Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Diskutime Tė Ndryshme «« » Ēėshtja Kombėtare » Vizat me Maqedoninė ende nė fuqi

Vizat me Maqedoninė ende nė fuqi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Vizat me Maqedoninė ende nė fuqi prej Sat Aug 23 2008, 07:22

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Disa gabime teknike bėjnė qė vizat me Maqedoninė tė jenė ende nė fuqi, ndėrkohė nga data 1 gusht ėshtė shtuar edhe njė siguracion shėndetėsor i detyruar pėr ēdo ditė qėndrimi nė Maqedoni prej 3 eurosh.

Vizat me Maqedoninė vazhdojnė tė jenė nė fuqi edhe pse ligji ėshtė miratuar nga Parlamenti Maqedonisė dhe dekretuar nga presidenti maqedonas Branko Cervenkovski qė nga data 1 gusht. Priteshin shtatė ditė qė pas kėtij dekretimi qė ligji tė dilte nė fletoren zyrtare maqedonase dhe tė kishte fuqi ligjore.

Por ditėt e javėt kaluan dhe muaji gusht dhe vera po ikėn dhe ligji ende nuk ka dalė nė fletoren zyrtare dhe radhėt e gjata dhe sfilitjet e shtetasve shqiptarė qė duan tė kalojnė kufirin fqinjė tė Maqedonisė janė tė pafundme.

Rreth kėtij problemi kontaktuam me pėrgjegjėsin e marrėdhėnieve me publikun pranė presidentit maqedonas, Zoran Ivanov i cili na tha se qė nga data 4 gusht ligji i heqjes sė vizave mė Shqipėrinė ėshtė dekretuar nga presidenti Cervenkovski sėbashku me 60 ligje tė tjera qė kanė qenė po atė ditė pėr t`u dekretuar.

Zoran Ivanov ka thėnė pėr “Shekullin” se pėr ne asnjėherė nuk ka qenė kontestues nėnshkrimi i kėtij ligji pėr ratifikimin e marrėveshjes pėr heqjen e vizave mė Shqipėrinė.

Ndėrkohė qė rreth kėtij problemi i kėrkuam njė konfirmim zėdhėnėsit tė parlamentit maqedonas Teodor Petrov i cili pėr gazetėn “ Shekulli” ka thėnė se ligji nė fjalė vėrtet ėshtė firmosur nga presidenti Maqedonas Branko Cervenkovski por mosshpallja e tij nė gazetėn zyrtare Maqedonase ka ardhur si rezultat i disa gabimeve teknike nė parlament i cili tani nuk mund t`i riparojė pasi ndodhet me pushime.

Kėshtu ne nuk kemi njoftuar sipas rregullit edhe ministrinė e jashtme shqiptare se ky ligj ka hyrė nė fuqi deri sa ai tė riparohet nga disa gabime tė vogla teknike dhe kėto rregullime do t`i kryejė pėrsėri parlamenti i Maqedonisė- shtojnė ata- brenda muajit shtator kur tė vijnė nga pushimet.

Dhe deri sa tė rregullohen kėto gabime janė shtetasit shqiptarė qė po e paguajnė koston e radhėve tė gjata nėpėr sportelet e doganės maqedonase apo nė ambasadėn maqedonase nė Tiranė nė kėtė vapė pėrvėluese. Por telashet mė shtetin fqinjė maqedonas nuk kanė tė sosur pėr shqiptarėt qė duan tė udhėtojnė nė Maqedoni. Nga data 1 gusht ėshtė shtuar njė siguracion shėndetėsor i detyruar pėr ēdo ditė qėndrimi nė Maqedoni duhet tė paguash 3 euro.

Ky siguracion pritet nė afėrsi tė doganės shqiptare nga zyrat e siguracioneve shqiptare por qė kėtė siguracion t`a kėrkon edhe polici shqiptar i doganės maqedonasel.

Por njė fakt tjetėr ėshtė se ky siguracion shėndetėsor kėrkohet vetėm pėr shtetasit shqiptarė qė shkojnė nė Maqedoni. Kontaktuam me telefon me sektorin konsullor tė Ministrisė sė Jashtme ėt Maqedonisė rreth kėsaj pagese, zėdhėnėsja e kėsaj ministrie na tha se ky siguracion shėndetėsor bėhet nė vartėsi tė kohė qėndrimit nė shtetin maqedonas.

E pyetur se pse kėto rregulla vlejnė vetėm pėr shqiptarėt ndėrkohė qė shtetasit e tjerė qė hyjnė nė Maqedoni nuk paguajnė siguracion shėndetėsor ajo na pėrgjigjet qė kjo ėshtė njė ēėshtje e autoriteteve kufitare se sa i respektojnė ata kėto ligje.
Njė nga oficerėt e doganės maqedonase qė nuk pranoj tė identifikohet me emėr ka thėnė se kjo ėshtė njė aferė abuzive pasi nuk ka sigurim shėndetėsor tė detyruar, pasi kudo ai ėshtė vullnetar.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anėtarit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi