Portali aLbdigital.net
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Arti Dhe Kultura «« » Historia Shqiptare » Ekzekutimi i elitave të kombit

Ekzekutimi i elitave të kombit

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Ekzekutimi i elitave të kombit prej Thu Nov 27 2008, 01:41

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
“Gjembat e flakëve djegin” dokumentari i shfaqur mbrëmë në mjediset e Pallatit të Kulturës, është fokusuar vetëmnë një segment të epokës së krimeve të diktaturës komuniste. Është goditja e rëndë që ra mbi elitën kulturore të kombit në periudhën 1944-1956.

Ky dokumentar i kushtohet të pushkatuarve, të burgosurve dhe të internuarve në radhët e intelektualëve, klerit dhe politikanëve.

Regjisori Esat Teliti, në bashkëpunim me Tomorr Alikon, i mbijetuar i ferrit komunist, kanë treguar një version të ngjarjeve të ndodhura në atë periudhë. Emra dhe foto të viktimave, trupa që nuk u mësua dot kurrë ku përfunduan, janë dëshmi konkrete që sjell dokumentari.

Mbishkrimet në muret gjysmë të rrënuara të qelive dhe disa dëshmitarë të kohës në moshë të thyer janë të narratorët e kësaj historie. Një prej tyre është edhe bashkëskenaristi Tomorr Aliko, që ka udhëtuar në burgjet e Shkodrës, Gjirokastrës, Beratit dhe Kuçovëspër të dokumentuar një pjesë të hidhur të historisë së Shqipërisë.

Dokumentari u shfaq nga Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) në vigjilje të festës së çlirimit për të treguar që ajo që do të kremtojmë pas pak ditësh është fillimi i diktaturës dhe jo çlirimi nga nazifashistët.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi