Portali aLbdigital.net
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Diskutime Të Ndryshme «« » Çështja Kombëtare » I kërkuari vret gruan dhe veten

I kërkuari vret gruan dhe veten

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal I kërkuari vret gruan dhe veten prej Tue Oct 07 2008, 22:08

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
LEZHE/ ROLAND NIKOLLI

Rrethohet nga policia i kërkuari për vrasje, ekzekuton të shoqen e më pas vret veten. Një 80-vjeçar është bërë protagonist i një ngjarje tjetër të rëndë mbrëmjen e djeshme, e përfunduar tragjikisht. Rrok Pjetri, në fshatin Dajç të Lezhës, i cili vitin e kaluar i mori jetën fqinjit për një rrip toke vrau rreth orës 21:00 gruan, duke mos lejuar askënd të afrohej për të tërhequr trupin. Policia e Lezhës kërkoi mbërritjen e forcave RENEA, por kur specialët kanë shkuar në vendngjarje, gjithçka kishte marrë fund. Trupi i pajetë i Pjetrit është gjetur brenda banesës, me një plagë në gjoks. Mendohet se ai i ka dhënë fund jetës pas më shumë se 1 orë e gjysmë nga vrasja e gruas, pasi qëlloi disa herë në ajër për të mbajtur larg forcat e policisë. Rreth orës 23:00 gjithçka ka marrë fund, kur policia e Lezhës dhe forcat speciale kanë hyrë brenda banesës së autorit e njëkohësisht viktimës së kësaj ngjarjeje.
Sipas policisë, në orët e vona të pasdites së djeshme, burimet e saj kanë dhënë informacionin se i kërkuari për vrasje ishte futur brenda shtëpisë së tij, në fshatin Dajç të Lezhës. Me shpejtësi është organizuar puna për të rrethuar të shumëkërkuarin prej një viti e gjysmë, i akuzuar për vrasjen e fqinjit, Lazër Nikolli. Sapo kanë arritur në fshat ata kanë rrethuar shtëpinë përdhese të 80-vjeçarit Rrok Pjetri, duke i bërë thirrje që të dorëzohej. Në këtë moment mësohet se në shtëpi nuk kishte njeri tjetër veç të kërkuarit, i armatosur me një armë tip kallashnikov. Në çastin kur policia ka dashur të veprojë, i moshuari ka nisur të qëllojë në ajër. Burime zyrtare të policisë pohuan se sapo ka parë një lëvizje pranë derës autori ka drejtuar armën nga ana e saj, duke qëlluar. Por, viktima ishte vetë gruaja e tij 75-vjeçare, Çile Pjetri, e cila mbeti e vdekur në vend. Ngjarja shënohet rreth orës 21:00. Trupi i të moshuarës ka qëndruar për një kohë të gjatë në prag të shtëpisë, pasi forcat e rendit nuk arrinin të depërtonin më tej, për shkak se mund të rrezikonin familjarë të tjerë që mund të ndodheshin në banesë. Nuk dihet nëse ndaj gruas autori ka qëlluar me dashje, duke e cilësuar atë si “informatorin” e policisë për vendndodhjen e tij apo se ka menduar se bëhej fjalë për një ndër efektivët e policisë së Lezhës. Situata e nderë ka vazhduar deri në momentin kur në fshatin Dajç kanë mbërritur forcat speciale nga Tirana. Mjetet e blinduara me specialët e RENEA-s kanë mbërritur në vendngjarje, me qëllim të kryenin negociata me të kërkuarin për dorëzimin e tij. Por, mësohet se sapo ata janë vendosur në veprime konkrete për të nisur negocimin, kanë konstatuar se nga shtëpia e Pjetrit nuk kishte më lëvizje. Krismat në ajër kishin ndalur dhe megjithë lëvizjet e policisë, 80-vjeçari nuk po reagonte. Kjo ka bërë që ata të hyjnë brenda, duke gjetur dhe burrin e pajetë. Ekspertët e policisë kanë gjetur armën e krimit, me të cilën dyshohet të jetë ekzekutuar në prill të vitit të kaluar Lazër Nikolli, ndërsa po kryejnë veprimet për të dokumentuar ngjarjen e mbrëmshme. Mësohet se veç vrasjes së fqinjit në prill të vitit të kaluar, Rrok Pjetri ishte akuzuar për vrasje dhe para viteve ’90.


Vrasja e fqinjit, për 10 metra tokë

Rrok Pjetri, më 20 prill të vitit të shkuar qëlloi për vdekje fqinjin e tij për dhjetë metra tokë, që pretendonte se ia kishte zënë fqinji. Lazër Nikolli, 52 vjeç humbi jetën në vend, pasi u qëllua me kallashnikov prej 80-vjeçarit. “Tani të ka ardhur ora”, kanë qenë fjalët e fundit që ka dëgjuar Lazër Nikolli rreth orës 23:30 të mbrëmjes dhe pastaj një breshëri plumbash janë derdhur mbi trupin e tij, Vrasësi Rrok Pjetri ka shfrytëzuar errësirën si dhe kthimin e Nikollit në shtëpi kur ka ngritur pusinë. Ai ka qëndruar gati me armë në dorë, duke e pritur i fshehur “prenë” e tij ku ka shfrytëzuar momentin e saktë për të hapur zjarr. Menjëherë pasi ka kryer vrasjen, Rrok Pjetri është larguar me shpejtësi, duke braktisur fshatin. Sipas burimeve nga policia, që ka mbërritur shumë shpejt në vendngjarje, ngjarja ka pasur si motiv një konflikt të vjetër që dy familjet kanë pasur mbi truallin që ndante dy pronat. Prej kohësh Rrok Pjetri kishte pretendime se Lazër Nikolli i kishte zënë një sipërfaqe rreth 10 metra tokë. Megjithëse grindjet kishin qenë të shpeshta dhe po ashtu edhe ndërhyrjet për ta sheshuar atë, asgjë nuk ishte zgjidhur përfundimisht. Në atë kohë, policia nuk gjeti dot as armën me të cilën ishte kryer krimi


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi