Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Diskutime Tė Ndryshme «« » Diskutime Shoqėrore » Disa keshilla per te dashuruarit!

Disa keshilla per te dashuruarit!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Disa keshilla per te dashuruarit! prej Mon Jul 28 2008, 21:03

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
1. Thuaji partneres/it “tė dua”, tė paktėn njė herė nė ditė. Edhe pse mund tė jetė i sigurt, personi qė keni nė krah ka nevojė t’u dėgjojė ta thoni kėtė fjalė.

2. Pėrshėndetjen e mėngjesit apo tė rikthimit pas punės nė shtėpi shoqėrojeni gjithmonė me puthje dhe nėse atė ditė po mendoni edhe pėr tė kryer marrėdhėnie seksuale shtojini edhe njė pėrqafim.

3. Bėni “takime dashurie” me partnerin pėr gjithė jetėn tuaj. Trajtoheni partnerin edhe mė mirė nga sa e keni trajtuar kur jeni njohur nė fillim. Mos harroni, jini tė pėrzemėrt, buzėqeshini partnerit sa herė qė rikthehet nė shtėpi, mbajini duart njėri-tjetrit gjatė njė shėtitjeje qė bėni tė dy, etj.

4. Lėrini pas defektet e tij. Nėse jeni tė lidhur me njė djalė /vajzė qė nuk ėshtė shumė e rregullt, atėherė keni dy alternativa t’i pėrsėrisni ato qė bėni dhe tė mėrziteni tė dy, ose ta kėshilloni butėsisht qė ai tė mos i pėrsėrisė mė. Mos vini re faktin qė lė veshjet e tij vend e pavend, qė nuk pastron tryezėn pas darke etj.

5. Pėrqendrohuni tek pozitivja. Nė vend qė tė mendoni vetėm pėr njė fjalė apo veprim tė gabuar tė tij, e cili u ka mėrzitur shumė, mendoni pozitivisht, mendoni tė gjitha gjėrat e bukura qė bėn pėr ju, fjalėt e ėmbla qė u pėshpėrit nė vesh etj.

6. Mendohuni dy herė para se tė flisni nėse jeni me nerva. Mos u pėrpiqni tė flisni nėse jeni tė mėrzitur, thjesht heshtni ose qėndroni larg njėri-tjetrit. Dilni pėr pak ēaste tė merrni ajėr dhe tė qetėsoheni, dhe kur tė riktheheni sėrish tek partneri do tė shini se mėrzia ka mbetur pas dhe do tė jeni gati tė pėrkėdhelni dhe puthni njėri-tjetrin.

7. Mos pėrdorni sekretet e partnerit apo dobėsitė e tij gjatė njė zėnke pėr tė lėnduar, apo edhe nė njė situatė tė zakonshme. Ajo ēfarė juve u duket e parėndėsishme, idiote, mund tė jetė diēka shumė serioze pėr partnerin tuaj. Merrni nė konsideratė atė ēfarė ėshtė e rėndėsishme pėr njeriun e zemrės dhe mos e diskutoni atė me miqtė apo familjen tuaj. Njė lidhje dashurore bazohet nė besim dhe intimitet.

8. Mendoni sė pari pėr partnerin tuaj. Nėse tė dy e bėni kėtė, atėherė tė dy i keni dhėnė njė ndihmė tė madhe lidhjes suaj. Thuaji “po” partnerit sa mė shumė tė jetė e mundur, plotėsojini atij edhe dėshirat mė tė vogla dhe mos e pengoni tė shijojė aktivitete apo tė tjera gjėra qė i kanė dhuruar kėnaqėsi para se tė lidheshit. Do tė shihni se do tė merrni tė njėjtėn kundėrpėrgjigje.

9. Respektoni partnerin tuaj. Mos e pėrgojoni atė me asnjėri. Kur flisni pėr tė dashurin tuaj pėrdorni gjithmonė fjalė qė tregojnė dashuri dhe respekt nė radhė tė parė.

10. Gjeni njė mėnyrė pėr t’u bashkuar tė dy ēdo ditė. Zbuloni ēfarė u pėrshtatet dhe ndihmon me tė vėrtetė marrėdhėnien tuaj. Hani jashtė bashkė, takohuni pėr tė pirė ēajin e pasdites, shtrihuni nė krevat pėr tė pėrkėdhelur njėri-tjetrin, bėni njė shėtitje etj. Mund t’i alternoni gjėrat dhe tė thyeni rutinėn.
Mos harroni, sa mė shumė tė jepeni pas lidhjes suaj aq mė e bukur bėhet ajo. Bėni dashurinė dhe romancėn pjesė tė ditės suaj.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anėtarit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi