Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Diskutime Tė Ndryshme «« » Ēėshtja Kombėtare » Nipi i Ismail Qemalit: Turp pėr Rektoratin, interesa meskine

Nipi i Ismail Qemalit: Turp pėr Rektoratin, interesa meskine

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

LuNa


Moderator/e
Moderator/e
Nipi i Ismail Qemalit ndjehet i revoltuar pėr vendimin e marrė nga disa senatorė tė Universitetit tė Vlorės pėr heqjen nga universiteti tė emrit tė gjyshit tė tij. “Janė thjesht interesa meskine” thotė Nedin Vlora, nipi i drejtpėrdrejtė i themeluesit tė parė tė shtetit shqiptar. Ai mendon se qeveria shqiptare nuk do tė marrė parasysh propozimin e bėrė nga disa pedagogė tė paaftė tė universitetit tė Vlorės.
Jeni tė informuar profesor Vlora lidhur me zhurmėn qė bėhėt nė Shqipėri pėr heqjen e emrit tė Ismail Qemalit nga Universiteti i Vlorės?
Sigurisht po e ndjek debatin qė ka pėrfshirė shtypin dhe ndihem vėrtet keq, madje shumė keq. Kjo, jo pse jam trashėgimtari i Ismail Qemalit, por edhe sepse jam shqiptar dhe besoj se kėtė keqardhje e ka ndjerė ēdo shqiptar qė e do Atdheun e tij, historinė dhe burrat e kombit qė kanė kontribuar nė histori.
Nuk mė kish shkuar nė mėnd kurrė, qė njė ditė njerėz tė kulturės, tė dijės, tė arrinin tė njollosin emrin e njė patrioti, qė me dedikimin e tij, i bėri me atdhe shqiptarėt, formoi shtetin shqiptar. Ehe pse disa nga kėta,kanė demonstruar se nuk e meritojnė.
Ndjeheni i cenuar si pasardhės i Ismail Qemalit ndaj kėtij vendimi dhe ēfarė do t’i kėshillonit kryeministrit Berisha qė do tė ketė mbi tryezė kėtė vendim?
Sigurisht ndjehem i prekur, diēka mė tej i ofenduar, jo thjesht si pasardhės i kėsaj figure tė rėndėsishme mbarėkombėtare, por thjesht si shqiptar. Vėrtetė unė kam lindur nė Itali dhe ky nuk ėshtė faji im, por pėr shkak tė politikės sė mbretit Zog, qė detyroi dhe internoi tė paralindurin e parė Muhamet Nedin dhe familjen e tij.
Prof.dr.Berisha nuk besoj se ka nevojė pėr kėshillėn time, pasi gjykoj se ėshtė person inteligjent dhe ekspert nė politikė dhe jam i bindur se nuk do tė vulosė kėrkesėn e 8 senatorėve tė Universitetit Ismail Qemali nė Vlorė se do tė injorojė motivimet e shprehura nga Dr. Shaska, qė, ndoshta mendon se kush mėson vetėm matematikė, mund tė konsiderohet si shkencėtar. Pėr mė tepėr nė Universitetin e Vlorės, ka shumė degė tė ndryshme dhe mėsohen shumė disiplina midis tė cilave, jo shkencore. Ndaj gjykoj se justifikimi i dhėnė nga ky rektor, ėshtė absolutisht i papranueshėm dhe as i propozueshėm.
Cili ka qenė kontributi juaj si prof. i Universitetit tė Barit,me Universitetin “Ismail Qemali” nė Vlorė?
Prej shumė vitesh kam qenė i interesuar qė tė nėnshkruaj njė marrėveshje pėr shkėmbim pedagogėsh dhe studentėsh midis dy universiteteve. Universiteti i Barit ka shumė marrėveshje me Universitetet mė tė rėndėsishme nė tė gjithė botėn dhe ēuditėrisht ishte shumė e vėshtirė qė tė arrinim qė tė kishim njė financim pėr zbatimin e protokollit tė firmosur midis dy universiteteve. Insistova gjatė, kėmbėngula shumė nė tė mirė tė punės, nė nder tė Vlorės dhe financimi u akordua. Ishte njė organizim i njė Konference ndėrkombėtare nė Universitetin e Vlorės mbi argumente juridikė tė kėrkuar nga departamenti kompetent, organizuar kjo me rastin e ditės sė Drejtėsisė mė 10 maj.
Pas zgjedhjes sė z. Shaska, u fiksua njė takim, ku shkova posaēėrisht nė Vlorė, pėr t’i pėrcjellė pėrshėndetjet e Universitetit tė Barit dhe pėr tė pėrfunduar organizimin e konferencės sė programuar. Rektori mbėrrin nė Vlorė dy ditė me vonesė, pasi ishte bllokuar nė aeroport nė Amerikė nga dėbora dhe tė shtunėn edhe pse e dinte qė e prisja nė Vlorė, nuk mė pret duke mė vėnė nė dijeni nėpėrmjet sekretares sė tij se “tė shtunėn nuk punoj”. U ktheva menjėherė nė Bari dhe menjėherė paraqita dorėheqjen time si pėrfaqėsues i marrėveshjes dhe ktheva mbrapsht financimin e akorduar nga Universiteti i Barit, qė do tė thotė: Anulimin e Konferencės sė programuar. Pėr kėtė informova rektorin Shaska, qė nuk mė ktheu asnjė pėrgjigje.
Si do ta konsideroni kėtė sjellje tė njė rektori qė vjen me njė imazh tė ri “nga Amerika”?
Kjo sjellje tregon interesimin e tij, pse jo edhe aftėsitė qė ka pėr tė pėrmirėsuar punėn nė Universitetin e Vlorės, por, mesa duket, mė shumė se sa Konferenca shkencore e shqetėson emri i Universitetit.
Si do ta komentonit ju kėrkesėn e 8 senatorėve tė Universitetit pėr heqjen e emrit “Ismail Qemali”, ndėrsa 6 tė tjerė kanė protestuar dhe opinioni i shėndoshė ndjehet i revoltuar?
Duke parė shkaqet qė paraqiten, mund ta pėrmbledhėsh vetėm nė njė fjalė tė vetme: qesharake, naļve, mungesė serioziteti nė punėn e tyre.
Sikur ta kishin nė dorė kėta senatorė, me siguri do ti ndėrronin edhe emrin e aeroportit “Nėnė Tereza”. Jam koshient tė shprehem se kėta senatorė, kėta akademikė, qė nuk di, nėse me koshiencė apo pėr servilizėm mbėshtetėn propozimin e Shaskajt, kanė demonstruar sjelljen e tyre antishqiptare. Ata nuk e duan atdheun e tyre, shtetin e tyre dhe Ismail Qemalin dhe as patriotėt e mėdhenj qė e themeloi shtetin i dhanė Pavarėsinė Shqipėrisė. Fakti qė propozimi vjen nga profesorė universitetesh, ka demonstruar se ata nuk janė nė lartėsinė e duhur si edukues tė brezave. Ata janė mediokėr, qė nuk e di se nga ēfarė interesash janė nisur dhe nuk e di nėse kanė arritur nė pėrfundimin se mbeten njė njollė turpi nė historikun e Universitetit “Ismail Qemali nė Vlorė.
Nėse do tė ishte prof.Nedin Vlora Ministėr i arsimit, si do tė kishit gjykuar pėr kėta 8 senatorė?
Nėse do tė isha unė? Pėrveēse do t’i largoja nga vendi i punės, do tė kėrkoja qė t’u hiqej edhe nėnshtetėsia shqiptare. Ky vendim i tyre qė mė shumė ka shkaktuar ilaritet dhe i gjeti punė me disa tė merret me ta, mendoj se kanė pėshtyrė flamurin shqiptar.
Pėr lexuesin shqiptar duam tė dimė me pak fjalė, kush ėshtė prof.Nedim Vlora dhe cili ėshtė kontributi juaj pėr Shqipėrinė? Jam djali i Ismail Qemal Galib, nipi i parė i patriotit Ismail Bej, i lindur nė Nicė mė 21 janar 1914, njė ditė mė parė qė Ismail Bej, la qeverinė shqiptare pėr tė shkuar nė Nicė Francė.
Pyesni pėr kontribute? Ndoshta na duhej tė flisnim gjatė, por pėr tė qenė korrekt me pyetjen tuaj dua t’ju them se menjėherė pas eksodit tė ambasadave, drejtova nė Bari Qeverinė e Shqipėrisė sė Lirė demokratike me kundėrshtim tė fortė nga qeveria komuniste e Ramiz Alisė. Si pasojė pak ditė mė pas, mora nga ana e sigurimit kėrcėnime me vdekje. Dėshiroj ta bėj objekt tė njė interviste tjetėr nėse dėshironi?
Heqja e emrit “Ismail Qemali” tė Universitetit tė Vlorės,pėr pasojė edhe i monumentit tė bronxtė, do tė cilėsohej njė tradhėti kombėtare?
Sigurisht,ndoshta diēka mė shumė,Kjo pėr faktin se tė bėsh kėtė veprim,bazuar nė njė vendim tė tetė kokrrave “senatorė”,do tė thotė tė fshish pjesėn mė tė artė tė historisė sė kombit shqiptar dhe tė mohosh origjinėn e shtetit tėnd,qė avash avash,po mbush njė shekull. Unė i ftoj kėta senatorė tė mėdhenj, qė bashkė me rektorin Shaskaj, kėtė ideator tė madh, tė paraqiten mė 28 nėntor nė Sheshin e Flamurit, pėr tė nderuar ngjarjen historike. Do tė ishte kulmi i hipokrizisė,i pafytyrėsisė sė tyre, prania aty.
Mendoni profesor se pas kėsaj kėrkese, fshihen interesa tė tjera?
Nuk di tė pėrgjigjem saktė pėr kėtė, por mendoj, se rektori dhe ai senat akademik, do tė kishin bėrė mirė qė tė mendojnė dhe vlerėsojnė problemet qė ngrenė profesorėt e kėtij Universiteti si dhe kundėrshtimet e bazuara qė ngrihen ēdo ditė nga studentėt. Duket, janė tė pazotė pėr tė kryer kėtė detyrė kryesore dhe bėjnė zhurmė pėr emrin, a thua se ju prish punė “Ismail Qemali” pėr tė bėrė detyrėn e tyre themelore si pedagogė e senatorė. Pėrsėri mund tė pėrdor fjalėn qesharake. Ajo qė dua tė them nė kėtė intervistė,ėshtė se emri i mirė i njė Universiteti, vjen nga aftėsia profesionale e profesorėve tė tij, qė mbi gjithēka duhet tė jenė edukatorė dhe kur rektor Shaska, ka demonstruar tashmė publikisht se nuk ka qenė dhe nuk mund tė jetė edukator dhe nė lartėsinė e detyrės qė ka marrė.
(d.b/GazetaShqiptare/Balkanweb)


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anėtarit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi