Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Diskutime Tė Ndryshme «« » Ēėshtja Kombėtare » Beogradi i ka shitur arme Gjeorgjise-Moska jasht kontrollit!

Beogradi i ka shitur arme Gjeorgjise-Moska jasht kontrollit!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Nga fabrika e "Zastavės" u dėrguan predha pėr helikopterėt gjuajtės


Beogradi ėshtė futur nė siklet pas akuzave tė aleatit kryesor tė saj, Rusisė, se i kanė shitur armė dhe municione Gjeorgjisė. Gjithēka ka ardhur pas njė deklarate tė Ministrisė sė Mbrojtjes sė Moskės, e cila bėri tė ditur listėn e furnitorėve tė Tbilisit. Kjo ēėshtje, qė citohet nga radio e pavarur e Beogradit, B92, nė fakt ėshtė pjesė e njė investigimi tė gjatė tė BBC-sė, e cila ka intervistuar ish-shefin e diplomacisė serbe, Vuk Drashkoviē, qė njihet si njė nga mbėshtetėsit mė tė mėdhenj tė aleancės me Moskėn.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisė bėri tė ditur se Serbia ėshtė njė nga vendet qė ka ndihmuar ushtarakisht Gjeorgjinė nė konfliktin osetian. Pėrveē Serbisė, lista e ndihmuesve tė Gjeorgjisė pėrpara se tė niste konflikti zgjerohet me SHBA-nė, Mbretėrinė e Bashkuar, Francėn, Greqinė, Turqinė, Izraelin, Lituaninė, Estoninė, Ukrainėn dhe tė tjerė, thekson radio serbe B92, duke cituar BBC-nė. Ndėrkaq, ish-ministri i Jashtėm i Serbisė, Vuk Drashkoviē, thekson se pėrfshirja e Serbisė ėshtė shqetėsuese, sepse kallashnikovėt e prodhuar nė fabrikėn e armėve tė Kragujevaēit "Zastava", janė pėrdorur pėr tė sulmuar Osetinė Jugore dhe trupat ruse. I cituar nga "B92", Drashkoviē thekson se diplomatėt rusė kanė paralajmėruar gjeorgjianėt se predhat e helikopterėve qė qėlluan trupat e Moskės ishin tė prodhimit serb. Politikani nacionalist serb, i cili aktualisht nuk merr pjesė nė qeveri, thekson se "kam deklaruar prej kohėsh se ishte njė ide e keqe t‘i shesėsh armė njė vendi qė ėshtė nė konflikt me Rusinė, aleati ynė mė i madh". Ish-ministri i Jashtėm thekson se nė fillim e ka bllokuar marrėveshjen, por ajo u aprovua pas njė greve tė punėtorėve tė fabrikės sė armėve. "Zastava" ėshtė pėrmendur me emėr nė njė deklaratė zyrtare tė Ministrisė sė Mbrojtjes ruse. Ndėrkaq, drejtori i fabrikės sė armėve "Zastava", Rade Gromoviē, deklaroi se stabilimenti qė ai drejton nuk ka eksportuar prej dhjetėra vitesh armatim dhe municion nė Gjeorgji, ngaqė licencėn shtetėrore pėr eksportimin e armėve tė prodhuar nė vend e ka Ministria e Mbrojtjes. "Unė nuk e di si janė pėrdorur kallashnikovėt tanė nė Gjeorgji. Ndoshta ata i kanė marrė nga Kroacia apo Bosnja, gjatė kohės sė ish-Jugosllavisė. Fabrika e armėve "Zastava" dhe shteti serb nuk janė nė gjendje tė tregojnė se si i kanė pėrdorur arsenalet e tyre tė aratimit, ish-republikat jugosllave, tė cilat tani janė shtete tė pavarura", tha Gromoviē.

Forcat e Armatosura ruse, nė bazėn ushtarake nė qytetin gjeorgjian Senaki, gjetėn armė tė prodhuara nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės (SHBA). Kėtė e lajmėroi zėvendėsi i shefit tė Shtatmadhorisė sė armatės ruse, Anatolij Nogovicin. Duke iu drejtuar mediave, Nogovicini shprehu dyshimin se ēfarė saktėsisht pėrmban ngarkesa e aeroplanėve amerikanė nė Gjeorgji. "Ne do tė donim tė dimė nėse ajo ėshtė ngarkesė humanitare ose ndonjė lloj i ngarkesės ushtarake", deklaroi Nogovicin.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anėtarit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi