Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Diskutime Tė Ndryshme «« » Ēėshtja Kombėtare » Falsifikuan 80 mijė euro

Falsifikuan 80 mijė euro

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Falsifikuan 80 mijė euro prej Tue Oct 07 2008, 22:10

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
LEZHE - Pronari i njė pike tė kėmbimit valutor dhe njė kambist u arrestuan dje, pasi iu gjetėn mbi 80 mijė euro false. Policia e Lezhės, pas informacioneve tė marra ka bllokuar aktivitetin e tyre, deri nė hetimin e plotė tė ēėshtjes. Sipas burimeve zyrtare pohohet se, nga operacioni i koduar "Falsifikatori" u arrestuan Luigj Malaj, 61 vjeē dhe Andrea Markaj, 52 vjeē, tė akuzuar si bashkėpunėtorė nė prodhimin e kartėmonedhave tė falsifikuara. Mėsohet se prej muajsh ata ishin vėnė nėn vėzhgim pėr t'u ndaluar mbrėmjen e djeshme, sapo ėshtė kryer kontrolli nė pikėn e kėmbimit tė valutės nė qendėr tė Lezhės. Aty, sipas policisė, ėshtė gjetur dhe shuma e madhe e monedhės sė pėrbashkėt evropiane, nė prerje tė ndryshme, tė cilat nga ekspertėt rezultojnė tė falsifikuar. Kontrolli nė kėtė pikė kėmbimi ėshtė kryer nė momentin kur Markaj dhe Malaj ndodheshin tė vetėm nė dyqan dhe sipas policisė po merreshin me numėrimin dhe paketimin e eurove false. Burime tė policisė sė Lezhės shprehen se, janė dashur mbi 6 muaj intensivė investigimi, si dhe pėrdorimi i mjeteve tė specializuara nga ana e saj pėr tė bėrė arrestimin nė flagrancė tė tyre. Nė momentin e arrestimit tė tyre policia e Lezhės ka sekuestruar edhe njė makinė tip "Benz", nė pronėsi tė pronarit tė pikės sė kėmbimit tė valutės. Sipas policisė, Luigj Malaj merrej me transportin e valutės pėr tė mbuluar gjurmėt e falsifikimit tė kryer nga Andrea Markaj e mė pas paguhej prej tij. Tė njėjtat burime saktėsojnė se njė sasi e eurove tė prodhuar nga ana e Markajt ka dalė nė qarkullim, por ende nuk ėshtė zbuluar laboratori qė kryente falsifikimin. Tė dy personat po merren nė pyetje, ndėrsa njė pjesė e valutės ėshtė pėrcjellė pėr ekspertizė tė mėtejshme nė Laboratorin Kriminalistik nė Tiranė.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anėtarit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi