Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Shkenca Dhe Jeta «« » Matematike,Fizike & Astronomi » Mund te udhetojme me kohen?!

Mund te udhetojme me kohen?!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Mund te udhetojme me kohen?! prej Sat Nov 15 2008, 01:16

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Sipas teorisė sė dy matematikanėve rusė ekzistojnė kushtet.

Dy matematikanė rusė kanė sugjeruar se thėrrmuesi gjigant i atomeve qė po ndėrtohet nė CERN, Qendra Evropiane pėr Kėrkimet Nukleare, pranė Gjenevės, ėshtė nė gjendje tė krijojė kushtet pėr tė udhėtuar prapa dhe pėrpara nė kohė. Nė thelb, Irina Aref‘eva dhe Igor Voloviē besojnė se pajisja qė po ndėrtohet nė CERN, e cila do tė vihet nė punė pėr herė tė parė gjatė kėtij viti, do tė jetė nė gjendje tė krijojė “vrima krimbi” tė vogla nė hapėsirė, tė cilat mund tė lejojnė disa forma tė limituara udhėtimi nė kohė. Nė rast se rezulton e vėrtetė, ngjarja do tė shėnojė rastin e parė nė historinė njerėzore kur ėshtė mundur tė krijohet makina e kohės.

Nė rast se kthimi prapa nė kohė ėshtė i mundur, teorikisht do tė jetė i mundur vetėm kthimi nė ēastin kur ėshtė krijuar makina, qė do tė thotė se udhėtuesit kohorė tė sė ardhmes do tė kenė mundėsi tė na vizitojnė. Siē sugjeron artikulli i kėsaj jave i revistės “New Scientist“, ky vit - pra 2008-a - mund tė bėhet viti zero pėr udhėtarėt e kohės.

Sa serioze ėshtė teza?

Artikulli i “New Scientist” nėnvizon se udhėtimi nė kohė pėrmbledh shumė probleme praktike dhe paradokse teorike. “Pavarėsisht, ekziston njė mundėsi e vogėl qė ne tė shohim vizitorė nga e ardhmja gjatė vitit qė do tė pasojė”, shkruhet nė artikull. Duhet thėnė se vetėm pak shkencėtarė e pranojnė idenė se pajisja nė fjalė do tė krijojė ato kushte tė cilat mendohet se janė tė nevojshme pėr tė udhėtuar nė kohė. Pajisja ėshtė projektuar pėr tė shqyrtuar forcat misterioze qė ekzistojnė nė nivel grimcash sub-atomike dhe me ta bėrė kėtė do tė jetė nė gjendje t‘u japė pėrgjigje shumė pyetjeve, siē ėshtė natyra e vėrtetė e gravitetit.

Nuk ėshtė dizajnuar si makinė pėr tė udhėtuar nė kohė. Megjithatė, nėse aksidentalisht kthehet nė makinė kohe, do tė funksionojė vetėm nė nivel sub-atomik, kėshtu qė nuk do tė kemi shans tė dėgjojmė histori si ato qė tregohen nėpėr filma, ku njerėzit barten pėrpara e prapa nė kohė.

Ē‘thonė ekspertėt pėr udhėtimin nė kohė?

Mundėsia teorike ėshtė debatuar gjerėsisht, por tė gjithė bien dakord qė problemet nė nivel praktik janė aq tė stėrmėdhenj, sa, me tė gjitha gjasat, nuk do tė ndodhė kurrė. Brajėn Koks, njė studiues i Universitetit tė Manēesterit, vėren se edhe sikur ligjet e fizikės tė mos e pengonin udhėtimin nė kohė, kjo nuk do tė thotė aspak se diēka e tillė ėshtė e mundur, sigurisht nė terma tė kthimit prapa nė kohė. “Tė thuash se ato ligje fizike qė njohim lejojnė kthimin nė tė shkuarėn, ėshtė si tė thuash po citoj Bertrand Rasellin, se lejojnė qė njė ēajnik tė orbitojė pėrreth Venusit”, thotė dr. Koks. Pra, ėshtė e mundur, por nuk ka gjasa tė bėhet. “Udhėtimi nė kohė ėshtė tėrėsisht i mundur, nė fakt koha nė orbitė kalon me ritme tė ndryshme nga ato ritme qė njohim nė tokė dhe kjo duhet marrė nė konsideratė nėse duam qė sistemet naviguese tė satelitėve tė funksionojnė. Por, udhėtimi nė tė shkuarėn, megjithėse lejohet teknikisht nga teoria e Ainshtainit, do hidhet poshtė nga shumica e fizikanėve, nė rast se arrijmė tė kuptojmė mė mirė rregullat e fizikės - dhe kjo ėshtė edhe detyra e pajisjes qė po ndėrtohet nė CERN”.

Pėrse ėshtė marrė parasysh mundėsia e udhėtimit nė kohė?

Vjen bashkė me teorinė e relativitetit tė pėrshkruar nga Albert Ainshtaini nė vitin 1905. Ėshtė teoria mė e mirė qė kemi deri tani lidhur me natyrėn e hapėsirės e tė kohės dhe ishte Ainshtaini qė formuloi ekuacionin. Dy matematikanė rusė kanė sugjeruar se thėrrmuesi gjigant i atomeve qė po ndėrtohet nė CERN, Qendra Evropiane pėr Kėrkimet Nukleare, pranė Gjenevės, ėshtė nė gjendje tė krijojė kushtet pėr tė udhėtuar prapa dhe pėrpara nė kohė ne matematike qė i lidhin kohėn dhe hapėsirėn nė njė entitet tė quajtur - “kohė-hapėsirė”. Ato ekuacione dhe vetė teoria nuk e pėrjashtojnė idenė e udhėtimit nė kohė, megjithėse qė nga koha e Ainshtainit janė bėrė pėrpjekje tė shumta pėr tė provuar se udhėtimi nė kohė ėshtė i pamundur.

Ka ndonjė element qė mund ta mbėshtesė kėtė teori?

Shumė shkrimtarė librash fantastiko-shkencorė janė kėnaqur duke imagjinuar mundėsinė e udhėtimit nė kohė, duke nisur qė nga H.G. Wells, libri i tė cilit “Makina e Kohės” u publikua nė vitin 1895 - 10 vjet pėrpara se Ainshtaini tė dilte me teorinė e relativitetit. Nė mėnyrė shumė interesante, do tė ishte njė tjetėr vepėr e fantashkencės ajo qė do tė ringjallte interesin pėr udhėtimet kohore nė epokėn moderne. Kur astronomi amerikan, Karl Sagan, shkruante nė vitin 1986 romanin “Kontakti”, kėrkonte njė rrugė gjysmė tė mundshme pėr tė anashkaluar problemin e pamundėsisė pėr tė udhėtuar mė shpejt se drita - gjė qė do tė thyente njė rregull bazė tė fizikės. Atij i duhej qė personazhet e librit tė pėrshkonin distanca gjigante nė hapėsirė, kėshtu qė i kėrkoi Kip Tornit, mikut tė vet kozmolog, t‘i zbulonte njė rrugė, qė kjo tė ishte e mundur pa pasur nevojė tė udhėtohej mė shpejt se drita. Torn sugjeroi se duke manipuluar vrimat e zeza bėhej i mundur krijimi i “vrimave tė krimbave”, nė hapėsirė-kohė qė do tė lejonin njerėzit tė udhėtonin brenda ēastit nga njė pikė e universit nė njė tjetėr. Mė pas mendoi se kjo ide mund tė shfrytėzohej teorikisht edhe pėr t‘u kthyer prapa nė kohė. Sigurisht qė bėhej fjalė veē pėr njė teori dhe askush nuk mund tė imagjinonte se vrimat e zeza mund tė manipuloheshin vėrtetė duke krijuar “vrima krimbash”. Por ideja tingėlloi e pranueshme, e shtoi ndjeshėm interesin mbi “vrimat e krimbave” dhe mbi udhėtimin nė kohė, duke pėrfshirė edhe dy matematikanėt rusė.

Pėrveē pamundėsive praktike, ēfarė tjetėr e pengon udhėtimin nė kohė?

Problemi mė i madh teorik njihet si paradoksi i udhėtimit nė kohė. Nėse dikush kthehet nė kohė dhe ndėrmerr diēka pėr tė ndaluar ekzistencėn e vet, si mund tė jetė i mundur udhėtimi nė kohė? Shembulli klasik ėshtė ai i tė kthyerit nė kohė qė vret tė gjyshin pėrpara ardhjes nė jetė tė babait tė tij. Kozmologėt, tė njohur pėr fantazinė e shfrenuar, e kanė shmangur problemin, duke i ardhur rrotull. Kanė sugjeruar se nuk ekziston njė univers i vetėm, por se janė tė shumtė - aq tė shumtė sa ka vend pėr ēdo ngjarje tė mundshme. Nė kėtė model universi tė shumėfishtė, apo “multiversi”, njė grua qė kthehet nė kohė pėr tė vrarė gjyshen nuk cenon ekzistencėn e vet, pasi nė universin fqinj gjyshja jeton pėr tė sjellė nė jetė njė bijė, e cila bėhet nėna e vrasėses.

Ku do na shpjerė makina e Gjenevės?

Fizikani dhe shkrimtari Xhon Gribin, i cili di t‘i shpjegojė kėto gjėra mė mirė se pjesa dėrrmuese e njerėzve, pėrmend njė proverb fizikanėsh: gjithēka qė nuk ėshtė e ndaluar, nė njė ēast do tė ndodhė. “Kėshtu qė ata mendojnė se makinat e kohės mund tė ekzistojnė. Problemi ėshtė se ‘tuneli kohor‘ qė do tė prodhohet nga pajisja do tė jetė njė ‘vrimė krimbi‘ aq e vogėl sa nė tė do mund tė kalojė vetėm njė atom. Kėshtu qė nė Gjenevė hė pėr hė nuk do kemi asnjė vizitor nga e ardhmja. Tė gjithė kėtė unė nuk mund ta pėrtypin pa i hedhur pak kripė, por sigurisht qė nuk ėshtė kokė e kėmbė ēmenduri”. Pra, jo marrėzi kokė e kėmbė, por njė marrėzi e vogėl.

Burimi: http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=37086


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anėtarit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi