Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Teknologjia Dhe Interneti «« » Ekonomi & Biznes » Kufizimet e energjisė, qyteti katėr orė pa drita

Kufizimet e energjisė, qyteti katėr orė pa drita

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Kufizimet e energjisė, qyteti katėr orė pa drita

Kukes
Prej shumė ditėsh nė rajonin e Kukėsit zbatohet reduktimi i furnizimit me energji elektrike tė konsumatorėve, pėr shkaqe qė, siē thuhet nga drejtues lokalė, tė remontit nė pjesė tė dėmtuara tė sistemit. Aktualisht qytetit tė Kukėsit i pritet furnizimi rreth katėr orė nė ditė, aty nė orėt e mesditės, ndėrsa kjo ndėrprerje ėshtė mė shumė se trefishi pėr zonat rurale. Burime tė drejtorisė rajonale tė elektrikut tregojnė se, nė kėto intervale kur ndėrpritet furnizimi nė linja tė ndryshme, kryhen riparime, por nga dikasteri qendror ėshtė pohuar se prodhimi i energjisė nuk ndėrpritet aspak, por se energjia u shitet blerėsve jashtė vendit. Megjithatė nė rajonin e Kukėsit brigada e teknikėve tė elektrikut ka vijuar me remonte tė rrjetit tė shpėrndarjes nė linjat e sistemit tė dytė si nė Komunat Shtiqėn, Tėrthore etj., por qė nuk kanė tė bėjnė me ndėrprerjen totale tė energjisė pėr tė gjithė Qarkun e Kukėsit pėr orė tė tėra. Vrullit tė "ndėshkimit" nuk i kishin shpėtuar as institucione tė tilla si dogana, kantieret e ndėrtimit etj., tė cilat pas "ngritjes sė zėrit" furnizohen me pėrparėsi, por vazhdojnė tė ndėshkohen institucionet e pushtetit vendor, spitali si dhe konsumatorėt e tjerė.

Edhe Mati e Bulqiza, katėr orė nė terr


Dje, rreth 200 mijė banorė tė rretheve Mat dhe Bulqizė, kanė mbetur pa drita. Burime nga filialet elektrike tė kėtyre rretheve bėjnė me dije se kjo ndėrprerje energjie ka ardhur pėr shkak tė njė defekti nė nėnstacionin elektrik tė Komsisė nė Rrethin e Matit. Ndėrprerja ka qenė totale, duke pėrfshirė edhe Minierėn e Bulqizės, ku u vunė nė punė motorėt elektrikė qė puna tė mos ndėrpritej. Kjo ndėrprerje i ka gjetur nė befasi konsumatorėt privatė, tė cilėt ishin tė papėrgatitur pėr tė vėnė nė punė motorėt, qė bizneset e tyre tė funksiononin normalisht. Edhe pse nuk konfirmohet zyrtarisht, ndėrprerjet e shpeshta tė energjisė sidomos pėr zonat rurale, duket se lidhen me kufizimet dhe mosshlyerjen e faturave dhe jo me remontin e linjave, riparimet nė nėnstacione apo kabina elektrike. Gjithsesi ndėrprerjet kohė pa kohė janė tregues tė qartė se banorėt e kėtyre rretheve i pret njė dimėr qė do tė jetė i vėshtirė pėr furnizimin ritmik tė tyre me energji elektrike. Mjaft zona rurale tė kėtyre rretheve si Macukulli, Derjani, Ostreni, Trebishti, Shupenza etj., qė nuk pranojnė tė paguajnė aforfe energjinė, pėrballen me kufizime drastike qė shkojnė me javė tė tėra. Vetėm para rreth njė muaji nė fshatin Lubolesh tė Komunės Gjoricė, nė pėrpjekje pėr tė lidhur dritat pėr fshatin qė ishte nė erėsirė prej ditėsh nga KESH-i, pėr mospagesė tė faturave aforfe, humbi jetėn 52-vjeēari Bektash Balla, ish-kryekomunari i kėsaj komune.[flash][/flash][strike]


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anėtarit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi