyrtimit kritik, pra si metatekste tė mirėfillta tė zbėrthimit tė veprės sė tyre poetike, njė modelim i shkrimit tė kritikės letrare. As kjo punė fisnike, madje qė atij i shkakton shpenzime tė shumta dhe kohė tė humbur, nuk e pati mirėnjohjen dhe kujdesin e kulturės dhe tė institucioneve tė saj. Nė vitin 1947, qė pėrkon me shkrimin e novelės “E madhe ėshtė gjėma e mėkatit”, pėr arsye politike Mitrush Kuteli pėrfundon nė burg. Nėpėr njėzet vite, anktheshumė dhe tronditėse, vazhdon kalvari i tmerrit pėr jetėn dhe bukėn e gojės. Kėtu, pikėrisht nė kėtė ēast frikėsjellės, nė mėnyrė tė paimagjinueshme ndėrpritet edhe ėndrra e shkrimtarit.
Tashmė, me lejen e redaktorėve tė realizmit socialist, ai do tė merret me pėrkthimin, me pėrkthimin e normuar nė mėnyrė tė zyrtarshme, me pėrkthimin detyrim ku u pėrfshin me dhjetėra mjeshtėr tė kulturės dhe letėrsisė, tė cilėt vinin nga periudha e mėparshme. Pėrkthimet mjeshtėrore tė Gogolit, Emineskut, Ostrovskit, Turgenjevit etj, jo vetėm i dhanė bukėn e gojės pėr vete dhe fėmijtė, por mbajtėn tė ndezur edhe “kandilin” letrar, atė ėndrrėn e madhe tė autorit, pėr tė cilėn ishte gati qė tė sakrifikonte gjithēka.

Nė kėtė periudhė terri, torturash, burgimesh, ndalimesh, internimesh dhe letnimi, Kuteli, megjithatė arriti tė botonte librat: “Xinxifillua”, me pėrralla dhe “Tregime tė moēme shqiptare”, ritregime tė epikės legjendare dhe historike tė folklorit shqiptar. “Kandilja” shkrimore kuteliane, edhe nė kushtet e terrorit diktatorial, rrezaton dritė, art, pėrthekime letrare edhe nė kėto hapėsira tė ngushtuara tė shprehėsisė letrare, pra njė mosthyrje e habitshme karakteriale.
Prapė asnjė rresht pėr ta pėrmendur punėn e madhe krijuese nė dobi tė kulturės shqipe, njė heshtje vrastare mė e ndyrė se sa sulmi dhe pėrndjekja. Pėrmasat e prozatorit, si tregimtar, novelist, ligjėrues rrėfimesh dhe rrėfenjash, ishte formatuar plotėsisht para lirimit tė vendit nga fashistėt, ku bie nė sy numri i madh i botimit tė librave me prozat e larmishme. Fitimtarėt, nė pushtet dhe kulturė, ishin vėnė nė gjurmė tė peshkimit tė artistėve dhe shkrimtarėve, pa talent dhe biografi shkrimtarie, nė kėrkim tė shkrimtarit shėrbestar.
Gjithnjė sipas modelit {gjedhit} letrar socrealist, fakti qė Kuteli ishte i formuar si shkrimtar dhe intelektual, madje me personalitet tė spikatur, pėr kėto arsye dhe tė tjera, ai i trajtua si dru i shtrembėr, qė do tė duhej mėnjanuar nga udha e letrarėve fitimtarė. Shmangia erdhi rrufe, erdhi e tmerrshme, edhe pse intelektuali Dhimitėr Pasko, i doktoruar nė Rumani pėr financat, kishte mbrojtur monedhėn shqiptare nė dy raste; nga pushtuesit nazist, si dhe nga synimet e komunistėve jugosllavė. Mbase, kėto ngjarje, qė nxorėn nė pah aftėsitė e avokatit tė ekonomisė shqiptare, u bėn shkaku kryesor, qė ta pėrzinin njėherė e pėrgjithmonė nga institucionet shtetėrore. Pėrzėnia e parė pėrgaditi dhe shtroi udhėn pėr pėrzėnien e madhe prej panteonit tė letrave shqipe, nga mundėsia pėr ta ushtruar ndikimin e vetė legalisht, ēka pati ngjarė pa pengime gjer nė vitet 1944. Nė vitet e territ tė ndritur ngjau ndėshkimi i paimagjinueshėm i mjeshtrit tė fjalės shqipe.
Sa qe gjallė, me frymė e forcė tė jashtėzakonshme shpirtėrore, nuk preku dhe ndjeu as vlerėsimin mė tė vogėl si shkrimtar, prozator dhe poet, kritik dhe pėrkthyes, si botues dhe intelektual. Mbase prania e kėtyre shenjave dhe shenjėzimeve identifikuese, u bėnė shkasi kryesor pėr ta goditur me tė gjitha format; goditje fizike duke e burgosur, goditje shpirtėrore duke ia vrarė ėndrrat pėr njė Shqipėri demokratike, goditje letrare duke ia heshtur veprėn letrare, botuar para lirimit tė vendit nga pushtuesit, e sidomos ndėrprerjen e ėndrrės letrare duke e detyruar, nė mėnyrė pseudodemokratike apo diktatoriale, qė tė pėrkthente me normė dhe jashtė dėshirės dhe shijes letrare tė shkrimtarit.

Ndėshkimi nė gjallje, merr fund me ndarjen e parakohshme nga jeta, mė 4 maj 1967, pra pa i mbushur as gjashtėdhjetė vitet. Pas kėtij momenti zė fill periudha e dyzuar, e pranim-mospranimit tė veprės letrare tė Kutelit. E pranimit, sepse qysh nė vitet 1972 nisi botimi i krijimtarisė sė gjerė letrare, siē ėshtė vrejtuar nga verifikimiet e mėvonshme duke krahasuar dorėshkrimet me tekstet e botuara, vėrtet duke ia ndryshuar disa trajta ligjėrimore gjuhėsore, gjė qė do tė thotė se kemi tė prekur autentiken, autoriale, pra e njė pranimi gjysmak tė veprės sė shkruar. Ndėrsa nė fillim tė viteve ’80 duket edhe ndonjė konsideratė, e pėrgjithshme dhe krejt e pėrciptė rreth veprės letrare kuteliane, e tipit “mjeshtėr i rrėfimit”, njė frazė ekuivoke, sepse nė krijimtarinė e Kutelit, rrėfimi ėshtė edhe lloji letrar, njėri nga mė tė dashurit e shkrimtarit, por ėshtė edhe mjeti i poetikės sė prozės. Ngatėrrimi emėrtues nuk ka gjasa tė jetė i rastėsishėm, pėrkundrazi ėshtė njė qėndrim prej xhirafe, fshehje e kokės nė rėrė me shpresė se ka shpėtuar edhe trupi, nga ana akademikėve.
Ku formulim, por edhe tė tjera tė matura me metrin e akademistėve tė socrealizmit, lė nė hije tipologjinė e zhanreve tė lėvruara prej autorit, si dhe thelbin e prurjes sė shkrimtarit, ligjėrimin e prozės moderne. Kuteli dhe Koliqi, me prozėn e larmishme tė lėvruar para mbarimit tė luftės, kanė meritėn e shkėputjes sė prozėshkrimit shqip nga moralizimi, rapsodizmi bisedimor dhe shtjellimi monoton, dhe e futjen nė vijėn [hullinė] e lėvrimit bashkėkohor si frymė, si teknikė dhe shprehėsi letrare.
Nė fillim tė viteve ’90, nėn pėrgjegjėsinė e N. Jorgaqit, botohet e plotė, sė paku sipas shėnimeve tė bėra, vepra letrare e M. Kutelit, me pesė vėllime, ku ėshtė pėrfshirė poezia, proza, ktitika letrare etj. Megjithqė, edhe nė kėtė sipėrmarrje, simbas studimeve tė mėvonshme letrare, lihen jashtė botimit disa tekste origjinale tė shkrimtarit, dhe tanimė thellohen ndryshimet gjuhėsore, tė cilat e kanė zbehur ndjeshėm praninė shkrimore tė autorit. Pas viteve ’90, qė pėrkon me shembjen e diktaturės komuniste dhe fillesat e demokracisė shqiptare, figura e Kutelit i kthehet vlerave letrare tė shqipes, zė e zbulohet si vlerė letrare e mėvetėsishme, madje nė jo pak raste hienat e studimeve tė dikurshme tentojnė tė fshihen prapa artit tė Kutelit pėr tė mbetur qendėr e verifikimit letrar, kur me shqyrtimet e kryera vėrtetojne se u ka mbetur ora nė studimet sociologjike dhe ideologjike.
Mendimi hedhur nga M. Camaj, se Kuteli ėshtė ende i pazbuluem, vijon tė nxisė kėrshėrinė e leximit, shfletimit dhe shqyrtimit tė pambarimtė tė krijimtarisė sė mjeshtrit tė prozės shqipe.

Kjo ide, pra se Kuteli vijon tė jetė i pazbuluar, nxit studimet pėr ta interpretuar pjesėn qė e trashėgojmė, e patjetėr pėr tė thelluar kėrkimet pėr humbjet e mėdha, pėr humbjet tė cilat gjithsesi nuk zbehin literaritetin nė tekstet e lexuara, shqyrtuar nga studimet letrare. Merita tė posaēme, sa i pėrket mėnyrės shkrimore kuteliane, nė lėmin e prozės posaēėrisht, bart edhe sintagma “mik tre ditėsh rrymash letrare”, si e pati formuluar M. Camaj, kėtė pėrvojė shkrimore. Formatimi i mjeshtrit pėr mjeshtrin si “mik tre ditėsh” sjellė me vete shumė shenja dhe mbishtresime letrare, tė cilat fokusojnė dimensionet reale tė autorit:
Sė pari: Se Kuteli ėshtė i paqėndrueshėm nė raportimin e vetė me letraren. Paqėndrueshmėria nė art nuk ėshtė e barabartė me mosqėndrueshmshėrinė nė jetė, e rrafshit etik, pra si karakter i paqėndrueshėm, nė idealitet si gjurmė e ndryshimit tė menjėhershėm. Paqėndrueshmėria nė art dhe letėrsi ėshtė diēka tjetėr, mbase ėshtė vetė thelbi i qėmtimit dhe materializimit tė letrares.
Sė dyti: Se artin e fjalės, Kuteli e mendon dhe e realizon nė dinamikėn e lėvizjes, nė dinamikėn e kėrkimit tė vlerave letrare, tė vlerave si thėnie dhe shprehėsi letrare. Paqėndrueshmėria ndaj rrymave letrare ėshtė tregues i kėrkimit tė letrares nė tė gjitha vatrat ekzistenciale.
Sė treti: Se fakti i lėvrimit tė tė trija gjinive letrare, poezisė, prozės dhe dramatikės, faktologjia e shkrimit tė gjithė llojeve tė prozės, tipike si: tregimi, novela, romani, tė prozės me origjinė orale, si rrėfimi dhe rrėfenja, tė prozės sė rishkruar nga poezia dhe drama, tashmė nė formėn e ritregimit, e pasqyron natyrėn e mosqėndrueshmėrisė si vlerė letrare, si vlerė e dinamikės dhe kėrkimit tė pafundėm.
Leximi me tezė, edhe nė kėtė ndėrkohje, i veprės letrare tė Kutelit, gati ka pamundėsuar komunikimin real me veprėn e shkrimtarit, madje edhe keqkuptimin e shpėrdorimit tė vlerave letrare tė krijuara prej tij. Vijimi i leximit sociologjik, madje duke e menduar si tė vetmin, ēka shprehet me krenari edhe nėpėr tryeza shkencore, e vėshtirėson leximin dhe shqyrtimin e teksteve tė autorit. Leximi i realizmit tė Kutelit si realizėm grotesk, nuk shjegon dot magjinė letrare tė Kutelit, por e fut nė qorrsokak trajtimin e prozės sė autorit. Teoritė letrare, klasike dhe moderne, nė tė gjitha trajtat dhe lakimet e veta, deri mė tani ofrojnė trajtimin e konceptit realizėm, me tre ngjyresa: realizėm kritik, realizėm socialist dhe realizėm magjik. Qenia akademik nė kėto trajtime dhe pėrcaktime shpikje, nuk e lehtėson situatėn, pėrkundrazi ajo tregon se ēfarė lloji akademikėsh na vijnė nga koha e Babaqemos.

Po ashtu leximi eseistik, njė mėnyrė interesante, por e pacitueshme si trajtim shkencor, nuk e zbėrthen vlerėn e teksteve tė Kutelit. Pra, bashkė me zbulimin nė kėtė periudhė ėshtė thelluar edhe keqleximi, keqinterpretimi i veprės letrare tė Mitrush Kutelit, herė-herė duke e pėrfshirė nė situata tė ēuditshme interpretimi. Titujtė e shqytuesve, nuk mbrojnė dot nderin e nėpėrkėmbur prej vetė atyre. Leximi ideologjik, njė term i K. M. Shalės, pėr tė gjithė autorėt, e veēmas pėr Kutelin duhet tė marrė fund. Kjo ėshtė njėra nga humbjet e jashtėzakonshme, qė e lė nė hije mjeshtrin e prozės shqipe. Kėto qė pėrmendėm, pra mospėrfilljen e veprės letrare, pėrkthimore, kritikė dhe botuese, pėrsa kishte frymė, botimi i cunguar letrar dhe gjuhėsor i krijimtarisė letrare autoriale, si dhe leximi i pamundshėm sociologjik dhe ideologjik prej studiuesve dhe estetėve tė estetikės sė brendisė, qė kanė shpėrfillur formėn, janė njė pjesė e vogėl e humbjes sė madhe, humbjes sė disa teksteve letrare. Kėto humbje tė mėdha dhe tė pariparueshme, na i bėn me dije A. Pasko, e bija e shkrimtarit. Ndėr tė tjera shprehet: “humbi tėrė novella kryesore, “Dashuria e barbarit Artyan pėr tė bukurėn Galatea” dhe gjysma e novelės tjetėr, “Sbulesa e dytė e Pjetėr Kulirės nga Liqerasi. Humbi edhe njė roman qė u kushtohet tė burgosurve tė kampit tė Prishtinės si dhe drama “Ura”, me motive tė legjendės sė murimit…S’dihet ē’u bėnė edhe librat “Rrėfimet me tė gjallė e me tė vdekur” dhe “Shėnime ekonomike.” Humbja ėshtė e madhe dhe dyfishe:
- Humbja nė lėmin ekonomik, tė fushės sė financave, e cila do tė sqaronte pėrmasėn e intelektualit dhe tė ekspertit nė fushėn financiare. Nga njoftimet e medias ėshtė marrė vesh se kėto shėnime do tė botohen deri nė muajn shtator dhe do tė paraqiten para lexuesit nė kuadrin e 100- vjetorit tė lindjes sė shkrimtarit. Ėshtė njė shenjė e mirė e kthimit tė pranisė sė vlerave tė krijuara nga Kuteli.
- Humbjet nė lėmin e letrave, pra tė teksteve letrare tė autorit, e cila ėshtė mė e thellė dhe mbase e pariparueshme. Ėshtė mė e thellė sepse nė mungesė tė tekstit tė dramės, portreti i shkrimtarit do tė mbetet pėrjetėsisht i paplotė. Po ashtu, nė mungesė tė romanit tė dytė tė Kutelit, kushtuar tė burgosurve tė Prishtinės, ngelet nė zgrip teza e shkrimit tė romanit prej autorit, natyrisht mbetet pezull prej atyre lexuesve, e sidomos prej atyre studiuesve, graduar si akademik nėn kudhrėn e socrealizmit, pra kryekėput prej atyre qė nuk duan ta shqyrtojnė realisht tekstin mbi Enkelinė si roman.Megjithatė, prania e tekstit tė romanit mbi tė burgosurit e Prishtinės do ta dyfishonte tezėn e shkrimit tė llojit tė gjatė, romanit nga autori.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anėtarit

2Normal Re: Mitrush Kuteli prej Sun Jun 29 2008, 22:31

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Edhe nė lėvrimin e novelės dhe tė rrėfimeve humbja ėshtė shumė e madhe, aq sa konkluzionet pėr krijimtarinė autoriale nuk e pėrmbushin dot boshėtirėn e krijuar pėr shkak tė humbjeve tė konsiderueshme. Paplotėnia shkrimore e Kutelit, nė dramatikė, prozėn e tė gjitha llojeve, ėshtė shenjė e pamundėsisė pėr ta kuptuar dhe shpjeguar universin letrar tė shkrimtarit nė caqet e plota tė pėrfaqėsimit. Megjithatė, kjo paplotėni e vlerave letrare tė sendėrtuar prej tij, nuk ka se si tė frenojė dhe tė pengojė shqyrtimin e teksteve letrare kuteliane, tė atyre teksteve qė trashėgojmė, veēse tanimė interpretimi tė realizohet nė nivel tė formės dhe formėsimit letrar, tė strukturės dhe shprehėsisė letrare, tė rrafsheve tė rrėfimtarisė, aq tė larmishme dhe si shenjėzim vlerash letrare.
Humbjet e tė gjitha llojeve, por veēanėrisht ato tė teksteve letrare, erdhėn prej rrethanave jashtėletrare, nga burgimi, letnimi dhe pėrndjekja e pandėrprerė. Pėr arsye letrare, si tė thuash tė prekjes dhe shijimit tė letrares magjike, tė asaj esencės shkrimore, sidomos nė lėvrimin e prozės, papėrjashtim nė shkrimin letrar tė gjithė llojeve tė saj, ka kuptim interpretimi i faktologjisė letrare tė realizuar prej shkrimtarit. Faktologjisė letrare, qė ka shpėtuar nga pėrndjekja e diktaturės, e cila tashmė nuk ka pengesa botimi.
Leximi, shfeltimi, shqyrtimi dhe rivlerėsimi i teksteve tė shkruara si variante dhe versione, i teksteve metatekste ose i kritikės letrare, aq tė parapėlqyer dhe tė lėvruar me sukses nga autori, i teksteve nė poezi, nė poezitė drithėruese kushtuar vendlindjes, e veēmas nė vargjet lapidar tė “Poemit Kosovar”, njė krijim i shkėlqyer i atdheut virtual, i atdheut real, por tė ndaluar prej rrethanave dhe paderjtėsive, i gjysmės sė Shqipėrisė, tė ndarė nė fillimshekullin e kaluar.
Pjesė e vėmendjes sė studimeve bashkėkohore, e rivlerėsimit dhe vendosjes nė vendin ku i takon, nė krye tė vlerave letrare tė shkrimit tė prozės, duhet vėnė edhe trashėgimija nė kėtė gjini, tregimet, rrėfimet, rrėfenjat, novelat, dhe mbi tė gjitha tė jepet njė pėrgjigje e plotė dhe e argumentuar e faktit tė lėvrimit tė romanit, madje e shkrimit me kualitet, nėse e kundrojmė vėmendshėm prozėn e gjatė mbi Enkelinė.
Proza nė duart e Kutelit, vetiu shpėrndėrrohet nė mrekulli letrare, nė magji qė tė befason dhe tė mbush shpirtin plotė ndjesi tė holla. Dhimitėr Pasko, alias Mitrush Kuteli, emri i tij letrar, nga kėto humbje qė u vunė re, tė cilat nuk janė tė vetmet, mund tė vėshtrohet si shkrimtar i humbjeve tė mėdha, madje i humbjeve tė pazėvendsueshme. Prania e tij, me tekstet e botuara nė poezi, prozė, kritikė letrare dhe pėrkthimet, paprania prej humbjeve tė ndjeshme nė analizat ekonomike, dhe tekstet letrare, janė nė ekuilibėr tė habitshėm, nė ekulibėr qė nuk e humbet autorin, pėrkundrazi na e zbulon nė njė dritė tė dyfishtė, qė flet me praninė dhe papraninė.

Megjithėkėtė, falė mjeshtėrisė rrėfimore dhe tregimtarisė sė shkrimtarit, prania e Kutelit ėshtė mė e fuqishme dhe mė funksionale se sa paprania. Prania e Kutelit, si pėrvojė shkrimi letrar dhe krejt origjinale nė tekstet nė prozė dhe patjetėr edhe nė shkrimet e tjera letrare, nė poezi dhe kritikė letrare. Kjo prani ėshtė e prekshme me ndikimin e vetė mbi shenjat e literaritetit tė letėrsisė moderne shqipe. Pra, humbjet e shumta nė tekstet e prozės sė shkruar prej Kutelit, por edhe tė pagjetura, pra tė panjohura dhe tė pavelerėsuara, qė ngėrthen nė vetvete njė sasi tė pėrfillshme vlerash letrare, nuk zbehin pėrfundimisht tipologjinė shkrimore kuteliane, e cila shpėrndrit plotėninė e magjisė letrare nė sendėrtimin e rrėfimit dhe rrėfenjės, proza kėto qė e kanė origjinėn tek arti gojor, me realizimin cilėsor tė tregimit dhe novelės, me tonalitetin dhe ngjyresat mbresėlėnėse tė pagjasshme nė letrat shqipe, me shkrimin e romanit me nivel tė ngritur literariteti. Pohimi i bėrė nga shkrimtari nė fund tė “Testamentit”: “Terreni i letėrsisė ėshtė njė tokė tek gėlojnė gjarpėrinjtė. Tė vrasin shokėt, se u bėn hijė. Dhe kur nuk bėn hije do tė thonė se nuk je i zoti pėr letėrsi.”, sikur ėshtė shkruar enkas pėr kėndej kohėn, kur mbarshtohet estetika e refuzimit estetik, estetika e pėrbaltjes dhe jo e komunikimit ndėrmjet tė ndryshmėve tė barabartė, jo nė dije dhe vullnet, po nė tė drejtėn e shprehjes.
Kuteli, emri dhe vepra e tij letrare, pavarėsisht humbjeve tė konsiderueshme, nė historinė e letrave shqipe, ka njė vend tė veēantė, ēka lidhet ngushtėsisht me prurjen letrare, e veēanėrisht me tekstet e shkruara prej tij, tė cilat aspirojnė dhe sendėrtojnė letraren nė kuptimin e parė tė kėsaj fjale. Letraren qė e shpėrfill kontekstet dhe rrethanat jashtėletrare. Letraren si magji e shprehėsisė dhe shumfishėsisė emocionale, letraren qė i braktis patericat ideologjike dhe ndėrkomunikon vetėm si art, si esencė letrare e pastėr, pra si paraqitje e pastėr e njėmendėsisė.

Behar Gjoka


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anėtarit

3Normal Re: Mitrush Kuteli prej Sun Jun 29 2008, 22:31

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Njė shkollė me emrin e Kutelit nė Prishtinė

Nė lagjen "Mat" tė Prishtinės ėshtė pėruruar dje njė shkollė e re me emrin e shkrimtarit tė njohur, Mitrush Kuteli. Nė ceremoninė e pėrurimit morėn pjesė Presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu, ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, dhe kryetari i komunės sė Prishtinės, Isa Mustafa. "Emri qė mban kjo shkollė, Mitrush Kuteli apo Dhimitėr Pasko, autori i ‘Poemit Kosovar‘, ka njė domethėnie tė veēantė", tha Presidenti Sejdiu nė ceremoninė e pėrurimit. "Kuteli ka qenė njė njeri qė nė shekullin e vet ėshtė angazhuar nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme pėr qėndresėn tonė, pėr praninė tonė, pėr vazhdimin e traditės sė rezistencės tė atyre qė kanė qenė denbabaden nė Kosovė. Prandaj, sot nuk jemi jetimė, por jemi bashkė", theksoi Presidenti Sejdiu. Nė kėtė shkollė, qė kushtoi rreth njė milion euro, do t‘i ndjekin mėsimet 740 nxėnės. Me kėtė rast, ministri i Arsimit, Hoxhaj, paralajmėroi ndėrtimin edhe tė 6 shkollave tė tjera brenda kėtij viti nė kryeqytetin e Kosovės.

G.Shqip


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anėtarit

Sponsored content


Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi