Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Shkenca Dhe Jeta «« » Filozofi-Psikologji&Sociologji » Si tė ripėrjetoni emocionet e fillimit tė lidhjes suaj

Si tė ripėrjetoni emocionet e fillimit tė lidhjes suaj

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

LuNa


Moderator/e
Moderator/e


Kur jeni njohur fillimisht, s'keni mundur sė ndaluri duke qėndruar me njėri-tjetrin, ndėrsa e ardhmja juaj e pėrbashkėt ėshtė dukur parajsė. I keni lodhur tė gjithė me tregimet pėr partnerin tė cilat kanė qenė kaq entuziaste. Mirėpo me kalimin e kohės, pas disa vitesh bashkė, martesės, obligimeve dhe problemeve tė pėrditshme, shuhet dashuria qė e keni pasur nė fillim. Nėse mund t'i afroheni njėri-tjetrit sė paku njėherė nė javė jeni tė kėnaqur.

Mos e humbni besimin sepse pėr ringjalljen e jetės sė lumtur, nganjėherė nuk duhet shumė. Si shenjė e riafrimit mund tė jetė njė pjesė e kohės tė cilėn e kaloni vetėm ju dy, njė mesazh nė letėr se e doni, njė bisedė pėr njė udhėtim tė pėrbashkėt apo blerja e ndonjė dhurate pa ndonjė arsye tė veēantė. Ja disa sugjerime tė cilat i propozojnė kėshilluesit e bashkėshortėve:

Flisni pėr tė ardhmen

Ēifteve u pėlqen tė ėndėrrojnė dhe tė planifikojnė tė ardhmen, u pėlqen tė flasin pėr vendet tė cilat do t'i vizitojnė, pėr njė shtėpi tė bukur dhe pėr gjėra tjera tė pėrbashkėta. Mirėpo me kalimin e viteve ky ėndėrrim zhduket. Mos lejoni qė t'u ndodhė juve kjo. Duhet tė besoni se vitet qė vijnė do tė jenė kulmi i jetės suaj tė pėrbashkėt. Kėshtu qė vazhdimisht planifikoni ēka do tė bėni dhe ku do tė shkoni.


Dhuratė pa ndonjė arsye

Nuk janė vetėm pėrvjetorėt dhe festat ditė kur duhet ta pėrkujtoni personin qė dashuroni. Blerja e ndonjė dhurate kur s'e pret, do ta gėzojė sė tepėrmi partnerin tuaj, prandaj mos e pritni ditėlindjen pėr t'i blerė diēka. Shenjat e vogla tė kujdesit ju lidhin mė tepėr dhe risin ndjenjėn se i takon dikujt.


Beni fotografi

Nėse jeni nga ato ēifte tė cilat nuk mbajnė mend kur janė fotografuar herėn e fundit ėshtė koha qė ta ndryshoni atė. Zgjidhni ndonjė moment tė bukur dhe bėjeni tė pėrhershėm me anė tė aparatit, ndėrsa fotografinė vendoseni nė njė vend ku duket, me qėllim qė t'ju pėrkujtojė se pėrveē punės dhe fėmijėve, ende ekzistoni ju tė dy dhe lidhja e juaj.


Ēdo ditė gėzojeni njėri-tjetrin me ndonjė gjest tė bukur

Nė momentet kur nuk mund ta arrini gjithė punėn, obligimet shtėpiake dhe fėmijėt, duhet tė mendoni edhe pėr nevojat e partnerit tuaj duke bėrė ndonjė gjė tė vogėl e cila do ta gėzojė. Dėrgoni ndonjė mesazh tė bukur, priteni me njė kafe tė gatshme, dėrgoni njė e-mail pėr t'i treguar se mendoni pėr tė, etj. Kjo nuk ėshtė e vėshtirė, ndėrsa partnerit tuaj do t'ia zbukurojė ditėn.


Gjatė bisedės shmangni temat e zakonshme

Kur tė keni arritur tė vidhni njė pjesė tė kohės vetėm pėr ju dy, flisni pėr shpresat tuaja, pėr dėshirat dhe pėr temat personale tė cilat do tė kenė veprim shumė pozitiv nė lidhjen tuaj. Nėse do tė mund tė kuptoheni atėherė do ta vlerėsoni mė shumė njėri-tjetrin.


Pėrjetoni ndonjė ritual nga fillimi i lidhjes suaj

Nėse nė fillim tė lidhjes suaj keni pasur njė lokal tė preferuar ėshtė koha qė ta vizitoni. Nėse ju ka pėlqyer ndonjė kėngė e veēantė, pėrjetoni pėrsėri ato ndjesi duke e dėgjuar pėrsėri. Gjithēka ju kujton fillimin e lidhjes suaj do t'ju kujtojė se sa ėshtė thelluar dashuria juaj dhe sa jeni afruar prej asaj kohe.


Caktoni njė takim dhe rregullohuni

Partneri u sheh mė sė shpeshti me veshje tė zakonshme sesa tė rregulluar. Njė dalje e pėrbashkėt, ku do tė jeni tė veshur mirė, do t'u bėjė tė ndjeheni mirė dhe tė lumtur me veten tuaj.


Mbahuni pėr dore dhe pėrkėdheluni

Diēka e cila ka qenė e zakonshme nė fillim tani ndodhė shumė rrallė. Rinovoni kėto rituale tė vogla intime. Mbahuni pėr dore kur tė dilni pėr kafe. Afėrsinė do ta ruani edhe nėse para gjumit dhuroni pėrkėdhelje.


Kur fiksimi mendohet si dashuri

Tė dashurosh tepėr nuk do tė thotė tė dashurosh shumė burra, ose tė biesh nė dashuri shumė shpesh, ose tė dashurosh dikė me njė ndjenjė tejet tė thellė dhe tė fortė. Nė tė vėrtetė do tė thotė tė lidhesh me njė burrė me njė fiksim dhe tė mėtosh qė kėtė fiksim ta quash dashuri, i cili arrin deri nė zotėrimin e tė gjitha ndjenjave e veprimeve dhe ndonėse e kupton qė kjo ėshtė duke ndikuar pėr keq nė shėndetin dhe mirėqenien tėnde,tė mos mundesh tė ēlirohesh prej tij.

Do tė thitė tė matėsh lartėsinė e dashurisė tėnde nga thellėsia e sfilitjeve dhe torturave tė tua. Joshemi nga dikush qė ėshtė nė njė situatė qė ka nevojė, ndjejmė dhembshuri, bėhemi bashkėvuajtės me tė dhe pėrpiqemi ta lehtėsojmė pėr tė zbutur edhe vetė vuajtjen tonė. Burrat mė tėrheqės janė ata qė duken se kanė mė shumė nevojė pėr ndihmė, kjo po tė mbahet parasysh se nė bazėn e aftėsisė sė tyre pėr tė joshur, ndodhet dėshira e femrave pėr tė qenė tė dashuruara dhe tė ndihmuara.


Mungesa e dashurisė ndaj vetes


Pothuajse gjithnjė nė themel tė dashurisė sė tepruar femėrore ndodhet njė tronditje e fėmijėrisė. Kur njė fėmijė ėshtė braktisur, apo shpėrfillur nga i ati, kur rritet shtyhet tė gjejė njė mashkull qė do ta shpėrfillte ose do ta braktiste. Sepse po qe se njė fėmijė ka pėsuar njė dhunė do tė bėjė ēmos qė ajo tė shfaqet dhe tė rishfaqet nė lojėrat e saj derisa tė ketė krijuar, deri nė njė farė mase pėrshtypjen se mė nė fund ka shpėtuar prej saj.

Ēfarė sinjalesh ndizen midis njė gruaje, e cila synon drejt dikujt qė ia ndien nevojėn, dhe jo vetėm kaq, por qė tė marrė pėrsipėr edhe pėrgjegjėsitė pėr tė, dhe njė burri qė ėshtė duke kėrkuar dikė. Ajo qė tek njė grua krijon frikėn se mos nuk do tė dashurohet nga ndokush ėshtė mungesa e dashurisė ndaj vetes, mungesa e besimit ndaj vlerave tė veta, ndaj aftėsive tė veta, frikė kjo qė, pėr t'u ndjerė e sigurt, e bėn tė pranojė gjithēka tek burri qė ka zgjedhur.


Fjalėt e ngrohta dhe mbėshtetja

Ėshtė thelbėsore t'i thoni partnerit gjėra tė bukura, pasi fjalėt e ngrohta tė kurajės dhe mbėshtetjes krijojnė besim dhe respekt. Pėr ta bėrė tė ndihet edhe mė mirė njeriun e zemrės shtoni numrin e komplimenteve. Tė njėjtėn gjė duhet tė merrni edhe nga partneri juaj. Por kėtė duhet ta fitoni. Nėse nuk doni veten tuaj ėshtė e vėshtirė tė besohet se mund t'u dashurojė dikush tjetėr. Respekti ndaj vetes ėshtė shumė i rėndėsishėm nė njė lidhje tė fortė.

Nėse e pėlqeni vėrtet veten tuaj, veē defekteve dhe dobėsive qė keni, do tė ndiheni tė sigurt. Kur ndiheni i sigurt dhe me besim nė vete, do tė pėlqeni tė rrini me partnerin pėr gėzimin qė sjell nė jetė tuaj dhe jo sepse keni nevojė pėr ta qė tė mbijetoni. Nėse keni pasur njė eksperiencė negative nė tė shkuarėn ėshtė e nevojshme tė bisedoni pėr kėtė me partnerin. Ai do t'u qėndrojė pranė dhe do t'u bėjė tė harroni atė periudhė tė vetes suaj, por gjithsesi mos harroni qė edhe nė kėtė rast tė vlerėsoni veten tuaj.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anėtarit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi