Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Diskutime Tė Ndryshme «« » Ēėshtja Kombėtare » Ja si tė promovohet Kosova

Ja si tė promovohet Kosova

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Ja si tė promovohet Kosova prej Wed Nov 12 2008, 06:59

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Ėshtė folur pėr programin tre milionėsh pėr promovimin e Kosovės nė televizionet globale. Fatkeqėsisht ky plan ėshtė shumė i kushtueshėm dhe nuk arrin sa duhet. Ja alternativa.

Reklamimi i shtetit mė tė ri nė botė nė televizionet ndėrkombėtare si Al Jazeera, CNN dhe BBC do tė ishte ėndėrr e ēdo menaxheri tė marketingut. Fatkeqėsisht tre milion janė shumė pak pėr ta arrit kėtė cak, dhe fatmirėsisht mė shumė se sa nevojiten pėr metodėn e dytė mė tė mirė, qė ėshtė interneti.

Me 2007 nė internet kishin qasje 747 milion njerėz anekėnd globit. Kjo ėshtė mė pak se sa televizioni por pothuajse tė gjithė njerėzit qė do tė ishin me interes pėr kampanjėn e marketingut tė Kosovės.

Ēka kemi sot? Imazhin e njė vendi jo stabil, ku gjeja e parė qė njė tė huaji i vije nė mend ėshtė lufta e vitit 1999. Rezultati: njė shumė e investimeve nėn €400 milion, shumė pak prej tyre nga jashtė, dhe mėdyshje politike rreth meritės sė ekzistimit tė kėtij shteti.

Interneti ėshtė metodė shumė e lirė dhe efikase e reklamimit. Nėpėrmjet tij sot mund tė caktosh cakun e njerėzve qė i synon dhe ta pėrshtatesh mesazhin varėsisht ēka dėshiron t’i komunikosh atij caku. P.sh.: nė kėtė moment unė mund ta krijoj njė kampanjė reklamimi nė internet me cak meshkujt e moshės 30-60 vjeēare nė Arabinė Saudite qė kanė kryer shkencat politike apo marrėdhėniet ndėrkombėtare apo biznesin ndėrkombėtar.

Ky grup i njerėzve potencialisht do tė ndihmonin nė krijimin e opinionit pėr njohjen e Kosovės prandaj edhe ėshtė shumė me rėndėsi qė ta kenė parasysh mesazhin tonė qė pastaj do tė shpjegohej gjerėsisht me njė faqe interneti nė gjuhėn e tyre, gjėra kėto qė do tė ishin tė pamundura tė bėhen me njė klip televiziv 30 sekondėsh.

Kėto janė mundėsitė teknike qė i ofron interneti.

Ka gjėra tė tjera nė tė cilat qeveria kosovare tregon mangėsi. Ministria e Punėve tė Jashtme e filloi faqen nė internet diku nė fillim tė shtatorit. Kryeministria rifilloi me freskimin faqes qė prej largimit tė qeverisė Ēeku diku nė fund tė majit.

Faqja e MPJ-sė nėse nuk kėrkohet me kujdes nuk rezulton fare nė Google. E kur ta gjen, ēfarė tė shohėsh aty, margaritar tė anglishtes sė dobėt si ky: “It is my pleasure to address to this conference, hold at a crucial moment for Kosovo and the region in general. The content of this conference, from the topics point of view to be discussed as well as with regard to representation, is increasing its significance.”

Hiperlidhjet si Tourism and Cultural Inheritage tė dėrgojnė nė faqe tė palės sė tretė e Investments in Kosovo (sic!) nuk tė dėrgojnė askund, edhe pse njė faqe pėr promovimin e investimeve e financuar nga qeveria ekziston nė internet. Askund nuk jepen informata pse tė njihet Kosova apo ēka pėrfaqėson Kosova, qė nė kėto momente duhet tė jetė qėllimi i kėsaj ministrie. E kur jemi te detajet, le tė vendoset nėse ėshtė e verdha apo e arta ngjyra e stemės qeveritare dhe nėse emri zyrtar ėshtė “Kosovo” apo “Kosova”.

Kryeministria ėshtė bėrė shumė e mirė nė kohėt e fundit nė raportimin e shpejt tė punės sė saj si nė shqip ashtu edhe nė anglisht nė internet. Kjo ėshtė e mirėseardhur si pėr Kosovėn, ashtu edhe pėr qeverinė pėr pikėt politike qė i merr duke i raportuar arritjet e veta dhe nė njėfarė mėnyre menaxhuar lajmin.

Por asnjėra prej kėtyre institucioneve nuk i publikon deklaratat pėr shtyp nė anglisht nė agjencitė pėrkatėse qė merren me shpėrndarjen e tyre nė Google News e gjetkė ku pastaj do tė lexoheshin nga gazetarėt dhe palėt tjera tė interesuara nė internet.

Tani mė asnjeri prej liderėve qeveritar nuk i afrohet medias ndėrkombėtare me opinione tė shkruara qė njė kohė i bėnte Agim Ēeku nė Wall Street Journal e rreth kohės sė pavarėsisė edhe Hashim Thaēi.

Interneti ka edhe njė rėndėsi tjetėr. Ai mundėson rendim tė argumenteve e tė aktiviteteve me miqtė tanė nėpėr botė.

Nuk pajtona me ministrin e Jashtėm Hyseni kur thotė se ēdo gjė e mundshme ėshtė bėrė. Metoda shumė tė lira dhe tė efektshme pėr tė influencuar opinionin botėror po lihen anash.

Kėto qė i thashė nuk duhet tė interpretohen si shfajėsim i shoqėrisė civile.


(Autori ėshtė redaktor i faqes jo-pėrfituese me lajme dhe analiza newkosovareport)

Arianit Dobroshi


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anėtarit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi