Portali aLbdigital.net
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Arti Dhe Kultura «« » Arti Dhe Letersia Shqiptare » Poezite e Ismail Kadare-se

Poezite e Ismail Kadare-se

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Poezite e Ismail Kadare-se prej Sat Jul 05 2008, 11:42

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Mall nga ISMAIL KADARE

Ca pika shiu ranë mbi qelq.
Për ty unë befas ndjeva mall.
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.

Edhe m'u duk pak e çuditshme
Si erdh kjo vjeshtë, ky mëngjes.
Qiejt e ngrysur pa lejlekë
Dhe shirat pa ylber në mes.

Dhe thënia e vjetër e Heraklitit
Seç m'u kujtua sot për dreq:
"Të zgjuarit janë bashkë në botë,
Kurse të fjeturit janë veç".

Në ç'ënderr kemi rënë kaq keq,
Që dot s'po zgjohemi vallë?...
Ca pika shiu ranë mbi qelq
Dhe unë për ty seç ndjeva mall.


--------------------------------------------

Poezia "Mall" është, pas shumë gjasash, i vetmi rast në krijimtarinë e Kadaresë ku shiu nuk është përdorur si simbol i grisë, por është përftuar në ndërgjegjen kritikë të kohës thjesht si shi, i padyshimtë, produkt i natyrës së madhe, fenomen i zakonshëm në botën tonë që quhet tokë, madje, në të kundërtën, jo si shenjë errësire, por si simbol bardhësie, gjë e habitshme kjo për faktin e thjeshtë që tashmë ai përbënte një figurë të paragjykuar.
Malli, kjo dhunti përjashtimore e njeriut qysh prej kohëve më të lashta, është i pranishëm në tërë veprën e Kadaresë. Kadare zbuloi mungesën dhe mungesa vetvetiu lind mallin. Ai përjetoi mungesën e atdheut, të qytetit të lindjes, të bisedës së plakave katënxhika në oda me dylbi në duar, të miqve dhe njerëzve të dashur. Ishte malli për gjërat e munguara që e ktheu shkrimtarin e madh nga rruga e kotësisë në atë të krijimit.
Fenomeni i mungesës e ka tërhequr Kadarenë që në fillimet e kriiimtarisë. Këtë ai e pohoi edhe shprehimisht me largimin nga atdheu.
Poezia "Mall" është, si duket, shprehja më e përkryer e këtij fenomeni. Ndoshta pse malli i saj vinte nga një mungesë jo e largët, përkundrazi, nga një mungesë që të bën të çuditesh. "jetojmë të dy në një qytet dhe rrallë shihemi, sa rrallë!'
E prandaj ai mall kryeneç lind këtë poezi të bukur, intime. Poezia "Mall" mbetet një kryeveper e Letersise Poetike Shqiptare, dhe deri me sot - poezia apo vargjet me te mirenjohura, me te mira e me te arritura te se madhit Kadare.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anëtarit

2Normal Re: Poezite e Ismail Kadare-se prej Sat Jul 05 2008, 11:43

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Kristal nga ISMAIL KADARE

Ka kohë që s'shihemi dhe ndiej
Si të harroj unë, dalngadal,
Si vdes tek unë kujtimi yt
Si vdesin flokët dhe gjithçka
Tani kërkoj unë poshtë' e lart
Një vend ku ty të të lëshoj.
Një strofë, notë a një brilant
Ku të të lë, të puth, të shkoj.

Në s'të pranoftë asnjë varr
Asnjë mermer a morg-kristal.
Mos duhet vallë prap të të mbart
Gjysëm të vdekur, gjysmë të gjallë?

Në s'gjetsha hon ku të të hedh
Të gjej një fushë a një lulnajë
Ku butësisht porsi polen
Gjithkund, gjithkund të të shpërndaj.

Të të mashtroj ndoshta kështu
Dhe të të puth e t'ik pa kthim
Dhe nuk do të dimë as ne, askush
Harrim ish ky, a s'ish harrim.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anëtarit

3Normal Re: Poezite e Ismail Kadare-se prej Sat Jul 05 2008, 11:43

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Në Parkun që e Mbuluan Fletët nga ISMAIL KADARE

Në parkun q'e mbuluan fletët
Të dy ne ecim qetësisht,
Pas shijes saj ka shtruar vjeshta
Qilim të verdhë natyrisht.

Dhe ndoshta si një ëndërr e zbehtë
Ju fanit një muzg i vonë
Ky park q'e kan' mbuluar fletët
Ku pas kaq shekujsh ti po shkon.

Nga vagabondët me cigare
Ti mos u tremb e dashur kot
Imazhin tënd as dinosaurët
Shekuj më parë s'e shtypën dot.

Që ti të vijë kaq e bukur
Me këta flokë, me këtë hap
Toka të egrën klimë e zbuti
Dhe akullnajat ktheu mbrapsht.

Dhe s'kish se si të ndodhte ndryshe
Të ndodhte ndryshe s'kish se si.
U desh të zhdukeshin përbindshat.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anëtarit

4Normal Re: Poezite e Ismail Kadare-se prej Sat Jul 05 2008, 11:43

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Ti Qave nga ISMAIL KADARE

Ti qave dhe më the me zë të ulët
Se unë të trajtoja si prostitutë.
Atëherë lotëve të tu s'ua vura veshin
Të desha, pa e ditur se të desha.

Veç një mëngjes të beftë kur u gdhiva
Pa ty dhe bota krejt e zbrazët m'u duk,
Athere kuptova ç'kisha humbur,
Ç'kisha fituar kuptova gjithashtu.

Më rrezëllinte si smerald mërzija,
Dhe lumturia ngrysej si një muzg me re...
Nuk dija kë të zgjidhja nga të dyja
Sepse secila m'e bukur se tjetra qè.

Se ish i tillë ky koleksion bizhush
Që dritë e terr lëshonte njëkohësisht,
Që njëqindfish etjen për jetën shtonte,
Por dhe që vdekjen ndillte njëqindfish.

----------------------------------------------------

Ashtu sikurse pozite "Mall" dhe "Kristal" te Ismail Kadarese, edhe poezia "Ti Qave" është kthyer ne një këngë sentimentale dashurie.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anëtarit

5Normal Re: Poezite e Ismail Kadare-se prej Sat Jul 05 2008, 11:44

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Ky Dimër nga ISMAIL KADARE

Ç'i gjatë ish ky dimër, ç'i pafund.
E lodhur pudra mbi fytyrën tënde.
I mpirë është gëzimi, thua s'ngjallet dot.
Apo si ai q'u dergj nga një lëngatë e gjatë.
S'do mëkëmbet kurrë ashtu siç qe?

Ç'i gjatë ish ky dimër, ç'i ftohtë ish.
Në pusin e ndërgjegjjes mezi ndihen
Tinguj kambanash si rënkim të mbyturish.
Ato gjithashtu vdiqën, dot s'i ngjall,
Sa gjëra u vyshkën, më e keqe se vetë vdekja
Ish vyshkja e tyre e ngadaltë, o zot.

Ç'i gjatë ish ky dimër, ç'i pashpresë ish.
Kinezët që s'duken më në udhëkryqë rrugësh
Por vetë ata s'kanë vdekur: qelqe dritaresh
Të stilit q'ata sollën vezullojnë ngriraz
Duke dërguar ftohtësinë e tyre
Mbi mijëra fytyra si prej maske kalimtarësh

Sa kohë vallë do ti duhet
Genit të racës atë maskë të shpëlajë.
Apo në luftën e maskës me lëkurën
Maska do të fitojë më në fund?

Ç'i gjatë ish ky dimër, ç'i acartë ish,
Mbi varrin e tiranit monoton
Shiu po bie.
Ka gjumë a s'ka nën dhè?

Ç'i gjatë ish ky dimër, ç'i vrerosur ish.
E lodhur pudra mbi fytyrën tënde.
Nën pluhur tempujsh,
i lodhur shpirti im.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anëtarit

6Normal Re: Poezite e Ismail Kadare-se prej Sat Jul 05 2008, 11:44

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Të Huaj Jemi nga ISMAIL KADARE

Të huaj jemi ne prej kohësh
Ç'ish për t'u thënë është thënë.
Si gurët që zënë vend në tokë
Një jetë vend ne kemi zënë.

Drejt njëri tjetrit kemi mbyllur
Të gjitha rrugët edhe shtigjet
Si dy qytete mesjetarë
Me mure, heshta dhe me pirgje.

Por natën kur i lodhur truri
Portat i Mbyll me qetësi,
Ti gjen një shteg dhe futesh mbrenda
Një shteg që vetëm ti e di.

Futesh dhe si n'rrugica parqesh
Shetit mes cirkonvolucionesh.
Hyn nëpër ëndrra e shkujdesur,
Fanitesh, qesh, ma bën me dorë.

Po kur mëngjesi zë ofrohet
Nis shqetësohesh befas ti.
Dhe heshturazi del përjashta
Nga shtegu që veç ti e di.

E dita vjen. Rrjedh prap jeta
Dhe ne të dy si dhe më parë
Të ftohtë rrimë e të pamposhtur
Si dy qytete mesjetarë.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anëtarit

Sponsored content


Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi