Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Diskutime Tė Ndryshme «« » Ēėshtja Kombėtare » SHBA-Rusi,fundi i dashurisė

SHBA-Rusi,fundi i dashurisė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal SHBA-Rusi,fundi i dashurisė prej Mon Aug 18 2008, 11:34

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Pushtimi i pacipė i Gjeorgjisė nga Rusia, ka ngritur njė sėrė pyetjesh tė rėndėsishme qė amerikanėt dhe shumė popuj tė tjerė tė botės besonin se duhej tė ishin zgjidhur me kohė.A ėshtė Rusia njė kėrcėnim pėr fqinjėt e saj, pėr Europėn, pėr SHBA-nė?
Ēfarė janė tė pėrgatitur tė bėjnė SHBA-ja dhe aleatėt e NATO-s, nėse Rusia shantazhin apo sulmon njė tjetėr vend sovran demokratik, qė nuk ėshtė vend anėtar i Aleancės? A duhet qė Perėndimi tė vazhdojė bashkėpunimin
me Rusinė, apo duhet tė pėrqendrohet mė shumė nė pėrmbajtjen e ambicieve tė saj?
Presidenti Bush ka nisur njė rivlerėsim tė marrėdhėnieve mes Rusisė dhe SHBA-sė, tė nxitur nga kriza, qė pasardhėsi i tij duhet ta rishikojė dhe ta zbatojė. Presidenti i parė, George Bush arriti tė menaxhonte nė mėnyrė tė shkathėt shpėrbėrjen e Bashkimit Sovjetik. Presidenti Bill Klinton bėri shumė pak nė drejtim tė menaxhimit tė rėnies sė Rusisė pas Luftės sė Ftohtė dhe presidenti aktual Bush, ka bėrė edhe mė pak pėr tė mbajtur nėn kontroll rigjallėrimin e saj. Pasi kritikoi Klintonin sepse i besoi aq shumė Boris Jelcinit, Bush i besoi edhe mė shumėVladimir Putinit. Nė tė vėrtetė, Bush dhe evropianėt e mbyllėn me shumė dėshirė njėrin sy, ndėrsa Putin, presidenti qė tashmė ėshtė kthyer nė kryeministėr, kufizoi lirinė e shtypit, futi nė burg politikanėt rivalė dhe pėrdori pasuritė e naftės dhe gazit tė Rusisė pėr tė shantazhuar fqinjėt. Bush e mbylli njėrin vesh ndaj listės sė ankesave tė Rusisė, shumė prej tė cilave tė paligjshme, por jo tė gjitha. Ne e kundėrshtuam zgjerimin e NATO-s kur Klinton e hodhi fillimisht kėtė ide. Kur ai nisi, ne ramė dakord se Moska nuk do tė ketė tė drejtėn e vetos, duke u lejuar kėshtu fqinjėve tė saj tė aplikojnė pėr anėtarėsim dhe tė pranohen nė aleancė. Bush nxiti edhe mė shumė nacionalizmin rus dhe e lehtėsoi punėn e Putinit, kur kėmbėnguli tė ndėrtonte njė sistem tė rrallė tė mbrojtjes kundėr raketave nė SHBA dhe njė tjetėr tė ngjashėm nė Evropėn Qendrore. Pasi kundėrshtoi pėr pak muaj, edhe Polonia e pranoi planin javėn e kaluar. Bush mbylli njė fushė tė rėndėsishme bashkėpunimi, kur hodhi poshtė idenė e nevojės pėr mė shumė marrėveshje pėr kontrollin e armėve. Ky vendim duket mė i frikshėm sot. Bush e injoroi krizėn nė Gjeorgji pėr muaj me radhė. Tashmė, ai e ka ngritur zėrin kundėr agresionit rus. Vendimi i tij pėr tė dėrguar avionė ushtarakė nė Gjeorgji, ishte shumė i shpejtė, nė mėnyrė tė habitshme, dhe kjo e detyroi Rusinė tė rishikonte vendimin pėr ofensivėn e saj, duke lėnė mėnjanė luftėn e gjerė. Shpresojmė tė funksionojė. Ai duhet t'i thotė edhe presidentit tė Gjeorgjisė, se nuk mund tė vazhdojė tė provokojė Moskėn. Ku duhet tė shkojė Bush tani? Do tė jetė njė gabim, tentativa pėr izolimin e Rusisė. Ajo ėshtė njė fuqi e madhe ekonomike, me tė drejtėn e vetos nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė dhe ka mijėra armė bėrthamore. Izolimi ka shumė gjasa tė nxisė inate dhe radikalizėm. Rusia duhet tė kuptojė se nuk do tė ketė bashkėpunim, derisa ajo tė heqė dorė nga pushtimi i Gjeorgjisė dhe kėrcėnimi i fqinjėve. Rusia mezi pret tė anėtarėsohet nė Organizatėn Botėrore tė Tregtisė dhe tė nėnshkruajė njė marrėveshje sigurie me Europėn. Tė dyja do tė pezullohen. Nėse Putin kėmbėngul, grupi i tetė vendeve tė industrializuara mund tė kėrkojė kufizimin e pėrfshirjes sė Moskės, por ende nuk jemi tė gatshėm tė pėrqafojmė thirrjen e John McCain pėr tė shmangur Rusinė. Bush do t'i lėrė trashėgim pasardhėsit tė tij njė sėrė problemesh nė Afganistan, Irak dhe Pakistan. Presidentit tė ardhshėm do t'i duhet tė merret edhe me Rusinė, e cila po bėhet edhe mė armiqėsore. Angazhimi skeptik nė fakt, ėshtė rruga mė e mirė.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anėtarit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi