Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Diskutime Tė Ndryshme «« » Ēėshtja Kombėtare » Kosova paraqet propozimin lidhur me vendosjen e EULEX-it

Kosova paraqet propozimin lidhur me vendosjen e EULEX-it

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Kanė vazhduar edhe sot diskutimet ndėrmjet liderėve tė Kosovės me pėrfaqėsuesit amerikanė dhe ata evropianė pėr gjetjen e zgjidhjes pėr shtrirjen e Euleksit nė gjithė territorin e Kosovės. Presidenti Sejdiu dhe kryeministri Thaci kanė zhvilluar njė takim tre orėsh me nėnsekretarin amerikan tė shtetit, Daniel Frid dhe me pėrfaqėsuesin special tė BE-s, Piter Fajth. Pas takimit, presidenti Sejdiu, lexoi njė deklaratė katėrpikėshe, mbi bazėn e tė cilave mund tė bėhet vendosja e EULEX-it. Shtrirja e misionit tė EULEX-it ka hyrė nė njė fazė tė re . Prishtina ka paraqitur njė dokument 4 pikėsh si kundėr pėrgjigje ndaj planit 6 pikėsh tė Ban Ki Munit. Nė emėr tė institucioneve tė Kosovės deklarata pėr shtrirjen e EULEX-it u lexua nga presidenti Sejdiu pas takimit me nėnsekretarin amerikan tė shtetit, Daniel Frid, dhe pėrfaqėsuesin special tė BE-sė, Piter Fajth.


“1-Jemi pėr vendosjen sa mė tė shpejtė tė EULEX-it nė Kosovės sipas mandatit tė paraparė me deklaratėn e pavarėsisė, dokumentin e presidentit Ahtisari, Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės , ligjet e Kosovės, aksionin e pėrbashkėt tė katėr shkurtit 2008 dhe ftesėn e bėrė EULEX-it nga institucionet e Kosovės .


2- Institucionet e Kosovės e refuzojnė nė tėrėsi dokumentin gjashtė pikėsh.

3- Institucionet e Kosovės do tė bashkėpunojnė ngushtė me EULEX-in nė tėrė territorin e Kosovės nė bazė tė mandatit sipas dokumentet tė lartpėrmendura, duke respektuar sovranitetin dhe integritetin e Kosovės.


4- Institucionet e Kosovės do tė bashkėpunojnė si gjithmonė me SHBA-tė, BE-nė dhe NATO-nė “

Daniel Frid niset pėr Gjenevė nė kėrkim tė shtegdaljes

Ndėrkohė nėnsekretari amerikanė i shtetit, Daniel Frid , tha se pikat e paraqitura nga presidenti Sjeidu, pėrbejnė njė platformė tė mirė pėr tė ecur pėrpara. Ai paralajmėroi se menjėherė do tė udhėtojė drejt Gjenevės pėr tė biseduar me zyrtarėt e Kombeve tė Bashkuara pėr mėnyrėn se sit e ecet pėrpara.

“Unė do tė shkoj sot nė Gjeneve pėr tu takuar me Allen Le Roa nga Kombet e Bashkuara pėr tė diskutuar hapat e ardhshėm. Por dua tė them se kemi bazė tė mirė pėr tė lėvizur nė mėnyrė produktive “

Fejt:Te kėnaqur me pėrkushtimin e Qeverisė

Edhe pėrfaqėsuesi special i BE-sė nė Kosovė, Piter Fajth , shprehu bindjen se gjėrat do tė lėvizin pėrpara dhe misioni i EULEX-it do tė shtrihet sė shpejti nė tėrė territorin e Kosovės.
“Si Union Evropian, mezi po presim shtrirjen e EULEX-it nė tėrė territorin e Kosovės. Jemi tė kėnaqur kur dėgjojmė pėrkushtimin e Qeverisė pėr tė bashkėpunuar me ne, por edhe me Kombet e Bashkuara, pėr ta bėrė tė mundur kėtė shtrirje. Kemi marrė qėndrimin e qeverisė pėr kėto ēėshtje dhe tani presim t’i implementojmė kėto aranzhime “.


Thaēi:Do ta implementojmė planin e Ahtisarit

Pėr kryeministrin Hashim Thaēi bashkėpunimi me partnerėt amerikanė dhe ata evropian nuk do tė mungojė as nė procesin e shtrirjes sė EULEX-it nė Kosovė.
“Do tė punojmė maksimalisht qė gjithė ky proces nė tė cilin jemi duke kaluar tash, ta kalojmė bashkė, duke implementuar me pėrpikmėrii planin e Ahtisarit. E kemi ftuar, i kemi dhėnė pėrkrahje dhe do tė bashkėpunojmė ngushtė me EULEX-in pėr shtrirjen e tij nė tėrė territorin e Republikės”, deklaroi Thaēi.
Sipas kryeministrit kosovar, i tėrė ky bashkėpunim bėhet me qėllim qė rendi dhe ligji tė funksionojnė nė tėrė territorin e vendit dhe nė kėtė mėnyrė tė mos ketė funksionim tė strukturave paralele nė asnjė pjesė tė Kosovės.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anėtarit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi