Portali aLbdigital.net
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Diskutime Të Ndryshme «« » Çështja Kombëtare » Rama i ofroi Trebickës 500 mijë euro për dëshmi të rreme

Rama i ofroi Trebickës 500 mijë euro për dëshmi të rreme

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Edi Rama tentoi të korruptojë të ndjerin Kosta Trebicka me një shumë prej 500 mijë eurosh kur ai ishte gjallë, që të depozitonte dëshmi të rreme në Prokurori lidhur me çështjen e Gërdecit. Zëdhënësi i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, u shpreh gjatë një deklarate për shtyp se, Rama nëpërmjet nënkryetarit de fakto të PS-së, Erion Velisë, i ofroi Trebickës 500 mijë euro rryshfet dhe një vend në listën për deputet në këmbim të dëshmisë së rreme për interesa të ulta dhe të fëlliqura të Ramës. "Partia Demokratike informon shqiptarët sa vijon: se, Edi Rama, nëpërmjet nënkryetarit të tij, Erion Veliaj, i cili me paratë e vjedhura nga organizata 'Mjaft' ndërtoi vilën private, më pas mori me vete edhe kompjuterin e financave për të mbuluar gjurmët e tij; i ofroi kur ishte gjallë të ndjerit Trebicka, 500.000 euro rryshfet dhe vendin në listën e deputetëve, nëse ai do të bënte një dëshmi të rreme për interesat e ulta dhe të fëlliqura politike të Ramës", deklaroi zëdhënësi i PD-së. Bogdani tha më tej, se i ndjeri Trebicka refuzoi me përbuzje dhe përçmim ofertat e Ramës dhe nënkryetarit të tij. Por edhe pas vdekjes, Rama nuk iu nda përpjekjeve për të shpërdoruar aksidentin e tij dhe jo vetëm e deklaroi se me vrasjen e Trebickës, Shqipëria u përdhunua, por ai mobilizoi të gjithë pseudo-analistët mercenarë të tij, mediat që kontrollon, dhe për javë të tëra shpifën dhe trilluan se, Trebickën e vrau qeveria. "Ky ishte një akt makabër i profanisë dhe përdhosjes së Kodit më sublim të shqiptarëve dhe mbarë njerëzimit, atij të vdekjes. Rama për qëllime karrieriste më të ulta, thirri mitingun famëkeq, për të protestuar për vrasjen sipas tij të të ndjerit Trebicka", tha Bogdani. Ai tha se, Rama nuk dëgjoi as përfaqësuesit e rëndësishëm të komunitetit ndërkombëtar, kur i kërkuan të ndryshonte qëndrim ndaj rastit Trebicka dhe të mos manipulonte me vdekjen aksidentale të një njeriu. Zëdhënësi i selisë blu theksoi se, Rama e zbuloi fytyrën e tij të vërtetë, duke mos fshehur as para tyre synimin për ta përdorur këtë vdekje për qëllime politike. Partia Demokratike i kërkoi Ramës që t'u kërkojë falje publike të gjithë atyre shqiptarëve, që u bëri thirrje për të marrë pjesë në mitingun makabër dhe t'u kërkojë falje të gjithë atyre shqiptarëve, që u përdhosi kodin e tyre të mortit. "Në rast se Rama nuk kërkon falje publike, ai fakton se karriera politike e tij me çdo çmim e mbi çdo gjë është qëllimi i vetëm i jetës së tij të molepsur me veset më të ulta njerëzore. Dua t'i kujtoj Ramës, se e vërteta vonon, por nuk harron dhe po të mos e përfillësh atë, ajo të ndëshkon", u shpreh më tej zëdhënësi i Partisë Demokratike.

Më tej, Bogdani theksoi se Rama, pasi mbushi me mashtrime dhe trillime shqiptarët mbi vdekjen e një njeriu, nuk arrin dot t`u kërkojë falje publike për manipulimin makabër, duke i konsideruar shqiptarët si hunj të kuq. Bogdani theksoi se, kreu i opozitës e tregoi veten kur deklaroi se, ai nuk kishte thënë ndonjëherë se Trebicka u vra, duke dhënë edhe një dëshmi tjetër të amoralitetit absolut të tij.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi