Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Shkenca Dhe Jeta «« » Shkenca & Jeta » A do tė mund tė jetojmė pėrgjithmonė nė tokė?

A do tė mund tė jetojmė pėrgjithmonė nė tokė?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Ne nuk mund tė jetojmė nė tokė pėrgjithmonė. Edhe nėse i jepet zgjidhje ngrohjes globale dhe tymrave nė atmosferė, pėrsėri toka ėshtė e rrezikuar ēdo ditė nga tė tjera kėrcėnime natyrore, qė do tė bėjnė jetėn nė tokė tė pamundur me kalimin e viteve

Ne nuk mund tė jetojmė nė tokė pėrgjithmonė. Edhe nėse i jepet zgjidhje ngrohjes globale dhe tymrave nė atmosferė, pėrsėri toka ėshtė e rrezikuar ēdo ditė nga tė tjera kėrcėnime natyrore, qė do tė bėjnė jetėn nė tokė tė pamundur me kalimin e viteve.
Na ndodh shpesh herė qė tė dėgjojmė pėr rėnien e objekteve nga qielli nė vende tė ndryshme tė tokės, si dhe nė vendin tonė.

Nė fakt ato nuk janė yje por meteorė, thėrrmija gurėsh tė vogla, nga disa mm deri nė disa cm, tė cilėt i janė afruar tokės dhe kanė hyrė nė atmosferėn e saj, por duke pasur njė shpejtėsi nga 10 -70km/sek ose 250,000 km/orė, ata digjen nga fėrkimi i madh me atmosferėn nė lartėsi nga 90 deri nė 50 km mbi sipėrfaqen e tokės. Nė pėrgjithėsi madhėsia e tyre nuk i kalon disa cm si pasojė ata digjen plotėsisht nė ajėr pa arritur nė tokė, por ka dhe disa prej tyre me pėrmasa mė tė mėdha, tė cilėt arrijnė tė pėrplasen nė sipėrfaqen e tokės duke shkaktuar dhe dėme materiale tė niveleve tė ndryshme.

Rreth dhjetė meteoritė tė vegjėl (deri njė metėr) godasin tokėn ēdo vit. Toka e shton masėn e saj me rreth 100 ton nė ditė nga rėnia nė tė e meteoritėve.

Tė gjithė e dimė qė Toka nuk mbėshtetet nė asnjė vend, por rrotullohet rreth Diellit nė hapėsirė sė bashku me hėnėn me planetėt dhe me njė mori trupash tė tjerė mė tė vegjėl si asteroide meteoritė kometa me madhėsi nga disa dhjetėra km deri tek thėrrmijat e pluhurit, si dhe gaz.

Planetėt dhe hėnat e tyre e kanė tė pėrcaktuar trajektoren qė ndjekin. Kjo trajektore ka pėrafėrsisht njė formė rrethore rreth Diellit. Ēdo planet ka njė largėsi tė ndryshme nga Dielli dhe si rrjedhim asnjė planet nuk pėrplaset me njėri-tjetrin. Tė gjithė kėta trupa tė sistemit diellor rrotullohen pėrafėrsisht nė njė plan.

Tek asteroidėt shihet njė ndryshim nė orbitėn e tyre nė lidhje me atė tė planetėve. Ata kanė orbita eliptike. Si pasojė ata mund ti largohen dhe afrohen Diellit. Trajektorja e tyre shpesh herė pret trajektoren e planetėve, duke ēuar shpesh herė nė pėrplasjen e tyre. Gjatė rrotullimit tė tyre rreth Diellit ata mund tė pėrplasen dhe me asteroidėt e tjerė. Nga pėrplasja e dy asteroideve me njėri-tjetrin ndryshohet trajektorja e tyre. Kėshtu asteroidet tė cilėt janė objekte tė ngurta tė formuara nga akulli, pluhuri e materiale tė tjera shkėmborė me orbitat e tyre tė ērregullta mbushin tė gjithė hapėsirėn nė tė cilėn lėvizin planetėt sė bashku me Tokėn.

Pėrplasja e njė asteroidi me tokėn ka ndodhur gjatė gjithė historisė sė Tokės qė nga krijimi i saj, vazhdon nė ditėt tona dhe do tė ndodhė dhe nė tė ardhmen. Kjo pėrplasje vjen duke u rralluar pasi shumica e gurėve janė pėrplasur me njėri tjetrin ose me trupat mė tė mėdhenj nė fillimet e sistemit Diellor, por akoma dhe sot ka mbetur njė numėr shumė i madh prej tyre tė cilėt rrezikojnė seriozisht Tokėn si dhe jetėn nė tė.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anėtarit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi