Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Diskutime Tė Ndryshme «« » Ēėshtja Kombėtare » Shumė plane, asnjė pėr integrim

Shumė plane, asnjė pėr integrim

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Shumė plane, asnjė pėr integrim prej Thu Nov 27 2008, 01:38

LuNa


Moderator/e
Moderator/e
Nė rrjedhėn jo pa telashe tė shtrirjes sė Misionit tė BE-sė nė Kosovė (Eulex), OKB bėri publik planin me gjashtė pika pėr tė cilin ishte marrė vesh me Beogradin, ndėrkohė qė qėndrimi i Prishtinės nuk ishte marrė parasysh.

Bashkė me shtetet kryesore qė kanė pranuar pavarėsinė e Kosovės, OKB ngul kėmbė nė kėtė plan. Megjithatė, Prishtina propozoi njė plan alternativ me katėr pika. Cili ėshtė emėruesi i pėrbashkėt i kėtyre gjithsej dhjetė pikave? Tė gjitha ato tregojnė se nuk ka njė strategji pėr tė integruar bashkėsinė serbe nė Kosovė, afėr njė dekadė pas pėrfundimit tė luftės. Si kėshtu dhe ēfarė lidhje ka integrimi me kėtė?

Eulex nuk mund tė nisė nga puna pikėrisht ngase nuk ėshtė i mirėseardhur nga bashkėsia serbe nė Kosovė, pėr shkak tė mosbesimit tė pranishėm nė mesin e tyre ndaj kėtij misioni. Beogradi mund tė ndikojė nė punėn e Eulex-it, vetėm duke pėrdorė si mashė bashkėsinė serbe tė Kosovės. Sikur kėta tė mos kundėrshtonin shtrirjen e Eulex-it sipas ‘Planit tė Ahtisarit’, nuk do tė kishte vėshtirėsi nė kėtė drejtim, pavarėsisht nga qėndrimi i Beogradit. Natyrisht qė njė rezolutė e Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė do tė lehtėsonte gjėrat, megjithatė, Eulex-it nuk i duhet me ēdo kusht leja e OKB-sė pėr t’u shtrirė nė tėrė Kosovėn. Andaj, njė lloj tjetėr i ndihmės ndėrkombėtare i duhet Kosovės, jo njė lloj qė i kopjon masat organizative nė Bosnje (qė e kanė ndarė shtetin nė dy entitete jofunksionale), por njė ndihmė qė problemin e zgjidh duke mundėsuar shtrirjen e Eulex-it edhe pa autorizimin e Kėshillit tė Sigurimit.

Ajo ēfarė duhet tė bėjmė nė rastin e ngjarjeve tė kėtilla nuk ėshtė vetėm tė parashikojmė rezultatet e tyre, por, ē’ėshtė mė me rėndėsi, edhe tė analizojmė shkaqet e tyre. Mbase kjo do tė na ndalonte tė biem vazhdimisht nė grackėn e ndjekjes sė pasojave, e do tė na mundėsonte tė pėrqendrohemi nė avancimin e proceseve tė ndėrtimit tė shtetit.

Pėrse integrimi?

Shumica shqiptare dhe udhėheqėsit politikė kujtojnė pakicėn serbe vetėm atėherė kur kėta tė fundit bojkotojnė institucionet e Kosovės apo u sjellin telashe misioneve ndėrkombėtare nė vend.

Nuk ka analiza serioze mbi atė se pėrse serbėt kundėrshtojnė aq ashpėr kėto institucione dhe misione, dhe as qė mendon kush pėr ndonjė strategji se si tė integrohet kjo bashkėsi etnike nė shoqėrinė mė tė gjerė kosovare. Prandaj, marrėveshja e OKB-sė nuk ėshtė e papritur; ajo vetėm pėrligj ndarjet faktike tė Kosovės pėrgjatė kufijve etnikė. Kjo marrėveshje, si dhe plani i propozuar i Prishtinės, qė ėshtė i zbrazėt dhe jo novator, zbulon mungesėn e njė strategjie pėr tė integruar serbėt e Kosovės.

Akėcila strategji pėr integrim, duhet tė lejojė dhe ndihmojė formimin e identiteteve politike tė bazuara nė orientime ideologjike qė kapėrcejnė identitetet e bazuar ekskluzivisht nė pėrkatėsi etnike. Mirėpo, kjo nuk mund tė bėhet me plane tė imponuara nga jashtė, por duhet tė dalė nga procesi vendės politik.

Derisa tė mos integrojmė pakicat etnike dhe tė mos formojmė identitete ideologjike, Kosova do tė vazhdojė tė pėrballet me pasojat e pakicave tė saja qė rrinė mashė e atyre qė nuk ia duan tė mirėn asaj, ndėrsa fare pak kohė e mund do tė mbetet pėr zhvillim dhe ndėrtim tė shtetit. Liderėt kosovarė nuk duhet ta quajnė tė sigurt integrimin e bashkėsive dhe zhvillimin e vendit, ngaqė faktorėve ndėrkombėtarė nė fund tė fundit iu intereson siguria e vendit dhe rajonit, dhe jo integrimi apo zhvillimi i Kosovės.

Trashėgimia e administratės ndėrkombėtare

Nėse shohim se ēfarė ka bėrė administrata ndėrkombėtare nė tė kaluarėn pėr tė integruar bashkėsitė, nuk ka shumė me se mund tė krenohemi. Duke dashur tė ofrojė njė alternativė tė marrėdhėnieve antagoniste ndėrmjet bashkėsive etnike nė Kosovė, administrata ndėrkombėtare ėshtė orvatur tė ndėrtojė njė konsensus nė kushte tė tė cilit ajo do tė zbatonte planet e saja nė territor.

Mirėpo, nė njė situatė ku antagonizmat etnikė ishin thelluar shumė, administrata ndėrkombėtare nuk imagjinoi dot njė mėnyrė pėr tė krijuar konsensusin, pėrveē tė legalizojė ndarjet etnike duke ndėrtuar institucione qė do tė operonin nė bazė tė vlerave etnike. Kėtė e bėri pėrmes politikave si decentralizimi i territorit mbi bazėn e kufijve etnikė, rezervimi i ulėseve nė kuvend dhe posteve qeveritare pėr serbėt dhe pakicat e tjera etnike nė Kosovė, tolerimi i institucioneve dhe zgjedhjeve tė Serbisė nė territorin e Kosovės (i cili duhej tė administrohej vetėm e vetėm nga UNMIK-u dhe IPVQ, dhe kurrfarė institucione tjera paralele). Tani sė fundmi, marrėveshja me gjashtė pika ėshtė vetėm njė hap nė vargun e hapave qė legalizojnė ndarjet ndėretnike, madje edhe tani kur Kosova ka hyrė nė njė fazė tė re tė procesit tė ndėrtimit tė shtetit!

Ndėrsa kėto politika forcuan edhe mė vlerat e bazuara nė identitete etnike, nuk habit pėrse mungojnė shanset pėr formimin e identiteteve mbi bazėn e vlerave ideologjike tė qytetarisė. Pengimi i shprehjes dhe pasqyrimit tė vlerave dhe aspiratave politike, nuk jep mundėsi pėr formimin e identiteteve mbi bazė tė interesave politikė dhe shoqėrorė. Kjo ėshtė arsyeja pėrse njerėzit nė Kosovė nuk lidhen mbi baza tė identiteteve ideologjike dhe nuk formojnė konflikte qė do tė kapėrcenin ndarjet etnike.

Matanė etnisė nė politikė

Pyetja ėshtė se si tė mundėsohet formimi i identiteteve politike tė bazuara nė interesa shoqėrorė dhe ideologjikė, nė njė kontekst ku njerėzit janė identifikuar pėr njė kohė tė gjatė me pėrkatėsinė e tyre etnike dhe pėrkundrejt grupeve tė tjera shoqėrore. Pėrgjigja ėshtė e thjeshtė: duhet tė lejojmė qė tė zhvillohet demokracia nė Kosovė, ngase procesi politik qė demokracia e kėrkon, nė mėnyrė tė natyrshme mundėson formimin e interesave politikė qė kapėrcejnė identitetet politike tė bazuara nė pėrkatėsi etnike. Ndėrsa nė Kosovė demokracia ekziston nė shkallė minimale (vetėm pėrfaqėsim, ku demos-i reduktohet nė votues), ajo, sipas pėrkufizimit, ėshtė pjesėmarrje aktive e qytetarėve nė diskutime dhe kontestime publike.

Nė mėnyrė qė tė demokratizohet shoqėria e Kosovės, procesi vendės politik nuk duhet tė pengohet, sepse nuk ka demokraci pa politikė. Me proces politik kam pėr qėllim angazhimin e shoqėrisė nė bėrjen e politikave dhe nė legjitimimin e qeverisė. Vetėm duke bėrė politikė—dhe me politikė nuk kam pėr qėllim valėvitje famujsh dhe thirrje sloganesh—domethėnė duke u marrė me ēėshtjet e vėrteta tė njerėzve dhe standardeve tė jetesės, punės, arsimimit, banimit dhe shėndetėsisė, mund tė ngjallim shoqėrinė duke u pėrqendruar tek ligjet pėrkatėse qė e transformojnė atė.

Konsideroj se demokracia pluraliste dhe politika e pėrfshirjes ėshtė strategji qė do t’u lejonte bashkėsive tė sillnin vlerat dhe aspiratat politike nė sferėn publike. Kjo strategji paraqet njė alternativė, nė njėrėn anė, tė raporteve antagoniste qė mbizotėrojnė ndėrmjet grupeve etnike, dhe nė anėn tjetėr, tė konsensusit pa politikė.

Hapja e sferės publike ndaj shprehjes sė vlerave dhe qėllimeve politike ėshtė rast i mirė qė kėto tė fundit tė diskutohen dhe negociohen. Ndėrsa pikėpamjet tė cilat nuk janė nė pajtim me planet e administratės ndėrkombėtare, janė pėrjashtuar nga sfera publike, ato gjetėn shprehje jashtė saj dhe morėn formėn e lėvizjeve nacionaliste tė vijės sė ashpėr. Kjo ėshtė posaēėrisht e vėrtetė nė mesin e bashkėsive me nivel tė ulėt tė pėrfaqėsimit nė institucionet politike, kryesisht—por jo vetėm—nė mesin e bashkėsisė serbe. Pengimi i shprehjes sė vlerave dhe interersave politike e ka bėrė tė pamundur qė ato tė bėhen publike nė mėnyrė qė tė sfidohen, negociohen dhe tė shqyrtohen pėrmes diskutimit nė publik. Tė pėrjashtuara nga sfera publike, ato nė asnjė mėnyrė nuk janė zbehur ose heshtur, por janė shfaqur nė forma qė shumė mė vėshtirė menaxhohen. Nė tė vėrtetė ato fshihen pas maskės sė dhunės etnike, nacionaliste, apo fetare fundamentaliste.

Rregullat e ‘lojės’ politike
Duke marrė parasysh rrezikun qė politika apo demokracia, nė kuptim tė ngushtė (vetėm zgjedhje qė mbaron te kutitė e votimit), nė shoqėritė pas konfliktit mund tė sjellė nė pushtet regjime tė papėrgjegjshme dhe tė pėrforcojė pengesat strukturore tė demokracisė, njė konsensus nė lidhje me rregullat e ‘lojės’ politike ėshtė i nevojshėm. Me fjalė tė tjera, nė mėnyrė qė politikja tė ndodh dhe tė shmanget mbizotėrimi i partive tė djathta ekstreme, njė konsensus themelor mbi rregulla tė caktuara pėrkitazi me hapėsirėn dhe kontekstin nė tė cilat bėhet diskutimi publik, ėshtė i domosdoshėm.

Rregulla mė e rėndėsishme e kėsaj ‘loje’ politike ėshtė qė ajo tė ‘luhet’ brenda institucioneve legjitime tė Kosovės, tė cilat serbėt nė masė tė madhe i kundėrshtojnė. Nė tė vėrtetė, legjitimiteti mund tė kontestohet gjithnjė, mirėpo institucionet e ndėrtuara nėn pėrkrahjen dhe mbikėqyrjen e OKB-sė si dhe pėrfaqėsuesit e zgjedhur nė kėto institucione janė tė ligjshme nė nivel ndėrkombėtar dhe vendor. Kjo ėshtė njė bazė e pėrbashkėt qė mund ta bėjė tė mundur njė shoqėri tė integruar kosovare.

Gėzim Selaci, MA

(Autori ėshtė ligjėrues i marrėdhėnieve ndėrkombėtare dhe teorisė politike)


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anėtarit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi