Portali aLbdigital.net
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Teknologjia Dhe Interneti «« » Informatikë & Internet » Revolucioni i Internetit

Revolucioni i Internetit

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Revolucioni i Internetit prej Wed Feb 28 2007, 17:55

Tini

avatar
Webmaster & Admin
Webmaster & Admin
Të gjithë mahnitemi nga çfarë shohim sot në internet. Faqet e internetit sa vjen dhe bëhen akoma më interesante në përmbajtje, por edhe në strukturë. Sot vetëm me anë të internetit mund të bësh shumicën e gjërave, që dje i bënim dhe na mundonin sepse na merrnin shumë kohë. Madje, ka lindur edhe një shprehje e re në shoqërinë e të rinjve, e cila është: “Në internet gjen gjithçka, vetëm nënë e babë nuk gjen!” Megjithatë edhe kjo e fundit duhet rishikuar sepse me zbatimet ‘AOU Pair’ mund edhe të birësohemi nga ndonjë familje në anën tjetër të Botës, e cila kërkon studentë apo fëmijë për t’i mbajtur në shtëpi sipas kushteve paraprake të parapërcaktuara.
E të mendosh që gjithë kjo është mundësuar nga ajo që quhet Worl Wide Web. WWW lindi si një nevojë e shërbimeve sekrete të inteligjencës amerikane për të shkëmbyer informacione në një mënyrë sa më të shpejtë dhe të sigurtë. Edhe pse Web-i ka filluar të përdoret rreth viteve 1993, ekzistenca e tij është mbajtur sekret për shumë kohë para se t’i jepej njerëzve për përdorim publik
Aspekti më mbresëlënës i Web-it mbështetet në faktin se është i vlefshëm për përdorues të çdo fushe, duke përfshirë studentë që përgatisin temat, fizikantë që kërkojnë informacionet më të fundit mbi shkencën, si dhe kërkues kolegjesh që mund të investigojnë kampuset e ndryshme universitare.Web-i ka sjellë edhe një mësymje të prishjes së privacisë të njerëzve, por ky është një disavantazh, të cilin duhet ta pranojmë edhe pse nuk duam, pasi çdo gjë e mirë e ka një të keqe. Web-i është bërë i domosdoshëm për çdo kompani apo biznes, të cilat duan të reklamojnë mallin e tyre. Pikërisht këto biznese kanë sjellë zhvillim dhe risi në këtë fushë teknologjike.
Në këtë numër do të flasim pak rreth disa gjërave të cilat ju i shihni çdo ditë, por ndoshta do të donit të kishit më shumë informacion. HTML, (Hypertext Mark-Up Language) është një standard gjuhësh dokumentesh i vendosur që në vitin 1989 ku interneti ishte akoma në hapat e tij të parë të “fëmijërisë”. Kjo gjuhë programimi na mundëson të shohim faqet e web-it dhe t’i modelojmë sipas dëshirës. Lidhjet me faqet e tjera, krijimin e ‘site-map’-et, të gjitha mundësohen nga kjo gjuhë programimi. Sigurisht, nuk është e vetmja. Përparësia më e madhe që ajo ka është se shumë gjuhë të ndryshme mund të ndërfuten në sintaksën e saj. Kjo mundëson edhe opsionet e shumta plus në lidhje me aftësitë e një ‘web site’-i. Kështu, sot ne mund të blejmë ‘on line’, të porosisim ‘on line’, të prenotojmë bileta udhëtimi ‘on line’ etj.
Një pjesë e rëndësishme e ‘web site’-eve janë edhe zbatimet multimedialë. Vështirësia më e madhe e programuesve në krijimin e një ‘web site’ ka qenë cilësia e fotove apo filmimeve, të cilat kanë marrë kohën e shumë programuesve për të krijuar algoritme të tilla kompresimi, të cilat do të mundësonin një imazh të qartë, të pastër dhe sa më cilësor. Po përmendim më poshtë algoritmet më të njohura në këtë fushë.
Një nga metodat e kompresimit të imazheve është ajo Bitmap, me anë të së cilës imazhi përfaqësohet nga një tabelë pikash apo mini pjesësh të imazhit. Këtu mund të përmendim këto formate: Graphical Interchange Format (GIF), Tagged Image File Format (TIFF) dhe Windows Bitmap (BMP).
Metoda me vektorë grafikë përdor formulat matematikore për të kompresuar imazhin. Formate të njohura janë: Encapsulated Postscript (EPS), Windows Metafile Format (WMF), Hewlett-Packard Graphics Language (HPGL) dhe Macintosh graphics file format (PICT).
Formatet më të zakonshme të kompresimit video janë: Audio Video Interleave (AVI), Quicktime dhe Motion Picture Experts Group (MPEG or MPEG2). Këto formate mund t’i “tkurrin” videot me më shumë se 95%, por gjithmonë duke ndikuar pak në qartësi dhe cilësi.
Edhe zëri ashtu si pjesa e imazhit duhet të regjistrohet dhe të formësohet në mënyrë të tillë që kompjuteri ta njohë atë. Dy tipe të zakonshme audio janë: Waveform (WAV) dhe Musical Instrument Digital Interface (MIDI).
Multimedia ka patur një ndikim shumë të madh në edukim, shkollë dhe jetët tona private. Tashmë, jemi mësuar dhe nuk mund të bëjmë pa ndonjë foto të bukur në telefonon tonë të lëvizshëm, pa ndonjë video apo foto në kompjuter etj.


Forumi aLbdigital
Shiko profilin e anëtarit http://www.albdigital.net.ms

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi