Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Arti Dhe Kultura «« » Historia Shqiptare » Errėsirė mbi shtetin e Kosovės

Errėsirė mbi shtetin e Kosovės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Errėsirė mbi shtetin e Kosovės prej Sat Nov 22 2008, 01:46

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Historia gjithsesi se na ka mėsuar pėr vėshtirėsitė ndaj tė cilėve duhet tė luftojnė politikanėt e shteteve, si dhe pėr mjetet qė ata janė tė detyruar t’ i pėrdorin pėr tė vėnė nė jetė tė ardhmen sigurisht duke mbrojtur me ēdo kusht sovranitetin dhe identitetin e tyre shtetėror.

Siē mėsojmė nga historia e moēme e njė filozofi udhėheqės i cili me sa duket kėnaqej me njė politikė mė tė ngadalshme, pohonte se nuk u kishte dhėnė bashkatdhetarėve tė tij qeverisjen qė i pėrshtatej mė mirė lumturisė sė tyre, por atė qė u bėnte mė shumė lėshime paragjykimeve tė tyre. Ndėrsa tjetri filozof, i cili i qėndronte mė besnik detyrės sė vet, ishte i detyruar nga nevoja tė bashkonte deri diku dhunėn me autoritetin e besėtytnisė dhe tė siguronte suksesin e tij pėrfundimtar duke lėnė vullnetarisht, sė pari vendin e tij dhe pastaj edhe jetėn e tij.

Nė qoftė se kėto mėsime na tregojnė nga njėra anė se duhet tė admirojmė pėrsosjet qė Kosova i bėnė mėnyrės sė vjetėr tė pėrgatitjes dhe tė realizimit tė projekteve tė drejta tė politikės ato nga ana tjetėr na shėrbejnė po aq shumė pėr tė na paralajmėruar rreziqet dhe vėshtirėsitė qė dalin gjatė kėtyre lloj eksperimenteve dhe pakujdesinė e rėndė e shtimit tė tyre nė mėnyrė tė panevojshme gjatė kėsaj kohe vendimtare dhe historike.

Ėshtė e pamundur qė njė njeri i paanshėm, duke menduar rreth kėtij fakti tė mos ēuditet. Ėshtė e pamundur qė njė njeri me mendime tė perėndishme, tė mos pikasė nė tė gishtin e dorės sė tė gjithėfuqishmit, qė na ėshtė shtrirė kaq shpesh dhe kaq dukshėm pėr tė na lehtėsuar nė fazat mė kritike tė jetės sė kėtij populli tė shumė vuajtur. Gjithashtu po kjo dorė e pėrsosur do na shtrihet prapė qė tė na bekojė nė kėtė kohė me lirinė e plotė dhe ardhmėrinė e sigurt tė Kosovės edhe pėrkundėr sfidave dhe pėrpjekjeve pėr kthim nė tė kaluarėn siē ėshtė rasti i gjashtė pikėshit tė OKB.

Dihet se gjatė praktikės dalin pėrditė probleme qė vėrtetojnė paqartėsinė qė mbretėron nė kėto ēėshtje siē ėshtė shtetėsia e Kosovės dhe e sė ardhmes sė saj dhe Ballkanit ndėrsa kohėve tė fundit po i ngatėrron aq shumė edhe adaptėt mė tė mėdhenj tė shkencės politike dhe diplomacisė. Nevoja, veēanėrisht nė politikė shpesh lind shpresa tė rreme, arsyetime tė rreme dhe njė sistem masash gjithashtu tė gabuara. Kjo nuk duhet tė jetė pjesė e ecjes sė rrugėtimit tonė dhe as e hedhjes shkopinj nė rrotat e historisė sė shtetit dhe tė sė ardhmes sė Kosovės.

Ėshtė dėshmuar me 17 nėntor se ky popull e meriton lirinė dhe shtetėsinė e tij gjithashtu po vėrehet dita ditės se ky popull duhet ta dijė tė ardhmen e tij pėrcaktuese evropiane. Mirėpo tė mos harrojmė, se paqen nuk do ta kemi gjithmonė nė dorė, se sado tė matura e ambiciozė qofshim, ne nuk mund tė mbėshtetemi te maturia ose tė shpresojmė se do ta shuajmė ambicien e tė tjerėve. Ndėrkaq, nė kohėn kur u diskutua pėr ēėshtjen dhe formėn e zgjidhjes sė statusit tė Kosovės qenė dy klauzola e qė ishin burim i shumė sharjeve dhe deklarimeve fyese kundėr propozimit pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės.

Ai (Propozimi) iu paraqit popullit nė tė gjitha ngjyrat e ekzagjeruara tė shtrembėrimit si armė vrastare nga tė cilat thuhej se do tė shkatėrrohet qeverisja e brendshme, do tė shfaroset liria e popullit tė Kosovės dhe e ardhmja e tij; si pėrbindėshi i llahtarshėm, nofullat gllabėruese tė tė cilit nuk do tė kursenin as seksin –as moshėn , as tė epėrmin – as tė ulėtin - as tė shenjtin –as profanin; dhe prapė se prapė sado e ēuditshme qė mund tė duket pas gjithė kėsaj zallahie, atyre qė mund tė mos u ketė qėlluar ta vėshtrojnė nga i njėjti kėnd.

Kėshtu, ata qė e kanė shikuar nė kėtė mėnyrė propozimin e Ahtisaarit si duket nuk kanė ditur ta lexojnė mirė e lėre mė ta kuptojnė se nė tė ishte fshehur shteti i tanishėm i Kosovės ,por edhe me kėto kushte qė tani shfaqen si shtesė tė propozimit por qė tani po dalin pėr ditė sikur kėrpudha mbas shiut.

Siē mėsojmė nga historia dhe kultura e popujve njeriu ėshtė njė krijesė e lidhur shumė pas zakonit .Po kėshtu populli ynė ėshtė shumė i dhėnė pas zakoneve dhe dokeve sa qė mendja e kaluar ende jeton nė ta, akoma, kohėrat kanė ndryshuar e ardhmja po vije…! Ajo qė prek rrallė shqisat e tij nė pėrgjithėsi do tė ketė veēse njė ndikim kalimtar nė mendjen e tij .Njė shtet siē pretendohet tė jetė Kosova e qė po tė qėndroj vazhdimisht larg dhe jashtė pamjes zor qė do tė ngjallė interes pėr ndjenjat dhe sentimentin kombėtar tė popullit tė Kosovės dhe ardhmėrinė e tij.

Kėshtu qė ėshtė koha qė „politikanėt“ e Kosovės tė kujdesen qė tė mos i lidhin duart e shtetit tė Kosovės me elementet e tė tjerėve se ēka thonė e qė nuk mund tė mbahen edhe pse e diktuar nga nevoja, cenon atė nderim tė shenjėt pėr ardhmėrinė e saj dhe sakrificėn e popullit, sepse ata e dinė qė ēdo shkelje e sė tashme historike do tė ketė pasoja nė pulsin e sė ardhmes sė kėtij vendi me histori rrėqethėse dhe tragjike.

Dhe krejt nė fund duhet ta pranojmė se „gabimet diplomatike“ tė Marrėveshjes sė Kumanovės, e qershorit 1999, la nė mjegull ēėshtjen e Mitrovicės sė veriut, apo mė mirė e ndau atė dhe pasojat e diplomacisė ruso-serbe pėrmblidhen nė kėto 150 goditje diplomatike pėr tė nxjerrė gjashtė pikėshin e OKB-sė dhe pėr ta quar Kosovėn nė njė ngrehinė apo llagėm ballkanik.

Megjithėkėtė ne nuk duhet tė kemi frikė se do tė ketė njė stabilitet tė tepruar, pėrderisa ekziston edhe opsioni i ndryshimit dhe as duhet tė dėshirojmė ndalimin e ardhmėrisė sė shtetit tė Kosovės qė ai tė vazhdojė tė ruaj besimin aty ku ai mendon se ka vend me siguri dhe aty ku duke ruajtur vazhdimėsinė, ai mund tė mėnjanojė tė kėqijat fatale qė rrjedhin nga kėshillat e paqėndrueshme siē ėshtė edhe rasti me propozimin e gjashtė pikėshit tė OKB.

Ajo qė mund dhe duhet tė pritet mė shumė nga njerėzit nė pėrgjithėsi, nė kėto rrethanė tė rėndėsishme pėr Ballkanin dhe posaēėrisht shtetin e Kosovės, ėshtė merita negative pėr tė mos sjellė dėm, nė vend tė meritės pozitive pėr tė bėrė mirė. Prandaj ky reflektim hedh njė dritė krejt tė ndryshme mbi shtetin e Kosovės dhe do na japė mundėsinė qė tė gjykojmė drejtė pėr rrugėn qė po ndjek Kosova nė kėtė periudhė tė rėndėsishme, ashtu qė tė mos e lėmė qė tė vijė errėsira mbi shtetin e Kosovės, ajo errėsirė qė sjellė mjegullinat e marrėveshjeve tė mėparshme diplomatike.

Gjon Keka/kospress


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anėtarit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi