Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Diskutime Tė Ndryshme «« » Ēėshtja Kombėtare » Nyja ne Kosove rrezikon stabilitetin e Ballkanit

Nyja ne Kosove rrezikon stabilitetin e Ballkanit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

LuNa


Moderator/e
Moderator/e
Kurdo qe Bashkimi Evropian ka derguar forca policore apo paqeruajtese ne vende te krizes kudo ne bote, Rusia kurre nuk ka kundershtuar. Madje, gjithmone ka synuar nje Evrope te fuqishme, e cila do te sherbente si kunderpeshe perballe Shteteve te Bashkuara dhe si mjet qo te dobesonte aleancen transatlantike.

Ne Kosove, Rusia, megjithate, ka ndryshuar letrat e lojes perballe Bashkimit Evropian. Problemi qendron ne faktin se Rusia nuk do te pranoje ndryshimin e rolit te Kombeve te Bashkuara ne Kosove per t'i hapur rruge misionit evropian. "Thene me se buti, Rusia nuk ka ndihmuar aspak", thote Jaap de Hoop Scheffer, sekretari i Pergjithshem i NATO-s. "Ne te gjitha diskutimet e mia me ruset, ata e kane pranuar faktin se Kosova eshte nje rast sui-generis, por tani kane ndryshuar qendrimin, duke thene jo, jo dhe jo, jemi duke krijuar precedente te shumte", thote Scheffer.

NATO-ja druan se, nese kjo ceshtje nuk zgjidhet shpejt, situata aktuale mund te nxise jostabilitet ne shtetin, i cili ende nuk eshte njohur nga te gjitha vendet anetare te bllokut evropian dhe te NATO-s dhe pavaresia e te cilit kundershtohet ashper nga Serbia dhe Rusia. Beogradi dhe autoritetet lokale serbe ne veri te Mitrovices e kane bere te qarte se zyrtaret e Bashkimit Evropian nuk do te lejohen te funksionojne atje. Kjo do te thote se forcat evropiane te sigurise nuk do te jene ne gjendje te intervenojne ne rast te trazirave midis serbeve dhe shqiptareve. NATO-ja, nderkaq, thote se nuk deshiron te luaje rolin e policit. "NATO-ja nuk duhet dhe nuk mund te luaje policin ne Kosove", thote zoti Scheffer. "Eshte shume e rendesishme qe nen cfaredo rrethane te kete polici te mjaftueshme dhe kjo vlen per gjithe Kosoven".

Rusia, e pakenaqur me disa vende evropiane dhe Shtetet e Bashkuara, qe e kane njohur pavaresine, eshte duke bllokuar aranzhimet ne kete drejtim. Analistet thone se kundershtimet e Rusise ne fakt jane te bazuara ne qendrimin e paqarte qe Kremlini ka mbi nje Bashkim Evropian me te fuqishem. Sabine Fischer, eksperte mbi Rusine, thote se Moska deshiron nje bllok me te fuqishem evropian, per ta vene ne baraspeshe me Shtetet e Bashkuara, por ajo nuk eshte e gatshme qe te kete nje Evrope me te fuqishme, ne te cilen Moska nuk do te kete te drejten e vetos mbi veprimet e bllokut. Analisti i politikes se jashtme, Nikolaj Petrov, ka thene se "Rusia deshiron te kete fuqi mbi misionin evropian ne Kosove, por ajo nuk vendos per NATO-n dhe Bashkimin Evropian, prandaj insiston qe roli evropian ne Kosove te jete ne kuader te mandatit te Kombeve te Bashkuara".

Fakti me shqetesues eshte se i gjithe ky konflikt i pazgjidhur midis Rusise dhe Bashkimit Evropian mund te nxise edhe me shume jostabilitet ne Ballkan. Eshte ky nje rajon ku keqkuptimet me te buta ose provokimet mund te pershkallezojne ne dhune. A eshte vertet ky synimi i Rusise?


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anėtarit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi