Portali aLbdigital.net
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Arti Dhe Kultura «« » Këngetaret & Muzika Shqiptare » Ciljeta

Ciljeta

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Ciljeta prej Thu Jul 31 2008, 11:03

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Thashethemnaja që mori jetë ditët e fundit në shumë ambiente të Tiranës se këngëtarja seksi Çiljeta Xhilaga kishte kaluar provimin me ndë rhyrjen e Ministrit Të Kulturës Rinisë dhe Sporteve sipas bukuroshes nuk është aspak e vërtetë. Në një intervistë për “Bluetooth” këngëtarja sqaron se këtë vit ajo nuk e ka frekuentuar shkollën për shkak të imenjimeve të saj të shumta në muzikë. Për të dhe për shumë të tjerë është fat që tashmë shkollën mund ta frekuentosh edhe pas një viti.
STUDENTJA
Për të gjithë që nuk e dinë Çiljeta është studente në vitin e katërt në fakultetin e Shkencave Sociale. Siç sqaron edhe ajo vetë këtë vit këngëtarja seksi nuk e ka ndjekur shkollën. “Jam në vit të katërt por nuk kam dhënë provim dhe për arsye konceptesh s’jam paraqitur në provim pasi nuk dua thjesht të kaloj shkollën por dua të marr nota të mira. Dhe meqë për momentin për mua është më e rëndësishme karriera dhe meqë jam në kulmin e saj kam vendosur që këtë vit t’I dedikohem plotësisht këngës. Pasi edhe për arsyen tjetër që unë veten time në politikë ose në një zyrë e shoh pas shumë vitesh dhe nuk më nxiton gjë që ta mbaroj menjërherë shkollëm. Shyqyr zotit tani e kemi këtë mundësi, që ta ndjekim shkollën edhe nëse nuk e frekuentojmë një vit atë”, tegon këngëtarja.
NDËRHYRJA
Gjithashtu këngëtarja sqaron se Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango nuk ka ndërhyrë asnjëherë për ndonjë provim për Çiljetën dhe aq më tepër ajo nuk ka asnjë lloj njohjeje me të. “Me Ylli Pangon as më lidh dhe as më ndan asgjë për të më vënë dhejtë appo për të ndëëryrë për provimet e mia. Jemi të dy persona publikë, kemi nga një përshëndetje kur shihemi ashtu si mund të kem me këdo tjetër, apo edhe me Kryeministrin Sali Berisha dhe nuk ka sesi nga katër ai të ndërhyjë dhe të më vendosë dhjetë mua. Edhe sikur baba ta kisha kjo do të ishte një gjë e pamundur dhe e pamoralshme. Psikologjinë sociale unë e kam pasur provim në vitin e dytë me pedagoge Jorida Rustemi dhe kështu që nuk kam dhënë provime këtë vit”.
KËNGA
E pohon vet që ky vit është një nga më të suksesshmit e karrierës së saj. Dy çmime të mara në dy festivale të rëndësishme siç është ai Kënga Magjike, apo edhe në Top Fest, ku u vlerësua si Interpretuesja më e mirë janë jo pak për karrierën e një këngëtareje. E së fundmi bashkëpunimi me mikeshën e saj Ingrid Gjoni në këngën “Puçi, Puçi” e bëjnë atë një nga këngëtaret më të kërkuara të momentit. Gjë që duket edhe tek ofertat dhe ftesat që i bëhen për koncerte të pafundme gjatë gjithë verës. “Nga e hëna në të dielë jam në koncerte. Kështu sot në darkë jam në Durrës, më pas në Kërçovë e me radhë në gjithë Shqipërinë”. E në fakt këngët e saj të fundit janë jo pak të kërkuara nga rinia shqiptare, e kjo është edhe një nga arsyet që Çiljeta është një nga më të paguarat dhe të ftuarat nga pub-et verore jo vetëm në Shqipëri.
Burimi: Gazeta Shqiptare


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi