Portali aLbdigital.net
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Diskutime Të Ndryshme «« » Diskutime Shoqërore » Sulmon burrin për shkak të enëve të palara

Sulmon burrin për shkak të enëve të palara

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Policia ka bërë të ditur se një femër 20-vjeçare është duke u përballur me një akuzë të rëndë, pasi që ka kafshuar të dashurin e saj, ia ka thyer një kornizë fotografie fytyrës, dhe e ka sulmuar me një shpatë, gjatë një zënkë për shkak të moslarjes së enëve.

Gruaja është arrestuar të enjten pasdite në banesën e çiftit, raporton Fort Worth Star-Telegram.

Mashkulli 21-vjeçar i tregoi policisë se ai u përfshi në zënkë, sepse gruaja e tij ishte e nervozuar pse ai nuk po i lante enët. Polici lokal, Paul Henderson, ka thënë se gruaja i kishte thënë të largohet nga banesa, por ai kishte refuzuar.

Henderson ka thënë se gruaja më pas ka tentuar që të largonte burrin edhe fizikisht. Gjatë përleshjes që pasoi, gruaja ia kafshoi burrit krahun e djathtë, dhe ia theu një kornizë fotografie fytyrës, duke shkaktuar prerje dukshëm të qarta, ka thënë Henderson.

Më pas gruaja mori në dorë një shpatë rreth 60 centimetra të gjatë dhe iu vërsul drejt tij, por e huqi, ka thënë policia.

Gruaja është liruar nga burgu Mansfield pasi që ka paguar shumën prej 10.000 dollarësh, kanë thënë zyrtarët e burgut.

Henderson në fund ka thënë se burri dhe gruaja kishin jetuar bashkë për katër muaj.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi