Portali aLbdigital.net
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Diskutime Të Ndryshme «« » Çështja Kombëtare » Luajnë me pistoletë, vret shokun 13-vjeçar

Luajnë me pistoletë, vret shokun 13-vjeçar

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Luajnë me pistoletë, vret shokun 13-vjeçar prej Sat Aug 30 2008, 08:45

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Q.Brahja është autori, i cili nga pakujdesia ka provokuar shkrehjen e pistoletës drejt shokut të ngushtë, E.Shjaku. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 21:00, kur dy djemtë do t'i bashkoheshin festës së një dasme që organizohej pranë shtëpisë së tyre. Gjatë rrugës, 13-vjeçari Brahja ka nxjerrë pistoletën e si nëpër filma ka nisur t'ia tregojë shokut të tij. Pa e ditur se një fishek që arma kishte në gojë do t'i merrte jetën brenda pak sekondash. Pistoleta është shkrehur dhe plumbi i vetëm e ka mbërthyer të miturin në kokë. Krisma e armës ka alarmuar banorët, të cilët kanë qenë dëshmitarët e skenës së rëndë. Një fëmijë i pajetë në tokë dhe një tjetër i tmerruar nga ajo që kishte ndodhur. Me shpejtësi, i mituri ka tentuar të largohet nga vendngjarja, duke iu ngjitur malit bashkë me armën. Forca të policisë janë nisur drejt vendngjarjes, duke konfirmuar të parët se plumbi kishte qenë fatal për jetën e 13-vjeçarit Shjaku. Ndonëse e kanë nisur me urgjencë drejt spitalit të Lezhës, mjekët nuk kanë mundur ta shpëtojnë. Nisur nga rrethanat e ngjarjes, sipas policisë vrasja e të miturit ka ndodhur aksidentalisht, pas goditjes nga shoku i ngushtë. Sapo kanë mundur të identifikojnë autorin, forca të shumta policie, me në krye shefin e krimeve të komisariatit të Kurbinit, Martin Doda, janë nisur drejt zonës së thellë. Pas rreth 1 ore u arrit kapja e të miturit, ndërsa ai e kishte hedhur gjatë rrugës armën. Ai është shoqëruar menjëherë në komisariatin e policisë e bashkë me të dhe familjarët. Nga të dhënat e para mësohet se 13-vjeçari ka thënë se armën e ka gjetur po dje, të hedhur në një shkurre. Por, veç tij pritet që dhe familjarët e tij të japin llogari mbi pistoletën që Q.B. mbante me vete. Vdekja e të miturit ka tmerruar banorët e zonës, pjesa më e madhe e të cilëve i ishin bashkuar prej ditësh festimeve për martesën e një prej djemve të saj. Ndërsa një natë më parë, në qytetin e Rrëshenit, një 23-vjeçar u plagos me një plumb në mënyrë misterioze, ndërsa shikonte një ndeshje minifutbolli. Kreshnik Gjini u qëllua dy herë me pistoletë, por vetëm një plumb e goditi atë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:20 të së mërkurës. Sipas policisë, nuk ishte hera e parë që një grup shokësh në mbrëmje luanin minifutboll, mes të cilëve dhe Gjini. Pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore, i riu është nisur drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë, për ndihmë të specializuar. Me t'u njoftuar mbi ngjarjen, policia ka shkuar menjëherë në vend, i cili ndodhej rreth 500 metra larg godinës së komisariatit. Ekspertë të Policisë Kriminale kanë marrë në pyetje rreth 20 persona, por asnjë prej tyre nuk ka dhënë dëshmi të rëndësishme, duke thënë se një pjesë ishte në fushën e lojës, ndërsa të tjerët nuk kanë parë gjë për shkak të errësirës jashtë fushe.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi