Portali aLbdigital.net
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Shkenca Dhe Jeta «« » Filozofi-Psikologji&Sociologji » Të keni fëmijë do të thotë të mos keni kohë

Të keni fëmijë do të thotë të mos keni kohë

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Çiftet me fëmijë lidhjes së tyre i kushtojnë më së shumti 15 minuta në ditë, ka dëshmuar një hulumtim i para do kohe.

Sipas hulumtimeve më të reja, çiftet mund të flasin vetëm disa minuta para se të zgjohen fëmijët e tyre, respektivisht disa minuta pasi që fëmijët e tyre të bien në gjumë. Me fjalë tjera, hidhuni në krevat, para se të fillojë ritmi super i shpejtë jetësor i ditës.

Koha e sotme imponon ritmin sipas të cilit koha është luksoziteti më i madh - të cilën çiftet më fëmijë më së paku dinë ta shfrytëzojnë. Nga i njëjti hulumtim është dëshmuar se prindërit e tillë më shumti një herë në vit mund të kalojnë një natë si duhet, dhe atë nëse natën e kalojnë në ndonjë hotel, natyrisht, pa fëmijë.

Me fjalë tjera, pa shërbimet e dados apo gjyshes, çiftet bëhen si të huaj, që më së shpeshti bien deri tek telashet martesore, e jo rrallë edhe deri tek shkëputja e lidhjes, respektivisht shkurorëzimi. Koha e kaluar pa fëmijë më së shpeshti kalohet duke shikuar televizorin, njëkohësisht duke e mbytur edhe komunikimin e ndërsjellë.

Sipas hulumtimit në fjalë, prindërit me fëmijët e tyre kalojnë 27 minuta gjatë ushqimit (mëngjes, drekë, darkë), 34 minuta me rastin e ndihmës në kryerjen e detyrave të shtëpisë dhe 26 minuta rreth rutinës ditore të higjienës (zgjimi, fjetja). Ato pak minuta para fjetjes prindërit i kalojnë duke folur për problemet ditore dhe ngjarjet aktuale në shtëpi. E dhëna më për keqardhje është se madje dy të tretat e çifteve kanë deklaruar se asnjëherë nuk kalojnë kohë kualitative me partnerin e tyre.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi