Portali aLbdigital.net
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Diskutime Të Ndryshme «« » Çështja Kombëtare » Shqiperia rrezikon te hy ne NATO!

Shqiperia rrezikon te hy ne NATO!

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Shqiperia rrezikon te hy ne NATO! prej Sat Aug 09 2008, 02:01

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Shqipëria rrezikon të hyjë në NATO, Diplomati SHBA: Qeveria presion mbi institucionet

Deformimi i institucioneve demokratike në vend rrezikon anëtarësimin e vendit tonë në NATO. Shqetësimi është përcjellë nga një diplomat amerikan që zbulon një sërë faktesh sipas të cilave Qeveria dhe Kuvendi po ushtrojnë presion ndaj institucioneve te pavarura.
TIRANE- Shqipëria rrezikon të mos bëhet brenda këtij viti anëtare me të drejta të plota në NATO për shkak të shqetësimeve serioze të disa kancelarive perëndimore dhe vecanërisht të SHBA-së rreth deformimeve që po ndodhin në jetën e institucioneve demokratike në vend.

Burime diplomatike zyrtare të SHBA-së të akredituara në vendin tonë zbuluan në një takim informal me gazetarët shqiptarë faktin se në Washington po rritet shqetësimi për hapa prapa në politikat qeveritare të ndjeshme këto që nga pranvera e këtij vit cka mund të rrezikojë mosratifikimin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Burimet zyrtare brenda Ambasadës Amerikane shprehin veçanërisht shqetësim për përpjekjet e qeverisë për të vënë nën kontroll punën e Prokurorisë së Përgjithshme.

Diplomati amerikan zbulon një fakt skandaloz kur kryetarja e Kuvendit Topalli i ka dërguar Ina Ramës fjalimin e fotokopjuar të Mediut në Kuvend me qëllim të orientojë hetimet ndaj Gërdecit. ”Kjo do të thotë-citon burimi të diktosh hetimet mbi Gërdecin, ose të kërkosh cfarë të hetosh dhe cfarë jo. Në hetimet për Gërdecin thotë diplomati -Washingtoni nuk është i interesuar kush është fajtori apo deri sa lart shkon përgjegjësia por është i interesuar vetëm të zbardhet e vërteta. SHBA e quajnë këtë gur prove për qëndrimin që qeveria mban ndaj drejtësisë në një cështje. Brenda këtyre fakteve të reja zbulohet gjithashtu se një pr/ligj që pritet të hyjë me procedurë të përshpejtuar në vjeshtë parashikon uljen e profilit të këtij institucioni dhe rritje të ndikimit politik ndaj këtij institucioni.

Dimplomatët i kanë kërkuar dhe Ministrisë së Drejtësisë se cfarë ka ndër mend të bëjë me këtë cështje, por kërkesa e tyre ka mbetur pa përgjigje. Shqetësimi amerikan shkon dhe te raportet e deformuara të shumicës me Presidentin, dhe sidomos përpjekja për të rrenuar autoritetin e Gjykatës së Lartë, duke hedhur poshtë në bllok gjashtë kandidaturat e para. ”E pamundur- thëtë burimi- që asnjë prej kandidaturave të mos jetë i mirë”, cka do të thotë që shumica u përpoq të diktonte përbërjen e gjykatës sipas shijeve të saj politike. Me dyshim shihen dhe sulmet ndaj KLD –së dhe përpjekjeve për ta vënë atë në kontroll. Shqetësim serioz janë edhe përpjekjet e Kryeministrit për të ngritur një superagjensi shërbimesh sekrete sipas modelit të këshilltarit të tij të jashtëm Tom Rixh.

Shqetësimet shkojnë edhe më tej në perendim pas një tjetër përpjekjeje të qeverisë për të sulmuar misionin e OSBE në Tiranë. Burimi diplomatik iu referua një fjalimit të Ambasadorit Shqiptar në Vjenë i cili la të nënkuptonte te ndërkombëtaret se ky mision në Tiranë është i panevojshëm. Në këtë rast të huajt shtrojnë pyetjen

Pse duhen larguar monitoruesit e huaj pikërisht në prag të një viti elektoral? Këto janë disa nga sheqëtesimet kryesore që kanë filluar të ngrihen dhe vlerësohen tepër serioze nga përfaqësitë e huaja në Tiranë. Shqetësime që sipas tyre përbëjnë arsye të forta për të vënë në pikëpyetje ratifkimin nga disa vende perëndimore përfshi këtu edhe SHBA të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Shqetësimi i nisur që në muajin prill vjen menjëherë pas tragjedisë së rëndë të Gërdecit por dhe sondazheve amerikane, ku konfirmohet se korrupsioni në vend është rritur. Në rast se nuk ratifikohet ftesa për në NATO, Shqipëria rrezikon pranimin në organizatë, samitin e ardhshëm duke e shtyrë këtë anëtarësim pas zgjedhjeve të 2009, dhe kjo padyshim është shuplakë e rëndë për qeverinë e Berishës
(s.g/NEWS24/Balkanweb)


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi