Portali aLbdigital
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Del Bosque sot prezantohet si pėrzgjedhės i ri i Spanjės?

Mediat spanjolle kanė pėrcjellė lajmin e se ish-trajneri i Real Madridit, Vicente del Bosque, sot do tė caktohet nė detyrėn e pėrzgjedhėsit tė ri tė kombėtares spanjolle.
AS ka shkruar se sot, bordi i Federatės Spanjolle tė Futbollit ka takim nė tė cilin do tė merret vendimi pėr emėrtimin e Vicente del Bosque pėr trajner tė ri tė Spanjės.

Ish-trajneri i Real Madridit, do tė vijė nė stolin e Spanjės pas propozimit tė presidentit tė federatės, Angel Villar, dhe do tė pasojė Luis Aragones, i cili pas triumfit nė Euro 2008, kaloi nė radhėt e Fenerbahces.

Del Bosque thuhet se do ta drejtojė Spanjėn pėr dy vjet, saktėsisht deri nė fund tė Kampionatit Botėrorė, qė luhet nė Afrikėn e Jugut nė vitin 2010. Pritet qė Del Bosque tė prezantohet para mediave gjatė tė enjtes.

Shiko profilin e anėtarit http://albdigital.forums1.net/
Mutu i kėnaqur me Fiorentinėn e “re”

Pėrfaqėsuesi i kombėtares rumune, Adrian Mutu, mbrėmė ka arritur nė Itali pėr t’iu bashkuar ekipit tė tij dhe ka thėnė se vėrtetė i pėlqen Fiorentina e re.
Sulmuesi rumun, pas njė sezoni tė shkėlqyeshėm, kėtė verė ėshtė cak i shumė ekipeve italiane. Megjithatė negociatat pėr kontratė tė re dhe refuzimi i presidentit tė klubit pėr t’u pėrgjigjur nė kėrkesat e sulmuesit, mund tė shkaktojnė pakėnaqėsi tek Mutu si dhe kalimin e tij nė Romė.

“Do tė shkoj ta kryej punėn time. Nė mėngjes duhet t’i kryej testet mjekėsore dhe pastaj, pasdite t’i bashkohem ekipit nė stėrvitje. Mė pėlqen Fiorentina e re, por do tė shohim se s’i do tė duket kjo nė fushė”, ka thėn Mutu.

Shiko profilin e anėtarit http://albdigital.forums1.net/
Njė klub nga Uzbekistani pohon se ka marrė Eto’on


Ueb faqja zyrtare e futbollit aziatik, ka shkruar se Kuruvchi, ēerekfinalist i Ligės sė Kampionėve tė Azisė, nga Uzbekistani, ka nėnshkruar me yllin e Barcelonės, Samuel Eto’o.
Klubi uzbek pohon se ka marrė Samuel Eto’on si huazim pėr gjashtė muaj, i cili do tė mbulojė garėn ēerekfinale tė Ligės sė Kampionėve tė Azisė, kur ky ekip do tė ndeshet me kundėrshtarin e radhės, ekipin Saipa nga Irani.

“Sulmuesi do tė arrijė nė Tashkent mė 17 korrik dhe do tė luajė nė pjesėn e dytė tė kampionatit tė ligės nė Uzbekistan”, thuhet nė deklaratė.

Ndeshja e parė e Eto’o, sipas kėtij sajti zyrtar, do tė jetė pėr Kupėn e Uzbekistanit, mė 22 korrik, kundėr ekipit Dynamo Samarqand.

Edhe klubi, pas emaileve tė shumta, ka pohuar dy herė nė ueb faqen e vet se ėshtė e vėrtetė ardhja e Eto’o.

Faqja zyrtare e klubit:
http://www.pfc-kuruvchi.com/eng

Shiko profilin e anėtarit http://albdigital.forums1.net/
Agjenti: Arsenali ėshtė opsioni mė i mirė pėr Arshavin

Agjenti i mesfushorit tė ekipit rus Zenit St Petersburg, Andrei Arshavin, thotė se ylli i kombėtares ruse favorizon njė kalim tek Arsenali.
Dennis Lachter, ka thėnė pėr Sky Sports se klienti i tij ėshtė njė adhurues i madh i trajnerit francez.

“Situata e stabilizuar nė klub dhe ndikimi i Arsene Wenger tek Arsenali si dhe nė futbollin anglez ėshtė i madh. Mendoj se kjo ėshtė njė avantazh. Nėse Arsenali transferon Arshavin, mund tė jetė vėrtet mirė pėr tė dyja palėt”, ka thėnė agjenti.

“Arsenali ėshtė ekip i ri dhe Arshavin ėshtė 27 vjeēar. Ky ėshtė njė kombinim i lojtarėve tė rinj dhe tė vjetėr, ata shfaqin njė futboll sulmues”, ka shtuar agjenti.

Lachter po ashtu ka thėnė se mungesa e pėrvojės sė menaxherit tė ri tė Barcelonės, Pep Guardiola, mund tė jetė njė arsye qė Arshavin tė mos transferohet nė Camp Nou.

“Guardiola ka qenė njė lojtar i shkėlqyeshėm, por askush nuk e din se ēfarė menaxheri ėshtė ai”, ka pėrfunduar agjenti i Arshavin.

Shiko profilin e anėtarit http://albdigital.forums1.net/
Galliani udhėton nė Barcelona

Mediat italiane kanė shkruar se zėvendėspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka udhėtuar sot nė Barelona pėr tė kompletuar transferimin e stėrzgjatur tė Ronaldinhos.
Atė ēfarė ka shkruar dje gazeta braziliane O Globo, sot u realizua, dhe Ronaldinho mungoi nė stėrvitjen e parė tė katalanasve. Braziliani sot nuk ishte i pranishėm nė stėrvitjen e parė tė ekipit spanjoll nėn drejtimin e trajnerit tė ri, Josep Guardiola.

Mediat italiane shkruajnė se Galliani tashmė ka udhėtuar pėr nė Barcelona, ku sot duhet tė takohet me brazilianin si dhe me drejtorin sportiv tė klubit spanjoll, Txiki Begiristain, nė tentim pėr tė kompletuar transferimin.

Rosonerėt ndoshta kanė njė ofertė mė inferiore nė krahasim me Cityn, por dėshirė e vet lojtarit ėshtė qė tė transferohet nė Itali, nė vend tė Anglisė. Megjithatė, sipas informatave nga Spanja, Barcelona nuk do ta lejojė largimin e Ronaldinho pėr njė shumė tė vogėl tė parave.

Shiko profilin e anėtarit http://albdigital.forums1.net/
Agjenti i Villas pret marrėveshje tė re nga Valencia

Agjenti i sulmuesit spanjoll David Villa, ka thėnė se klienti i tij ėshtė i gatshėm tė mbetet nė Valencia, nėse klubi i ofron atij kontratė tė re.
Mediumet spanjolle kanė publikuar se David Villa dhe agjenti i tij Jose Luis Tamarago, mbrėmė kanė arritur nė Valencia pėr dy arsye.

Nė radhė tė parė sulmuesi duhej tė takohej me stafin mjekėsor, pėr tė parė pėrmirėsimin e lėndimit tė fituar gjatė kampionatit evropian, Euro 2008. Pastaj, Villa sė bashku me agjentin e tij janė takuar me presidentin e ri, Juan Villalonga.

“Villa dėshiron tė mbetet nė Valencia, por nėse klubi e plotėson premtimin tė cilin e ka dhėnė, do tė jetė edhe mė mirė”, ka thėnė Tamargo pėr As.

Sulmuesi spanjoll aktualisht merr pagė prej 1.8 milionė eurosh nė sezon, ndėrsa ka pohuar se ka marrė premtim pėr marrėveshje tė re, sipas sė cilės do tė fitojė 3 milionė euro

Shiko profilin e anėtarit http://albdigital.forums1.net/
Ferguson: Jo mė shumė se 31 milionė pėr Berbatov

Ekipi i Manchester United, sė shpejti do tė bėjė ofertė prej 31 milionė eurosh (25 milionė funte) pėr shėrbimet e Berbatov, me paralajmėrimin se kjo do tė jetė edhe e fundit.
Mirror ka shkruar sot se Manchester United nė 48 orėt e ardhshme do tė bėjė ofertė tė re pėr shėrbimet e sulmuesit bullgar, e cila ėshtė e oferta e fundit pėr tė.

Ferguson ėshtė nė pėrcjellje tė Dimitar Berbatov tashmė njė vit, por ēmimi i lartė, prej 37.5 milionė eurosh, tė cilin e kėrkon menaxheri i Tottenham, Juande Ramos, e pengon Berbatovin ta realizojė ėndrrėn e tij dhe tė transferohet nė Old Trafford.

Sipas Mirror, edhe pse oferta e Manchesterit nuk i plotėson kėrkesat e Ramos, ai pritet tė vendosė pėr shitjen e tij.

Shiko profilin e anėtarit http://albdigital.forums1.net/
Prandelli parashikon triumf tė Milanit nė Serie A

Duke folur pėr emisionin sportiv La Domenica Sportiva tė televizionit italian, trajneri i Fiorentinės, Cesare Prandelli, ka parashikuar njė rikthim tė Milanit nė krye tė Serie A.
Trajneri i Fiorentinės ka thėnė se Milani do tė jetė njė konkurrent serioz pėr tė fituar skudeton e kėtij viti, pas dėshtimit nė sezonin e kaluar.

“Ne jemi tė koncentruar nė sulm. Sa pėr Milanin, Ancelotti do tė duhet tė zgjedhė cilin e preferon, Ronaldinhon apo Adebayorin”, ka thėnė Prandelli.

“Seedorfi? E shoh atė duke realizuar rolin e menaxherit, pasi qė kur ai flet, duket se ėshtė mjaft i shquar. Ai do tė ishte njė drejtor i mirė sportiv, ai e njeh mirė futbollin dhe bėn vrojtime inteligjente”, ka shtuar Prandelli rreth mesfushorit tė Milanit.

“Milani ėshtė njė ekip i madh dhe ata do tė dėshirojnė ta fitojnė skudeton. Mendoj se ata do tė jetė konkurrentė tė mėdhenj pėr titullin”, ka pėrfunduar Prandelli.

Shiko profilin e anėtarit http://albdigital.forums1.net/
Dida i vendosur tė jetė portieri i parė i Milanit

Portieri brazilian Nelson Dida, ėshtė i vendosur tė rikthejė statutin e tij tė portierit tė parė tek ekipi i Milanit.
“Kurrė nuk e kam pasur tė garantuar vendin e parė qė nė fillim tė sezonit dhe, mbi tė gjitha, kurrė nuk e kam kėrkuar. E rėndėsishme pėr mua ėshtė tė jem fizikisht i gatshėm. Mendoj se mund ende mund tė kontribuoj shumė pėr kėtė ekip, nė varėsi prej shėndetit tim”, ka thėnė Dida.

“Do ta filloj sezonin me dėshirėn pėr tė rikthyer vendin tim dhe tė siguroj besimin e ēdokujt nė aftėsitė e mia. Pastaj, do t’ia lė trajnerit tė vendosė”, ka shtuar braziliani.

Shiko profilin e anėtarit http://albdigital.forums1.net/



Cana shёnon nё fitoren e Marseillet

Kapiteni i Olimpique Marseillet, shqiptari Lorik Cana, ka shёnuar gol nё fitoren prej 2-0 tё Marseillet nё ndeshjen miqёsore pёrballё ekipit zviceran Neuchatel Xamax.
Goli i Canёs erdhi nё fund tё pjesёs sё parё tё ndeshjes (45’). Mё herёt gol kishte shёnuar edhe Djibril Cisse, nё minutёn e 17-tё tё lojёs.
Lorik Cana edhe kёtё vit pritet tё jetё kapiten i Marseillёs, pasi qё vitin e kaluar e udhёhoqi ekipin drejt kualifikimit pёr nё Ligёn e Kampionёve, pas pёrfundimit nё vendin e tretё tё tabelёs sё Ligue 1.

Shiko profilin e anėtarit http://albdigital.forums1.net/
Vazhdon 'loja': Ronaldinho nė Manchester City?

Televizioni spanjoll Televisió de Catalunya, qė ka raporte tė shkėlqyeshme me udhėheqjen e Barcelonės, ka pėrcjellė lajmin se Ronaldinho do tė shkojė nė Manchester City dhe jo nė Milan.
Lajmi ėshtė konfirmuar edhe nga sportivja katalanase “Sport”. Sipas tyre, braziliani ėshtė pajtuar tė kalojė nė ekipin e Premierligės pas disa refuzimeve.

Nė arkėn e Barcelonės do tė futen plot 32 milionė euro, qė ėshtė mė shumė se dyfishi i shumės qė ėshtė nė gjendje tė ofrojė konkurrenti kryesor, Milani.

Nga Barcelona i kanė dhėnė afat prej 48 orėsh Milanit qė tė pėrmirėsojė ofertėn, pėrndryshe Ronaldinho do tė transferohet nė Angli.

Shiko profilin e anėtarit http://albdigital.forums1.net/
Kaka: Ronaldo tash ėshtė numėr njė

Superylli i Milanit, Kaka, beson se mesfushori i Manchester United, Cristiano Ronaldo ėshtė favorit pėr tė fituar ēmimin e Lojtarit tė Vitit.
“Besoj se kandidati numėr njė ėshtė ende Cristiano Ronaldo, pas gjithė asaj ēfarė bėri dhe fitoi Ligėn e Kampionėve me Manchester United”, ka thėnė Kaka pėr sportiven italiane Gazzetta dello Sport.

Por, Kaka nuk e pėrjashton edhe veten qė tė fitojė kėtė ēmim edhe kėtė vit. “Pėr mua ka pėrpara edhe njė gjysmė sezoni, andaj le tė shohim”, ka shtuar Kaka.

Shiko profilin e anėtarit http://albdigital.forums1.net/
Eto’o dhe 10 milionė euro pėr Adebayor

Sportivja spanjolle Sport, ka shkruar se ekipi i Barcelonės ėshtė duke pėrgatitur tė ofrojė sulmuesin kamerunas Samuel Eto’o si dhe 10 milionė euro, pėr tė marrė shėrbimet e sulmuesit tė Arsenalit, Emmanuel Adebayor.
Barcelona ėshtė tashmė njė muaj nė bisedime pėr shėrbimet e Adebayor, por katalanasit nuk munden tė arrijnė zgjidhje me topēinjtė pėr shumėn e dėmshpėrblimit tė sulmuesit.

Sport ka shkruar se drejtuesit e Barcelonės ende besojnė se mund ta realizojnė transferimin. Pėr kėtė qėllim, Barca ėshtė duke pėrgatitur ofertė tė re pėr shėrbimet e sulmuesit nga Togo, dhe do tė ofrojė sulmuesin Samuel Eto’o dhe 10 milionė euro shtesė.

Vlera e Eto’o ėshtė afro 30 milionė euro, ashtu qė kjo ofertė do tė jetė e barabartė me ēmimin qė Wenger kėrkon pėr sulmuesin dhe qė kap vlerėn e 40 milionė eurove.

Shiko profilin e anėtarit http://albdigital.forums1.net/
Flamengo arrin marrėveshje me Ronaldon

Klubi futbollistik brazilian, Flamengo, ka zbuluar se ka arritur marrėveshje me sulmuesin e Milanit, Ronaldon.
“Kemi arritur njė marrėveshje me agjentin e lojtarit. Sapo ai tė shėrohet nga lėndimi, ne do tė ulemi nė tavolinė dhe do t’i kompletojmė tė gjitha dokumentet”, ka thėnė presidenti i klubit Marcio Braga.

“Stafi mjekėsor i Flamengos ėshtė i angazhuar rreth pėrparimit tė tij fizik. Ronaldo do tė jetė prioriteti kryesor i klubit”, ka shtuar Braga.

Shiko profilin e anėtarit http://albdigital.forums1.net/
Adriano ofrohet nė shkėmbim tė Lampard?

Sipas mediave braziliane, ekipi i Interit do tė dėrgojė njė ofertė tė re nė tavolinėn e Chelseat, nė kėrkim tė shėrbimeve tė mesfushorit Fank Lampard, nė tė cilėn ofertė do tė pėrfshihet edhe sulmuesi brazilian Adriano.
Interi tashmė i ka pėrcaktuar kushtet me Lampard, por Chelsea nuk dėshiron tė dėgjojė pėr shitjen e tij. Blutė janė tė gatshėm ta detyrojnė Lampard ta realizojė kontratėn e tij deri nė fund, edhe pse verėn e ardhshme ai mund tė largohet pa asnjė dėmshpėrblim.

Por, sportivja braziliane O Globo, ka publikuar se Lampard qė kėtė verė do tė kalojė nė qytetin e Milanos, pasi qė dy ekipet tashmė kanė gjetur kompromis. Sipas kėsaj gazete, nerazurėt kanė ofruar 12.5 milionė euro si dhe sulmuesin Adriano, pėr tė marrė shėrbimet e Lampard.

Adriano do tė arrinte nė Stamford Bridge si alternativė pėr Didier Drogban dhe zėvendėsim pėr Andrei Shevchenkon, i cili ėshtė afėr rikthimit nė Milan.

Shiko profilin e anėtarit http://albdigital.forums1.net/
Totti i gatshėm tė rikthehet nė kombėtare

Francesco Totti e ka lėnė tė hapur derėn pėr t’u rikthyer nė pėrbėrjen e Italisė, pas rikthimit tė Marcelo Lippit nė detyrėn e pėrzgjedhėsit tė azurėve.
Pas triumfit nė Kampionatin Botėrorė 2006, Totti u tėrhoq nga kombėtarja me arsyetimin se nuk ishte fizikisht i pėrgatitur tė pėrgjigjet edhe nė kėrkesat e kombėtares edhe tė klubit.

“Lippi ka thėnė diēka qė ėshtė tėrėsisht e vėrtetė. Kam njė raport tė shkėlqyeshėm me tė dhe njė respekt tė madh tė pėrbashkėt, si nė fushė po ashtu edhe jashtė saj. Shpesh dėgjohemi pėrmes telefonit”, ka thėnė Totti.

“Tash kur ai ėshtė caktuar trajneri i Italisė, do tė duhet ta vlerėsoj mirė tė gjithė situatėn. Nuk kam biseduar me tė pėr kthim nė kombėtare, por jam i sigurt se nė tė ardhmen kjo do tė ndodhė”, kas shtuar kapiteni i Romės.

Shiko profilin e anėtarit http://albdigital.forums1.net/
Milan arrin marrėveshje me Ronaldinhon?!

Mediat italiane kanė pėrcjellė lajmin se ekipi i Milanit ka arritur marrėveshje dyvjeēare me superyllin brazilian, Ronaldinho.
Gazzetta dello Sport ka publikuar se Ronaldinho dhe vėllai i tij Roberto de Asis, mbrėmė janė pajtuar tė nėnshkruajnė me Milanin, sipas sė cilės gazetė braziliani do tė mbetet nė San Siro deri nė vitin 2010 dhe do tė ketė pagė vjetore prej 6.5 milionė euro.

Kjo ėshtė shuma tė cilėn Ronaldinho e merr edhe nė Barcelona dhe tash pritet qė Galliani ta caktojė dėmshpėrblimin pėr klubin spanjoll. Barcelona e ka zvogėluar shumėn e kėrkuar nga 35 nė 25 milionė euro, por Milan insiston se nuk do tė japė mė shumė se 15 milionė euro.

Pritet qė Galliani sė shpejti tė udhėtojė nė Barcelona dhe tė pėrpiqet t’i bindė drejtuesit e klubit katalanas ta lirojnė lojtarin, me tė cilin janė nė konflikt pėr shkak tė lojėrave olimpike, nė Pekin.

Edhe Adebayor dhe Shevchenko nė Milan?

Ky ėshtė lajmi i mirė i dytė pėr tifozėt e Milanit, pasi qė sot nė mėngjes, agjenti i cili ndėrmjetėson nė transferimin e Adebayor, ka thėnė se ēmimi i lojtarit ėshtė ulur dukshėm.

Por, vikendi i shkėlqyeshėm pėr rosonerėt nuk pritet tė pėrfundojė kėtu, pasi qė ekziston mundėsia qė tė arrihen marrėveshje edhe pėr rikthimin e Shevchenkos nė Milan.

Shiko profilin e anėtarit http://albdigital.forums1.net/

LuNa


Moderator/e
Moderator/e
thnx Slim,interesante Smile


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anėtarit
Yep nuk mbaron me kaq Smile

Shiko profilin e anėtarit http://albdigital.forums1.net/
Robinho lakmon Chelsean

Sulmuesi brazilian Robinho, ka thėnė se do tė ishte “ėndėrr”, nėse ai i bashkohet Chelseat gjatė kėsaj vere, duke bėrė kėshtu njė rikthim tė papritur, pas deklaratave tė mėhershme ku tha se dėshiron tė mbetet nė Real Madrid.
“Do tė ishte njė ėndėrr pėr mua tė punoj me Luiz Felipe Scolarin, i cili ėshtė njė prej trajnerėve mė tė mirė nė botė. Gjithmonė kam folur pėr tė dhe ai gjithmonė ka folur mirė pėr mua, qė para se tė ishte nė Chelsea”, ka thėnė Robinho.

“Madridi ka dėshtuar ta vlerėsojė atė siē e meriton, dhe nuk mė pėlqen fakti qė ata pėrpiqen ta pėrshijnė nė marrėveshjen e Ronaldos. Paratė nuk janė problem pėr ne tash. Ajo ēfarė ėshtė e rėndėsishme pėr Robinhon ėshtė qė tė largohet nga klubi dhe tė luajė pėr Scolarin nė Chelsea”, ka thėnė agjenti i sulmuesit, Wagner Ribeiro.

Shiko profilin e anėtarit http://albdigital.forums1.net/
Guardiola: Henry do tė luajė si sulmues

Trajneri i ri i Barcelonės, Josep Guardiola, ka deklaruar edhe njėherė se ai planifikon qė Thierry Henry tė luajė nė pozitėn e sulmuesit, gjatė kėtij sezoni tė tij tė parė.
“Pres shumė nga ai. Kam folur me tė, ai e din se viti i tij i parė nuk ishte i lehtė dhe ende pritet qė ai tė shėnojė shumė gola. Kam shumė besim dhe dėshiroj t’u jap rast qė tė dyve, atij dhe Bojan Krkic”, ka thėnė Guardiola.

“Henry mund tė luajė nė tė dyja pozitat, numėr 9 ose si anėsor, por ne do tė provojmė qė ai tė luajė si sulmues i qendrės”, ka shtuar trajneri i Barcelonės.

Shiko profilin e anėtarit http://albdigital.forums1.net/
Maourinho interesohet pėr Da Costa

Kampioni i Italisė, Interi, ėshtė i gatshėm tė diskutojė njė shkėmbim me Fiorentinėn, nė vend tė shitjes sė Nicolas Burdissos.
Fiorentina ėshtė e interesuar pėr shėrbimet e argjentinasit Burdisso, ndėrsa siē ka shkruar Corriere dello Sport, Interi mund tė kėrkojė Manuel da Costan si shkėmbim.

Jose Mourino thuhet se ėshtė adhurues i mbrojtėsit portugez tė Fiorentinės.

Shiko profilin e anėtarit http://albdigital.forums1.net/
Chelsea i ofron marrėveshje tė re Drogbas

Chelsea ėshtė duke u pėrgatitur t’i plotėsojė tė gjitha kėrkesat e Didier Drogbas dhe ta vazhdojė qėndrimin e sulmuesit tė Bregut tė Fildishtė nė Stamford Bridge edhe nė sezonin e ardhshėm.
The Sun ka shkruar se blutė janė duke pėrgatitur ofertė katėrvjeēare pėr Drobgan, me njė pagė javore 130 mijė funte, qė ėshtė pėrafėrsisht dyfishi i asaj qė ai e fiton pėr momentin.

Pas largimit tė Mourinhos, vazhdimisht qarkullonin fjalė pėr njė largim tė Drogbas nga Chelsea, ndėrsa edhe vet futbollisti nė disa raste e ka shprehur dėshirėn pėr t’u larguar nga klubi.

Klubet tė cilat janė tė interesuar pėr Drogban janė Real Madrid, Inter dhe Milani, ndėrsa ditėve tė fundit, kishte edhe spekulime tė cilat thoshin se lojtari mund tė rikthehet nė Marseille.

Por, menaxheri i ri i Chelseat, Luis Felippe Scolari, dėshiron qė me ēdo ēmim ta ketė sulmuesin nė pėrbėrjen e tij edhe nė sezonin e ardhshėm, ashtu qė Abramovich ėshtė i gatshėm t’i plotėsojė kėrkesat e Drogbės.

Sulmuesi i bluve, si dhe mesfushori i pėrmendur shumė pėr largim nė drejtim tė Interit, Frank Lampard, sė fundi i janė bashkuar pjesės tjetėr tė ekipit nė turneun nė Lindjen e Afėrt.

Shiko profilin e anėtarit http://albdigital.forums1.net/
Poulsen: Dua ta befasoj publikun italian

Ish-mesfushori i Sevillas, Christian Poulsen, i cili arriti tek Juventus pėr 10 milionė euro, ka thėnė se ėshtė i ngazėllyer me kėtė transferim dhe se shpreson tė befasojė.
“Shpresoj ta befasoj publikun italian, i cili mė konsideron si njė lojtar tė ashpėr, duke dėshmuar se kam aftėsi tė mira teknike. Do tė kem kohė tė dėshmohem dhe t’ju jap njerėzve opinion mė tė mirė tė Poulsen”, ka thėnė danezi.

“Sevilla ishte njė pėrvojė e shkėlqyeshme, por tash jam krenar qė jam nė Juventus. Jam shumė i kėnaqur qė jam pjesė e njė klubi aq prestigjioz. Juventus ėshtė njė prej ekipeve mė tė rėndėsishme nė botė dhe shpresoj t’ia dal mirė. Unė jam mesfushor defansiv, por po ashtu mund tė luaj nė njė pozitė ca mė tė avancuar”, ka shtuar Poulsen.

Shiko profilin e anėtarit http://albdigital.forums1.net/

LuNa


Moderator/e
Moderator/e
sLimShady shkruajti:Yep nuk mbaron me kaq Smile


e me,s'ka gje qe nuk mbaron me aq Razz
une dhash komentin me aq sa ishin Smile


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anėtarit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi