Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Shkenca Dhe Jeta «« » Shkenca & Jeta » Jemi shume afer per nje njeri te padukshem!

Jemi shume afer per nje njeri te padukshem!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Jemi shume afer per nje njeri te padukshem! prej Tue Sep 02 2008, 05:08

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Kanė arritur tė pėrthyejnė dritėn pėrreth objekteve, pėr t‘i bėrė tė pakapshėm nga syri

Njeriu i padukshėm, sa pranė jemi?

Shkencėtarėt e Universitetit tė Kalifornisė: shpejt njė realitet

Ndėrsa shkencėtarėt vazhdojnė tė na lėnė me gojė hapur me shpikjet qė po shndėrrojnė botėn tonė fizike, gjenden disa synime shkencore qė kanė reaguar me shumė kokėfortėsi pėrgjatė viteve ndaj ēdo pėrpjekjeje pėr t‘i kthyer nė realitet. Ėshtė e vėrtetė qė disa prej pajisjeve futuriste i kemi hasur nėpėr romane tė shkruara nga autorė veprash fantastiko-shkencore, por, megjithatė, shpikje si mjete fluturuese nė kufijtė e sė besueshmes apo turizmi hapėsinor e kanė ngacmuar imagjinatėn njerėzore (si tė ekspertėve, ashtu edhe tė profesionistėve) duke bėrė qė tė hidhen hapa pėr kthimin e tyre nė realitet.

Nė ditėt e para tė kėtij muaji u bė me dije se dy skuadra shkencėtarėsh nė Universitetin e Kalifornisė kanė arritur suksese domethėnėse, nė pėrpjekjet pėr ta pėrthyer dritėn pėrreth objekteve nė mėnyrė qė kėta tė bėhen tė padukshėm. Megjithėse jemi tė detyruar tė nėnvizojmė, se nuk ka gjasa tė ndodhė qė sė shpejti tė shkojmė tė blejmė nėpėr dyqane xhaketa nė gjendje tė na bėjnė tė padukshėm, duhet thėnė se jemi nė rrugėn e duhur nė realizimin e njė manteli si ai i magjistarit Herri Poter.

Ėshtė e kuptueshme qė ideja e tė qenit nė gjendje pėr t‘u vėrtitur rreth tė tjerėve pa u parė ėshtė mė joshėse se analizat e transformimeve optike. Por puna e ekipeve nė Kaliforni konsiston pikėrisht nė njė numėr kėrkimesh mbi mundėsitė e manipulimit tė dritės, dhe veēanėrisht mbi pėrpjekjet qė pėrmes kėtyre manipulimeve objektet tė bėhen tė padukshme.

Dy vite mė parė, matematicienė britanikė, pėrfshi edhe Xhon Pendrin e Kolegjit Perandorak nė Londėr, skicuan kalkulimet e nevojshme pėr realizimin e njė pajisjeje tė aftė t‘i bėjė objektet e padukshme; nė prillin e vitit 2007 inxhinierėt e Universitetit Purdue nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, iu pėrmbajtėn asaj skice pėr krijimin e nocionit teorik tė "nano-gjilpėrave" qė krijon mundėsinė e pėrthyrjes sė dritės pėrqark njė objekti, pėrafėrsisht ashtu siē rrjedh uji i njė burimi pėrreth kontureve tė njė guri. Pėrpjekjet, qė u panė me shumė interes nga forcat e armatosura amerikane, pėr arsye qė mund tė merren lehtė me mend, bėnė tė mundur zhdukjen e njė objekti pak mė tė vogėl se njė top hokeji nga sytė e njė kamere qė "sheh" pėrmes mikrovalėve.

Rezultatet qė do tė sjellė kjo arritje nė pėrpjekjet afatgjata nė kėtė kuadėr, zor se mund tė merren me mend; nė tė vėrtetė, njė prej shkencėtarėve kalifornianė tė pėrfshirė nė projekt, tha gjatė njė intervistė se edhe atij vetė "e gjitha kjo i dukej e ēuditshme. Ajo qė mund tė merret me mend ėshtė se eksperimentet do tė zhvendosen nga mikrovalėt te spektri i valėve tė dritės qė pėrdor syri njerėzor, nė mėnyrė qė objektet tė bėhen ta padukshme jo vetėm pėr kamerat, por edhe pėr njerėzit.

Vladimir Shalajev, i cili vazhdon punėn nė kėtė fushė nė Universitetin Purdue, mendon se bėrja e objekteve tė padukshme pėr syrin ėshtė veē maja e ajsbergut: "Pėr shembull mund tė jemi nė gjendje objektet tė duket nė njė vend tjetėr dhe jo aty ku ndodhen realisht, apo tė fokusojmė sasi shumė tė mėdha energjish nė pika mikroskopike". Ndėrkaq Shalajev e di shumė mirė ēfarė i intereson publikut: manteli i padukshėm. Filma tė shumtė fantastiko-shkencorė na kanė vėnė nė pritje qė kjo tė ndodhė me tė vėrtetė - bashkė me njė seri tė gjatė objektesh futuristikė, qė e ofrojnė kėtė mundėsi.

Syzet me rreze X

Ndėrsa vėshtrimi me rreze X i Supermenit qe me vlerė tė vyer nė luftėn kundėr krimit - duke zbuluar armė shumė tė rrezikshme - nė serinė e vitit 1978 i dha mundėsinė protagonistit tė kėqyrte tė brendshmet seksi nėn petkat e bukuroshes Luis Lein. Dhe kėtu fshihet edhe aspekti mė joshės i spektaklit qė mund tė ofrojnė rrezet X: ato janė nė gjendje tė na japin mundėsinė tė shohim ēfarė fshihet nėn njė palė rroba.

Pajisje me rreze X, tė cilat ofrojnė imazhe tė zhveshura tė njerėzve qė kalojnė nėpėr to, janė tashmė nė pėrdorim nė aeroportin Hithrou, pėr tė zbuluar armė tė fshehura. Por pamjet qė ofrojnė janė bėrė objekt polemikash, duke qenė se organizmat pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut e konsiderojnė shkelje tė rėndė. Ngushėllimi i vetėm ėshtė se kėto pajisje janė me pėrmasa gjigande dhe ėshtė e pamundur tė montohen mbi hundėn e dikujt.

Shėrbyes robotė

Nė vitin 1893 u shkrua njė tregim me titull "Vajza automatike e aftė tė bėjė gjithēka". Nė tė pėrshkruhej njė vajzė mekanike qė funksiononte me bateri nė gjendje tė kryente detyrat e njė shėrbyeseje tė pėrsosur - dhe duhet vėrejtur se ėndrra e zotėrimit tė njė pajisjeje pa ndjenja nė gjendje tė na lajė, tė na hekurosė e tė nė pėrgatisė pėr tė ngrėnė ėshtė prej kohėsh ide fikse nė mendjen tonė.

Mbėrritja e tyre nė shtėpitė e shtresės sė mesme ėshtė parashikuar rregullisht gabim, dhe pėrveē ndonjė pajisjeje nė gjendje tė na lajė tapetet apo tė na korrė barin e bahēes, tregu nuk ofron thuajse fare robotė tė aftė. Nė krye tė pėrpjekjeve nė kėtė fushė qėndrojnė japonezėt; roboti Vakamaru, i konceptuar pėr t‘u bėrė shoqėri tė moshuarve ėshtė goxha i kėndshėm, ashtu si edhe produkti Asimo i Hondės - megithėse duhet thėnė qė kėto prototipe, tė shumtė e kohės e kalojnė duke pėrsėritur papushim fjalėn "keqfunksionim".

Pėrpjekjet (pėr disa arsye) janė drejtuar nga synimi pėr tė realizuar njė robot sa mė tė ngjashėm me qeniet njerėzore; nė revistėn shkencore "New Scientist" raportohej pak kohė mė parė se ėshtė krijuar njė material qė ngjan shumė me lėkurėn e njeriut i pėrbėrė nga nano-tuba gome e karboni, qė do tė shėrbejė pėr prodhimin e robotėve tė sė ardhmes.

Ēizmet raketė

Forca e jashtėzakonshme shtytėse e "ēizmeve shtatė lega" shpesh i referoheshin folklorit evropian dhe zunė vend edhe nė romanet "Discworld" tė autorit Terri Pratēet. Pratēet vėrente se distancat e stėrmėdha mes hapave e vinin organizmin nė stres tė tmerrshėm fizik, por ekzistojnė tani disa pajisje moderne nė gjendje tė na bėjnė ta rendim me shpejtėsi supernjerėzore.

Praktikimit tė vrapimit me tė tilla pajisje sot i ėshtė vėnė njė emėr (Powerbocking), ndėrsa pajisjet qė e mundėsojnė kėtė quhen "Powerstriders" (hapa tė fuqishėm), ēizme kangur dhe kambaleca shpejtėsie. Por janė Ēizmet Kėmbėshpejta, tė shpikura nga rusi Viktor Gordejev, ato qė marrin medaljen e artė nė kėtė fushė - kjo ngaqė secila nga ēizmet ka nėn vete nga njė motor tė vogėl qė funksionon me naftė. Po tė shohėsh videot e tyre nė internet, tė vjen e vėshtirė tė besosh se fillimisht qenė ideuar pėr t‘u pėrdorur nga forcat e armatosura ruse. Nė mos plani ka qenė tė habitet armiku pėr vdekje.

Videofoni

Komunikimi ballė pėr ballė me ndihmėn e ndonjė [pajisjeje telekomunikuese ka qenė temė bazė e filmave fantastiko-shkencorė, qė kur kėta u shfaqėn pėr herė tė parė si zhanėr mė vete. Por kur kjo teknologji u bė mė nė fund realitet, nė Shtetet e Bashkuara (nė vitet 1970) falė kompanisė "AT&T‘s Picturephone", u pėrqafua nga shumė pak njerėz (nė ēastin mė tė mirė vetėm 500 vetė preferuan tė abonoheshin). Suksesi i pakėt mund t‘i atribuohet ēmimit prej 90 dollarėsh nė muaj, qė duhet paguar pėr ta pasur kėtė shėrbim, por mė thelbėsor ishte zbulimi se si ide qe mė joshėse nga ē‘qe nė realitet; nuk i shtojnė bisedave ndonjė vlerė kushedi se ēfarė nga ato qė jemi tė mėsuar tė bėjmė pėrmes telefonit. AT&T u pėrpoq pėrsėri tė hynte nė treg nė vitet nėntėdhjetė, falė njė teknologjie tė re tė quajtur videofon, por ēmimi prej 1,500 dollarėsh i mbajti larg klientėt qė nė fillim.

Sot njė pjesė e smart-fonėve janė nė gjendje tė bėjnė edhe kontakte me video, por gjithsesi njerėzit preferojnė tė mbėshteten tek ato sisteme telefonimi qė kushtojnė mė pak.

Rrezet e zgjuara

Ta pasionuarit pas filmave fantastiko-shkencore i pėlqejnė pa masė rrezet e zgjuara. Pėrtej faktit qė pėrbėjnė njė metodė shumė tė mirė, pėr tė bėrė tė palėvizshėm, apo pėr tė zhvendosur njė objekt, njė i pasionuar i filmit "Star Trek" i thur lavde nga mė tė mėdhenjtė: "nė vitin 2372", shkruan, "Zėvendės Komandanti Uorf i forcave amerikane tė Mbrojtjes sugjeroi pėrdorimin e rrezeve tė zgjuara kundėr njė mjeti sulmi tė tipit Vor‘ēfarė. Rrezja dėmtoi rėndė fuqinė e zjarrit tė agresorit dhe e zvogėloi me 50 pėr qind efektshmėrinė e tij". Por zhvillimi i ekuivalentėve mikroskopikė tė rrezeve tė zgjuara - tė njohur si pinceta optike - u ka krijuarve lazerave mundėsinė tė kapin dhe tė zhvendosin qeliza individuale.

Kjo teknikė ka gjetur pėrdorim nė Universitetin VU tė Amsterdamit, ndėrkohė qė po shfrytėzohet pėr ndėrtimin e strukturave mbi sipėrfaqet e mikroēipeve. Nė terma ta gjata kohore mund tė shfrytėzohet nė mjekėsi apo nė ndėrveprimin mes elektronikės dhe biologjisė.

Pilulat ushqimore

Teksa pjesa mė e madhe e parashikimeve mbi stilet e jetėsės nė tė ardhmen pėrqendrohet nga lehtėsitė e pabesueshme qė do na ofrojė teknologjia, ėshtė edhe ai i zymti sipas tė cilit bota e sė nesėrmes nuk do jetė e tėra robotė qė na vijnė nė ndihmė e udhėtime nėpėr hapėsirė. Pilulat ushqimore pėrbėjnė edhe njė prej parashikimeve mė tė zymta tė sė ardhmes; tabletat e parapėrgatitura me njė varietet tė gjerė shijesh e pėrmbajtjesh do jenė njė pasojė e pashmangshme e mbipopullimit tė planetit.

Ndėrsa ngremė shumė dyshime mbi pėrmbajtjen ushqimore tė vakteve qė pėrgatitet shpejt e shpejt me mikrovalė nuk mbajmė parasysh horrohet e vėrejtura nė disa filma fantastikė tė zmjentuara nė njė botė qė nuk arrin t‘i ushqejė gjithė banorėt e saj. Por pėr fat, pilulat deri mė sot i kemi parė vetėm nė formėn e tabletave me pėrbėrės energjetikė si dhe tė pakova ushqimore tė kompresuara pėr astronautėt dhe forcat ushtarake.

Gazeta "Shqip"


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anėtarit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi