Portali aLbdigital.net
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Diskutime Të Ndryshme «« » Çështja Kombëtare » PDK provokon: Duhet te kthehet SHISH ne SHIK

PDK provokon: Duhet te kthehet SHISH ne SHIK

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal PDK provokon: Duhet te kthehet SHISH ne SHIK prej Mon Aug 25 2008, 10:55

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
TIRANE - Demokristianet kerkojne serish nderrimin e emrit te sherbimit sekret shqiptar, duke e kthyer nga Sherbimi Informativ Shteteror ne Sherbimin Informativ Kombetar. Nje kerkese kjo e cila pritet te riktheje te pakten ne topologji SHIK-un famekeqe te Gazidedes, emri i te cilit u nderrua ne vitin 1998, me vendim dhe u kthyer e u fiksua ne Kushtetuten e re te vendit, vetem e vetem qe te mos identifikohej ky organ shume i rendesishem me sherbimin sekret te asaj kohe. I cili per pese vite me radhe ka qene zgjatim i sigurimit te shtetit, per nga metodologjia e ndjekjes se politikaneve dhe njerezve kunder regjimit. Ne te vertete te kerkosh rikthimin e emrit te sherbimit sekret ne ate qe ka pasur dikur ne kohen e Gazidedes, nxit dukshem sentimentet kunder asaj periudhe me te vertete te erret. "PDK, kerkon qe reformat ne keto institucione, pervec rritjes se shkalles se profesionalizmit, duket te ndikojne edhe ne rritjen e ndergjegjes kombetare ne institucione te tille si Ministria e Mbrojtjes, te cilen mendojme se duhet ta quhet Ministria e Mbrojtjes Kombetare e Republikes se Shqiperise, Sherbimin Informativ Shteteror, I cili gjithashtu duhet te quhet Sherbim Informativ Kombetar", ka qene deklarata e forte e dites se djeshme e bere nga ana e nenkryetarit te PDK, Vladimir Beja ne nje konference per mediat. Sipas tij, shkarkimet e nxituara te zyrtareve te larte te ketyre institucioneve dhe konceptimi semplist i reformes, si zevendesim njerezish nuk eshte reforme, po perpjekje per te rritur kontrollin politik mbi keto institucione ne dem te profesionalizmit. Ne kete kendveshtrim ai sakteson se eshte e rendesishme ndryshimi i emrit te ketyre institucioneve, qe do te sjellin nje perfaqesim sipas tij me te gjere te kombit dhe jo te jene vetem sherbime shteterore. Sipas Bejes se PDK, duke reflektuar per reformat ne institucionet e sigurise kombetare pas tragjedise se Gerdecit, PDK veren me shqetesim se keto reforma jo vetem po kryhen me ritme shume te ngadalta, por edhe kercenohen nga deformime dhe manipulime, per shkak te peshes se rende te kesaj tragjedie, ende te pazbardhur nga drejtesia. "Shqetesimi i diplomateve te huaj se Shqiperia po ben hapa prapa me reformat, duke vene ne pikepyetje anetaresimin e plote te Shqiperise ne NATO, lidhet se pari me ritmin e ngadalte te reformave ne institucionet tona te sigurise kombetare si Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme dhe Sherbimi Informativ Shteteror", tha Beja. Sipas tij, pavaresisht vullnetit te mire te ministrit Oketa, apo te ndonje funksionari tjeter, pas tragjedise se Gerdecit, u kerkuan ndryshime radikale ne keto institucione, ende pa u zbardhur e verteta rreth kesaj tragjedie.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi