Portali aLbdigital.net
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Shkenca Dhe Jeta «« » Shkenca & Jeta » Cmendurite e shkences!

Cmendurite e shkences!

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Cmendurite e shkences! prej Mon Jul 21 2008, 08:50

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Shkencëtarët anembanë globit flasin çdo ditë për shpikje që shpesh duken të pamundura për t‘u arritur


Një robot që bën me kujdes punët e shtëpisë, shtron tavolinën dhe vendos në furrë tortën, nuk mungon thuajse kurrë në shtëpitë e filmave fantastiko-shkencorë. E kush nuk do ta dëshironte një të tillë? Këtu është ndoshta më mirë të kemi më shumë durim, sepse teknologji të tilla janë akoma shumë larg. Po ai roje? I tillë është kompjuteri i shoqërisë japoneze ZMP, që ruan shtëpinë në raste të mungesës së të zotëve të saj, duke u dërguar në celular imazhet që merr në të gjithë shtëpinë gjatë kohës që bën patrullimin. Diçka më shumë se ai di të bëjë edhe roboti me emrin Pearl, i kërkuesve të "Carnegie Mecllon University" të Pitsburgut. Ai është një robot infermier, që u kujton të moshuarve që jetojnë vetëm në shtëpi për të pirë ilaçet, i çon në banjë dhe i ndihmon që të fusin rrobat në lavatriçe. Megjithatë, vetëm prototipi ka kushtuar 100 mijë euro dhe për ta vënë në përdorim duhet të ndryshosh komplet mobilimin e shtëpisë. Po kompjuteri me peshë të vogël që flet? E në të vërtetë, bisedat me kompjuterin janë akoma një ëndërr e bukur. Janë bërë me mijëra prova të tilla me anë të softuerëve të posaçëm, por problemi kryesor është që në fakt nuk ekzistojnë dy persona që i shqiptojnë germat në të njëjtën mënyrë dhe për një kompjuter është akoma e pamundur të njohë të njëjtën fjalë të shqiptuar me dy ritme të ndryshme. Një tjetër "dëshirë" e madhe e shkencës janë edhe ilaçet dhe terapitë për të kuruar sëmundje gjenetike apo që dikur konsideroheshin të pashërueshme. I tillë është ai kundër rënies dhe dëmtimit të flokut. Kjo sëmundje që prek mbi 80 për qind të seksit mashkull dhe 50 për qind atë femër duket se edhe për shumë kohë nuk do të ketë ilaç, sepse një kurë përfundimtare nuk mund të ekzistojë, pasi rënia e flokut shkaktohet nga veprimi i hormoneve androgjene në folikulat qime-mbajtëse. Për të ndaluar rënien do të duhej të ndaloheshin androgjenët që, për fat të keq të këtyre njerëzve, kanë edhe shumë funksione të tjera në organizëm. Gjithashtu, është e vërtetë që gjenet përcaktojnë se kush është i predispozuar të humbasë flokët dhe kush jo, por bëhet fjalë për shumë gjene të ndryshme. Ndaj nuk mund të mendojmë për terapi gjenetike, sepse nuk është vetëm një gjen mbi të cilin duhet vepruar". S‘na ngelet gjë tjetër, për të gjithë ata që janë tullacë, ndoshta është më mirë të dorëzohen, duke vendosur në kokë parukën e preferuar. Në shumë raste shpëtimi më i mirë është terapia gjenetike. Qëkur biologët kanë zbuluar sekretet e ADN-së, është parë se dhjetëra sëmundje që janë të trashëguara si talasemia ose distrofia muskulore, u detyrohen mutacioneve të një gjeni të vetëm, që për t‘i kuruar do të mjaftonte terapia gjenetike: më pak fjalë, injektimi i gjenit të shëndoshë në qelizat e pacientit. E për herë të parë në vitin 1990, në një fëmijë që vuante nga një sëmundje e rëndë e sistemit imunitar, kjo strategji është një progres i madh në fushën e mjekësisë, që do të lejojë të kurohen sëmundje të rënda. Teknika parashikon përdorimin e disa viruseve, të cilëve u janë hequr disa gjene për t‘i bërë të padëmshëm dhe në vend të tyre është vendosur gjeni i "shëndoshë". Virusi infekton qelizat e sëmura dhe u "dorëzon" atyre gjenin e shëndoshë. Megjithatë, në disa raste terapia tregoi se kishte edhe efekte anësore. Kështu, në eksperimentin e kryer, terapia u bllokua shumë herë, sepse nga 13 fëmijë që iu nënshtruan terapisë, 3 prej tyre zhvilluan tumor. Por përveç këtyre që përmendëm më sipër është folur edhe për makina fluturuese? Paul Moller, një inxhinier kanadez, eksperimenton prej më shumë se 20 vjetësh prototipa të makinave që fluturojnë, ndërsa nga ana tjetër, "Terrafugia", një shoqëri e lindur nga Instituti Teknologjik në Boston, ka deklaruar se në vitin 2009 do të nxjerrë në treg një mjet të përzier, makinë dhe avion. Por, problemi më i madh i makinës fluturuese ngelet siguria. Një mjet i tillë transporti duhet të përbëhet edhe nga pilotë automatikë, për të mos i lejuar pilotët që nuk janë profesionistë të bëjnë manovra të gabuara. Por për ta bërë këtë, duhet një kompjuter i fuqishëm, që sot kushton më shumë se një aeroplan. E nëse trafiku do të zhvendoset në qiell, do të duhej një sistem kontrolli fluturimi, si ai që rregullon qarkullimin e avionëve. Me pak fjalë, një numër i madh kullash kontrolli të vendosura në çdo qytet për të evituar që makinat fluturuese të përplasen mes tyre dhe shkaktojnë çorientim për avionët, mundësi që deri tani duket e pamundur për t‘u realizuar. Për momentin, derisa çmenduritë e shkencës të arrijnë të bëhen realitet nuk na ngelet gjë tjetër veçse të shpresojmë të ëndërrojmë.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anëtarit

2Normal Re: Cmendurite e shkences! prej Mon Jul 21 2008, 08:51

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Premtimet

Gazetat dhe filmat fantastiko-shkencorë gjithashtu prej kohësh premtojnë se një ditë do të arrijmë të përdorim robotin që bën punët shtëpisë, makina fluturuese dhe kompjuterë që flasin, apo terapitë gjenetike ose kura për të zhdukur njëherë e përgjithmonë sëmundje të trashëgueshme.

Dëshira

Disa projekte që për momentin janë ende "ëndërr", njerëzit i presin me padurim. Një robot që bën me kujdes punët e shtëpisë, shtron tavolinën dhe vendos në furrë tortën? E kush nuk do ta dëshironte një të tillë? Këtu është ndoshta më mirë të kemi më shumë durim, sepse teknologji të tilla janë akoma shumë larg

Terapia gjenetike

Në shumë raste shpëtimi më i mirë është terapia gjenetike. Qëkur biologët kanë zbuluar sekretet e ADN-së, është parë se dhjetëra sëmundje që janë të trashëguara si talasemia ose distrofia muskulore, u detyrohen mutacioneve të një gjeni të vetëm, që për t‘i kuruar do të mjaftonte terapia gjenetike

Robotët

Po roboti infermier, që u kujton të moshuarve që jetojnë vetëm në shtëpi për të pirë ilaçet, i çon në banjë dhe i ndihmon që të fusin rrobat në lavatriçe? Megjithatë, vetëm prototipi ka kushtuar 100 mijë euro dhe për ta vënë në përdorim duhet të ndryshosh komplet mobilimin e shtëpisë

Gazeta Shqip


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi