Portali aLbdigital.net
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Diskutime Të Ndryshme «« » Çështja Kombëtare » Vdes nga fostoksina 15-vjeçarja

Vdes nga fostoksina 15-vjeçarja

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Vdes nga fostoksina 15-vjeçarja prej Sat Aug 30 2008, 08:50

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Vjen për pushime nga Italia, vetëhelmohet 15-vjeçarja

Adoleshentja E.Vogla, nga fshati Krutje i Lushnjës i dha fund jetës paraditen e djeshme, pa paralajmëruar askënd për aktin ekstrem që do të ndërmerrte. Familjarë të saj tregojnë se vajza vetëm një ditë më parë kishte dalë për të bërë pazar në qytet dhe mesa duket aty ka blerë edhe lëndën helmuese. Ka qenë ora 10:00 e ditës së djeshme kur të afërm të vajzës kanë vënë re se ajo kishte pak kohë që nuk dukej nëpër shtëpi. “Pamë që nuk ishte në shtëpi dhe filluam ta thërrisnim. Vajza kishte hyrë në dhomën e saj dhe nuk e hapte derën. U detyruam të shqyenim derën dhe çka pamë ishte shokuese. Vajza ishte shtrirë në dysheme dhe i dilte shkumë nga goja. Menjëherë morëm makinën dhe e prumë këtu në spital, por vajza ndërroi jetë rrugës”. Fjalët kanë ardhur nga familjarë dhe të afërm të viktimës, të cilët e kanë shoqëruar 15-vjeçaren për në spitalin e qytetit të Lushnjës, me shpresë se do t’i shpëtonte vdekjes. Mjekët janë angazhuar me shpejtësi, por kanë kuptuar se çdo gjë ishte e kotë. Fakti që vajza ka konsumuar fostoksinë është konstatuar nga autopsia e bërë në morgun e qytetit. Specialistë të këtij reparti pohojnë se vdekja e vajzës ka ardhur pasi ajo dyshohet se ka konsumuar 3 kokrra fostoksinë, megjithëse kanë nisur kampione dhe në Institutin e Kriminalistikës në Tiranë për të pasur një përgjigje më të saktë. Sipas tyre, vdekja e 15- vjeçares ka qenë e paevitueshme edhe pse ajo ka mbërritur shumë shpejt në spital.
Mësohet se familja e viktimës prej 7 vitesh jetonte në Itali dhe ishte kthyer në vendin tonë për pushime, për t’u larguar sërish më 15 shtator. Grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet e vetëflijimit, por ende nuk ka arritur në një pistë konkrete, pasi dhe për familjarët ngjarja ka qenë shumë e papritur. Sipas tyre, në Itali E.Vogla ishte në shkollë, madje një ndër nxënëset më të mira të saj. Madje, burimet e policisë pohojnë se janë pyetur familjarët nëse vajza ka pasur ndonjë problem në Itali që e mundonte, me shokët, me shkollën apo ndonjë lidhje e pamundur dashurie, por për asnjë gjë të tillë ata nuk kishin dijeni. Familja Vogla kishte dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Ata kishin ardhur dy javë më parë në Shqipëri dhe gjatë kësaj kohe, vajza nuk ishte ndjerë mirë me jetën në fshat. Thuajse çdo ditë u kërkonte prindërve të niseshin drejt Italisë, pasi atje kishte lënë gjithë shoqërinë e saj dhe këta të fundit e prisnin. Pjesën më të madhe të kohës ajo e ka kaluar në shtëpi, e heshtur gjatë komunikimit me anëtarët e familjes. Gjatë kontrollit në shtëpi nuk është gjetur ndonjë material i dyshimtë, që ta orientonte policinë dhe familjen drejt shkakut të vetëvrasjes, duke e bërë më mister ngjarjen e rëndë.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi