Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Diskutime Tė Ndryshme «« » Ēėshtja Kombėtare » Tė shpėtojmė Kosovėn!

Tė shpėtojmė Kosovėn!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Tė shpėtojmė Kosovėn! prej Mon Dec 01 2008, 03:54

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Shirley Cloyes DioGuardi


Liderėt politikė tė Kosovės dhe organizatat joqeveritare, qė sollėn mėse 30,000 njerėz nė rrugė mė 19 nėntor pėr tė protestuar planin “gjashtė pikėsh” tė OKB-sė, duhet tė pėrkrahen nga tė gjithė ata qė u intereson e ardhmja e Evropės Juglindore. Implementimi i planit gjashtė pikėsh – bazuar vetėm nė rekomandimet e Beogradit pėr doganat, kontrollin kufitar, policinė, gjyqėsinė, vendet religjioze serbe, dhe vendosjen e EULEX-it nė Kosovė - do tė cenonte sovranitetin e Kosovės, do tė minonte pavarėsinė, dhe do tė pėrfundonte shansin pėr tė sjellė paqe dhe stabilitet tė qėndrueshėm nė Ballkan pėr shumė dekada tė ardhshme. Kundėrshtimi ndaj planit gjashtė pikėsh ishte mesazhi i duhur qė ėshtė dashur tė dėrgohet tek komuniteti ndėrkombėtar. Dhe, le tė shpresojmė qė nuk ėshtė shumė pak shumė vonė.

Korrikun e kaluar, nė artikullin tim “Kosova po rrėshqet” kisha thėnė se ishte e paqartė se kush ishte nė krye tė Kosovės, qė organizatat ndėrkombėtare kishin mandate konfliktuoze ndėrmjet tyre, qė tė gjitha nga to nuk kishin forcėn e duhur, dhe qė pėrfundimisht askush nuk ishte nė krye tė asgjėje. Mandej kisha theksuar po ashtu se Serbia po merrte hapa tė rėndėsishėm me qeverinė e re qe po i ēonte para interesat serbe nė skenėn e politikės ndėrkombėtare. Me ndihmėn e Rusisė, Beogradi gati krejtėsisht pati sukses nė bllokimin e procesit tė njohjes sė Kosovės, dhe qeveria e Kosovės nė vend se t’i merrte gjėrat nė duart e veta, po pėrulej para dėshirave tė komunitetit ndėrkombėtar. Kisha paralajmėruar atėherė qė kjo situate po e bėnte “mjaft tė pamundshme ndonjė pėrgjigje adekuate ndaj veprimeve serbe pėr tė rrėnuar sovranitetin dhe integritetin territorial tė Kosovės” dhe se derisa kjo gjendje tė ndryshonte, Kosova do tė mbetej “e pavarur vetėm me emėr.”

Qė nga atėherė gjėrat veē sa janė pėrkeqėsuar. Kosova po bie nga kreu i agjendės politike ndėrkombėtare pėr shkak tė krizės ekonomike nė perėndim, zgjedhjeve presidenciale nė SHBA, dhe luftėrave qė po vazhdojnė nė Irak dhe Afganistan. Beogradi ka shfrytėzuar kėtė vakum pėr tė minuar vendosmėrinė e BE-sė pėr tė pėrkrahur mandatet e parapara me planin e Martti Ahtisaarit, Deklaratėn e Pavarėsisė sė Kosovės tė 17 shkurtit, dhe Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės. Vendosmėria e BE-sė filloi tė shkatėrrohet nga frika e vendosjes sė EULEX-it nėpėr gjithė Kosovėn (veēanėrisht nė veri tė lumit Ibėr) dhe hakmarrja e mundshme nga Rusia.

Nė vend tė insistimit pėr vendosje pa kushte tė EULEX-it, siē parashihet nė planin e Ahtisaarit pėr “pavarėsinė e mbikėqyrur” tė Kosovės, sekretari i pėrgjithshėm Ban Ki-moon iu pėrgjigj frikės sė BE-sė dhe presionit tė Serbisė. Ai vuri nė pah qėllimin e tij pėr vendosjen e misionit tė BE-sė nėn UNMIK-un. Nė tetor, ai bėri thirrje pėr negociata tė reja nė mes Prishtinės dhe Beogradit dhe lansoi planin e tij gjashtė pikėsh si bazė e kėtyre negociatave, plan ky i cili thirrej nė Rezolutėn 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit (rezolutė kjo qė e llogaritė Kosovėn si “province” tė Serbisė dhe jo si shtet tė pavarur). E gjithė kjo ėshtė dashur tė kuptohet pėr atė qė nė tė vėrtetė ėshtė: njė strukje i perėndimit tek politikat e para-pavarėsisė qė i lejojnė Beogradit tė ketė fjalėn e vet mbi tė ardhmen politike dhe ekonomike tė Kosovės.

Realitetet shokuese tė Planit gjashtėpikėsh

Plani gjashtė pikėsh sfidon elementet esenciale tė njė shteti sovran e tė pavarur. Ky plan do tė vendoste EULEX-in nėn OKB-nė dhe prani e tij nė Kosovė do tė ishte “neutrale ndaj statusit.” Nė realitet, kjo do t’i kundėrvihej pavarėsisė sė Kosovės dhe do tė zgjaste betejėn serbe pėr kthim tė Kosovėn si province tė tyre. Pikat doganore 1 dhe 31 nuk do tė ishin nėn kontroll tė qeverisė sė Kosovės e as nuk do tė ishin pjesė e buxhetit tė konsoliduar tė Kosovės. Doganat nė veri do tė viheshin nėn kontrollin e serbėve tė Kosovės (dhe pėrfundimisht Beogradit), dhe tė hyrat nga kėto pika doganore ekskluzivisht do tė pėrdoreshin nga komunat veriore. Pasi qė doganat kontrollojnė rrjedhėn e tė mirave dhe shėrbimeve dhe mbrojtjen e kufijve, kjo do tė bėnte ndarjen de facto tė Mitrovicės njė realitet.

Edhe me keq, ēdo komunitet me shumicė serbe nė Kosovė ka status special nėn planin gjashtė pikėsh. Kjo nuk pėrfshinė vetėm komunat e parapara me planin e Ahtisaarit, por edhe enklavat serbe tė shpėrndara nėpėr gjithė Kosovėn. Nė kėtė komunitete, policėt serbė nuk do t’i pėrgjigjeshin Policisė sė Kosovė por njė polici serb me grade tė lartė i cili do t’i raportonte njė komisioneri policie tė OKB-sė. Tutje, gjyqėsia do tė punonte sipas rregulloreve tė UNMIK-ut dhe jo ligjeve tė Kosovės, dhe Kisha Ortodokse Serbe e Kosovės do tė ishte e lidhur direkt me kishėn ne Serbi dhe do t’i jepte llogari qeverisė serbe. Nėse implementohet ky plan, kėto pika do tė krijonin njė sistem paralel tė bazuar nė ndarje etnike gjė qė do tė thyente shkrimin dhe kuptimin e planit tė Ahtisaarit dhe Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės. Kjo do tė bėnte Kosovėn mė pak shtet se qė ka qenė nėn UNMIK-un dhe njė shtet mė tė komplikuar se Bosnja. Marrėveshja e Daytonit e vitit 1995 e ndau Bosnjėn nė tri territore tė veēanta. Ky plan do tė hiqte njė pjesė tė territorit tė Kosovės, do tė gravuronte pjesėn tjetėr, duke krijuar kėshtu njė problem madhor. Dhe, brenda natės Kosova do tė kthehej nė njė shtet tė dėshtuar, i paaftė pėr tė pėrparuar ekonomikisht apo politikisht.

Kosovarėt po bartin barrėn e dėshtimit tė komunitetit ndėrkombėtar pėr tė vendosur EULEX-in. Duke ofruar planin gjashtė pikėsh, komuniteti ndėrkombėtar do qė Serbia tė ndihet fitimtare; do qė t’u jep shqiptarėve tė Kosovės impresionin se ata po pėrkrahen nė mėnyrė qė tė mos ndodhin trazira sociale; dhe do qė tė thotė se politika e tyre gjeostrategjike e mbrojtjes kinse po funksionon. Arkitekt i kėsaj strategjie ėshtė pėrfaqėsuesi i lartė i BE-sė Javier Solana (i cili ėshtė pėrkrahur shumė nga ministri i Jashtėm francez, Bernard Kouchner, i cili nė cilėsinė e tij si kryesues i radhės sė BE-sė, ka insistuar qė Prishtina ta pranojė planin gjatė pikėsh). Sikur edhe strategjitė tjera tė inspiruara nga Solana nė Ballkan, edhe kjo nuk do tė funksionojė. Pėrkundrazi, kjo do tė parandalojė tė gjithė rajonin nga integrimi nė Evropėn e bashkuar, dhe bile mund tė ēojė edhe nė konflikt tė ri.

Plani i Ahtisaarit ėshtė i vdekur, dhe Plani katėrpikėsh i qeverisė sė Kosovės nuk mjafton
Ka ardhur koha tė kuptohet se plani i Ahtisaarit ka vdekur; ėshtė njė shkrim akademik qė ėshtė i gjallė vetėm nė Kushtetutėn e Kosovės. Mos tė harrojmė se 90 pėrqind e planit tė Ahtisaarit ka tė bėjė me serbėt. Por, ėshtė e pamundur qė tė realizohet mandati i Ahtisaarit, qė u jep serbėve jo vetėm drejta tė barabarta, por mė shumė tė drejta se secilit nga grupet tjera minoritare nė Evropė, nėse serbėt e Kosovės e kundėrshtojnė atė dhe Beogradi vazhdon t’i kontrollojė ata. Andaj, Zyra Civile Ndėrkombėtare, qė duhet tė zbatojė planin e Ahtisaarit, nuk mund tė bėjė njė gjė tė tillė. Liderėt serbė tė Kosovės veprojnė pa asnjė lloj lidhjeje me qeverinė nė Prishtinė. Kjo i bėn deklaratat e diplomatėve tė SHBA-ve dhe BE-sė se ata e pėrjashtojnė ndarjen e Kosovės vetėm fjalė.

Me rėnien e planit tė Ahtisaarit, qeveria e Kosovės, qė deri mė tani ka vepruar retroaktivisht dhe nė pajtueshmėri me komunitetin ndėrkombėtar, ka rastin pėr tė shpėtuar Kosovėn. Kundėrshtimi dhe mospranimi I planit gjashtė pikėsh tė OKB-sė dhe propozimi I planit tė saj katėr pikėsh qė thėrret pėr vendosje tė menjėhershme tė EULEX-it nė tė gjithė Kosovėn dhe qė afirmon bashkėpunimin e vazhdueshėm tė saj me SHBA-tė, BE-nė dhe NATO-n, ėshtė njė fillim i mirė, por jo i mjaftueshėm.

Zyrtarėt politikė shqiptarė dėshtuan nė kapitalizimin e ndjenjės pro-shqiptare anekėnd botės pas luftės, kur paten mundėsinė mė tė madhe pėr t’iu kundėrvėnė propagandės serbe, pėr tė shkatėrruar strukturat paralele nė veri, dhe pėr tė vendosur autoritetin e Prishtinės nėpėr gjithė territorin e Kosovės. Nėntė vite pas pėrfundimit tė luftės, euforia fillestare qė erdhi si pėrgjigje ndaj shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės qorroi Kosovėn para kėtij realiteti. Mungesa e iniciativės nga ana e partive politike tė Kosovės, qė po mėrziteshin mė shumė pėr tė ardhmet e tyre politike nė zgjedhjet e ardhshme, i mundėsuan serbėve tė konsolidoheshin edhe mė shumė.

Hapat e ardhshėm pėr elitėn politike tė Kosovės

Ėshtė koha qė qeveria e Kosovės tani duhet tė mos pres mė qė komuniteti ndėrkombėtar tė merr timonin por qė ajo tė merr hapat e duhur, gjė ėshtė dashur tė bėnte menjėherė pas shpalljes zyrtare tė pavarėsisė mė 17 Shkurt. Disa nga kėta hapa pėrfshijnė:

• Zhvillimin e njė kampanje tė fuqishme tė marrėdhėnieve publike nė bashkėpunim me aleatė qė kanė pėrvojėn dhe ekspertizėn e duhur anekėnd botės. Kampanja duhet tė promovojė vlerat shqiptare dhe duhet tė kundėrshtojė propagandėn serbe qė paraqet shqiptarėt si muslimanė ekstremistė dhe Kosovėn si vatėr tė fundamentalizmit nė zemėr tė Evropės. Kjo kampanjė po ashtu duhet tė sfidojė komunitetin ndėrkombėtar qė po vazhdon tė kėnaq Serbinė dhe po kapitullon para kėrcėnimeve tė saj. Dhe, duhet tė kthejė vėmendjen botėrore tek viktimat e pafajshme shqiptare dhe boshnjake tė luftėrave agresive tė Millosheviqit. Kampanja po ashtu duhet tė insistojė qė pranimi i Serbisė nė BE duhet tė kushtėzohet me respektimin e sovranitetit tė Kosovės nga Serbia dhe me dorėzimin e Ratko Mlladiqit nė Tribunalin e Hagės.

• Marrjen e hapave tė domosdoshėm pėr tė vėnė veriun nėn kontrollin e Prishtinės. Thirrja e qeverisė pėr vendosjen e EULEX-it nė partnership me qeverinė e Kosovės, BE-nė, dhe SHBA-tė ishte hapi i pare nė kėtė drejtim. Mirėpo, qeveria duhet qė tė vė rend nė kufijtė verior dhe tė arrestojė tė gjithė kontrabanduesit dhe krerėt e strukturave paralele, dhe pastaj t’u ofrojė “karota” atyre qė bashkėpunojnė dhe “shkopinj” atyre qė rezistojnė.

• Ngritjen e ēėshtjes sė abuzimit tė tė drejtave tė njerut nga ana e Beogradit ndaj shqiptarėve nė Preshevė, Medvegjė, dhe Bujanoc. Gjerėsa gjithėcka po bėhet pėr t’I kthyer serbėt nė Kosovė, asgjė nuk po bėhet pėr tė korrektuar pėrzėnien e shqiptarėve nga Lugina e Preshevės qė ndodhi gjatė luftės dhe represionin e vazhdueshėm qė ushtrohet ndaj atyre qė ende jetojnė atje.

• Thirrjen pėr tė themeluar njė universitet shqiptar nė Luginėn e Preshevės, pasi qė tani mė veē po ndėrtohet njė universitet nė veri qė ėshtė njė universitet serb.

• Kėrkesėn qė Lugina e Preshevės tė bėhet pjesė e Kosovės nėse Beogradi vazhdon tė mbajė nėn kontroll komunat veriore tė Kosovės, Zubin Potokun, Zveēanin, dhe Leposaviqin.

• Thirrjen pėr zbardhjen e fatit tė mėse 2,000 shqiptarėve fati i tė cilėve ende nuk dihet qė nga lufta.

• Insistimin nė riparimin e dėmeve tė bėra nga Beogradi. Ėshtė shokuese qė gjysma e fondit tė privatizimit tė ndėrmarrjeve shtetėrore (nė vlerė prej mėse 550 milionė euro) do tė shkojnė nė Serbi. Duhet tė ketė pėrpjekje maksimale pėr tė ngritur ēėshtjen e dėmeve qė Serbia i ka shkaktuar Kosovės gjatė dhjetė viteve tė okupimit, para se tė diskutohet pjesa e fondeve tė privatizimit qė kinse i takojnė Serbisė.

• Insistimin qė as edhe njė euro tė mos i kalojė Beogradit gjersa Serbia tė mos njohė pavarėsinė e Kosovės.

• Marrjen me problemet e dhėnies fund korrupsionit pėrmes sundimit tė ligjit. Raporti i Paralajmėrimit tė Hershėm tė UNDP-se dhe USAID-it i Shtatorit 2008 tregon se ka rritje nė numrin e respondetėve qė janė ballafaquar me zyrtare qė kanė “kushtėzuar kryerjen e shėrbimeve me marrjen e ryshfetit, dhuratave, apo favoreve tjera.” Investimet e huaja kaq tė nevojshme pėr Kosovėn do tė vijnė vetėm atėherė kur ka sundim tė plotė tė ligjit. Gjithashtu, qeveria duhet tė marrė nėn kontroll ndėrmarrjet publike dhe tė vendosė nė to qeverisje korporative.

• Sfidimin e komunitetit ndėrkombėtar qė ose tė implementojė plotėsisht planin e Ahtisaarit ose tė zėvendėsojė atė me demokraci tė bazuar nė sistemin njė person - njė vote dhe ne mbrojtjen e tė drejtave tė minoriteteve sipas standardeve tė demokracive perėndimore.

• Unifikimin e partive politike nė kundėrshtim tė planit gjashtė pikėsh tė OKB-sė. Mosmarrėveshjet duhet lėnė anash nė pėrkrahje tė njė diplomacie tė pėrbashkėt dhe tė mobilizmit tė qytetarėve pėr tė bėrė demostrata paqėsore. Nėse bėhet e nevojshme, edhe liderėt e tanishėm duhet tė japin dorėheqje nė shenjė proteste (nėse vije deri aty).


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anėtarit

2Normal Re: Tė shpėtojmė Kosovėn! prej Mon Dec 01 2008, 03:54

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Ēmimi i mosveprimit pėr Kosovėn dhe ēėshtjen kombėtare shqiptare

Nuk ėshtė koha vetėm pėr elitėn politike kosovare qė tė marrė njė qėndrim proaktiv drejtė tė ardhmes sė Kosovės, por pėr tė gjithė politikanėt shqiptar nė Ballkan qė tė ngrihen ndaj Beogradit dhe komunitetit ndėrkombėtar—veēanėrisht pėr ata nė Shqipėri, pėr shkak tė statusit tė saj si shtet sovran me tė gjitha mbrojtjet dhe mundėsitė qė ky status i sjellė. Fatkeqėsisht, Tirana shumicėn e kohės ka heshtur para planit gjashtė pikėsh. Ndėrkohė, politikanėt shqiptarė nė Maqedoni dhe Mal tė Zi janė zėnė ndėrmjet tyre pėr ēėshtje politike partiake dhe shumė prej tyre janė blerė nga elita qeverisėse sllave nė kėtė vende. Shumica e diasporės, qė ka qenė kontribuuese e madhe materiale dhe politike, thuajse ka rėnė nė gjumė tani duke menduar se Kosova ėshtė pavarėsuar dhe asgjė tjetėr nuk nevojitet mė, duke qenė politikisht e fragmentuar dhe duke qenė e fokusuar nė interesa individuale tė lidhura me vendlindjet respektive tė tyre nė Ballkan.

Ēmimi i mosveprimit shqiptar ka qenė ringjallja e kontrollit serb mbi jetėrat e njerėzve tė cilėt ka dashur krejtėsisht t’i pėrzė apo eliminojė. Qė kur lufta pėrfundoi nėntė vite mė pare, problemi shqiptar nė masė tė madhe ka qenė problem i marrėdhėnieve me publikun tė cilit I kanė kontribuar edhe politikanėt shqiptarė qė kanė dėshtuar tė pėrgatisin njė kampanjė mire tė organizuar nė emėr tė viktimave tė luftės. Ne nuk mund tė harrojmė se ka shumė pak zyrtarė kyē nė BE qė e dinė fare mirė se ēka pėrjetuan Bosnja dhe Kosova nėn Millosheviqin, i cili bėri katėr luftėra agresive nė Ballkan duke vrarė mėse 300,000 njerėz duke pėrfshirė edhe 12,000 shqiptarėt e Kosovės, dhe duke zhvendosur mėse 4 milionė njerėz. Kur fushata e bombardimeve tė NATO-s kundėr Serbisė pėrfundoi nė qershor 1999, Beogradi menjėherė filloi njė fushatė tė marrėdhėnieve publike pėr krijuar njė barazim falso nė mes kriminelėve dhe viktimave tė luftės. Ajo fushatė vazhdoi edhe gjatė gjykimeve nė Hagė tė Fatmir Limajt dhe Ramush Haradinajt. Sė fundmi, serbėt me sukses arritėn t’i paraqesin shqiptarėt si njė grup njerėzish tė korruptuar qė nuk e meritojnė shtetin. Tė veshur me kostume tė shtrenjta, zyrtarėt serbė janė paraqitur para komunitetit ndėrkombėtar si krishterė dhe ekspertė politikė. Ata kanė pėr qėllim qė tė paraqesin Kosovėn si njė shtet tė “muslimanėve tė udhėhequr nga kriminelėt.” Beogradi do qė Kosova tė eksplodojė qė ai mandej tė thotė “e shihni, Kosova ėshtė njė shtet i dėshtuar.”

Shqiptarėt nuk mund tė vazhdojnė tė jenė pasivė, veēanėrisht para kėrcėnimit tė planit gjashtė pikėsh tė OKB-sė. Politikanė shqiptarė duhet tė insistojnė qė komuniteti ndėrkombėtar tė respektojė sovranitetin e Kosovės, tė njohė faktin se pas gjenocidit qė ka ushtruar mbi shqiptarėt Serbia ka humbur ēdo tė drejtė tė intereferojė nė punėt e Kosovės, dhe tė pėrgatisė njė shteg pėrmes tė cilit tė gjitha shtetet e Ballkanit qė I pranojnė vlerat e BE-se do tė mund tė bėheshin anėtare tė saj. Nėse Kosova ndahet, duhet vėnė re se Bashkimi Evropian ka thyer rregullat dhe vlerat e veta, sepse kjo ndarje do tė ishte njė triumf I dėshirės sė Millosheviqit pėr tė krijuar “Serbinė e Madhe” tė bazuar nė spastrime etnike. Para se kjo tė ndodhė, BE duhet tė ketė parasysh se ndarja mund tė mos pėrfundojė me veriun. Nėse komuniteti ndėrkombėtar dhe shqiptarėt nuk e mbrojnė sovranitetin e Kosovės, serbėt nga komunat tjera mund tė shpėrngulėn nė veri ose marrin kontrollin e Luginės sė Preshevės duke pėrzėnė shqiptarėt nga shtėpitė e tyre atje.

Mbi tė gjitha, ndarja dhe kontrolli i vazhdueshėm i Beogradit mbi tė ardhmen e Kosovės do tė shqipėronte fundin e njė tentimi mėse 100-vjeēar pėr tė sjellė liri dhe drejtėsi pėr shqiptarėt ne Ballkan. Ėshtė e rėndėsishme tė rikujtojmė paralajmėrimin e Joe Biden tė dhėnė mė 2002, kur kishte thėnė se “ne jemi dėshmitarė tė zvogėlimit tė dritės mbi njė vend (Ballkan) pėr tė cilin na janė dashur mėse 500 vjet pėr tė fokusuar atė dritė.” Ai kishte kėrkuar nga shqiptarėt qė tė punojnė pėr tė mos lėnė fikjen e kėsaj drite qė vėnė nė pah padrejtėsitė qė iu janė bėrė atyre dhe tė punojnė zellshėm kundėr propagandės serbe qė i keqprezanton ata. Pėrndryshe, ai kishte thėnė se “botės nuk do t’i interesojė nėse shtatė milionė shqiptarė po persekutohet” dhe se shqiptarėt po vazhdojnė tė mbesin nė histori si figura tė shahit qė i lėvizin tė tjerėt.

(Shirley Cloyes DioGuardi ėshtė kėshilltare pėr ēėshtje tė Ballkanit pranė Ligės Qytetare Shqiptaro-Amerikane)


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anėtarit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi