Portali aLbdigital.net
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Shkenca Dhe Jeta «« » Mjekesia » Faktorët e jashtëm të shfaqjes së hipertensionit!

Faktorët e jashtëm të shfaqjes së hipertensionit!

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Stresi, menopauza, jeta sedentare, ushqimi, janë këto disa nga "shkaktarët e jashtëm" të shfaqjes së hipertensionit arterial.

Sëmundja e hipertensionit arterial prek të gjitha moshat që nga ajo fëminore deri në moshat e rritura. Hipertensioni që shfaqet në moshat e reja para 50 vjetëve ka të bëjë më shumë me hipertensionin arterial sekondar, kurse pjesa tjetër që haset në moshat e rritura mbi 50 vjeç, është hipertension arterial primar. Në përgjithësi konsiderohet si sëmundje e moshës së rritur, por vihet re se është mjaft e përhapur në moshat e reja. “Fajtorët” për këtë duhen kërkuar te trashëgimia, por dhe stili i jetës, aktiviteti i ulët fizik dhe regjimi ushqimor me kalori të tepërta dhe pa vlera ushqimore.

Stresi konsiderohet si një nga faktorët që ndikojnë në shfaqjen e hipertensionit. Kjo sepse stresi krijon një dominante në sistemin nervor e cila shton prodhimin e adesteronit në veshka, e për pasojë çon në ngushtimin e enëve të gjakut dhe shfaqjen e hipertensionit.

Te gratë menopauza konsiderohet si një nga faktorët që ndikon në shfaqjen e sëmundjes. Kjo lidhet me çregullimet në prodhimin e hormoneve,sidomos estrogjenit që ndihmon në mbrojtjen e enëve të gjakut nga arteriosklerozat. Në moment që këto hormone janë në nivele të ulta, nis formimi i arteriosklerozave,e për pasojë hipertensionin.

Jeta sedentare është cilësuar si një ndër faktorët kryesorë të rrezikut për shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare. Zemra është organ muskulor dhe si i tillë, ajo duhet mbajtur në formë. Me një aktivitet fizik të rregullt zemra bëhet më e fortë dhe i reziston lodhjes. Nga ana tjetër, shtohet kërkesa për oksigjen nga ana e trupit dhe shtohet puna e zemrës dhe mushkërive, duke bërë qarkullimin e gjakut më të lehtë, e për pasojë uljen e vlerave të presionit të gjakut. Në të njëjtën kohë mbajtja nën kontroll e presionit të gjakut ul rrezikun për shfaqjen e sëmundjeve kardiake apo hipertensionin.

Nikotina që përmban duhani çon në ngushtim të enëve të gjakut, e për pasojë rritjen e presionit të gjakut dhe shfaqjen e hipertensionit.

Marrja e kripës nëpërmjet ushqimeve në sasi të tepërt, depozitohet në muskulaturën e mureve të enëve të gjakut, i fryn ato dhe shkakton rritje të tensionit të gjakut.

Hipertensioni arterial është ngritja e presionit në enët e gjakut. Kjo shkaktohet nga disa shkaqe dhe për këtë arsye ndahet në dy grupe të mëdha: a) hipertension arterial esencial, i cili edhe pse bëhen një sërë ekzaminimesh nuk arrin të kuptohet se nga vjen. Kjo shpesh ka origjinë trashëgimie ose stresi, pra ka origjinë të brendshme.
Grupi i dytë është hipertensioni arterial sekondar, që tregon se ka një shkak të ndryshëm që mund të jetë një person që ka vuajtur nga veshkat, gjendrat e tiroides, diabeti, tumori i gjendrave mbiveshkore, etj.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi