Portali aLbdigital.net
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Shkenca Dhe Jeta «« » Filozofi-Psikologji&Sociologji » Tipat E Stresit

Tipat E Stresit

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Tipat E Stresit prej Fri Dec 05 2008, 09:05

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Stresi është dicka që nuk e lejon trurin të mendoje apo të veprojë në lidhje me diçka.Ekzistojne njerëz që janë mesuar të jetojnë me stres.Njerëzit që jane mesuar të jetojnë me stresin zakonisht ja dalin me sukses t’a mundin atë dhe gjithashtu ja dalin të parandalojnë tensionin që shumicën e njerëzve do ta vendoste në gjendje paniku.

Stresi akut shkaktohet nga prania e nje detyrimi,kontrolli apo sfide.

Pranojeni stresin si nje sfidë dhe do t’ia dilni mbane më mire me të.

TIPET E STRESIT

Ekzistojnë dy tipe stresi: Eustresi dhe Distresi.

Jo të gjitha format e stresit janë negative.Fjala – Eustres- përdoret për të përshkruar stresin pozitiv.Eustresi vjen si rezultat i përjetimit të eksperiencave të gëzueshme të tilla si p.sh nje fitore apo nje arritje e suksesshme.

Distresi është stresi negativ.

Në gjendje stresi lloje të caktuara hormonesh angazhohen dhe e çojne trupin në gjendje alarmi si të jetë gati për beteje apo gati për të dhënë një përgjigje të shpejt. Është pikerisht kjo arsyeja përse shpesh ndjehemi të tensionuar dhe thellësisht të angeshtuar kur jemi në gjendje stresi të tepert. Stresi dobëson sistemin imunitar dhe n’a bën më të prekshëm ndaj infeksioneve.

PLANIFIKIMI I KOHËS

Përdorimi i papërshtatshem i kohës shpesh krijon elemente të rinj që shkaktojnë stres. Të mësuarit për të thënë- JO- ka qëne nje sukses për shumë njerëz. Një numër shumë i madh gjendjesh stresi kanë ardhur thjesht ngaqë është thënë- PO- dhe që më pas kanë ardhur shqëtësimet.

Sipas Lubert stresi në mjedisin e punës nuk shkaktohet nga gjëra që njerëzit mund t’i kontrollojnë por shkaktohet kryesisht nga gjëra apo fenomene që ata nuk mund t’i kontrollojnë.
Pasiguria për të mbajtur një pune mbetet shkaku kryesor i stresit. -Qëndro i lirshëm me punemarresit në menyrë që ata të kuptojnë çdo informacion që vjen dhe kështu të shmangen thashëtheniet.
Frika nga pasiguria dhe dyshimi shkaktojnë stres.-Nuk është puna që bën por ambjenti personal që ka rëndësi.
NIVELET E STRESIT VAREN NGA MENYRA SESI I PERCEPTOJME GJËRAT.
PËR ÇDO TAKIM KEMI NJË STINË.

Pranvera është një kohë e përshtatshme për takime që inkurajojne aktivitete në grupe sepse ka shume entuziazem në fillim të vitit. Dimri i ftohtë dhe i errët verior prodhon ndjesinë e mungesës së dritës dhe shkakton depresionin. Këto gjendje zevëndësojnë njera-tjetren në pranverë.Studiuesit thonë që një udhetim edhe i shkurtër rreth 4 ditë në një vend me mot të ngrohtë u sjell viktimave të depresionit një lehtësim shumë të dukshem.

Nëse të duhet të realizosh një takim në dimer, një vend i ngrohtë jugor jo vetëm që do të ngreje moralin e pjesëmarresve por do të rrisi edhe efektshmerine e tyre gjithashtu.

Sindroma e prekshmërise stinore(SAD) shkaktohet gjatë dimrit që në vetvete sjell dembelizem dhe gjendje pasiviteti. Kjo gjë mund të kurohet duke kaluar shumë orë në dritën e diellit. Gjithashtu mund të kurohet në një fare mase duke u ulur nën një llampe me dritë të fortë. Sa më e ngrohtë të jetë ngjyra dhe temperatura e dritës natyrale të diellit aq më mirë është.

Duke i mbajtur mirë në mendje gjërat e sipërpermendura përpiqu gjithashtu të organizosh takim në një vend ku njerëzit të jenë më afër me destinacionin e tyre.

Nuk humbet asgjë nël rast se pyet për diçka.

Për të shmangur stresin duhet të punosh me zgjuarsi dhe jo rëndshem. Delegoje apo nese mundesh eleminoje një detyrë burokratike që hera herës është konsumuese dhe aspak e rëndësishme. Në vend të kësaj përqëndrohu më mirë në aktivitete që kompania i vlerëson dhe ku përdoren me maksimum aftësitë e tua më të mira. Fokusohu në atë që është më e rëndësishme për ty.

Një individ i papunë vuan nga stresi po aq sa vuan edhe një individ i mbingarkuar në punë.

FITORJA MBI STRESIN.

Sipas meje ju mund të kontrolloni stresin duke u përpjekur të kuptoni shkakun që e sjell atë.
Përpiqu t’a zgjidhesh problemin në vend që të shqëtesohesh për të.Të duhet të organizosh 24 orët e çdo dite. Përdorimi i keq i kohës shpesh sjell edhe elemente të rinj që shkaktojnë stres. Dihet tashmë që të mësosh të thuash jo ka rezultuar i suksesshem për shumë njerëz pasi kanë shmangur situata të tepërta stresi si dhe shqëtesime.
Nëse je duke punuar në një firmë atëherë të duhet të ndjekësh një seminar ku të mësosh si ta përballosh stresin që mund të sjellin të gjitha rastet p.sh të shitjeve të kompanisë.

Mëso të përdoresh kohën tënde duke u përqëndruar ne fusha ku në mënyrë të arsyeshme pret që edhe rezultatet të jenë të kenaqshme|.”
Një proverb i njohur thotë se stresi mund të jete shija e jetes por mund të jetë edhe puthja e vdekjes ne kuptimin që zgjedhja të perket ty. Të duhet të mësosh sesi t’a bësh stresin të punoje për ty në menyrë që ti të jesh produktiv në vend që t’a lesh stresin të jetë vet shkatërrues. Komunikimi është një mënyrë tjetër që lehtëson stresin.

SI TË REDUKTOHET STRESI?

Duhet të dish çfarë të nevojitet.
Krijo një ambjent pune të rehatshem për veten.
Përcakto kufij në kohën tënde.
Negocio me familjen në lidhje me kohën që të duhet per t’u shlodhur.
Praktiko nje teknike shlodhëse, relaksuese.
Vendose kohën në veprim dhe perfito prej saj.
Thjeshto jetën tënde.
Jepi vetes informacione pozitive.
QESH

Humori mund të të sheroj shpejt dhe pa dhimbje.

Inteligjenca emocionale mund të të ndihmojë të reduktosh stresin dhe në të njëjtën kohë do të të ndihmojë të ecësh përpara në jetë.
Duhet të kesh largpamesinë për të kuptuar problemin që po të vjen ,duhet të kesh gjithashtu edhe kompleksin mendor që të lejon të punosh në grup dhe jo në menyrë individuale, duhet të kesh aftësinë për të komunikuar mirë duke i motivuar njerëzit të të ndihmojnë që puna të bëhet dhe kështu zhvillohet edhe miqësia.

Inteligjenca emocionale e sidomos aftesia për të njohur vetveten e kombinuar me vetkontrollin e bën çdo drejtues më të fuqishëm.

Ky studim është realizuar për të ndihmuar të gjithë ata njerez që bëhen me stres nga puna apo nga problemet e jetes së përditshme. Duhet t’u them këtyre njerëzve që stresi është një sherbetor i mirë por një mjështër i keq, mos e lejoni t’ju kontrollojë, duhet t’a përdorni stresin për përfitimet tuaja prandaj mos e lejoni as t’ju lendojë.

Rrallë ndodh që njerezit të kenë sukses në raport me dicka nëse nuk kanë dëshirën per të dalë të suksesshem. Mos harroni se mjekimi i vetëm i melankolisë është veprimi.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anëtarit

2Normal Re: Tipat E Stresit prej Fri Dec 05 2008, 09:09

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Stresi ne individe...Dy tipet e sjelljeve....

Ceshte stresi,a eshet stresi semundje???

Reaksioni akut i stresit...
Crregullimi pastraumatik i stresit...
Tipi i sjelljes A dhe tipi i sjelljes B

Sresi eshte nje reaksion i pergjithshem kryesisht permbledhje e reaksioneve jo specifike te organizmit gjate pershtatjes. Qellimi eshte ruajtja e homeostazes se brendshme e cila eshte e rendesishme gjate mbijeteses.Ky reaksion eshte quajtur "Sindromi i pergjithshem i adaptimit".Cdo qenie e gjalle,madje edhe njeriu,disponon nje numer te madh te mekanizmave pershtates.Ato e mbrojne homesotazen e organizmit e cila gjate gjihe kohes eshte e rrezikuar nga faktore te ndryshem. Shfrytezimi i ketyre mekanizmave individual te mbrojtjes,raporti specifik me faktoret rregullues nuk quhet stres.Vetem kur organizmi eshte i detyruar te shfrytezoje te gjitha mekanizmat mborjtes se organizmit quhet stres,Gjendja e stresit te organizmit kalon ne tre stade:

STADI I ALARMIT:
Fillon nga momenti i veprimit te stimulit,i cili crregullon homeostazen
STADI I REZISTENCES MBROJTESE:
Organizmi mundohet te pershtatet me kushtet e sapokrijuar
STADI I SHTRYDHJES SE MUNDESIVE MBROJTESE TE ORGANIZMIT
Mund te kete per pasoje semundjen madjen con deri ne vdekje

Vete stresi nuk eshte semundje,por nese tejkalohet suksesshem atehere mund te sjellje ndryshime dhe semundje te nderlikuara biologjike,psikologjike dhe sociale. Paraqiten ndryshimet e perjetimeve subjektive me komponent konjektiv dhe afektive,ndryshime te sjelljes,ndryshime endikrine dhe te imunitetit. Pasojat e shpeshta psikike per shkak te veprimit te stresit akut intensive dhe kronike jane:reaksioni akut ki stresist dhe reaksioni pastraumatik i stresit.Persa i perket reaksionit akut te stresit ky crregullim zhvillohet tek personi pa ndonje crregullim mental te pranishem duke u manifestuar si reaksion i stresit te rende. Zakonisht qetesohet per disa ore ose disa dite.Cregullimi akut istresit zhvillohet gjate ose menjehere pas ngjasrjes traumatike e cila vepron si faktor stresogjen.Me shpesh jane ndodhi me perfundim vdekjeprurese ,lendime e demtime te renda,kryesishtrrezikim te jetes dhe integritetit trupor.Simpatomat na tregojne perzierje tipike dhe ndryshime ne fotografine klinike(Pacientet ndjejne se sikur jane ndarenga trupi i tyre) .Shpesh paraqiten veshtiresi ne perqendrim,i cili mund te veproje negativisht ndaj kryerjes se detyrave me te thjeshta. Ne disa raste paraqitet reaksioni depresiv.Per reaksionin akut te stresit behet fjale nese eshte e pranishme nje simptome nga teresia e simptomave karakteristike per kete crregullim:
1.Perjetim i perhershem i perseritur te ngjarjes traumatike
2.Anashkalimi ivendeve,njerezve dhe aktiviteteve kryesisht gjithcka qe na perkujton ngjarjen traumatike.
3.Veshtiresi gjate fjetjes,hipervigjelence,shqetesim etj.Nese simpatomat zgjasim me shume se tre muaj,diagnoza e crregullimit akut te stresit ndryshohet me reaskionin pastraumatik te stresit.Ndersa persa i perket crregullimit pastraumatik te stresit per here te pare ky entitet i vecante psikologjik u zyrtarizua rreth vitit 1980 nga klasifikimi i dhne prej Shoqates se Psikiatrave Amerinake.SIndromi i ngjashem me emra te ndryshem eshte pershkruar edhe me heret. Da Costa(1871)pas luftes civile emerikane e pershkruan si "Zemer e ndjeshme e ushtarit".Ndersa pas Luftes se Pare Boterore ,eshte pershkruar si "Shok nga granatimi" dhe "Neuroza e luftes". Ndrsyhe paraqitet si pergjigje e vonuar e ndodhise se stresit ose situates,nga natyra e fuqishme ose katastrofave rrezikuese,te cilat tek personi paraqitet ne periudha prej disa javesh,e deri ne gjashte muaj pas ngjarjes traumatike.Kohe pas kohe paraqiten sulme dramatike te frikes,panikut,dhe shqetesimit.Shpesh paraqitet eksitomi neurovegjetativ.Rritja e insomise,si edhe e ankthit te depresionit,rralle fiton rrjedhe kronike.

Ne spikologji ekzistojne dy tipe sjelljes:

TIPI A: Njerezit e tipit A kane prirjen te jene individe konkurrues,agresive,te paduruar dhe gjaknxehte te cilet vazhdimisht jane nen stres. njerzit e ketij tipi jane te padurueshem me te tjeret,te cilet nuk ndjekin nje ritem me te. Ata jane tipa qe kerkojne vetem te konkurojne duke u futur ne gare me vete kohen.Personi i tpit A kerkon me cdo kusht te arrije me sukses qellimet e ti,por qe shpesh deshtojne nga mungesa e padurimit te tyre. Tipi A ka me teper mundesi te vuaje nga semundja koronare e zemres,kur arrin moshen e trete..Aktiviteti i sistemit nervor simpatik dhe sekretimi i neropirefrina eshte me me i larte tek njerezit e tipit A. Neroppirefrina eshte hormon qe se bashku me sistemin nervor simpatik e pergatisin trupin per situata urgjente.Nivelet e larta te sekretimit te ketij hormoni kontribuojne ne menyre te dukshme ne semundjet koronare te zemres.Tipat A jane me te afte dhe me efektive,se ata te tipit B ne nje atmosfere ku shperqendron vemendjen. Ata jane teper te afte te perballojne punen qe kane ne dore ashtu edhe ngacmuesit shperqendrues.

TIPI B: Pershkruan nje tipi te ndryshem te sjelljes.Njerezit e tipit B reagojne qetesisht ndaj kerkesave te mjedisit.Nuk jane agresive,nuk jane konkurues,nuk karakterizohen si tipa urgjente.Jante te preokupueshem dhe dine te zgjidhin situatat me qetesi dhe durim.Per ekte arsye nuk perjetojne stres te vazhdueshem si tipi i sjelljes A.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi